Tre fëmijë të moshave gjashtë, katër dhe dy vjec, të cilët u gjenden mesditën e së mërkurës në kryeqytet janë sistemuar në Qendrën Kombëtare të Viktimave të Trafikuara në Linzë.
Policia tha se u ka gjetur nje banese te perkohshme ne kete qender shteterore deri ne momentin e sqarimit te rrethanave te braktisjes se tyre nga nena. Pasi i ka mbajtur ne ambientet e komisariatit numer kater ne Tirane, policia i ka zhvendosur ata ne Linze, ndersa nga verifikimet rezulton se e ema eshte larguar drejt Kosoves.
Dergimi tyre ne nje institucion te specializuar per femije i pengon firma e prinderve ne rastin se ata duan t'i braktisin. Policia dyshon ne faktin se qellimi i se emes gjate udhetimit per ne Kosove, eshte perfshirja ne nje rrjet prostitucioni. Violeta Kala, e ema e tre femijeve ka kryer nje denim me pare per ushtrim te prostitucionit dhe pas burgut eshte transferuar ne zonen e Farmacise 10, ne Tirane ne nje banese me qira. Sipas deshmise se vajzes me te madhe, gjashte vjec, me ta per nje kohe te gjate ka banuar edhe i ati, i cili sipas dokumentacionit zyrtar ka marre persiper atesine e femijes se trete, djalit dy vjecar.
Policia ka shpresen e gjetjes se shtetases Violeta Kala, pas nje bashkepunimi me policine kosovare, e cila po kryen kerkimet ne disa hotele ne Prizren e Prishtine. Ndersa i ati i supozuar i femijeve nuk gjendet ende per te marre femijet edhe pse nuk rezulton ta kete kaluar kufirin shqiptar.
Femijet ishin lene perkohesisht 10 dite me pare tek nje shoqe e se emes, e cila me pas i kishte lene te tre femijet se bashku me rrobat e tyre ne afersi te komisariatit numer kater. Policia tha se kreu kontrolle edhe ne shtepine e marre me qira prej se emes se tre femijeve, por nuk gjeti aty asnje shenje qe mund te ishte banuar ne ditet e fundit.
Nëna e tre fëmijëve që u gjenden në kryeqytet të mërkurën në mesditë në rrugë, është paraqitur vetë në komisariatin numër katër në Tiranë, rreth orës 19.00, ku mbahet aktualisht ende në cilësinë e së shoqëruarës.
Violeta Kala është paraqitur në polici për të marrë fëmijët e saj të cilët i kishte braktisur për disa ditë. Pasi është rrëfyer me pretendimet e saj për shkakun e largimit nga shtëpia, policia ka vendosur të nisë hetim në lidhje me dëshminë e saj.
Por burime të saj bëjnë të ditur se gruaja nuk rezulton të thotë të vërtetën në një pjesë të mirë të saj, kur pretendon se është marrë me forcë nga disa persona.
Për policinë gruaja mund të ketë rrethana lehtësuese për shkak të gjendjes së vështirë financiare në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj, por ajo nuk do mund t’i shmanget një procedimi penal në gjendje të lirë për akuzën e braktisjes së fëmijëve. Megjithatë të njëjtat burime cilësojnë se kjo do të cilësohet vetëm pas mbylljes së hetimeve.
Drama e kësaj familjeje do të shtohet edhe me dërgimin në Gjykatën e Tiranës, të cështjes së kujdestarisë së tre fëmijëve 2, 4 dhe 6 vjec. Deri në momentin e dhënies së një vendimi nga kjo gjykatë, të tre fëmijët do të jenë në qendrën kombëtare të viktimave të trafikuara në Linzë.
Gruaja e ka hedhur poshtë faktin se ka qenë në Kosovë, ndërkohë që sipas policisë ajo rezulton ta ketë kaluar kufirin.
Dyshimet për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni, vazhdojnë edhe për faktin se e ema e tre fëmijëve ka kryer një dënim më parë për ushtrim të prostitucionit dhe pas burgut është transferuar në zonën e farmacisë 10 në Tiranë në një banesë me qera.
B;topchanel