Mykonos, guide ne ishullin e argetimit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
greqi_copy.jpg


Njihet si ishulli me mondan dhe tregtar nder ishujt greke, Mykonos ofron gjate gjithe sezonit te veres argetim, plazhe te mrekullueshme, mullinj romantike.Ketu sezoni veror fillon pikerisht pas Pashkeve, fale fluksit te vazhdueshem te turisteve dhe klimes se nxehte.

greqi1_copy.jpg


Qe nga antikiteti i ketij udhekryqi kozmopolitan per tregtite dhe turizmin, ky vend ka nje magji te perjetshme, qe ju lejon dhe te largoheni nga turma dhe kaosi per te bere nje shetitje romantike mes banesave karakteristike te bardha, qe thuhet se jane ndertuar nga piratet dhe kishat, tregjet dhe tempujt e jashtezakonshem te epokes helene.

greqi2_copy.jpg


Nese zgjidhni Mykonos per destinacion turistik do te shihni antiken dhe modernen te bashkohen ne nje feste te vazhdueshme dhe sigurisht nuk do te keni kohe te merziteni.

Me pak se 5 km larg kryeqytetit ndodhet plazhi me i famshem i Mykonos, Paradise Beach. Mes reres se bute dhe ujit kristal, turistet marin pjese ne nje feste te madhe unike ne plazh qe arrin kulmin ne perendim, ne netet hipnotizuese te teknos. Kjo shtrirje bregdetare ofron dhe mundesi te shumta per te praktikuar sporte ujore.

greqi3_copy.jpg


Pastaj zhvendosemi drejt zones se famshme Paranga, vetem 5 km nga qendra e qytetit dhe do te gjeni dy plazhe te vogla te ndara nga nje kep shkembor, Agia Anna dhe Paranga.

greqi4_copy.jpg


Te dyja jane me cadra ekzotike dhe palma qe favorizohen nga bashkatdhetaret tane. Duke u nisur nga Ano Mera, do te gjeni dy plazhe romantike te ndara nga nje fshat peshkataresh karakteristik, Aphroditi Beach, ku ndodhet dhe Windsurfing Center dhe Anastasia Village qe frekuentohet me shume nga italianet.

greqi5_copy.jpg


Nese kerkoni pak relaks larg zhurmes pergjate gjirit Livadi, rreth 10 km nga qendra e qytetit, do te gjeni plazhin Kalo Livadi. Ketu peisazhi eshte i jashtezakonshem dhe duke qene nje nga zonat me te hapura per turizmin, eshte ende e mundur te shijoni aspektin natyror me shume sesa ate komercial.

Se fundmi, 8 km larg qytetit ndodhen dy plazhe te gjalla por qe nuk lejojne cadra dhe shezllona, Panormos dhe Agio Sostis, ku mund te gjeni restorantin e famshem Vassilis, me pjatat me te mira te tradites greke.

greqi6_copy.jpg


Te dyja jane te arritshme nepermjet nje rruge qe pershkon liqenin Marathi. Po ashtu, Mykonos ofron nje trashegimi te pasur kulturore qe shume shpesh vihet ne vend te dyte per shkak te argetimeve pafund te jetes se nates.

Per tu shkeputur pak nga festat, nuk ka gje me te mire sesa shetitjet ne mullinjte e famshem te eres, qe gjenden ne kodra dhe ne lagjen Kastro, kujtim i tradites se forte rurale te nje kohe.

greqi6_copy.jpg


Nder kishat e shperndara ne te gjithe ishullin spikat per bukuri ajo e Paraportianit, e ndertuar gjate shek.XVI dhe qe ndodhet gjithmone ne lagjen historike Kastro, nje fshat karakteristik ne det i njohur dhe si Venecia e vogel, apo Little Venice.

Nese keni pasion ekspozitat detare nuk mund te humbisni pa vizituar Muzeun Natyral Egje, ndersa per te patur nje shembull sublim te arkitektures dhe arredimit te shek.XVIII vizitoni shtepine e Lenas

greqi7.JPG



infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top