Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

loyalx

Muslim
Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja.

Hyrje

Ekzistojnë një varg dëshmishë që argumentojnë praninë e muslimanëve në Amerikë, edhe atë të paktën pesë shekuj para Kristofor Kollombos. Ata në Botën e re kishin shkuar nga Spanja dhe Afrika Perëndimore.

Dokumentet historike qartë tregojnë se kah mesi i shekullit X, gjatë kohës së halifit emevit Abdurr-Rrahmanit III (929-961), disa muslimanë të Afrikës ishin nisur nga limani spanjoll Delbes (Palos) të cilët lundruan në drejtim të perëndimit - drejtë Oqeanit të errësirës dhe mjegullës. Ata u kthyen pas një kohe të gjatë dhe me mbrresa mahnitëse nga një "tokë e çuditshme dhe enigmatike."

Gjithashtu është e qartë që muslimanët e kanë shoqëruar Kollombon dhe detarët tjerë në udhëtimet e tyre për në Botën e Re.

Fortesa e fundit muslimane ne Spanjë, Granada, në duart e kristianeve ra në vitin 1492. Kjo ishte një kohë shumë pak para fillimit të inkuizicionit spanjoll. Për t`i shpëtuar persekutimit, shumë jokrishterë u larguan (nga Andaluzia) apo me dhunë kaluan në katolicizëm. Të paktën dy dokumente vërtetojnë prezencën e muslimanëve në Amerikën Spanjolle para vitit 1550.
Mbreti i Spanjës اarlsi V, në vitin 1539 kishte urdhëruar që një numër u madh muslimanë të dënohen me djegije në stekën e drujve, të cilët kishin dëshiruar të emigronin në Indinë Perëndimore. Ky dokument u ratifikua përsëri në vitin 1543 dhe kështu urdhëri për largimin e të gjithë muslimanëve nga zonat spanjolle përsëri erdhi në fuqi.

Ekzistojnë dëshmi të shumëta për vajtjen e muslimanëve në Amerikë. Ato përmblidhen në shënimet që vijojnë:

Dokumente Historike

1. Historiani dhe gjeografi musliman Abul-Hasan Ali El-Masudi, në librin e tij 'Muruxh Edh-dheheb ve Ma'adin el-Xheuhar' (Kërkimet për Flori dhe Gurë të اmuar) ka shkruar se gjatë kohës së halifit musliman të Spanjës, Abdullah Ibn Muhamed (888-912), një lundërtar musliman i quajtur Hashhash Ibn Saed Ibn Asuad nga Kordova (Spanjë), në vitin 889 lundroi nga Delba (Palos). Ai kaloi Atlantikun, dhe arriti në një tokë të panjohur (Erd Mexh'huula) dhe u kthye që andej më thesare të shumëta. Në hartën e botës të El-Masudit është edhe një zonë e gjërë në 'Oqeanin e errësires dhe mjegulles' (Oqeani Atlantik) e cila konsiderohet si tokë e panjohur (Amerika).

2. Historiani musliman Abu Bakr Ibn Umar El-Gutij, përshkruan udhëtimin e Ibn Farukut (nga Granada) i cili në shkurt të vitit 999 prej Kadeshit lundroi nëpër Atlantik. Umar el-Gutij tregon se këtë lundrim Ibn Faruku e kishte bërë gjatë halifatit të Hishamit II (976-1009). Ai kishte arritë në Gando (Ishujt Kanare) ku kishte vizituar mbretin Guanariga. Ai më pas kishte vazhduar nëpër Atlantik në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj, të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Ibn Faruku në Spanjë ishte kthyer në Maj të vitit 999.

3. Kristofor Kollombo lundroi nga Palosi (Delba), Spanjë. Ai u nis për në Gomera (Ishujt Kanare) - Gomera është një fjalë Arabe që do të thotë 'urë e vogël e zjarrtë'. Ai atje ishte dashurua me Beatriz Bobadillen, e bija e kapitenit të parë të ishullit (mbiemri i saj Bobadilla rrjedh nga emri arab Islamik Abu-Abdilla). Sidoqoftë, klani i Bobadillave nuk mund të injorohej lehtë. Një tjetër Bobadilla (Françisko), i cili më von u bë këshilltar mbretëror, arrestoi Kollombon dhe atë e transferoi nga Santo Domingoja mbrapa në Spanjë (Nëntor, 1500). Familja Bobadilla kishte lidhje fisnore me dinastinë Abbadid të Seviljes (1031-1091).

Më 12 Tetor të viti 1492, Kolombo zbriti në një ishull të vogël në Bahama që nga banoret e tij quhej Guanahani. Këtë ishull Kollombo e quajti San Salvador.

Megjithatë, fjala Guanahani e ka origjinën e saj nga Mandinka dhe fjala arabe Guana (Ihuana) do të thotë 'vëllezërit' dhe Hani është një emër arab. Pra, emri origjinal i ishullit ka qenë 'vëllezërit Hani'.
Ferdinand Kollombo nga i ati i tij (Kristofor Kollombos), për zezakët e parë në Honduras kishte shkruar: 'Njerëzit që jetojnë në lindje të Pointe Kavinasit, deri në Kepin e Shpresës së Mirë, janë të zinjë." Në të njëjtën kohë në këtë zonë jetonte një fis musliman të njohur me emrin Almami. Në mandinka dhe në gjuhën arabe, almami do të thotë "El-Imam" apo "El-Imamu" personi që drejton faljen, apo në disa raste, kryetari i komunitetit apo dhe anëtar i komunitetit musliman (Imami).

4. Një historian tjetër i mirënjohur Amerikan, i quajtur Leo Viner i Universitetit të Harvardit, në librin e tij "Afrika dhe Zbulimi i Amerikës" (v. 1920) shkroi se Kollombo kishte ditur për Mandinket (muslimanë) në Botën e Re, dhe se muslimanët Afrikano-Perëndimorë ishin përhapur përgjatë gjithë Karaibeve qëndrore, në territoret Amerikano-Jugore dhe ato Veriore, duke përfshi këtu edhe Kanadanë. Ata bënin tregëti dhe vazhdimisht jetonin të përzier me ta; duke u martuar me indianët Irokuis dhe Algonkuine.


Eksplorimet Gjeografike


1. Gjeografi i madh musliman El-Sharif El-Idrisi (1099-1166) në librin e tij të famshëm 'Nuz'hat el-Mushtahak fi-Ikhtirak el-Afak' (Ekskursioni i gjatë në kërkim të fundit të horizonteve) kishte shkruar se një grup lundërtarësh nga Lisbona (Portugali) lundroi në Detin e Errësirës dhe Mjegulles (Oqeani Atlantik), në mënyrë që të zbulonin se çfarë ndodhej në të dhe deri ku ishin kufijtë e tij. Më në fund ata arritën në një ishull i cili kishte njerëz dhe begati.... në ditën e katërt, një përkthyes iu drejtua atyre në gjuhën arabe.

2. Librat e historianëve muslimanë - lidhje me këto çështje - përmendin një përshkrim të mirë të dokumentuar të një udhëtimi përmes Detit të Erësirës dhe Mjegullës nga Shejh Zejnudin Ali bin Fad'hel El-Mazandarani. Udhëtimi i tij filloi nga Tarafi (Maroku i Jugut) gjatë kohës së mbretit Abu-Jakup Sidi Jusuf (1286-1307) i gjashtë i dinastisë Marinid, për në Ishullin e gjelbërt në detin e Karaibeve në vitin 1291 (690 h.) Detajet e udhëtimit të tij nëpër oqean përmenden në referencat islamike, dhe një numër i madh i shkollarëve muslimanë janë në dijeni të kësaj ngjarjeje historike.

3. Historiani musliman Shihabud-din Abul-Abbas Ahmed bin Fad'hl El-Umari (1300-1384/700-786 h.), në librin e tij të famshëm "Masa'alik el-absaar fi Mama'alik el-amsaar" (Shtigjet e Drites ne Provincat e Mbretërive), në detaje i përshkuran eksplorimet gjeografike përtej detit të errësirës dhe mjegullës.

4. Sulltan Mansa Kankan Musa (1312-1337), gjatë udhëtimit të tij për në haxh në vitin 1324 i informoi ulematë e oborrit mbretëror të Mamluk Bahri Sulltanit (an-Nasir-eddin Muhamed III 1309-1340 në Kairo, se vëllai i tij Sulltan Abu Bekri I (1285-1312) kishte ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. Kur - pas udhëtimit të dytë në vitin 1311 - sulltani nuk u kthye më në Timbuktu, atëherë sulltan i perandorisë u bë i vëllai Mansa Musa.

5. Kristofor Kolombo dhe shoqëruesit e tij marinarë, spanjollë dhe portugezë, kishin fatin të udhëtonin nëpër Atlantik, edhe atë në një largësi detare prej 24.000 kilometra. Gjithë kjo u realizua vetëm duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të muslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët muslimanë. Këtu është me rëndësi të theksojmë hartën e El-Masudit (871-957) që figuron në librin e tij 'Akhbar ez-Zaman' (Historia e Botës) i cili bazohet në materiale të mbledhura në Afrikë dhe Azi.

ثshtë e njohur se gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kolombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane. Ata ishin: Martin Alonso Pinzo - i cili ishte kapiteni i anijes Pinta, dhe vëllai i tij Vicente Janeks Pinzo - cili ishte kapiteni i anijes Nina. Ata ishin shumë të pasur dhe ekspertë në përgatitjet e anijeve. Këta mjaft mirë e riparuan edhe anijen flamurmbajtëse Santa Maria.

Këta ofruan kontribut të madh në organizimin e ekspeditës së Kolombos. Ata i bënë të gjitha këto me shpenzimet e tyre për qëllime tregtie dhe politike. Familja Pinzon kishte lidhje gjaku me Abuzejan Muhamed III (1362-1366), sulltani Marokien i dinastisë Marinid 1196-1456.


Mbishkrime Islamike


1. Antropologët kanë vërtetuar se Mandinkat, nën këshillat e Mansa Musës, kishin banuar shumë pjesë të Amerikes Veriore përreth Missisipit dhe lumenjve të tjerë. Në Katër Këndet të Arizonës, shkrimet tregojnë se ata në ketë zonë madje kishin sjellë dhe elefante nga Afrika.

2. Kolombo në shënimet e tij pranon se ditën e hënë më 21 tetor të vitit 1492 - gjatë lundrimit përreth Gibaras, në veri-lindje të Kubës - në majë të një kodre të bukur, ai kishte vërejtë një xhami. Rrenoja xhamish dhe minaresh me mbishkrime nga Kur'ani jane zbuluar ne Kubë, Meksikë, Teksas dhe Nevadë.

3. Në vitin 1498, gjatë udhëtimit të tij të tretë për në Botën e Re, Kolombo zbarkoi në Trinidad. Më vonë ai vërrejti edhe kontinentin e Amerikes se Jugut, ku disa pjestarë te ekuipazhit të tij zbriten në breg dhe u takuan me disa vendasë. Gratë e atyhit në koka mbanin shami shumëngjyrëshe të punuara nga pambuku. Kolombo vërejti edhe dallimin, se këto shami ishin të ngjajshme me ato që i mbanin gratë e Guinesë. Kollombo ato i quajti Almajzars. Almajzar është fjalë arabe e cila do të thotë 'mbulesë' dhe ishte një nga veshjet e maureve (spanjollëve muslimanë). Ky lloj i shamive përdorej në Afrikën Perëndimore (Guinea), në Marokë, Spanjë dhe Portugali.

Gjatë udhëtimit nëpër këto vise, Kristofor Kollombo kishte shprehë habinë e tij për modestinë e këtyre muslimaneve.

Një nga mbretërit spanjollë Hernando Kortez, fustanet e grave indiane i kishte përshkruar si vello të gjata, ndërsa veshjet e burrave si pantallona të shkurtra me një model të ngjajshëm me atë të maureve. Këto lloj të veshmbathjeve (të banorëve të Amerikës së Mesme), Ferdinand Kolombo i konsideroi si 'veshje të të njëjtit model dhe rrobe sikur shallët që mbanin gratë maure të Granadës". Ngjajshmëri e njëjtë ekzistonte edhe në varrezat e fëmijëve. Ato iu përngjanin varrezave të muslimanëve të Afrikës Veriore.

5. Dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit, në librin e tij Saga America - të publikuar në vitin 1980, prezenton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë mbërritjen e muslimanëve në Botën e Re (në Amerikë). Ai tregon se marinarët muslimanë udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë shekuj para Kristofor Kollombos. Poashtu, dr. Fell, zbuloi se aty, më saktësisht në 'Luginën e Zjarrtë' ekzistuan edhe shkolla muslimane. Shkolla fetare islame kishin ekzistuar edhe në; Alan Springs, Logomarsino, Kejhol Kanion, Uashu dhe Hikison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Kolorado), Mimbres Vallej (Meksika e Re) dhe Tipper Canoe (Indiana), të cilat kanë ekzistuar që në vitet 700-800. Nëpër disa shkëmbinj të Amerikës Perëndimore dr. Fell kishte gjetur mjaft tekste, diagrame dhe skema të gdhendura të cilat ishin fragmentet e fundit të një sistemi shkollor. Gjuha e mesimdhënies ishte arabishtja afrikano-veriore, e shkruar me skriptin e vjetër të arabishtes së Kufes. Nëpër ato shkolla kishin mësuar shkrim-lexim, aritmetikë, besim, histori, gjeografi, matematikë, astronomi dhe mjeshtrinë e lundrimit.
Gjenerata që rrodhi nga vizitorët musliman të Amerikës Veriore janë anëtarë të popujve vendas; Irokuis, Algonkuin, Anasazi, Hohokam dhe Olmek.

6. Sot në kontinentin e Amerikës Veriore ekzistojnë 565 toponime vendesh (fshatra, qytete, male, liqene, lumenj, etj.), të cilat kanë rrënjë nga gjuha arabe dhe kultura islame.
Prej tyre 484 janë në SH.B.A. dhe 81 në Kanada. Natyrisht, këto emërtime ekzistuan disa shekuj para Kollombos, sipas së cilave i quanin vet vendasit.
Disa nga këto emra kishin kuptime të shenjta siç ishin:
Meka (në Indiana) me 720 banorë, Tribu Indian Mekah (Uashington), Medina (Idaho) me 2100 banorë, Medina (NY) me 8500 banorë, Medina dhe Hazen (Dakota e Veriut) me 1100 dhe 5000 banorë, Medina (Ohio) me 12.000 banorë, Medina (Tenesi) me 1.100 banorë, Medina (Teksas) me 26.000 banorë, Medina (Ontario) me 1.200 banorë, Mahomet (Illinois) me 3.200 banorë, Mona (Utah) me 1.100 banorë, Arva (Ontario) me 700 banorë, dhe shumë vende tjera.

Një studim i kujdesshëm i emrave të fiseve indiane vendase ka nxjerrë në dritë se shumë emra e kanë prejardhjen e tyre nga arabishtja dhe emërtimet muslimane, p.sh. Anasazi, Apache, Arauak, Arikana, Chavin, Cheroke, Cree, Hohokam, Hupa, Hopi, Meka, Mahigan, Nazca, Zulu, Zuni, etj.

* * *

Duke u bazuar në argumentet historike, të cilat disa nga ato i theksuam më lartë, disa institucione dhe qarqe muslimane të Sh.B.A.-së dhe më gjërë, kishin bërë një thirrje të përgjithshme për të festuar mileniumin e arritjes së muslimanëve në kontinentin e Amerikës (996-1996). Pra, këtu bëhet fjalë për një zbulim pesë shekullor që i parapriu Kollombos.



Pasthënie
Behxhet Jashari


Pas të gjitha këtyre argumenteve konkludojmë se:
- Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja. Ndër ata ishte edhe Ibn Faruku nga Kadeshi i cili në shkurt të vitit 999 me anije kishte vazhduar nëpër Atlantik, në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Pra, 493 vite para Kollombos.
- Një ndër ata që para Kollombos mbërriti në Amerikë ishte edhe Ibn Asuadi nga Kordoba (Spanjë), i cili në këto vise mbërriti në vitin 889. Ky kishte arritur 603 vite para Kollombos.
- Gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kollombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane, të cilët i kishin ndihmuar gjatë orientimit.
- Udhëtimin e tij në vitin 1492, Kristofor Kolombo e realizoi duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të muslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët dhe ekspertët detarë muslimanë, siç ishte harta e El-Masudit (871-957), e cila figuron në librin e tij Akhbar ez-Zaman (Historia e Botës). Pra, harta e el-Mesudit ishte përpiluar rreth 580 vite para se Kristofor Kollombo të shkojë në Amerikë.
- Argumentet e dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit janë bindëse. Ai në librin e tij Saga America të publikuar në vitin 1980, prezenton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë për mbërritjen e muslimanëve në Botën e Re, pra në Amerikë. Ai argumenton se marinarët muslimanë, udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë disa shekuj para Kristofor Kollombos.
(Sot, bota ende merret me gjëra të pavërteta, dhe pa kurrfarë mëshire trillon historinë dhe të vërtetat historiografike. Pa kurrfarë turpi nuk kemi guxim të themi se Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por Amerikën Veriore, të mesmen dhe Amerikën Jugore, e zbuluan muslimanët e Afrikës perëndimore dhe ata të Spanjës. E vërteta është se mjaftë të dhëna historike që gjenden në librat shkollore janë trillime, e një nga ato është edhe zbulimi, gjoja i Kristofor Kollombos).


www.mesazhi.com​

 

Attachments

  • 1793.jpg
    1793.jpg
    63.9 KB · Shikime: 21
Titulli: Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

NEse eshte e vertet kjo atehere shume me mire Zbulimi nga Muslimanet ;)
 
Titulli: Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Masiqe paska vrejt vet Kolombo aty Xhami kur e ka zbulu atehere i bjen qe perpara tij dikush u kon ata pra Muslimant.Ai gjitahshtu paska takuar edhe njerz musliman dhe grate me shamia me ngjyra.Interesante kjo :)
 
Titulli: Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

LOL jeni burim vertete argetimi.

Kjo vetem tek ju degjohet. Une kam patur klasa te historise Amerikane dhe te paret "natives" qe kane jetuar ne Amerike jane te quajtur Indjane sepse zbuluesit evropjan kur e zbuluan Ameriken menduan se kane gjetur nje rruge te re per ne Indi dhe njerezit menduan se ishin Indjan.

Hipoteza juaj eshte interesante, por e pavertete sipas historise. Nese kjo eshte e vertete atehere historia boterore eshte nje genjeshter dhe ju jeni e verteta.
 
Titulli: Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Shume histori e vertete, me fakte me t'gjitha. Thnx loyalx, edhe pse kete artikull e kam lexuar para 9 viteve gati. Fatkeqesisht, sikurse Amerika poashtu edhe Evropa fshehin gjithmone te verteten e historise Islame, edhe pse e dine shume mire. Amerika fsheh kete, Evropa civilizimin Islam qe sollen arabet ne Evrope.

E verteta vonon e vonon, por ne fund triumfon.
 
Titulli: Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Do ftoja ato qe dine te lexojne anglisht t'iu hedhin nje sy ketyre artikujve:

American Thinker: Your children may learn that Muslims discovered America

(Ne kete artikull nje hipoteze e tille quhet absurde, dhe propogande e paster e ekstremisteve islamik qe kane ne thelb interesat politike te Arabise dhe Palestines.Manipulim i paster i historise.)

BBC NEWS | Asia-Pacific | China map lays claim to Americas

Bazuar ne kete artikull te BBC amerika ne fakt eshte zbuluar nga nje Kinez, i quajtur Zheng He qe na paska qene edhe mysliman, ka patur nje harte qe eshte blere nga nje avokat ne 2001-shin.

"Zheng He, a Muslim mariner and explorer, is widely thought to have sailed around South East Asia and India, but the claim he visited America is hotly disputed."


- Zheng He, nje detar mysliman dhe zbulues, besohet se ka lundruar pergjate Azise Jug-Lindore dhe Indise, por pretendimi qe ai te kete vizituar Ameriken eshte shume e debatuar.

->Historianet Amerikan dhe evropjan as qe e kane konsideruar dicka te tille. Vlen per tu permendur se hipoteza te tilla jane te diteve tona.
 
Titulli: Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Madje une me te degjuar e kam se indianet e eger nga amerika kishin zbuluar Egjiptin dhe disa vende qe sot mbahen si vende Islamike ( por qe ne ate kohe akoma Islami nuk ishte i shpallur si besim fetar). Per cudi arkeologet ne piramidat e Egjiptit kishin hasur ne gjetje te fosileve te gjetheve te disa bimeve te cilat rriten vetem ne Kontinentin e Amerikes.
Mendje mendje kjo dynja.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top