Nëna braktis tre fëmijët e mitur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tre fëmijë të moshave gjashtë, katër dhe dy vjec, të cilët u gjenden mesditën e së mërkurës në kryeqytet janë sistemuar në Qendrën Kombëtare të Viktimave të Trafikuara në Linzë.

Policia tha se u ka gjetur nje banese te perkohshme ne kete qender shteterore deri ne momentin e sqarimit te rrethanave te braktisjes se tyre nga nena. Pasi i ka mbajtur ne ambientet e komisariatit numer kater ne Tirane, policia i ka zhvendosur ata ne Linze, ndersa nga verifikimet rezulton se e ema eshte larguar drejt Kosoves.

Dergimi tyre ne nje institucion te specializuar per femije i pengon firma e prinderve ne rastin se ata duan t'i braktisin. Policia dyshon ne faktin se qellimi i se emes gjate udhetimit per ne Kosove, eshte perfshirja ne nje rrjet prostitucioni. Violeta Kala, e ema e tre femijeve ka kryer nje denim me pare per ushtrim te prostitucionit dhe pas burgut eshte transferuar ne zonen e Farmacise 10, ne Tirane ne nje banese me qira. Sipas deshmise se vajzes me te madhe, gjashte vjec, me ta per nje kohe te gjate ka banuar edhe i ati, i cili sipas dokumentacionit zyrtar ka marre persiper atesine e femijes se trete, djalit dy vjecar.

Policia ka shpresen e gjetjes se shtetases Violeta Kala, pas nje bashkepunimi me policine kosovare, e cila po kryen kerkimet ne disa hotele ne Prizren e Prishtine. Ndersa i ati i supozuar i femijeve nuk gjendet ende per te marre femijet edhe pse nuk rezulton ta kete kaluar kufirin shqiptar.

Femijet ishin lene perkohesisht 10 dite me pare tek nje shoqe e se emes, e cila me pas i kishte lene te tre femijet se bashku me rrobat e tyre ne afersi te komisariatit numer kater. Policia tha se kreu kontrolle edhe ne shtepine e marre me qira prej se emes se tre femijeve, por nuk gjeti aty asnje shenje qe mund te ishte banuar ne ditet e fundit.






Nëna e tre fëmijëve që u gjenden në kryeqytet të mërkurën në mesditë në rrugë, është paraqitur vetë në komisariatin numër katër në Tiranë, rreth orës 19.00, ku mbahet aktualisht ende në cilësinë e së shoqëruarës.

Violeta Kala është paraqitur në polici për të marrë fëmijët e saj të cilët i kishte braktisur për disa ditë. Pasi është rrëfyer me pretendimet e saj për shkakun e largimit nga shtëpia, policia ka vendosur të nisë hetim në lidhje me dëshminë e saj.

Por burime të saj bëjnë të ditur se gruaja nuk rezulton të thotë të vërtetën në një pjesë të mirë të saj, kur pretendon se është marrë me forcë nga disa persona.

Për policinë gruaja mund të ketë rrethana lehtësuese për shkak të gjendjes së vështirë financiare në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj, por ajo nuk do mund t’i shmanget një procedimi penal në gjendje të lirë për akuzën e braktisjes së fëmijëve. Megjithatë të njëjtat burime cilësojnë se kjo do të cilësohet vetëm pas mbylljes së hetimeve.

Drama e kësaj familjeje do të shtohet edhe me dërgimin në Gjykatën e Tiranës, të cështjes së kujdestarisë së tre fëmijëve 2, 4 dhe 6 vjec. Deri në momentin e dhënies së një vendimi nga kjo gjykatë, të tre fëmijët do të jenë në qendrën kombëtare të viktimave të trafikuara në Linzë.

Gruaja e ka hedhur poshtë faktin se ka qenë në Kosovë, ndërkohë që sipas policisë ajo rezulton ta ketë kaluar kufirin.

Dyshimet për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni, vazhdojnë edhe për faktin se e ema e tre fëmijëve ka kryer një dënim më parë për ushtrim të prostitucionit dhe pas burgut është transferuar në zonën e farmacisë 10 në Tiranë në një banesë me qera.


B;topchanel
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Shteti duhet te marre ne mbrojtje femijet dhe ti dergoje ne institucione edukuese nderkohe qe e ema le ta vazhdoje jeten e saj pa shkaktuar probleme qe bien ndesh me ligjin
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Jam dakord me Kitrren, edhe pse jam per mendimin qe femijet gjithmone riten me mire ne shpirtin e familjes...
Ama nqs mamaja/babaj nuk jane ne gjendje ti ofrojne nje jete te sigurte, nje baze emocionale, nje ndihme ekonomike dhe i braktikisin me rastin e pare qe kane mundesi, eshte me mire qe shteti ti mari ne kujdes...aq kohe sa ka mundesi dhe shteti dhe organizata te specializuara...

Mbase gjyshja mund ti mari ne shtepi, sepse eshte nje shok me i vogel te ritesh pa prinder por tek gjyshrit se sa tek shtepia femise....

Sa mire do ishte te mbanin te gjithe pergjegjsi per femijet e tyre...:( Si mund te braktisesh 3 femije ( me i vogli 2 vjec...)>...NJEREZ TE POSHTER!!!
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Ne kete rast institucionet jane treguar te shpejta dhe te drejta sepse sot pashe qe kishin nisur procedurat per ti derguar ne fshatin S.O.S
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

I bashkohem mendimit te Zzinna....
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Ne kete rast institucionet jane treguar te shpejta dhe te drejta sepse sot pashe qe kishin nisur procedurat per ti derguar ne fshatin S.O.S
Cfare eshte fshati SOS? nje vend ku mbledhin femijet e tille?
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Fshati S.O.S eshte nje fshat i ngritur nga OJQ e huaja dhe financohet prej tyre.Duke pasur parasysh qe i ati i ketyre femijeve as nuk dihet ku eshte (mendohet te jete jashte shtetit) dhe e ema kishte shkuar ne Kosove per te `punuar` atehere kjo eshte zgjidhja me e mire e mundshme sepse nuk eshte hera e pare qe ata femije jane braktisur nga prinderit te cilet jane ne ndarje e siper.Fshati SOS u ofron strehe, shkollim dhe nje jete sa me afer normales qe ata mund te kene edhe pse jane pa prinder.Atje kane kujdesin e edukatoreve, mjekeve, kane vemdnjen e femijeve te tjere si dhe dashurine e vullnetareve qe sherbejne atje pervec punonjesve qe jane atje 24 ore.Jane po keta femije qe para ca kohesh i kane shpetuar nga zjarri ne shtepi para ca muajsh.E perseris:fshati SOS (fatkeqesisht) eshte zgjidhja me e mire e mundshme per keta femije...
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Flm per shpjegimin Le Voyageur, se dija per ekzistencen e ketij fshati...
Shyqyr qe ka akoma njerez qe mendojne per papergjegjesine e te tjereve:(
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Rradh her ndodh qe Nena te braktise femijet e saj,por ne ket rast shikohet historia e c'fare Nenet kan pase fatin te ken kto femij.
 
Titulli: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

sa mire do ishte te mbanin te gjithe pergjegjsi per femijet e tyre... Si mund te braktisesh 3 femije ( me i vogli 2 vjec...)>...njerez te poshter!!!

Read more: http://www.forumivirtual.com/te-ndryshme/29516-nena-braktis-tre-femijet-e-mitur.html#ixzz1wpgavpsc

ci thua mi keta femij paskan LIND naten e Tina Tarner asi naten e madhe(se u ngatrrova) ;kjo edhe femijve i kish mesu ket profesjon,:p keshtu sa me pak njerz ne profesionin e saj aqe me mir
 
Titulli: Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Ste kuptova Arfe:(

FEMIJET PASKAN FAT SE I KA BRAKTIS KJO GRUA (kjo qenka denu njhere per prosti.. ca i dihet nje nene e till ketyre femijve se mos do i edukoj ne rrug te mbar
)
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Ok, tani kuptova...
Si do qe te jete, eshte gjynah per femijet te jetojne rrugeve te shtepise te femijes...
 
Titulli: Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

ok, tani kuptova...
Si do qe te jete, eshte gjynah per femijet te jetojne rrugeve te shtepise te femijes...

po me keq eshte te jetojn me nje nene till;duke mara parasysh si fiton ajo lekt per ti ushqy
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Te behesh nene eshte kollaj, te jesh e atille eshte shume e veshtire!..Sa keq qe dikush kerkon te kete femije, ndersa nje tjeter i braktis ato :(.
 
Titulli: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Sa e gjykuat kete nene te shkrete more njerez.Kjo paskan qene prosti sheqyr qe ja hoqen tha afra apo si te quhesh.Ore po ne flasim kollaj do kisha deshire te shikoja nje nga vajzat qe kane folur keq ne drejtimin e kesaj nene ne kete gjendje.Ne nje shtet si Shqiperia ku te drejtat e grave jane te shkelura dhe ku tabu-te familjare bejne qe nje vajze te mos hyj ne shtepi nese ndahet e braktis burri apo ku di une.Eshte shume ndryshe realiteti nga si e paraqet nje gazete,po nga nje ane me mire kjo qe i braktisi sesa disa te tjera qe i mbajne dhe i nxjerrin te kerkojne lemoshe rrugeve.Ama eshte gallate se kur shikojme nje femije qe kerkon lemoshe i japim leke edhe pse dime shume mire qe duke i dhene lek nuk e ndihmojme por thjesht e fundosim me shume.
 
Pe: Titulli: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Sa e gjykuat kete nene te shkrete more njerez.Kjo paskan qene prosti sheqyr qe ja hoqen tha afra apo si te quhesh.Ore po ne flasim kollaj do kisha deshire te shikoja nje nga vajzat qe kane folur keq ne drejtimin e kesaj nene ne kete gjendje.Ne nje shtet si Shqiperia ku te drejtat e grave jane te shkelura dhe ku tabu-te familjare bejne qe nje vajze te mos hyj ne shtepi nese ndahet e braktis burri apo ku di une.Eshte shume ndryshe realiteti nga si e paraqet nje gazete,po nga nje ane me mire kjo qe i braktisi sesa disa te tjera qe i mbajne dhe i nxjerrin te kerkojne lemoshe rrugeve.Ama eshte gallate se kur shikojme nje femije qe kerkon lemoshe i japim leke edhe pse dime shume mire qe duke i dhene lek nuk e ndihmojme por thjesht e fundosim me shume.
Femijeve dhe pleqve mund ti japesh lemosh dicka per te ngrene ose per te pire ( uje, qumesht, leng frutash), nuk te thote njeri jepi leke...aq kohe sa ka dal per lemoshe konsiderohet qe nuk ka gje per te ngrene dhe do e vlersoj xhestin tend. Per njerzit e ritur qe skane asnje probleme fizike por qe prap rine e kerkojne lemoshe, nuk ja vlen ti japesh...kush ka fuqi te vej te punoj...
 
Pe: Nëna braktis tre fëmijët e mitur

Thjesht Kuptohet ... Qefi per ti bere dhe mos krijimi i mundesive per ti rritur...te cojne ne kto veprime edhe pse ne lajme doli dhe e mohonte kte gje...!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top