Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
http://www.forumivirtual.com/kendi-i-femijeve/19828-vjersha-dhe-fabula.html
Duhet te kete ketu ose ne tema tj.
Abetare, Abetare,
Sillma diellin në dritare!
Lehtë, lehtë
e bukur, bukur,
Dora ime sa e lumtur;
Hap një faqe,
kthen një fletë,
Nëpër shkronja –
Bota vetë.
Rrjedh në fjalë plot kumbim
Gjuhë e lasht e vendit tim.
Me ty mendjen lartësoj
Me ty zemrën e gëzoj,
Bëhem zog e fluturoj.
Abetare, Abetare,
Ti je dielli në dritare.
Autori: Xhevahir Spahiu
======================================
Një libër kam.
Emrin a e di?
Mik me të jam,
Në shkollë dhe në shtëpi.
Me të unë flas,
njësoj si Ai,
me mësuesen në klasë,
me prindërit e mi.
Me shoqet me shokët,
me lodrat kudo janë,
me kukullat dhe robotët,
me cdo gjë që kam pranë.
Bukur më mëson,
shkronjën si ta shkruaj,
fjalën ta ndertoj,
me të sikur luaj.
Fletë pas flete,
oh sa më mëson,
quhet ABETARE,
libri i gjuhës sonë.
Autori: Dhimiter Gjoka
==========================
Po ti vjershat i do te krijuara vet apo ato qe eksistojn dhe ne abetare?
Se keshtu per krijime sja them une lol
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.