NENE TEREZA e Kalkutes, bija e mohuar e Shqiperise

WxP

Staf në FV.AL
NENE TEREZA e Kalkutes, bija e mohuar e Shqiperise
"Une jem shum(e) tuj u lut(e) per ju, qe dashnija e Zotit t(e) mbush(e)
zemrat e juaja dhe gjith(e) boten"
1. Legjenda e fundshekullit
Pas legjendes se Rozafes, shkodranet kane krijuar edhe nje legjendetjeter me te re per qytetin e tyre. Eshte gojedhena e portretit te Zojesse Bekuar, pajtores se Shkodres (Zoja e Shkodres apo Zoja e Keshillit te mire eshte si Zonja Lurde ne France, Zonja Fatime ne Portugali, etj). Ai portret shtegtoi vete pas shkodraneve kur emigruan pertej Adriatikut per shkak te pushtimeve osmane. Kete gojedhene i treguan shqiptaret Papa Gjon Palit II ne fillim te viteve '90 dhe ai, kur erdhi ne Shkoder, ia solli ate portret te Zojes se Bekuar qytetit. Se bashku me portretin ai u dhuroi shkodraneve edhe kishen e re te Zojes se Shkodres, qe u ndertua aty ku disa dekada me pare te tjeret e kishin shkaterruar nga themmelet, aty ne hyrje te Shkodres, poshte Kalase se Rozafes.
Por Papa Gjon Pali II, kur erdhi ne Shkoder, nuk desh te identifikonte shkodranet (dhe te gjithe shqiptaret) me legjendat e tyre te kahmotshme. Ai solli me vete "nje legjende" te re shqiptare qe ishte perhapur ne te gjithe boten. Papa Vojtila prezantoi Nene Terezen, "shenjtoren e gjalle", sic e quajti ai, para se ciles u perul me respekt. Mesazhi i Papes qe kuptimplote. Ai desh t'u tregonte shqiptareve nje vlere qytetarie qe u takonte atyre, nje simbol paqeje dhe miresie qe cdo popull do ta deshironte ta kishte te vetin. Por shkodranet iu gezuan vizites se Papes, sot i gezohen kishes se re dhe e harruan mesazhin me te madh qe ai u solli me shenjten e gjalle. Shqiptaret mbajten zi ne vitin 1997 kur vdiq Nane Tereza. Presidenti Meidani shkoi deri ne Kalkuta per te marre pjese ne varrimin e saj. Por mesazhi i saj u harrua kaq shpejt, sa edhe sot, ne 93-vjetorin e lindjes, nuk ujtohet asnje institucion kulti apo laik te realizoje ndonje aktivitet perkujtimor. Ne librarine "At Gjergj Fishta" te Shkodres, qe e kane hapur franceskanet, gjithcka mund te gjesh, por per Nene Terezen, jo. "Asgje nuk kena per Nane Terezen", te pergjigjet me keqardhje shitesja. As lutja per popullin e vet, qe Nene Tereza e shkroi ne gjuhen shqipe, nuk eshte diku e shkruar: "Une jam shum(e) tuj u lut(e) per ju - puth dashnija e Zotit t(e) mbush(e) zemrat e juaja dhe gjith(e) boten".
2. Kush ishte Nene Tereza
Ajo quhej Gonxhe Bojaxhiu. Ishte femija e trete e prinderve Kole Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe patriote shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet, ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e saj te rinise ishin tre: te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe. Moter Tereza pa u ndare nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Ne vitin 1979, kur mori cmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa per te pare nenen e saj qe jetonte ne Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... per te pare varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90.
Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te
braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane
ndryshuar shume. Mjafton te themi se gjate ketyre 10 vjeteve edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e Urdhrit "Nene Tereza". Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne me nevojtareve. Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht me nevojtaret ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe kane mbire ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Per politikanet e sotem shqiptare duket e mjaftueshme qe i dhane viston Nene Terezes
shqiptare te vinte me ne fund ne Shqiperi, duket e mjaftueshme qe ne emer te saj themeluan nje urdher presidencial, i vune emrin nje kopshti femijesh, nje spitali universitar dhe nje sheshi me shatervan. E permenda fjalen shatervan se pikerisht ai u be shkak te zvarritej ngritja e monumentit kushtuar Nene Terezes. Sec kane dale ca njerez moderne te ne, si pune ministrash, qe kane mesuar ca marifete gjoja perendimore, qe edhe monumentin kaq te perfolur per Nene Terezen e kane lidhur me ate punen e tenderave, ca tenderave qe duhet te shembin nje shatervan per te ngritur nje monument dinjitoz etj, etj. Pastaj, i fundit fare eshte konkursi, qe me sa duket nuk do te jete aspak artistik, por thjeshte postmodernist qe ne gjuhen e biznesit shqiptar do te thote nje lloj tenderi i pazhdoganueshem, i pataksueshem, i pakontrollueshem, me nje fjale, biznes elitarist. Per keta tipa qeveritaresh dhe politikanesh, Nene Tereza do te thoshte: "Njeriu nuk eshte lakuriq vetem per arsye se nuk ka veshje. Mund te jete i zhveshur edhe atehere kur nuk ka dinjitet (nderim)".
Instituti "Nene Tereza"
Jo per nacionalizem, se Nene Tereza u perket vlerave universale te njerezimit, as per pasaporte integrimi rrjedhave te qyteterimit te sotem perendimor, shoqeria e sotme shqiptare duhet ta shpalle Nene Terezen simbol te qytetarise kombetare. Ne, shqiptaret, nuk kemi perse te
rremojne andej-ketej per te pershtatur nje filozofi vepruese me te qarte dhe me te thjeshte per jeten e tone, se ate qe la trashegim Nene Tereza me vepren e saj per mbare njerezimin, s'kemi perse te rrekemi per t'u bere bashkekohore dhe te stermundohemi duke shpikur teorira per te qene
dikushi ne Paktin e Stabilitetit qe na ka ofruar bota e qyteteruar. Le t'i drejtohemi seriozisht veprimtarise se Nene Terezes dhe mendesive te saj. Nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, te jemi faktor paqeje ne Ballkan dhe me gjere, paqja, simbol i se ciles u be Nene Tereza ne te
gjithe globin, do te ishte me idealja per ne, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet nje fqinjesi e mire, humanizmi universal i Nene Terezes eshte gjithmone shembull bashkejetese i persosur per sot dhe ne vazhdim, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, mirekuptimi brenda vetes,
toleranca, qetesia, prosperiteti, qytetaria... dashuria e Misionareve te Dashurise eshte pasuria me e pashfrytezuar qe kemi.
Vecse Nene Terezen te mos e privatizojne per qellime vetjake institucionet qeveritare te kultit apo te OJQ-ve, si po veprohet kudo per cdo vlere materiale dhe kulturore kombetare. Te mos e parcelizojne
nder partira dhe shoqata te mbyllura, per qellime karriere. Te mos e fusin ne lojen e tenderave per nje monument apo te projekteve per botime komerciale. Dhe te mos e bejne te harruar muzeve duke e lene ne "shenjterine e saj". Ndoshta nje institut i Nene Terezes ne Tirane do
t'i kishte hije Shqiperise, nje institut kombetar qe te grumbullonte dhe te botonte trashegimine e saj, te studionte pervojen e saj dhe te motrave Misionare te Dashurise kudo ne bote, te rekomandonte forma konkrete pune per zbutjen e varferise ne Shqiperi, per paqen e prosperitetin e deshiruar prej te gjitheve. Ai institut jo vetem te mbante emrin e Nene Terezes, por edhe te ngrihej sipas parimeve te saj, domethene, me kontributin e donatoreve joqeveritare e joinstitucionale,nje institut i shoqerise civile ku te sherbejne njerez me perkushtim shkencor dhe specialiste qe besojne vertet ne mendesite e reja te menaxhimit te shoqerise njerezore. Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte
i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te mbeten nje utopi. Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderoi e gjithe bota e qyteteruar, nuk do te mbetej nje gojedhene e tejkaluar ne kohe, por do t'i paraprinte nje epoke te re ne Mijevjecarin e Ri. "Sot
te gjithe kane uri per dashuri, sepse jemi te lindur per te dashuruar dhe per te qene te dashuruar"
"Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore"
"Paqja arrihet me vepra te dashurise"
"Ka edhe sot mjaft rreziqe qe e erresojne dashurine. Deshtimi (aborti) s'eshte asgje tjeter perpos frike:frike prej femijeve ende te palindur"
"Jeta jote eshte te jetosh, te duash, te deshmosh dashurine e Hyjit ne te tjeret"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top