Në gjurmë të “mëkateve” të Patër Gjergj Fishtës (1871-1940) (Esse… )

alfonci

Veri investigatio
Shtysën për të rëmuar në "mëkatet" e Patër Fishtës, ma dha, veç tjerash, një e përditshme shqiptare që tek shtronte disa nga risitë e maturës shtetërore në tekste alternative të letërsisë, hiqte prej këtyre teksteve dy nga Poetët më të mëdhenj Shqiptarë: De Radën dhe Atë Fishtën.
Më indinjoi lajmi se si mësues i vjetër, të them të drejtën, ndjeva dhimbje dhe njëkohësisht më erdhi pështirë. Pështirë për ata që bëjnë këta programe dhe dhimbje për dy Poetët që janë përjashtuar. Pak para tyre, pashë që një tekst alternativ, përjashtonte Migjenin. Se nuk ke si me të vërtetë që të mos revoltohesh me këto "risi" që jo nuk janë risi, por një djallëzi e hapur dhe njëkohësisht, padituri deri në injorancë.



Të mos quash De Radën poet apo të pavlefshëm nga ana letrare, do të thotë as më shumë dhe as më pak, por ti o zoti (apo zotërinj autorë), jini as më pak dhe as më shumë të "dehur" nga mani gjoja oksidentale apo si modernë alla kontemporanë. Për De Radën do t'ju kujtoja veç Lamartinin dhe vlerësimin e tij për të (po vallë a e dinë autorët e teksteve alternative se kush është Lamartini?!).



Për Migjenin do të sillja vetëm një thënie të mjegulltë të një poeti bullgar (ndoshta ka qenë Vapcarov?-të më ndjeni për kujtesën e një të moshuari si unë, tanimë!), që paska thënë: -Do ta mësoja gjuhën shqipe vetëm për të shijuar Migjenin.



Epo sa rëndësi kanë këto për "specialistët" tanë me mendime pro europiane apo perëndimore. Se, domosdo, kur dhe titullarët e ministrive janë militantë më shumë se sa njerëz që duhet të drejtojnë atë apo këtë dikaster. Se për të mos u larguar pakësa nga ky realitet mjeran, s'kam si mos vë në dukje këtë militantizëm të turpshëm që reflekton nga sipëri e deri poshtë. Më kujtohet që para dy a tri vjetësh vdiq Poeti më i madh lirik i vëndit (pas Lagushit, domosdo), pra vdiq bohemi, Princi i Lirikës Shqiptare, Frederik Rreshpja dhe ministri i Kulturës jo vetëm nuk mori pjesë në ceremoninë mortore, por nuk dërgoi qofte dhe një përfaqësues nga dikasteri atje. I vetmi "faj" i këtij Poeti kaq të bukur, qe se nuk qe i krahut të ministrit. Dhe më paradoksale se Rreshpja i bukur dhe i varfër sa legjenda, kish bërë burg në kohën "e ndritur" të xhahilit Enver Hoxha. Jo vetëm kaq, po kyministër ç(kulture) e bën ferk me "partishmërinë e tij partizane", sa bash në kyre të muajit të vdekjes së barbonit Rreshpje, lajmëron me bori të madhe se "do bëj një si "Te deum" për të ndjerët Kodra, Korreshie Kodheli (vdekur në një kohë me Rreshpjen), por ja që Rreshpja, përsëri u përjashtua si "pa vlerë". Si fshesa pas derës apo si ai Lipe Shtogu i estradës së Fierit. O Zot, po a ka gjë më fyese se sa kaq? S'do mënd që kështu do ndodhë, kur vë në krye të dikastereve këta injorantë me diploma. Këta me diploma që shkelin çdo normë apo ligj, për hir të partisë ku militojnë. Një miku im i quan gomardopio. -Dëgjo,- më thotë një ditë, duke më folur për një nga këta të "diturit". Ai më quan gomar se unë nuk kam shkollë. Dhe mirë e ka. Kurse unë atë e quaj gomardopio se dhe me shkollë bën gomarllëqe. Ta ketë mirë, ky , miku im?!...



* * *

U zgjata pakësa, po jam i tensionuar dhe, po nën tension dhe po shkruaj. Gjithmonë e kam vrarë mëndjen: -Pse është anatemuar kaq shumë Atë Fishta nga regjimi që iku (pra, nga regjimi i Enver Hoxhës?!). Kjo pyetje më ka lindur shumë heret. Dhe jo pa arsye. Kam mbaruar të mesmen në mes viteve-50-të dhe them se vetëm një klerik studjonim në shkollë: ky qe Mjedja. Bënim nga ky "Vaji i Bylbylit", fragmente nga "Andra e jetës" dhe asgjë më. E them me plot gojën: për asnjë klerik tjetër s'kishim dëgjuar të flitej në shkollë (katolik, orthodoks apo mysliman). Dhe kjo ndodhte kur profesorët e letërsisë kishin mbaruar në Itali (të nderuarët dhe të paharruarët Azmi Stringa dhe Besim Qorri). Ky i fundit edhe kish përkthyer. Megjithatë, sado që qeshë nga nxënësit që lexoja shumë, as që kisha lexuar për Fishtën. E kishin varrosur (kur themi ne: për së gjalli) edhe për së vdekuri.



Shkrepsen për të ndezur zjarrin e dashurisë për Fishtën, sado që është pak paradoksale, ma ka dhënë një klerik. Kleriku qe mysliman, kish mbaruar medresenë andej nga Marglliçi i اamërisë dhe qe hoxhë në fshatin tonë. Ky hoxhë që në pamje të parë s'ta mbushte synë, harxhonte më shumë vajguri (po të shprehem kështu), me leximin e librave. Ai më jepte një nga një fashikujt e "Hyllit të dritës" (i kish lidhur me spango dhe hipte në tavan ku i mbante fshehur), dhe posaçërisht dinte të flsite aq mirë si për Kuh'ranin aq dhe për Fishtën. Gjej rastin që ta përmënd, me dashuri këtë klerik të ditur që është Efendi Yzeir Sallata. Ka vdekur që para 30-vjetësh dhe gjithmonë e kujtoj me respekt këtë njeri sa të heshtur, aq dhe të ditur.



Më vonë, mik pas miku, rashë në gjurmë të "Lahutës së malësisë" dhe, mandej, zura të bluaj në kokë shumë hamëndësi. -Përse vallë u luftua nga Enevri dhe CO...Fishta dhe gjithë kleri, në tërësi. Kur them në tërësi, kam parasysh një fakt që për të gjithë është i dijshëm: u sakatua, sidomos, Kleri katolik. Nuk është se jam i një anshëm. Se vet jam bektashi (si vëlla me myslimanët), por në se Cezari duhet të marrë ç'i takon Cezarit, duhet thënë e vërteta: kleri katolik ka qenë, përgjithësisht, më i përgatitur. Kontributi i tij për Atdhe ku e ku ka qenë pothuajëse më i kapshëm dhe pse ishte i tillë, edhe u masakrua aq keqas. Në se themi se pema që ka kokrra, qëllohet me shkop, atëherë Pema me më shumë kokërra, ka qenë bash Patër Gjergj Fishta dhe komunistët shkuan deri atje sa i dhunuan varrin. Dhe sot eshtrat e këtij Martiri të Madh (ndera e Françeskanëve), nuk janë gjetur. Dhe unë pak a shumë, dua të rreshtoj për lexuesin disa nga "mëkatet e këtij" babai të Letrave Shqip", që për specialistat e sotëm nuk ia vlen. Po ku din dhija, ç'është tagjia?



"Mëkatet" e Patër Gjergj Fishtës janë të vjetra.



Ai, pos tjerash, në moshën 23 vjeç (kur statuti e ka 24-vjeç) ka mbajtur meshën e parë në Troshan të Lezhës. Ndodhte ky përjashtim se kish mbarue shkëlqyeshëm seminarin atje në Bosnjë. Po dhe atje ku asht me 6 bashkëshokë të vëndit të vetë "nuk asht sjellë mirë" se bahet promotori një ankese kolektive kundër studentëve vëndas, për fyerje e poshtërime. Dhe rektorati mbajti anën e ankuesëve.



Mandej, ndryshe nga doket e kohës, ka "mëkatin" se jo vetëm fal gjakun e të vëllait, por shkon edhe më tutje duke bërë krushqi me hasmin. Ngrihet me poezi kundër hakmarrjes me "Gjaksorët" në vitin 1899. Poezi që boton edhe "Albania" e Konicës në Bruksel më 1901.



Ai është "mëkatar" se nguliste në meshë dashurinë për gjuhën amtare, besnik i dijeve nga shkolla që doli: vërtet do të mësoni gjuhë të huaja, por mos harroni gjuhën tuej, se me të do meshoni, -qe porosia. Dhe kush më mirë se Fishta e vuni vath në vesh këtë porosi.



Ka "mëkatin" se më 1902 u bë drejtor i shkollës së fretnëve dhe pikërisht kjo shkollë e drejtuar nga Fishta u bë vatra ku u ndez zjarri i të mësuarit shqip. Në shkollë vinin, kryesisht, të vorfnit (Gjeloshat, siç shprehej Frati i ndritur), se të pasurit e përbuznin gjuhën shqipe. E, natyrshëm, me gjithë këto "mëkate", s'do mend që do ta ndiqini intringat e shpifjet, po si një bir i ndejë i Françeskut të Asizit, ai dijti t'ia bëj ferk.



Kur shkoj në Rrapsh të Hotit, më 1902, e njohu Marash Ucin. Këtë fatos të maleve dhe bash këngën Ura e Rrzhanicës ia kushtoi atij dhe po kështu botimi i parë i "lahutës" nuk ka emrin e Fishtës, po Marash Uci.



Më 1907 bën "mëaktin" tjetër: së bashku me Gejçovin hapin të parën bibliotekë shqiptare ku vetëm konsullata Austriake dhuroi 50 libra shqip dhe 16 në gjuhën gjermane.Vazhdonte që të shkruante këngë të tjera të Lahutës (ai ka punuar për të 32 vjet!!!) dhe, me të vërtetë, a nuk është "mëkat?!".



Po ku mbarojnë "mëkatet" e këtij Njeriu kaq të veçantë? Në vitin 1908 do bëhej Kongresi i Manastirit. Gati 50 vetë shkuan atje dhe secili mbronte pikëpamjet e veta për alfabetin. Fishta ishte për alafabetin e "Bashkimit" me Preng Doçin. Po kundërshtar i tij është Mjedja një gjuhëtar kalibri që përfaqëson alfabetin e shoqërisë "Agimi". E ndërsa vazhdojnë diksutimet për këtë a për atë, gojëtaria e Fishtës e përlot kuvëndin. Dhe pikërisht kjo e detyroi klerikun mysliman (nga më të diturit përfaqësues), Hafëz Ali Korça që të hidhet e ta përqaf këtë njeri që me fjalën e tij të mënçme, bënte vend. Qe aq "mëkatar" dhe kishte aq merita sa, një fatos tjetër i Kombit, i njohuri Luigj Gurakuqi, veprën stilistike të tij "Vargnimi i gjuhës shqipe" t'ia përkushtoj bash atij: "mëkatarit", Atë Fishta.



Qe gojë ëmbël dhe s'njihte urrejtje. Sado i kundërt në shumë çështeje me saverianin e madh, Dom Ndre Mjedja (për mua, ky, Mjedja, është poeti më përfaqësues i krejt klerit katolik!), nuk i mungon kurajoja qytetare për ta përshëndet veçanërisht, Mejdjën, kur ky nxorri "Juveniljan" e tij. "Aty ka një pranverë lulesh, bylbylash e një natyrë të kërthentë e plot jetë",- do shkruante "mëkatari" Fishtë. Bash kur dikujt i shkonte në mend se Mjedja dhe Atë Fishta qenë prish, por çfarë po ndodh. Fishta ka shkruar një satirë në vargje dhe do dikë me e dëgju (zakon i këtij "mëkatari?!"), dhe asht tuj priti se dikush po vjen andej pari, tek "selia e tij" në Gjuhadoll. Kur shef nga sipër se po kalon bash aj, Mjedja, dhe "mëkatari " veç shikon andej, po pa i fol. Dhe Mjedja ia hedh shikimin dhe, si dy të mënçëm që merren vesh pa folur, kur Mjedja i ngjit ato shkallë dhe fill, pas takimit, dëgjohet një e qeshje e madhe. S'e mbante të qeshurit nga ato që i lexonte "mëkatari" Fishtë.



Ndoshta "Gomarin e babatasit" andoshta...Por "mëkatet" e Fishtës vazhdojnë e vazhdojnë.. Do bëhej konferenca e Parizit, në krye të delegacionit Turhan Pasha, diplomat, por mezi e flet shqipen dhe tërhiqet për t'ia lënë vëndin Imzot Luigj Bumçin që për sekretar ka zgjidh këtë, Fishtën. Dhë dihet vlera e një sekretari si Fishta.



Ky "mëkatar" ka qenë me të vërtetë një maqineri e vërtetë pune. Pa lënë pas dore punët si frat dhe drejtor shkolle, shkruan e shkruan pa rreshtur. Vetëm në një letërkëmbim me një mik të kohës (Atë Dodajn), ësht gjetur ky shënim: "...në 12 ditë, po vetëm në 12 ditë kam shkrue 1200 vargje 11-rrokësh e 7-rrokësh bashkë dhe "ariete" të tjera dhe tan këta vargje janë me rimë. ...kam parasysh Metastasio, i cili në 18 ditë ka shkrue melodramën e vet në 1500 vargje... pra, kam arrit nji rrekord në poezinë tonë".



Më 1913 doli me nismën e tij "Hylli i dritës", kur në kohë errësire u ndez një kandil, do të thoshte Vangjel Koça. Dhe këtë kandile ndezi "mëkatari" Fishta. Ky kandil, po ta quajmë kështu, do bëjë një dritë të madhe që u përzhit sytë armiqëve: të jashtëm e të brëndshëm. Këta, të mbrëndshmit, Fishta i satirizon me nofkën "mikrobet e kombit". Janë këto "mikrobe" dhe dikimet e hueja që koloneli anglez, sundues i Shkodrës, ta dënojme 20 muaj mërgim, në Maltë. Fishta fluturon sa në Gomsiqe te Atë Gjeçovi, aq tek Preng Doçi në Troshan që janë jashtë juridiksionit ndërkombëtar.



Nuk jam i zoti që të rreshtoj gjithë ato bëma të atij burri të madh, të ditur dhe zemrëmadh. Ju kujtoj se ngriti dhe hapi një gjimnaz ku do studjonin jo vetëm fetarë po dhe nga populli (para se të hapej gjimnazi shetëror në Shkodër). Donte të ngrinte një konvikt pranë këtij gjimnazi. Shkoi deri në Amerikë dhe, sado që atje nuk shkoi si përfaqësues nga shteti, ndërhyri fort me takime senatorësh, që të ndihej Shqipëria. Polemizoi si ai dhe askush tjetër me "lloj-lloj mikrobesh", ku mes tjerash, mbahen ato satirat e forta kundër Eshref Frashërit dhe, po kështu polemikat, me Hilë Mosin dhe Mirash Ivanaj. "Gabove, Hilë!", ndoshta, është një nga replikat më me kripë e Fishtës.



Unë, sa do që jam për laicizmin në shkolla (pra, jam me Mosin dhe Ivanajn), nuk mund të mos vë re atë frazë të ngjeshur "si gozhda në mur" të këtij "mëkatari". Por Fishta di t'i vëj pikat mbi i. Pikërisht për atë Hil Mosin ai këndon në vargje. Se sa të mëdha janë "mëkatet" e tij e tregojnë edhe votimet e para në vitin 1921: Fishta, Mjedja, Gurakuqi dhe Hil Mosi zgjidhen deputet nga populli. Atje në kuvënd, "mëkatari" Fishta, arrin deri në nënkryetar. Por "mikrobet" nuk dorëzohen kollaj. Pa ta shohim se çfarë po bën ky "mëkatar" atje në gjimnaz. E shkojnë përfaqësues dhe vërejnë se "mëkatari" që është drejtor shkolle nuk po bëka mësim. E kapëm,- bërtasin "mikrobet.

-Ndalnju, përgjigjet as më shumë, po një "mëkatar" tjetër, frat dhe mësues i kësaj shkolle. -Jo,zotërinj, por Fishta nuk jep nji landë, poor disa. Asht bash aj që i ka ba ato libra që bajmë ne në shkollë.! Ky, "mëkatari" tjetër asht Patër Anton Harapi. E shkojnë e nga shkojnë "mikrobet" dhe sulmojnë. Vjen dhe shkresa (e zezë) se gjimnazi françeskan duhet të mbyllet. Dhe Fishta komunikon me dhimbje para nxënësve:

-Duhet të shkoni. Shqipëria të rrojë edhe pa fretër!

Ma gjeni gjëkund nji akt ma të dhimbshëm dhe kaq patriotik. Të rrojë Shqipënia dhe pa ne, fretërit, patë përsërit dhe Patër Harapi kur komunistat ia morën shpirtin.



A nuk qe Fishtë "mëkatari" që në rrezik të pushtimit e lidhi me kandila kishën e Gjuhadolit me Xhaminë për t'u thënë pushtuesëve se, pavrësisht fesë, jemi shqipëtar. Fishta qe në një krah me Nolin, Gurakuqin dhe kur u rikthye Zogu, mërgoi në Itali. Por duhet thënë se Zogu, sado që e pati kundërshtar Fishtën, nuk u hakmorr me të.



Veç dekoratave që ka marrë gjatë kohës, nga Austria, Turqia, Greqia dhe Italia, ai më 3 qershor 1939, u emërua akademik i Italisë. Mos harrojmë një gjë: Fishtë "mëkatari" ka qenë nji nga hartuesit e promemories së pushtimit fashist ku thuhej, mes tjerash: të ruhet tërësia e Atdheut, gjuha, flamuri, doket e zakonet...".



Ndërkaq, po plakej dhe paska thënë: "Du me shkue në Troshan e me kalue do ditë atje...dua të shoh të afërmit se ka kohë pa i pa...". Aty, në Troshan, kaloi ditët e prapëme dhe i sëmurë rëndë, u çua në Shkodër por mjerisht, ndërroi jetë më 30 dhjetor 1940.



Unë rreshtova vëtëm disa nga "mëkatet" e këtij Vigani jo vetëm si Frat, por dhe si Patriark i letrave dhe si një Atdhetar të madh. Vlerësimet për këtë Vigan nuk kanë munguar dhe nuk numërohen. Por, mendoj se më sinjifakitivi, është e një Personaliteti tjetër, thuaj i madh si ai, e kam fjalën për Gjuhëtarin e madh: Profesor اabejin që i shkruan Lasgushit: "...pasi u njoha me vargjet e Fishtës, kam vendosur të bëhem katolik". Gjeniu që vlerëson gjeniun. Komentet e tjera, e prishin vlerën.



Por nuk mund të rri pa thënë: "Enveri dhe skorta e tij çfarë patën me Fishtën? Pse u bënte hije emëri dhe ca më shumë vepra e tij. Mandej mëria arrin deri në ditët e sotme. Mirë Enveri, po shteti demokratiktik a po ia jep ato që mertojnë Fishtës dhe gjithë klerikëve ku maskarimin më të madh, e pati kleri i Veriut?



Dhe sa për mua, do të thosha që "mëkatari "Fishta, meriton një monument të madh atje në Gjuhadol ku pati "shtatmadhorinë", një bazoreliev në Fishtë ku leu dhe një bust në Troshan ku bëri meshën e parë. E sa për "Lahutën...", në se "oksidentalët e sotëm" janë bërë modern, ajo ka zënë vënd në zëmrat dhe nga zëmrat nuk e shkulin dot.



Dhe së fundi, ju them lexuesëve, se kjo është vetëm një orvajtje për të nxjerrë unë, sa do pak mllefin me ata që duan të marrin nëpër këmbë dinjitarë të tillë që vëndi i ka të rrallë. Dhe të më falin për mosarritjet apo mangësitë. Por nuk mund të heshtja.



Pergaditi: Përparim Hysi
(albemigrant.com)
 
Titulli: Në gjurmë të “mëkateve” të Patër Gjergj Fishtës (1871-1940) (Esse… )

nuk qe Fishtë "mëkatari" që në rrezik të pushtimit e lidhi me kandila kishën e Gjuhadolit me Xhaminë për t'u thënë pushtuesëve se, pavrësisht fesë, jemi shqipëtar. Fishta qe në një krah me Nolin, Gurakuqin dhe kur u rikthye Zogu, mërgoi në Itali. Por duhet thënë se Zogu, sado që e pati kundërshtar Fishtën, nuk u hakmorr me të.



Zogu nuk ishte hakmarres ai i kishte vene gjoksin punes per ndertimin e shtetit shqiptar,

Zogu kishte vene nje keshilltarin e tij qe ju pergjigjej Fishtes dhe Nolit dhe te tjereve e ka pasur emrin Lala Krosi (Matjan) nje njeri shum i zoti ne oborrin mbreteror po te shikoni nje nga videot e Mbretit Zog eshte njani me Kostum anglez i pashem qe rrin gjithmone afer mbretit.
 
Titulli: Në gjurmë të “mëkateve” të Patër Gjergj Fishtës (1871-1940) (Esse… )

nuk qe Fishtë "mëkatari" që në rrezik të pushtimit e lidhi me kandila kishën e Gjuhadolit me Xhaminë për t'u thënë pushtuesëve se, pavrësisht fesë, jemi shqipëtar. Fishta qe në një krah me Nolin, Gurakuqin dhe kur u rikthye Zogu, mërgoi në Itali. Por duhet thënë se Zogu, sado që e pati kundërshtar Fishtën, nuk u hakmorr me të.



Zogu nuk ishte hakmarres ai i kishte vene gjoksin punes per ndertimin e shtetit shqiptar,

Zogu kishte vene nje keshilltarin e tij qe ju pergjigjej Fishtes dhe Nolit dhe te tjereve e ka pasur emrin Lala Krosi (Matjan) nje njeri shum i zoti ne oborrin mbreteror po te shikoni nje nga videot e Mbretit Zog eshte njani me Kostum anglez i pashem qe rrin gjithmone afer mbretit.

Mos e ofendo kete ese-teme me vlere me komente si keto ju lutem.
 
Titulli: Në gjurmë të “mëkateve” të Patër Gjergj Fishtës (1871-1940) (Esse… )

Mos e ofendo kete ese-teme me vlere me komente si keto ju lutem.

mos me detyro te tregoj historine e Fishtes kur ka shkuar ne Mat (jo per gje por ruaj nje rezerve simpatije per Fishten dhe nuk dua ta ve ne rangun e kundershtarit dhe pse jam Zogist .LOL
 
Titulli: Në gjurmë të “mëkateve” të Patër Gjergj Fishtës (1871-1940) (Esse… )

mos me detyro te tregoj historine e Fishtes kur ka shkuar ne Mat (jo per gje por ruaj nje rezerve simpatije per Fishten dhe nuk dua ta ve ne rangun e kundershtarit dhe pse jam Zogist .LOL

he i her se jam kurjoz
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top