NEWS: Me te fundit nga Seria A

2ak2009

Antar Aktiv
Skuadrat e medha te serise A deshtojne ne kete jave te 6-te,Interi humbet,Juventusi barazohet ne min. 94 nga Bolonja dhe cudia e rradhes vjen nga San Siro ku Bari barazon 0-0 me MILANIN

Rezultatet dhe renditja
AC Milan 0 - 0 Bari
Catania 1 - 1 AS Roma
Chievo 1 - 1 Atalanta
Juventus 1 - 1 Bologna
Lazio 1 - 1 Palermo
Napoli 2 - 1 Siena
Parma 0 - 2 Cagliari
Udinese 2 - 0 Genoa
Livorno 0 - 1 Fiorentina
Sampdoria 1 - 0 Inter

nd. pike
1. Sampdoria 6 15
2. Juventus 6 14
3. Inter 6 13
4. Fiorentina 6 13
5. Udinese 6 11
6. Genoa 6 10
7. Parma 6 10
8. Lazio 6 8
9. Roma 6 8
10. AC Milan 6 8
11. Chievo 6 8
12. Cagliari 6 7
13. Napoli 6 7
14. Bari 6 7
15. Palermo 6 6
16. Bologna 6 6
17. Siena 6 4
18. Catania 6 3
19. Atalanta 6 2
20. Livorno 6 2
 
Surprize ne Serie A, Napoli mposht Juve-n

Napoli ka dhuruar nje surprize per tifozet pasi ka mundur 3-2 Juventus ne stadiumin olimpik te Torinos, ne ndeshjen qe hapi javen e 11-te te Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Ferrara kaloi ne avantazh ne minuten e ’35 me ane te Trezeguet, si dhe dyfishoi rezultatin ne minuten e ‘8 te pjeses se dyte me Giovinco.

Atehere kur dukej se bardhezinjte e kishin fitoren ne xhep, napoletanet kane permbysur gjithcka, fillimisht duke shkurtuar diferencen ne minuten e ’13 me ane te Hamsik, me pas duke barazuar 6 minuta me vone me Datolo dhe me tej duke siguruar avantazhin me nje gol qe mban firmen e Hamsik.
TCH
 
Ehhhhhhhhhhhhhh :(:(:(:(:(:)((............Na humbi dhe leket mire qe na zhgenjeu :( :S !
 
Para napoli poshte juventus ...Forca shkumbini :D
 
Bobo edhe Juventusi edhe Vllaznia 2 skuadrat e mia se kan nis mire fare kete sezon..fat i keq per juven ne kete ndeshje se une gjysmen e kam pare edhe nuk eshte se kan luajtur keq ...:lexim:
 
Lene se sdu me fol edhe per Sport.Klub Burrelin se ai me ka zhgenjy keq fare...imagjino ka majt barazim edhe me kamzen ueeeeee ueeeee ueeeee ca abstrakcioni :( !
 
urra hamsink ........sa i mire qe eshte ai:D
 
Mah sa tifoza paska un cuditem me veten si sme ka interesuar asnjehere sporti :(:(:(

vec per latin lover e kam pas menjen :(
 
Napoli e tregoj qe esht ekip qe kerkon rezultat qe ndeshje me milan pasi persoi 2 gola kerkoj te luante. Nuk mu duk e habitshme me juven pasi pjesa me e madhe e ekipit jan moshe e re qe kerkoj te luajn...
 
Sa me pelqen Ky Opium ku mundohet te analizoje....U bo shum ndeshje qe fajin e ka vetem ai syzja ai trajneri i Juves qe sdin me i kombinu lojtaret me njeri tjetrin :mad:@::mad::mad:.
Sa per ate Hamsik vec te mira nuk i shoh dot atij lojtari ndoshta ngaqe jam edhe tifoz i juves :D !
Nejse Juvja mbetet Il Vechio Grande Amore :D !
 
Bari skuadra surprizë e Kampionatit italian

Bari i rikthyer në Serie A pas 8 vjetësh mungesë mund ta quajmë një suprizë të vërtetë për këtë sezon. Skuadra puljeze renditet në vendin e nëntë pas 12 javësh kampionat me 18 pikë të fituara. Bari ka barazuar me Inter apo Milan njeh vetëm 2 humbje po aq sa ekipe që janë më lart në renditje. Loja e mirë ka sjellë edhe përfitimet e saj pasi nga 16 milionë euro që ishte vlera e futbollistëve në verë tani është dyfishuar në 32 milionë sipas drejtorit sportiv, Giorgio Perinetti. Vlera e secilit është rritur por rekordet i thyen mesfushori Salvatore Masiello, i cili nga 200 mijë euro tani vlen 1,5 milionë, 650% më shumë. Bari zotëron dhe disa elmentë të tjerë të cilët janë dhënë borxh te skuadrat e tjera në Itali. Drejtuesit e skuadrës kanë deklaruar se në janar mund të largohen vetëm të pakënaqurit por baza do të jetë përsëri e njëjta.
 
Klasifikimi i skuadrave te serise A pas javes 17

1. Renditja Seria A
Nr Klubi Nd Fit Brz Hmb G.sh G.p Pike
1 Inter....... 17 12 3 2 36 14 39
2 AC Milan... 16 9 4 3 23 17 31
3 Juventus.. 17 9 3 5 30 21 30
4 Roma....... 17 8 4 5 27 22 28
5 Parma...... 17 8 4 5 22 22 28
6 SSC Napoli 17 7 6 4 26 24 27
7 Palermo... 17 7 5 5 22 20 26
8 Sampdoria 17 7 4 6 21 25 25
9 Bari........ 16 6 6 4 19 15 24
10 Fiorentina 16 7 3 6 18 15 24
11 Genoa..... 16 7 3 6 28 27 24
12 Chievo.... 17 7 3 7 20 19 24
13 Cagliari... 16 7 2 7 25 21 23
14 Udinese.. 16 5 3 8 19 21 18
15 Livorno... 17 5 3 9 10 19 18
16 Lazio..... 17 3 7 7 10 16 16
17 Bologna.. 16 4 4 8 17 24 16
18 Atalanta. 16 3 4 9 15 25 13
19 Catania.. 17 2 6 9 16 26 12
20 Siena .... 17 3 3 11 17 28 12
 
Ekskluzive : Formacioni i vitit në Serie A

Pasi qe kampionati Italian ka mbaruar portali me i madh anglez Goal.com ka prezantuar 11shen më të mirë të këtij sezoni.
Ishte shume e veshtire te zgjidheshin lojtarët që do ta prezantonin me mirë formacionin e këtij viti në Serie A por u zgjodhën disa që kishin rol të madh në vazhdimësinë e skuadres së tyre përpara.

248312_206312096073820_118202221551475_533666_5764741_n.jpg


Formacioni : 4-3-3
Portier – Christian Abbiati (Ac Milan)

Paraqitje : 35
Gola të pranuara : 18
Milani ishte shume i qetë me të në mbrojtje i cili u kthye në formën e tij më të mirë.
Mbrojtës i krahut të djathtë – Ignazio Abate (AC Milan)
Paraqitje : 35
Gola/Asistime : 0/1
Shume pak i aktivizuar nga Leonardos por me ardhjen e Allegrit ai këtë sezon shpërtheu duke e marrë me plot meritë pozitën si mbrojtës i djathtë.
Qendër mbrojtës – Cristian Zapata (Udinese)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 2/1
Pas një sezoni të keq në 2009/10 Kolumbiani këtë vit e ndihmoi shumë skuadrën e tij në mbrojtje duke u shperblyer në fund me një kualifikim në CHL.
Qendër mbrojtës – Thiago Silva (AC Milan)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 1/1
Thjesht është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në ditët e sotme për të mos thënë më i miri.Vetëdijësim,parashikim,intelegjencë, fuqi, ritëm,aftësia ajrore, i mirë me dy këmbët, braziliani i ka të gjitha prandaj mund të thuhet se ishte shtylla kryesore që i ndihmoi rosonerët në fitimin e titullit.
Mbrojtës i djathtë – Federico Balzaretti (Palermo)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 2/7
Përkundër trazirave në mbrojtjen e Palermos Balzaretti bëri një kampionat të shkëlqyer duke duke shenuar dy gola dhe me 7 asistime mjaft te mira.
Mesfushor i djathtë – Alexis Sanchez (Udinese)
Paraqitje: 32
Gola/Asistime: 12/12
Kiliani është tani për tani një ndër mesfushorët më të kërkuar në Europë , ai ndihmoi skuadrën e tij me 12 golat dhe 12 asistimet ta siguronte një vend në CHL për vitin e ardshëm.
Mesfushor qëndror – Kevin Prince Boateng (AC Milan)
Paraqitje: 26
Gola/Asistime: 3/3
Me ardhjen e tij në Milano mesfushori Ganez përforcoi shumë skuadrën kampione dhe u bë një qelës i mesfushës i cili funksionte mjaft mirë si trekuartist.
Mesfushor i majtë – Anderson Hernanes (Lazio)
Paraqitje: 36
Gola/Asistime: 11/5
Hernanes i transferuar në merkaton e verës nga Lazio tregoi një karakter shume të mirë me trikat , lëvizjet dhe pasimet e shkëlqyera duke zënë vend në formacionin e vitit të Serie A.
Sulmues i djathtë – Edinson Cavani (Napoli)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 26/6
Cavani bëri një bujë të madhe këtë sezon që nga arritja e tij nga Palermo verën e kaluar.Ai ndihmoi mjaft shumë Napolin të ngjitej në vendin e 3të.
Sulmues qëndror – Antonio Di Natale (Udinese)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 28/5
Eshte shpallur golashënuesi më i mirë në Itali këtë sezon duke shënuar plotë 28 gola dhe 5 pasime ai ishte pika kyqe e sulmit të Udineses.
Sulmues i majtë – Samuel Eto’o (Inter)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 21/11
Eto edhe në këtë sezon shkëlqeu dhe sa po vjen e po behet gjithnjë më i rrezikshëm dhe më vështirë i etiketuar nga mbrojtësit.

newsacmilan
 
Merkato !!!

Ktu ne kte tem mund te na postoni cdo gje rreth merkatos se futbollit sic dihet shum futbolliste cilsor jan te kerkuar nga klubet me te mira evropiane

Jeni te lutur te na sillni ç'do info rreth merkatos ju flm :)
 
Last edited by a moderator:
Pe: Merakto !!!

Sipas gazetes italine Corriere Dello Sport Beppe Marotta me ekipin e tij ka avancuar dhe ka lene posht rivale si Barcelona dhe ekipe tjera prestigjoze per blerjen e sulmuesit te talentuar italian me pasaporte spanjolle ne radhet e ekipit italian ne Torino.

giuseppe-rossi-foto-oficial-da-selecao-italiana.jpg
 

Attachments

  • giuseppe-rossi-foto-oficial-da-selecao-italiana.jpg
    giuseppe-rossi-foto-oficial-da-selecao-italiana.jpg
    346.8 KB · Shikime: 0
Pe: Merkato !!!

Ferdinand kerkon te joshe yllin e Arsenalit Samir Nasri pas situates se krijuar nga vete mesfushori.

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka lavdëruar yllin e Arsenal, Samir Nasri, me ç’rast Djajtë e Kuq vazhdojnë të jenë të lidhur me një transferim të reprezentuesit Francez këtë verë.

“Samir Nasri është lojtar i shkëlqyer.Ai është njëri nga ata lojtarë më teknikë të mirë, talent të madh dhe shënon gola”.

“Për mua, ai është njëri ndër lojtarët më të mirë tani. Historia e Francës ka një histori të mirë këtu në Premier League. Thierry Henry ka qenë fantastik, sikurse Cantona dhe të mos harrojmë Marcel Desailly”, u shpreh Rio.
nasri.jpg
 

Attachments

  • nasri.jpg
    nasri.jpg
    23.2 KB · Shikime: 0
Pe: Merkato !!!

Chelsea 30 mln per W.Sneijder ?

Sipas mediave britanike perkatesisht asaj The Sun njofton se cmenduria e rradhes per manjatin rus Roman Abramovich eshte blerja e mefushorit holandez nga radhet e Interit per nje shifer mjaft te majme The Sun gjithashtu e ben te ditur shumen qe manjati rus ka ndermend te shpenzoje per Wesley Snejider e aty flitet per nje shume 30 milioneshe ku veshtire qe do te refuzohet nga ana e Massimo Morattit por gjithcka ende nuk eshte zyrtare dhe mbetet te shihet.
shnajder.jpg
 
Pe: Merkato !!!

Liverpool pranon ta transferoj Donin.

Liverpool si duket janë të vendosur të shtojnë një portier të ri në skuadrën e tyre

Daily Mail raporton se Liverpool dhe Roma kanë rënë dakord për një marrëveshje për Brazilianin Doni si rezervë për Pepe Reinan.

Doni ka qenë zgjedhje e tretë te Roma më herët edhe pse kohëve të fundit filloj të angazhohet me ekipin e parë dhe tani duket se do të kaloj në ishull si rezervë e portierit spanjoll Pepe Reina.

Shuma se do të ofroj Liverpool për portierin “gjumash” ende nuk dihet.
2468_1246916377.jpg
 
Pe: Merkato !!!

Lorik Cana Kerkohet nga Ancelotti dhe shum skuadra tjera cilesore ?

Mesfushori fantastik i Galatasarayt dhe i kombetares Shqiptare Lorik Cana njofton gazetarin Alban Xhihani ne kampin e Zenices ku kombetarja shqiptare po i mban pregatitjet per ndeshjen e se martes me Bosnjen ai tregon qe nese Carlo Ancelotti behet trajner i Aston Villas ai 95% eshte lojtar i Aston Villas pasi lojtari pelqehet jashtezakonisht shum nga trajneri italian por ka edhe ekipe te medha italiane qe jane ne gare per mesfushorin shqiptar ato i ka bere te ditur vete Lorik Cana sot ne intervisten qe e zhvilloi ne Zenice. Skuadrat e interesuara jane LAZIO, ROMA DHE JUVENTUS.
B_02da51661f3acdf2ff986bd459e443cb.jpg
 

Attachments

  • B_02da51661f3acdf2ff986bd459e443cb.jpg
    B_02da51661f3acdf2ff986bd459e443cb.jpg
    29.9 KB · Shikime: 0
Pe: Merkato !!!

C.Ronaldo fton Fabio Coentraon tek Reali i Madridit .

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se bashkëpunon shumë mirë në fushë me bashkëkombësin e tij Coentraon.

Ronaldo ka shprehur edhe një herë dëshirën e tij që Real Madridi ta transferoj Coentraon i cili sipas tij është një lojtar i shkëlqyer.

“Natyrisht e dua atë në Real. Unë dhe ai kuptohemi shumë mirë në fushë. Ishte shumë vështirë të luajmë kundër Norvegjisë. Ne ishim shumë të lodhur por pavarësisht kësaj e fituam takimin”, tha Ronaldo në një konferencë për shtyp.

Cristiano-Ronaldo-Wallpaper.jpg
 
Javë e “zjarret” në Seria A..

a907d_SERIA-A.jpg


Milano, 16 shtator (topsporti.com) – Javë e “zjarret” pritet të jetë java e dytë në Seria A, për faktin së zhvillohen tri ndeshje tejet interesante. Fillimisht skuadra në krizë Inter e pret një skuadër tjetër që nuk ka pësuar humbje në ndeshjen e parë, Romën.

Të dielën fillimisht prej orën 15:00 përballën Udinese dhe Fiorentina, kurse kjo javë mbyllet më derbin në mes Napolit dhe Milanit që zhvillohet në orën 20:45.

Vizitore të nderuar, cilat do të jenë rezultatet në këto tri ndeshje derbi? Shprehuni në hapësirën për komente…

Të shtunën

18:00 Cagliari-Novara

20:45 Inter Milan-AS Roma

Të dielën

12:30 Atalanta-Palermo

15:00 Bologna-Lecce

15:00 Catania-Cesena

15:00 Lazio-Genoa

15:00 Parma-Chievo

15:00 Siena-Juventus

15:00 Udinese-Fiorentina

20:45 Napoli-AC Milan

Marr nga topsport.com
 
Seria A Ndeshjet Neser

SERIA A NESER...

12:30 Atalanta-Palermo
15:00 Catania-Cesena
15:00 Siena-Juventus
15:00 Lazio-Genoa
15:00 Udinese-Fiorentina
15:00 Parma-Chievo
15:00 Bologna-Lecce
20:45 Napoli-Milan
 
Milani e Interi lënë pas krizën, Napoli shkatërron Lacion

ITALI- Milani e Interi duket se kanë lënë pas krizën, pas fitoreve të arritura mbrëmë, respektivisht ndaj Kaljarit dhe Kievos. Në "San Siro", kuqezinjtë kanë shpëtuar pankinën e Masimiliano Alegrit, duke arritur të marrin fitoren e dytë për këtë sezon, që ka nisur në mënyrën më të keqe. Pas disfatës me Udinezen ditën e diel, për Milanin nuk kishte alternativë tjetër veç fitores dhe ajo ka ardhur.
14xncqu.jpg
Heroi i mbrëmjes për këtë ekip ka qenë egjiptiani El Sharaui, autor i dy golave. Ai realizoi në minutën e 16-të dhe në të 82-tën, duke i dhënë një tre pikësh të artë Milanit, pas një serie rezultatesh jo të mira. Ndërkohë, me të njëjtin rezultat, 2-0, ka fituar edhe Interi, që në fundjavë kishte humbur në shtëpi 0- 2 ndaj Sienës. Zikaltërit kanë arritur të marrin 3 pikë në transfertën e vështirë të "Bentegodit", falë golave të Alvaro Pereirës në pjesën e parë dhe Kasanos në të dytën. Përpos rezultatit, triumfi i zikaltërve nuk ka qenë aq i lehtë ndaj një skuadre të mirorganizuar dhe që në pjesën e dytë, i është afruar shpesh golit.

Dy herë Handanoviç dhe njëherë shtylla, kanë ndalur veronezët të gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa Interi ka përfituar nga kundërsulmi, duke vulosur fatet e takimit me Kasanon. Lajmi i keq për zikaltërit ka qenë dëmtimi i Uesli Shnajder në pjesën e parë të sfidës. Ndërkohë, Napoli është konfirmuar si skuadra anti-Juve e këtij sezoni, duke mposhtur lehtësisht 3-0 Lacion në "San Paolo". Një super Kavani, autor i tre golave, kanë bërë që bardhekaltërit të arrijnë kampionët e Italisë në krye të renditjes. Sulmuesi uruguajan mund të kishte shënuar dhe golin e katërt, por nga pika e penalltisë goditi mbi traversë. Napoli ka 13 pikë në kampionat, po aq sa Juve, e cila të martën barazoi 0-0 me Fiorentinën.

Në ndeshjet e tjera, Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias, në një ndeshje ku ajo dominoi, por si zakonisht nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara. Toti realizoi në pjesën e parë për verdhekuqtë, ndërsa në startin e të dytës, Mareska doli me karton të kuq, duke lënë Sampin me 10 vetë. Megjithëkëtë, ishin dorianët që barazuan me anë të Munarit, duke shtangur tifozerinë e Romës. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, Roma nuk arriti të gjente dot rrugën e golit, duke hasur edhe në një mbrojtje të hekurt të ndërtuar nga اiro Ferrara.
/ma.ar
 

Attachments

  • 14xncqu.jpg
    14xncqu.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
NEWS: Me te fundit nga Seria A

Fitorja e katërt radhazi e Milanit në kampionat ka ardhur mes lodhjes dhe vuajtjeve edhe pse rezultati i thellë 4-1 të jep përshtypjen e një suksesi të lehtë.
i5n11k.jpg
Kuqezinjtë kanë patur shumë fat ndaj Peskarës që bëri lojën e saj edhe pse u ndëshkua nga dy autogola në ndeshjen e zhvilluar në San Siro. Goli i shpejtë i Nocerinos ishte një shok psikologjik për miqtë, që u ndëshkuan sërish nga Abruskato me një gol aksidental në portën e tij.

Pescara rihapi ndeshjen me Terlicin duke çuar shifrat në 2-1, gol i cili i dha ritmin e duhur sfidës. Ai që shkatërroi shpresat e skuadrës mike për të marrë pikë, ishte mbrojtësi Xhonatas, me autogolin e radhës në portën e Perin, ndërsa sulmuesi Stefan El Sharaui vulosi pokerin për ekipin e trajnerit Alegri.

Juventus dhe Pirlo shkaktojnë frikë për cilindo kundërshtar në Serinë A, duke konfirmuar se rivali kryesor i kampionëve në fuqi është vetvetja. Në ndeshjen e zhvilluar në Torino ndaj Atalantës, ekipi i Kontes fitoi me meritë 3-0 duke marshuar më tej. Malazezi Vucinic zhbllokoi rezultatin ndërsa goli i Andrea Pirlos me goditje dënimi kaloi në delir tifozët në "Juventus Stadium".

Markizio vulosi suksesin 3-0 të bardhezinjve, një provë force që e çon një hap larg titullit kampion të dimrit.

Hap fals i Romës në Verona, pasi humbi 1-0 ndaj Kievos në një ndeshje e cila u vendos në sprintin final. Veterani Serxhio Pelisier shënoi golin e vetëm të vendasve në një stadium ku mjegulla shkaktoi probleme.

Ndërsa Napoli humbi rastin për të marrë vendin e dytë në klasifikim pasi humbi në shtëpi 2-3 ndaj Bolonjës.

Në sfidat e tjera Parma shkatërroi 4-1 Kaljarin, Xhenoa barazoi 1-1 me Torinon ndërsa Katania mundi 3-1 Sampdorian./Tch
 

Attachments

  • i5n11k.jpg
    i5n11k.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A, Napoli merr komandën, zhgënjen Milani i Kaka

Napoli është kryesuesi i ri i Serisë A. Skuadra e Rafael Benitez ngjitet e vetme në vendin e parë duke regjistruar fitoren e tretë në po kaq javë, pas suksesit 2-0 me Atalantën në “San Paolo”. Jugorët për më tepër treguan se nuk i xhirojnë kot paratë në merkato, pasi të dy golat e fitores u realizuan nga blerjet e verës. Gonzalo Higuain e konfirmoi veten si lojtari momentit teksa zhbllokoi shifrat në minutën e 71’-të ndërsa në të 81-tën ishte Kalehon që coi shifrat në 2-0 duke vulosur dhe kreun vetmitar të Napolit.

Fundjavë më drithëruese për Milanin, por jo fitimtare si ajo e Napolit, madje kuqezinjtë mund të quhen të lumtur që morën një pikë në transfertën e Torinos, ku humbisnin deri në 2-0 përballë granatave. Rikthimi i Kakas me Milanin, nuk është se solli një shkëlqim të jashtëzakonshëm për brazilianin, që ka ende nevojë për kohë ndoshta për t’u ambjentuar me skuadrën. Për më tepër që Torino luajti një ndeshje shumë të mirë, dhe jo vetëm që nuk la hapësira për miqtë, por kafshoi dhe përpara, teksa shënoi fillimisht në të 47-tën me Ambrosion përpara se Cerci të conte shifrat në 2-0. 20 minuta nga fundi, fitorja dukej e sigurtë për Toron, por Muntari shënoi një gol të cuditshëm në minutën e 87-të, që krijoi jo pak tension në fushë ndërsa në të 90-tën Milani fitoi 11-metërshin e pikës, me Polin që u rrëzua në zonë duke i dhënë mundësinë Balotelit që të shënonte golin e barazimit, që nervozoi jo pak torinezët aq sa sfida u mbyll mes përplasjeve dhe tensionit mes drejtuesvt të Torinos dhe futbollistëve të Milanit.
/S.Sport
 
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Milano sivjet ishin dobesira ,inter juventus edhe napoli kan me luftu per titull
 
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A, nuk ka fitues në derbin e Italisë
14/09/2013
Derbi i Italisë këtë herë mbyllet në paqe, 1-1, një barazim që lë të gjithë të kënaqur në “San Siro”, pasi ndonjëherë ndaj rivalëve historik është më mirë të mos humbasësh sesa të fitosh. Dy gjigandët e Serisë A zgjidhin gjithcka në 2 minuta me njëri-tjetrin, me Vidal që i përgjigjet golit të Ikardit, në një 90 minutësh që la shumë shije të futbollit më të mirë italian, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme por gjithashtu dhe prodhuan jo pak në fazën sulmuese.

Në fakt, pritej të ishte një sfidë e kujdesshme, dhe kjo u konfirmua dhe nga rreshtimet e trajnerëve, që rreshtuan nga pesë mesfushorë për të ngritur barrierat para mbrojtjes. Forca e Juventusit, u pa sidomos në pjesën e parë përballë një Interi të kujdesshëm, që tregoi se ka ditur të qepë vrimat në mbrojtje të trashëguara nga periudha e Stramacionit. Gjithsesi ajka e takimit ishte në pjesën e dytë, me dy rivalët që bënë shumë më tepër për të fituar, Interi duke kërkuar kundërsulmin e Juventusi duke provuar të imponojë autoritetin e kampiones. Palacio, Alvarez në njërin krah, dhe Vidal e Tevez në krahun tjetër ishin shumë produktiv në vijën e avancuar, përpara se zikaltërit të trembnin bardhezinjtë me lëvizjen e Mazzarrit nga stoli, Icardi, që në pasimin e parë që mori nga këmbët e Alvarez gjeti rrugën e rrjetës në të 73-tën. Vetëm 2 minuta zgjati kënaqësia e Interit të Maxarrit, pasi Vidal duke ndjerë festën armike në ajër, shënoi një gol nga të tijët, pas një insistimi të Asamoah në krah që e shërbeu saktë në qendër. Juventus mund të kalonte përpara me Tevez një minutë më pas, ashtu si dhe Interi mund të shënonte në krahun tjetër, por gjithcka u mbyll në barazim 1-1, me dy ekipe që udhëtojnë sërish përkrah njëra-tjetrës në renditje.
/S.Sport
 
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Valla qekjo mka djeg me se shumti se prita qe po e mundim zonjen e vjeter nga torino
 
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Interi fiton me përmbysje rezultati në “San Siro”
27/09/2013
Spektakli e ka një fitues, Interin. Në ”San Siro”, zikaltërit kërcejnë vallen e një tjetër suksesi duke mundur 2-1 Fiorentinën në një sfidë të mbushur me emocione, sidomos në fraksionin e dytë. Cambiaso dhe Jonathan janë emrat e fitores zikaltër, të arritur në një tjetër sfidë ku skuadra e Mazzarrit tregon se po përmirësohet akoma më shumë.
2e55amv.jpg
Inter dhe Fiorentina nuk mund të ishte kurrsesi një sfidë banale, dhe në fakt të dyja skuadrat e përligjin emrin që kanë duke dhuruar një 90 minutësh spektakolar mes tyre, i denjë për dy ekipe të zonave të larta të renditjes. Rastet në pjesën e parë nuk mungojnë nga të dyja kampet. Inter si zakonisht kërkon efektin surprizë ndërsa Fiorentina është e mirëvendosur në fushë duke e shfaqur veten si një ekip të pjekur tashmë. Në pjesën e parë mungon goli, megjithatë ëmbëlsira ruhet për në fund, dhe të dyja ekipet golat i gjejnë pas minutës së 60-të. Fiorentina është e para që shënon me anë të Xhuzepe Rosit. Juan Jesus shkaton faull brenda në zonë duke i dhënë mundësinë vjollcëve të kalojnë përpara me kryegolashënuesin e Serisë A në të 60-tën. Inter s’mund të pranojë të thyhet në shtëpi, përballë publikut të tij dhe hidhet me forca të shumta përpara. Pas një presingu asfiksues në zonën e vjollcëve, Cambiaso gjen kthesën fituese duke depozituar topin në fundin e rrjetës.

Në "San Siro" tabela elektronike shënon 1-1 dhe tashmë gjithcka është e hapur, kur mungojnë dhe 18 minuta nga fundi. Të dyja ekipet vihen në kërkim të golit të fitores dhe ndeshja bëhet më e bukur. Ilicic nuk arrin të fitojë derbin slloven me Handanovic në minutën e 80-të, kur e gjen gardianin e përfaqësueses së tij në trajektoren e golit. nuk gjen ndërkohë pengesë drejt golit Jonathan, në minutën e 84-tër, kur me goditjen e tij rikthen kujtimet e një tjetër braziliani nga këto anë, ato të Maicon. Interi tani është përpara dhe vendi i dytë në renditje është një realitet, por zikaltërit kërkojnë të dhurojnë të tjera emocione, dhe para fundit, mendojnë të lënë me zemër në dorë tifozët, duke shpërdoruar rast pas rasti. Në fund të fundit dhe Interi nuk mund të bëjë dot pa pak vuajtje.

/S.Sport
 

Attachments

  • 2e55amv.jpg
    2e55amv.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: NEWS: Me te fundit nga Seria A

Seria A, Roma e madhe “shtyp” Interin
05/10/2013
Nëse do të kishte një titull për të etiketuar Romën e Garcias, pas shtatë javësh kampionat, vështirë se mund të gjehej një emër më i mirë, sesa La Dolce Vita. Roma e Garcias, në Serie A, është një projektim pothuajse perfekt si filmi i famshëm i Felinit, ku protagonistët me fanellë verdhekuqe këtë herë, me kërcimin e tyre futbollistik i sjellin mendjen vërdallë Interit, në San Siro duke e mundur pastër 3-0 dhe duke vendosur një gur të rëndë në garën për titull.

Fitorja me zikaltërit, jo vetëm është suksesi i parë i madh për të besuarit e Garcias por gjithashtu është dhe konfirmimi i forcës së këtij ekipi, që vazhdon të gjejë frymëzim te kapiteni i saj Toti, dhe te një yll afrikan në lindje si Gervinho. Kapiteni shënon në dy mënyra të ndryshme, në të 18-tën me një supergoditje nga jashtëzone, dhe në të 36-tën, pas një 11-metërshi të fituar pikërisht nga lojtari nga Bregu i Fildishtë. Goditja e Alvaro Pereiras ndaj tij është disa centimetra jashtë, por në futboll është mëse e qartë që dhe episodet gjithmonë janë nga krahu i më të fortit.

Gjithsesi për të legjitimuar suksesin e saj, Roma pak minuta më vonë shënon dhe të tretin me Florencin, që nuk bënë naze në pasimin perfekt të kapitenit. 3-0 i pjesës së parë gjithsesi është një rezultat i rëndë për Interin, që kishte qënë pafat në goditjen e Guarin, i cili shkundi nga vendi shtyllën e De Santis. gjithsesi dhe ky i fundit tregoi jo pak nga vlerat e tij në fraksionin e parë, sidomos pas një goditje të Alvarezit. Një 0-3 nuk është ndër ata rezultate që kthehen dhe Interi nuk është ende aq i pjekur, sa të bëjë një cmenduri të tillë, pavarsisht se dicka të tillë e ka në ADN.

Pavaresisht daljes me karton të kuq të Balzaretit, rezultati nuk ndryshon dhe Roma merr fitoren e shtatë në javën e shtatë, i jep një goditje të rëndë një rivali direkt dhe mbi të gjitha tregon gjithë forcën e saj, e cila në fakt lexohet dhe në shifrat e golavarazhit, 20-1, pas plot 630 minutash të luajtura në këtë sezon të Serisë A.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top