Mrekullit e te derguait te fundit Muhammedit [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

braziljania

Anëtar i Nderuar
Mrekullit e te derguait te fundit Muhammedit [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]



Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakutuhu

All-llahu i Lartesuar përmes te derguarit tonë Muhammedit s.a.s zbatoj mrekulli te shkelqyera dhe konkrete qe sherbejne si deshmi se ato janë vetëm prej All-llahut për te deguarin e Tij
Disa prej dijetarve qe u moren rreth mrekullive te te derguarit tonë Muhammed s.a.s i numeruan ato ne me se një mijë Për to u shkruajten shkrime të ndryshme me te cilat sherbyen dijetare te lemenjve te ndryshëm si dijetaret e teuhidit, tefsirit, hadithit, historis etj

MREKULLIA ME E MADHE KUR'ANI

Kur'ni është mrekullia me e madhe ne historinë qe ju dha pejgamberit s.a.s Ai është libër i qartë dhe fisnik ,është mrekulli qe i flete shpirtit dhe mendjes mrekulli e perhershme deri ne ditën e kjametit mrekulli e cila asnjëherë nuk peson ndryshim as nuk u shtua dhe paksua

"Ata qe e mohuan Kur'anin kur u erdhi janë te marrë ai është një libër ngadhnjyes (i pashoq ) Atij nuk munde ti mvishet e paverteta nga asnjë anë është i zebritur prej te urtit e te lavdishmit {Fyssilet 41-42}

All-llahu i Lartesuar me këtë libër provokoj arabet qe njiheshin si oratore dhe gjuhëtar te shkathet oratoria dhe stili poetik ishte pasuria e arabve me te cilën ata u dalluan nga popujt e tjerë . Arabet kundershtuan thirjen Islame dhe Pejgamberin e Islamit andaj dhe Allahu u bëri provokime oratoreve dhe gjuhetarve te tillë qe nëse kanë aftësi perpilojne madje një kaptine apo diçka te ngjshme si ai merepo pa dyshm se atyre u mungoj aftësia e perpilimit madje edhe te një ajeti te vetëm

"E neqofte se jeni ne dyshm ne atë qe Ne ia shpallem gradualishte robit tonë atëherë sillni ju një kaptine te ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirni (për ndihmë ) deshmitaret tuaj (zotrat) pos All-llahut nëse jeni te sinjqerte (ne thenijet tuaja se ai Kur'ani nuk është prej Zotit) {El Bekare 23-24}


KUR'ANI MREKULLI E VECANTE

Allahu i Lartesuar dëshiroj qe mrekullia e veçantë qe do të dallohet nga mrekullet e pejgamberve te tjerë Mrekullia e tij pati mundësi te jetë mrekulli ndijore t'i mahnite ata qe e shohin

"Sikur te duam Ne do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata e qe qafat e tyre do ti rrinin perulur atij {Esh shuara 4 }

Po ashtu po të donte All-llahu nga qielli do të zbrite argument te pathyeshem qe asnjëherë nuk do të mposhtej e qe ata nuk do të kishin mundësi qe ta kundershtonin e ta polemizonin po as qe do tu mbetej arsye për mos besim

Kur'ani Famelarte ilustrone qartë qëndrimin e atyre te cileve do tju sillej argumenta i tillë me qafe te perulur para madherise mrekullise se All-llahut
"e qafat e tyre do rinin perulur atij {Esh Shura 4}
Perukja e qafave të tyre mbetet cilësi e tyre e perhershme Pa mare parasysh se c'do të thoshin për mrekullite e tjera te All-llahut te zbatuara përmes pejgamberve te meparshem Ai përmes te derguarit te Tij Muhammedit s.a.s zbatoj mrekulline me mahnitese te pamposhtur e te pathyer mrekulli e tij qe Kur'ani Famelarte programi i jetës ne pergjithsi mrekullia te cillit haset ne c'do anë

mrekulli ne formën e te shprehurit dhe njellojshmeris se radhitjes artistike duke iu permbajtur vecorive dhe karakteristikave të njëjta ne një formë dhe një shkalle te lartë te shprehurit te padalluara mes vetes me vecori qe nuk mungojnë asnjëherë gjë e cila hetohet ne një vepër te jetës njerzore ne te cilën haset ngecja dhe zhvillimi fuqia dhe dobësia Vecorite e te shprehurit Kur'anor hasen ne një radhitje te vetme i takojne nga rangu nuk mungojnë asnjëherë dhe gjithmonë janë te pranishme gjë e cila dëshmon burimin e tij burimin e pandryshueshem qe asnjëherë nuk ndryshon

(ne vazhdim)




Mrekulli ne formën e tij ideor ku hetohet pjeset e koordinuara dhe plot harnoni ne te nuk hasen te papriturat dhe koncidencat çdo term posedon harmoni te plotë te perthpushmerise qe perfshine jetën njerzore ne teresi ploteson dhe i përgjigjet çdo nevojë te saj asnjë pjesë e këtij programi jetesor nuk bie ne kundërshtim me natyren e njeriut sepse atëherë nuk do të jetë i aftë qe ti përgjigjet asaj e tera është shtrir dhe perfocuar rreth një boshti te vetëm ne harmoni te cilën pervoja e kufizuar e njeriut as qe do kishte mundësi ta imogjinonte
Këta mrekulli e bëri Ai nga i Cili rrjedh pervoja absolute e pakufizuar me kufinjte e kohës dhe vendit fuqia e te Cilit mbizotron gjithashtu anenbane dhe e cila rregulon me rregull absolut
ثshtë mrekulli e lehtë dhe e abaptuar për shpirtin dhe zemren mrekullit e asaj dihen mosaritjet e saj bëhen te arritshme për zemren dhe shpirtin e njeriut ngacmon vendndikimet dhe te pergjigjurit e saj pakuptueshmerite dhe veshtirsite e tij hasen ne lehtesi dhe thjeshtësi qe te habisin metoda e tij edukative dhe mënyra e tij hasen te pakoplikuara e as qe posedojne ngaterese apo përzierje
All-llahu i Lartesuar deshiron qe mrekullia e tij e fundit e kësaj shpaljeje te jetë Kur'ani e nuk dëshironi qe te zebres argument te pathyeshem dhe te pamposhtur qe do ti bënte qafat e pabesimtarve te rrinin te perulura e me pas re detyrohen te jenë te dorezuar Kjo sepse shpalja e fundit është shpalje e hapur për te gjithë popujt ne siperfaqen e tokes për te gjithë gjeneratat nuk është shpalje e kufizuar për një popull apo për një vende Mu për këtë mrekullia e fundit qe mrekulli e hapur për te gjithë për te largetin dhe për te afermin për çdo popull dhe për çdo gjenerat mrekulli mbinatyrore nuk perulin pos qafat e atyre te cile shohin dhe dëshmojnë pas se cilës ngel vetëm se refim qe percillet e assesi realitet qe deshmone edhe me tutje Ndërkaq Kur'ani famelarte dhe pas me shumë se 14shekujsh mbetet libër i hupur dhe program i caktuar prej te cilit njerzit do të mernin gjatë gjithë jetës se tyre po qe se do të udhezoheshin program i cilit do të përgjigjej çdo nevoj të tyre dhe do ti udhezonte drejtë një jetë dhe botë më me vlerë drejtë një horizonti me te lartë ardhmëri me ideale qe ata do të vijnë pas nesh ta gjejne atë qe ne nuk patem mundësi ta gjejne sepse c'do kerkuesi i jepet sipas vevojes se kërkuar mbetet kapital dhe pasuri e pashterur po qe riperteritet përherë
 
Israja dhe Mi'raxhi

Prej mrekullive mbinatyrore dhe argumenteve te qarta me te cilat All-llahu e dalloj këtë pejgamber është edhe dergimi i tij brenda një pjesë te nates prej Mesxhidi Haramit deri ne Mesxhidi Aksa Ai aty fali dy rakate namez si imam i te gjithë te derguarve te tjer te All-llahut

"pa te meta është Lartemadheria e Atij qe robin e Vet e kaloj ne një pjesë te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes)rrethinen e te cilës Ne e kemi bekuar (ia benme këtë udhëtim) për tia treguar atij disa nga argumentet Tona Vërtetë Ai është degjuesi (i fjalve te Muhamedit) pamesi (I puneve te Muhammedit)" {El Isra 1}

Pejgamberi s.a.s me pas u ngrit ne sfera e larta qiellore ku i pa argumentet madheshtore te All-llahut pa Xhibrilin a.s ne formën e tij te vërtetë ne te cilën e krijoj All-llahu i fuqishem si dhe u ngrit ne Sidre Munteha (Kufirin e fundit) duke i kaluar te shtatë sferat qiellore qe në fund bisedoj me All-llahun Fuqiplot dhe i afrohetAtij

"A po bëni polemik atij për atë qe ka pare? Atë (Xhibrilin) e ka pare edhe heren tjetër (E ka pare) tek Sidretul Munteha Qe pranë saj është xhennetul Me'va (kopesht strehimi i,,,) Atëherë kur sidren e mbuloj çka e mbuloj shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoj e as nuk tejkaloi .Ai (Muhamemedi) vërtetë pa disa nga shenjat e mëdha te Zotit te vet' {En Nexhm 12-18}

kurejshitet nuk besuan Pejgamberin s.a.s i cili pohonte se vetëm brenda një pjesë te nates kishte kaluar prej Mesxhidi Haramit deri ne Mesxhidi Aksa ndërsa karvanet e deveve të tyre udhetimin e tillë e kalonin brenda disa javeve e si është e mundur qe një njeri te shkoj e të vijë brenda një pjesë te nates !
Kjo çështje qe habit por habit humben kur e dijmë se Ai i cili e kaloi pejgamberin e Tij ne një pjesë te nates Ishte All-llahu Fuqiplot Vërtetë All-llahu është i fuqishem për c'do gjë
 
PERGJUSMIMI I HENES

Prej mrekullive qe All-llahu e deshmoj pejgamberin Muhammed s.a.s është edhe ndarja e henes ne dy pjesë Mekasit kerkuan prej pejgamberit Muhammed s.a.s tu tregoje ndonjë mrekulli e ai me lejen e All-llahut ua tregoj pergjysmimin e henes
Kur'ani famelarte e regjistroj këtë ndodhi
"Momenti (i katastrofes se përgjithshme) është afruar e hena është care (ne dysh).Po ata (idhujtaret0 edhe nëse shohin argumenta (mrekulli) zbrapsen e thonë kjo është magji e vazhdushme {El-Kamer 1-2}
Iben Kethiri tanspertohet se te gjithë muslimanet janë kompakte dhe besojnë se mrekullia e tillë ka ndodhur siç përmendet se hadithet qe arijne shkallen e mutevarit 9transmentimit besnik) vertetojne pergjysmimin e henes
Mrekulli te tillë e deshmuan edhte te tjerët qe jetuan jashtë Gadishullit Arabik edhe pse idhujtaret mekas nuk i besuan mrekullis se tillë duke thënë "Muhammedi na ka bërë magji"Ata propozuan qe për këtë te pjyesin udhetaret qe ishin jashtë mekes ngase Muhammedi nuk ka mundësi tu beje magji te gjithëve e kur te nesërmen u bene pjyetje udhetarve qe kishin arritur ne Mekke ata te gjithë vertetuan se kishin pare hënën te ndare me dy pjesë
Gjithashtu Iben Kethiri "Ndarja e Henes ne dy pjesë u deshmua edhe nga te tjerë qe gjendeshin jashtë gadishullit Arabik Thuhet se ne ca vende te Indis është shënuar ajo nate e cila u shenua me pergjysmimin e henes
Dikush mund te thotë se pergjysmimi i henes është i pamundshem sepse shkenca ka vërtetuar pergjysmimin e kometes Broks ne vitin 1889 dhe pergjysmimin e kometes Bila me 1846 Këtë e permendi astronomi i njohur Spenser Xhons ne librin e tij "botet pa fund" ne kapitullin Ndarjen e Kometave
Themi dallimi ndermjet pergjysmimit te henes dhe pergjysmimi i kometave qendran ne atë se pas ndarjeve te kometave me nuk është bërë bashkimi i tyre ndërsa pergjysmimi i henes ne kohën e pejgamberit s.a.s ka deshmuar pergjysmimin e saj dhe bashkimin e saj te sërishëm Ky njiherit është dhe dallimi i prerë mes një dukurie astronomike ne natyre dhe një mrekulli astronomike qe u zbatua përmes duarve te pejgamberit s.a.s ngase mrekullia e tillë është e perkoheshme dhe mbaron me mbarimin e kohës se saj si dhe pas arritjes se qëllimit e po të vazhdonte do të ishte dukuri natyrore dhe nuk do të konsiderohej mrekulli



SHTIMI I USHQIMIT NGA ANA E PEJGAMBERIT MUHAMMED [sallall-llahu alejhi ve sel-sem]

prej mrekullive me te cilat Allahu e dalloi Pejgamberin s.a.s është edhe shtimi i ushqimit Mrekullia e tillë ka ndodhur disa here
trasmetohet Enes Iben Maliku [radijall-llahu anhu] dhe thotë "Ebu Talha i ka thënë ummi Sulejmit:

Kame dëgjuar një ze jo te fortë te Pejgamberit s.a.s nga i cili hetova urrine për buke ! a ke diçka (qe ti ndihmojme)?

Po tha ajo dhe nxori një grusht jufka te elbit.pastaj nxori pelhuren dhe e mbeshtolli atë buke e vendoi ne duart e mia ndërsa pelhures tjetër ma mbeshtolli rreth kokës Pastaj me dergoi te pejgamberi i All-llahut . Unë thotë (Enesi)shkova te pejgamberi s.a.s . E takove ne xhami me disa njerëz dhe iu afrova

Atë ka dërguar Ebu Talha me pyeti pejgamberi s.a.s
Po iu përgjigjja
Me ushqim me pjyeti
Po iu përgjigjja unë ndërkaq pejgamberi s.a.s njerzve qe kishte për rreth u tha .Ejani dhe ai u nis edhe un u nisa para tyre derisa arritemte Ebu Talha dhe e lajmerova
Oj Ummi Sulejm- i tha Ebu Talha Pejgamberi s.a.s ka sjell njerëz e ne nuk kemi se me cfar ti ushqejme
All-llahu dhe i derguari i Tij me së miri e dinë tha ajo ndërkaq Ebu Talha doli para pejgamberit s.a.s Pastaj u paraqit Pejgamberi s.a.s. edhe ebu talha me te
Pejgamberi s.a.s tha Oj Ummi Seleme sille atë çka ke!
Ajo solli buken Pejgamberi s.a.s urdhëroi qe buka te coptohet kurse ummi Sulejmi e zbrazi yndyren dhe e skuqi pastaj Pejgamberi s.a.s e lexoi atë All-llahu deshiroi ta lexonte pastaj tha lejoi dhjeteshit le të hyjë
Ai iu lejoi dhe ata hengren derisa u ngopen pastaj dolen jashtë Ateher ai përsëri tha "Lejoi dhjeteshin tjetër" Ai edhe atyre u lejoi edhe ata hengren derisa u ngopen pastaj dolen jashtë .Pastaj ai përsëri tha "Lejoj dhjeteshin tjetër! Ai edhe atyre u lejoi dhe ata hengren derisa u ngopen pastaj dolen "Lejoi dhjeteshit tha ai përsëri u lejoi dhe kështu hengren te gjithë njerzit derisa u ngopen Ata ishin shtatë dhjet ose tetedhjet veta
 
Rrefimi i Xhabir Iben Abdull-llahut

xhabir Iben abdull-llahu kur e pa pejgamberin s.a.s te urritur u prek shumë prandaj me te shpejte shkoj te gruaja e tij dhe kerkoj prej saj ti pergatiste ushqim
"Ne ditën e Hendekut pashë urrin e pejgamberit s.a.s ndaj dhe shpejtova te gruaja ime dhe e pjyeta Ake diçka për te ngrënë?

Ajo nxori disa grushte grure qe nuk mjaftonin ndërsa ne shtepine tonë kishim edhe një kec te vogël . Gruaja ime pergatiti buken kurse un pergatita kecin dhe i bëtë ne një vende . Un shkova tek pejgamberi s.a.s dhe fesheurazi i thashë O Rezulull-llah e pergatitem një berre (bageti e imet) qe e patem ne shtepine tonë si dhe kemi përgatitur pak buke gruri andaj eja me disa qe janë sebashku me ty Pejgamberi s.a.s thiri

"O njerëz Hendekut Xhabiri ka përgatitur për ne ushqim andaj ejani te gjithë"

atëherë i derguari s.a.s më tha mos te pergatit kecin dhe mos gatuani brumin para se të vij . Kur erdhi i nxora brumin e ai i fryu ne te dhe e bekoj e pastaj ia msyu kecit dhe te njëjtin e fryu dhe e begatoj me ne funde më tha : thire mexhetoren le ta pergatis ushqimin kurse ti na shtro

"Të gjithë hanin nga gjella e njëjtë dhe qe te gjithë u ngopen kurse mishi mbeti ashtu si kishte qenë ,ndërsa edhe brumi prej te cilit kishte gatuar buken mbeti aq sa kishte qenë



ORBITAT


Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

"Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë." (El Enbija 33)


Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

"Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit." (Ja Sin 38)


Këto argumenta të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.

Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:

"Betohem në qiellin plot rrugë." (Edh-Dharijat 7)

Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa "notojnë" në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një anumër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.

Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë. Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.

Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është "plot me rrugë dhe orbita", siç është shpallur në ajetin kuranor…







Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart) lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.
 
اATI E SIGURTث


Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe, rrjedhimisht, vazhdimësia e jetës për të gjitha gjallesat.
Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:


"Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)


Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.

Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.

Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjesë të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.

Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jetë në Tokë.


Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

"Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita - planeti ynë "motër" - nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë."1

Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC.

Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.
 
QIELLI KTHYES


Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:


"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)

Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.

Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtëë të tyre në formë shiu.

Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë.

Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtëë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.

Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.

Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit.



ZONA E TRURIT QE KONTROLLON LثVIZJEN




"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alek 15-16)


Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me

titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues...14

Libri gjithashtu thotë:

Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...15

Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

ثshtë më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.


Mrekullia është prishje e proceseve natyrore ose ligjeve te gjithëآ*sis. Të derguarit e Zotit dallohen sipas perkrahjes se tyre me mrekulli ose vecoheshin me ndonjë shenjë. Ato dallohen nga mrekullit e njerëzve, ngase Zoti iu mundesoi qe vepra e tyre t'i gjasoje mrekullise se kohës se vet. Zoti bën qe i dobeti te bëhet i fort, te pa mposhturin e bën te mposhtet, atë qe është i pa aftë e afteson, p.sh. mrekullia e betejes me elefante . Beteja e zhvilluar ne mes ushtrise se perandorit Ebrehe, (i cili deshte ta shkaterroj Qaben) dhe zogjeve.
Kjo betej ndodhi ne vitin e lindjes se Muhammedit a.s.– Zoti bëri qe shpendet e quajtur "Ebabil", te sulmojne ushtrine dhe elefantet me guralece dhe t'i shkaterrojne ato. Një krijese kaq e vogël te jetë vdekjeprurese kundrejt elefanteve, ishte e pa besueshme. Por, ja qe kjo ishte një mrekulli e Zotit, qe i tronditi edhe ata njerëz te cilët nuk e kishin pare këtë mrekulli, por vetëm e kishin dëgjuar. Tani kemi disa shkenctare qe thonë se ato shpeze kishin me vete disa mikrobe qe ishin vdekjeprurese për ushtrine dhe elefantet. Kjo thënie e këtyre dijetarëve nuk ka baze shkencore dhe kohore. Ata deshirojne te krijojne amulli ne popull, me qëllim qe te ulet madheshtia e mrekullise, mirëpo mrekullia mbetet mrekulli. Ajo, duhet te tregohet ashtu siç ishte dhe siç u percoll nga Kur'ani. Kjo ngjarje ndodhi ne vitin e lindjes se Muhammedit s.a.v.s. Kur'ani na e përshkruan ngjarjen pas 40 viteve. Sikur të mos ishte ashtu siç e përshkruan Kur'ani, atëherë do ta pergenjeshtronin jobesimtaret e kohës, te cilët e kishin përjetuar ngjarjen dhe ishin deshmitare te gjallë. Ata e vertetuan atë ndodhi. Kjo ngjarje na verteton madheshtine e mrekullise, se bashku me forcen dhe dëshirën e Zotit. Atij qe Ai deshiron t'ia jap mrekulline, i jep fuqi dhe mundësi. U jep force zogjve për t'i mundur elafantat edhe pse kjo gjë është ne kundërshtim te plot me logjiken njerzore. Mrekullia nuk i nenshtrohet rregullave te logjikes se njeriut. اdo profet, i zgjedhur i Zotit ka patur mrekulli të ndryshme. Mrekullia me e madhe e Muhamedit a.s. ishte Kur'ani.
Pasi qe tema është për mrekullit e Kur'anit nuk do të i hy shpjegimeve te mrekullive qe i kishin profetet tjerë.
Ne shpjegimin tem për mrekullin e Kur' anit jam bazuar me sipër, do të bazohem me tutje ne shkrimet e dijetarit të madh islam Muhammed Mutevel-li el Sharavi dhe librit te tij “Mrekullite e Kur'anit”.

Mrekullia e Kur'anit dallon nga mrekآ*ullآ*iآ*te e profeteve te meparshem nga shuآ*me kendآ*veshtrime. Mrekullia e Kur'anit shpeآ*shhere është e padukshme, ajo do të zbulohet atëherë kur te ndodhin zbulimet shkآ*eآ*nآ*core, ose jep udhezime për një te ardhshme e cila do të zbulohet me voآ*ne nga njerezimi. Ndodh qe mrekullia e Kur'anit te jetë ne një shkronje, pra, kjo shkronje te jetë zbuluese e një mrekullie te mahnitshme. Kur'ani është ushqyes ose frymezues i çdo gjenerate, i jep një gjenerate atë qe nuk ia ka dhënë gjenerates se kaluar, sepse Kur'ani është libër uniآ*versal. Ky libër nuk ndryshon, ky është burآ*imi kryesore i fesë për të gjitha gjeneratat. Nga kjo kuptohet se Kur'ani është furnizues i mbarë njerezimit. Ne te kundërtën, Kur'ani do të humbe efektin e vet po të ishte ushqyes vetëm për një gjenerate. Ai është i pa shterrur dhe prodhon gjithmonë. Ai do t'i jep një gjenerate atë çka nuk i ka dhënë tjetres dhe çudia ndodhë te jetë ne te njëjtin ajet (Varg i Kur'anit, qe do të thotë: argument ose shenjë.) Për shembull, një gjenerate zbulon se një ajet ka domethënie te cilën nuk e kishte zbuluar kush me pare, e më pastaj vjen një gjenerate tjetër e cila e kupton me ndryshe dheme hollesisht po atë ajet.
Për te qenë edhe me te saktë ne atë qe e themi, duhet qe Kur'anin ta ndajme ne dy drejtime.

1. Ajetet qe kanë te bëjnë me adhurimin dhe ajetet qe i perkasin te drejtes islame.
Këto ajete nuk ndryshojnë. Për shembull, aty ku All-llahu urdheron te veprohet ose të mos veprohet, ose se një gjë është hallall e një tjetër është haram, pesë kohët e namazit, zekati, kurorezimi, ckurorezimi, si dhe të gjitha rregullat legjislative te qarta nga Kur'ani dhe te shpjeguara nga Muhammedi a.s.këto nuk mund te ndryshohjne nder të gjitha gjeneratat qe pasojne.
2. Ajete qe kanë te bëjnë me krijimin dhe shkencen
Këto janë ajete te cilat ne kohën e zbritjes se Kur'anit, njerëzitë nuk ishin ne gjendje t'i kuptonin plotësisht. Për shembull, thenia se globi tokesor është ne formë elipsoide. Një nga thëniet e Kur'anit rreth sferave ajrore te tokes. Pastaj, thëniet rreth shkences se embriologjise, rotacionit dhe revolucionit te tokes. Rreth kohës, si dhe shumë e shumë thënie te tjera nga te vërtetat e gjithesise, te cilat u shkruajten ne Kur'an. Ajetet e tilla Muhammedi a.s. nuk i shpjegoi me qëllim, këto i la te kuptohen me kalimin e kohës. Verejme se Kur'ani është vete mrekullia, qe i ofron njeriut aq sa te mund te kuptoje prej tij.
 
MREKULLIA KURANIT TE SHENJTE

Disa zbulime interesante të Dr. Tariq Al Swaidan:



Tariq Al Swaidan ka zbuluar disa ajete (versete) në Kur'anin e madhërishëm se një gjë është e barabartë me tjetrën p. sh. burrat janë të barabartë me gratë. Edhepse kjo ka kuptim vetëm gramatikor, një e dhënë mahnitëse e fjalës burrë në Kur'an është e përmendur 24 herë, dhe se 24 herë është përmendur fjala grua, kështuqë jo vetëm që kjo frazë është e drejtë nga kuptimi gramatikor, por është edhe një e vërtetë matematikore. P. sh. 24 = 24.

Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur'anin, ku thuhet se një gjë është e njejtë me tjetrën. Shiko më poshtëë rezultatet mahnitëse të fjalëve të përmendura dhe numrin se sa herë është përmedur në Kur"an në gjuhën arabe.

Dunja (njëri prej emrave për jetë )- 115 herë dhe fjala ahiret (jeta e amshueshme)- 115 herë

Melaike (Engjujt)- 88 herë, shejtani (Satani-)- 88 herë

Jetë- 145 herë, vdekje- 145 herë.

Dobi- 50 herë, korrupcion- 50 herë.

Njerëz- 50, të dërguar- 50 herë.

Iblisi -(mbreti, kryepari i shejtanëve) 11 herë, kërkimi i mbrojtjes prej Iblisit- 11 herë.

Musibah (fatkeqësi, kijamet)- 75 herë, falënderim- 75 herë

Lëmoshë (sadaka)- 73 herë, kënaqësi 73- herë.

Njerëzit që nuk janë të udhëzuar- 17 herë, njerëzit e vdekur- 17 herë

Muslimanë- 41 herë, Xhihad- 41 herë

Ari (dukati)- 8 herë, jetë e lehtë 8 herë

Magji- 60 herë, fitne (ç' orientim, mashtrim)

Zekat (tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit)- 32, berekat (rritja e bagatisë)- 32 herë

Mendja- 49 herë, nuri (ndriçimi, drita)- 49 herë.

Gjuha- 25 herë, predikim- 25 herë.
Dëshirë- 8 herë, frikë- 8 herë.

Fjalimi publik- 18 herë, publikimi, reklamimi- 18 herë

Vështirësi- 114 herë, durim- 114 herë.

Muhammed- 4 herë, sheriati (mësimet e Muhammedit s. a. v. s)- 4 herë.

Burrë- 24 herë, grua- 24 herë.

Dhe… mahnitëse, a?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëëshënuara:

Salat (falje, namaz)- 5 herë,

Muaj- 12 herë,

Ditë- 365 herë,

Deti- 32 herë, toka- 13 herë

Deti+ toka= 32+ 13= 45

Deti= 32/ 45* 100= 71.11111111%
Tokë= 13/ 45* 100= 28. 88888889%

Deti+ Toka= 100. 00%

Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji e mbulon 71. 111 % të tokës dhe se toka mbetet 28. 889%.


Zoti ne Kur'an thotë :
Ne një citat“ (Unë jam) Zot i lindjes dhe perendimit…”, Ne një citat tjetër“(Unë jam) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve…”, Kurse ne citatin e tretë“(Unë jam) Zot i shumë lindjeve dhe shumë perendimeve…”
Shum orientalist duke i lexuar këto citate thonin se gjeten kundërthenie ne Kur' an, pra Kur'ani nuk mund te jetë libër i Zotit. Mirëpo ato gabuan, arsyeja dhe sqarimi me poshte:
“Zoti i lindjes dhe perendimit” kuptohet si një teresi. Zoti i Lartesuar e ka bashkangjitur fjalën lindje me fjalën perëndim, qe do të thotë se aty ku është lindja është edhe perëndimi. Kështu prejudikon kuptimi i tokes se rrumbullaket. Ai tha : “...Zot i lindjes dhe perendimit”, e nuk tha se Unë jam Zot i lindjes dhe Zot i perendimit, ose te Zotit janë lindja dhe perëndimi. Ne kohën e zbritjes se Kur'anit këto ishin dy anë te kundërta mes veti, te pranuara ne parim sipas shikimit te syrit. Por, thenia: “Zot i lindjes dhe perendimit”, sot nenkupton se lindja dhe perëndimi janë te një kohe, te një momenti. Ne kohën kur ne një qytet lind dielli, ne te njëjtën kohe ai perendon ne një qytet tjetër.
Të shohim tani ajetin tjetër :“(Unë jam) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve “
Pse Ai tani këtu vecoi lindjen dhe pereآ*ndآ*iآ*min. Nëse shikojme rruzullin tokesor, do të shoآ*him se gjysma e saj është e ndritur dhe gjysma tjetër e erret. Pra, pjesa e ndritur ka lindjen dhe perendimin, kurse pjesa tjetër është ne errësirë te plotë. Pasi te rrotullohet toka, do të shohim se pjesa e ndritur është erresuar e pjesa e erret eshآ*te ndritur. Konstatojme se rruzulli tokesor, ne teآ*resine e vete, ka dy lindje dhe dy perendime. Pra, ajeti “Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve”, na e perkujton gjysmen e tokes se ndritur, qe ka lindje dhe perëndim, dhe gjysmen tjetër te erret, qe nuk ka as lindje e as perëndim. Pasi te rrotullohet toka, kemi edhe një lindje dhe një perëndim te gjysmes se saj, qe nuk kishte lindje dhe perëndim. Kështu, bëhen dy lindje dhe dy perendime.
Ajeti: “(Unë jam) Zot i shumë lindjeve dhe shumë perenآ*dimeve”
Një poeti njeher ka thënë: “Oj kohe ne ty janë të gjitha kohërat”, qe na bën te kuptojme se koha i bashkangjitet vendit ku ajo edhe ndodhet. Për shembull, ne kohën kur unë fali namazin e drekes, ne një vend tjetër ka njerëz qe falin ikindine, ne një vend te tretë falin akshamin, ne te katertin falin jacine, e ne te pestin falin sabahun, qe do të thotë se ne te njëjtën kohe, thirret ezani i drekes, ikindise, akshamit, jacise dhe sabahut. Zoti përmendet ne çdo kohe, ne çdo moment dhe ne të gjitha namazet e kohës. Pra “ I shumë lindjeve dhe shumë perendimeve”, kuptohet çdo shtet e ka lindjen dhe perendimin e vet.
Me perparimin e njerezimit, u be e mundur qe me saktesisht te spjegohet ky ajet. I njejti ishte frymezues edhe ne kohën e zbritjes, e sot shohim se si po na inspiron edhe neve. Mbase, ky ajet do t'i inspiroje edhe pasardhesit tanë, ne një mënyrë tjetër pas zbulimeve të reja.
Kjo pra është mrekullia e Kur'anit, i cili është inspirues i të gjitha gjeneratave. I jep secilit aq sa mund ta kuptoje, duke mos qenë ne kundërshtim me realitetin ne te cilin ai jeton. Zoti nuk ndeshet me realitetin e gjithesise, Ai është frymezues i perhershem. Shkenca nuk do të perplaset me Kur'anin kurrë, sepse All-llahu është veprues. Ai është edhe krijues edhe protagonist i fjalës.
Kjo ishte një nga veçoritë e Kur'anit i cili dallon nga librat tjera qiellore (te shenjta)
( Tekstet janë te marrun nga libri "Mrekullit e Kur'anit" nga Sharavi
 
Për embrionin
Thamë se Kur'ani ka theksuar shumëçka. Sikur të ishte vepër e tjetërkujt nuk do të sillte edhe këto të dhëna. Fjala është për fetusin. Në Kur'anin e Madhëruar All-llahu xh.sh thotë:
“Vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga ekstrakti i baltës. Mandej, Ne e kemi vendosur atë si një pikë sperme në një vend të sigurt (mitër). Mandej, Ne e kemi trajtuar (spermën) në mpiksje gjaku; mandej atë mpiksje gjaku e kemi trajtuar në një copë mishi; mandej Ne e kemi shndërruar atë copë mishi në eshtra dhe mandej eshtrave ua veshëm mishin, mandej atë e trajtuam në një krijesë tjetër (u bë njeri), Pra i bekuar është All-llahu që është Krijuesi më i mirë”.Kur'an, sure 23 Mu'minun, ajeti 13
A thua çka e shtyri Muhammedin a.s.v.s. të merret me sekretet. Dhe ato t'i prezantonte në Kur'an, gjë e cila do ta shkatërronte besimin që nga themeli. Kur'ani është fjalë e All-llahut, leximi i tij konsiderohet adhurim, nuk ka ndryآ*shime në të dhe as që mund të zëvendëآ*sohet deri në Ditën e Kijametit. اmund të ndodhë me përآ*parimin e shkencës. Sikur të vërtetohet se këto thënjë janë të pa vërteta, atëherë si mund të vazhdojë besimi në Zot? Pse Muhammedi të merret më këto sekrete, të cilat do ta rrezikojnë fenë. Askush nuk kërkoi nga ai të na tregojë këto sekrete, dhe askush nuk e sfidoi atë. Jo, jo, kjo ndodhë ngase Krijues është All-llahu. Ai tregoi këto vërtetësi para se të zbulohen nga shkencëآ*tarët, e më pas shkenca t'i vërtetoi saktësitë e këtyre thënieve të Kur'anit. Ishte kjo njëra nga sfidat e All-llahut xh.sh.

Një nga pikat shumë interesante të cilat i shqyrtoi Kur'ani, është edhe trupi i njeriut dhe shkenca organike. Shohim se All-llahu në Kur'an i përmend shqisat e të dëgjuarit, gjithnjë para shqisave të të pamurit.
Kur njeriu humb të pamurit, atëherë themi se ka humbur çdo gjë. Nuk sheh, është në terr të plotë, e nëse nuk sheh, s'ka dyshim se është humbur plotësisht. Por nëse i ndodh që të humb të ndëgjuarit, e jo edhe të pamurit, themi se kjo do të ishte më e lehtë. Kur All-llahu e përmend të dëgjuarit dhe të pamurit, gjithmonë i jep përparësi të dëgjuarit!
Këtu kemi të bëjmë më mrekulli të All-llahut. All-llahu e lartësoi shqisën e të dëgjuarit, para asaj të të pamurit, sepse shqisa e dëgjimit është ajo e para e cila e merr detyrën nga organet e njeriut në këtë botë.
Një nga arsyet është se kjo shqisë nuk fle kurrë. Pra, ky organ është ai i cili i pari e merr detyrën në këtë botë. Foshnja e posalindur dëgjon por nuk sheh. Nga kjo themi se rëndësia e këtij organi është që nga dita e parë e jetës së tij. Nëse në afërsi të një foshnje të sapolindur fjaloset, dhe përdoren fjalë bezdisëse, i sapolinduri do të reagojë duke qarë. Nëse të sapolindurve ia afrojmë duart afër syve, ata nuk e ndiejnë veten të rrezikuar. Kjo është e para. Në kohën kur njeriu është duke fjetur, duket të jetë çdo gjë në qetësi, me përjashtim të të dëgjuarit të tij. Nëse dëshirojmë që ta zgjojmë njeriun nga gjumi, edhe sikur t'ia afrojmë dorën afër syve, ai nuk do të reagojë. Por, nëse ai dëgjon ndonjë bubullimë, do të zgjohet shpejt dhe i trishtuar. Kjo ishte e dyta. Kurse e treta është ajo që të dëgjuarit është organ ndërmjetësues në mes njeriut dhe botës.
Kemi edhe një gjë tjetër të cilën e vërejmë në Kur'an. All-llahu kur flet për dëgjimin, gjithmonë e thekson atë në njëjës, kurse të pamurit gjithmonë në shumës.
All-llahu thotë:
“Dhe ju nuk do të mund të fshihni (mëkatet e juaja) sepse për ju do të dëshmojë ndëgjimi juaj dhe të pamurat e juآ*aja" (Kur'an, sure 41 el Fusilet, ajeti 22)
A thua pse fjala -dëgjimi juaj, është në njëjës, kurse fjala- të pamurat, është në shumës? Pse nuk u tha: dëgjimet dhe të pamurit tuaj? Shikuar logjikisht, do të ishte më në rregull, sikur të ishin që të dyja në njëjës ose shumës. I Lartësuari me këtë deshi të na tregojë precizitetin e Kur'ani Kerimit. Të pamurit është shqisë e cila sundohet nga vetë dëshira e njeriut. ثshtë në dëshirën time të shoh ose mos të shoh diçka. E kthej kokën, ose së paku shikimin e syve, nëse dua që të injoroj dikë, respektivisht të mos e shoh. Kurse të dëgjuarit është e kundërta e të pamurit. Për këtë arsye All-llahu i dha prioritet të të dëgjuarit, para të të pamurit.

( Tekstet janë te marrun nga libri "Mrekullit e Kur'anit" nga Sharavi


Një nga mrekullite matematikore te Kur'anit është numri 19, i cili gjendet ne një formë te jashtezakonshme ne shumë ajete kuranore. Ky numer , i cili përmendet ne ajetin e 30-e te sures Mudethir është shifruar ne shumë vende te Kuranit. Me poshte po jap disa shembuj:
-Shprehja " Bismilahi rrahmani rrahim " ( me emrin e Allahut, Bemiresit te pergjithshem, Meshiruesit ) përmban 19 shkronja
-Kurani ka 114 sure ( 19*6)
-Surja e fundit e plotë e shpallur ( surja Nasr) perbehet nga 19 fjale.
-Ajetet e para te zbritura nga Kurani , i perkasin sures se 96-te, e cila është e 19-ta nëse fillojme numerimin nga fundi i kuranit. Numri i pergjithshem i fjalëve te këtyre ajeteve është 19.
-Ne kuran, 113 sure fillojnë me fjalën " bismilahi rrahmani rrahim " . E vetmja sure qe nuk fillon me këtë shprehje është surja e nëntë , e titulluar " et Teube ". Por Kjo shprehje "bismilahi rrahmani rrahim " përmendet dy here ne syren " En -Neml"., Kurr fillojme te numerojme nga surja " Et Teube " , e cila fillon pa " bismilah ", shohim se surja " En Neml " gjendet e 19 ne radhe nga surja " Et teube "
-Ne kuran përmenden 30 numra te ndryshëm: 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,19,20,30,40,50,60,70,80,99,100,200,300,1000,2000,3000,5000,50000,100000. Shuma e tegjithe këtyre numrave është 162146 =19*8534
Jo me kot e kam vendosur pseudonimin osm19.
Linden pyetja , pse ne Kuran është bërë mrekulli me numrin 19 dhe nuk është bërë me numrin 10 , 17 , 21, 30 ,33 ose thënë me mirë me të gjitha numrat tjerë ... Duhet ditur se ne 6555 ajete te kuranit numri me i vështirë për te bërë një gjë te tillë ( atë qe përmenda me lartë ) është numri 19. Argument për këtë!?!
-Numri 19 para se gjithash është një numer i thjeshtë gjë qe don te thotë se nuk ka asnjë pjestues ( ndërsa me numrat thjeshtë është mjaft vështirë te besh një gjë si bëri Allahu me kuranin )
-Sikur të kishte qenë një numer me i vogël se numri 19, atëherë ata numra do të kishin me shumë shumfisha të tyre se sa numri 19. p.sh numri 19 ka 345 shumfisha deri tek numri 6555, kurse numri 18 ( njekohesisht edhe numri me i madh nga numrat tjerë ne fjale ka 364 shumfisha. Pra kjo tregon poshtu një tjetër veshtiresi për te bërë një gjë te tillë, siç bëri Allahu me Kuranin..
-Tani marim anën e kundërt te kësaj qe permendem, nëse në vend te numrit 19 do të perdoreshte një numer me i madh, atëherë do të ishte me lehtë përsëri, pasi numrat me te medhej se numri 19 kanë më pak shumfisha , gjë qe do të ishte me lehtë te caktoje shumfishat e tyre ...
Pra oh, vëllezër te nderuar ,një gjë te tillë ka bërë vetëm Allahu , me i dituri, me i plotfuqishmi. Diçka te tillë u munduan te bëjnë edhe shkrimtaret tjerë por pa sukses.E perserise për here te fundit, një gjë te tillë siç bëri Kurani me nr. 19 , nuk mund ta beje asnjë njeri.
 
Ndieshmeria dhe lekura

Gjë interesante është edhe persosmeria e ndjenjave, këtë na e mesoi i Lartesuari. Kur'ani ka prekur një realitet shumë interesant ne natyre. Ai na mesoi se si te njihemi me përsosmërinë e ndjenjave, angazhimet e ndjenjave. Ai na meson për këtë duke qenë se është një realitet natyror e jo si një zbulim shkencor ne lemine e mjeksise. Ai vetëm e tregon një realitet. Kur ai flet për mënyrën e denimeve te pabesimtareve me zjarr i Lartesuari thotë:
“…Sa here qe tu piqen lekurat e tyre do t'ua nderrojme me lekure tjetër me qëllim qe ta shijojne vuajtjen…” Kur'an, sure 4 el Nisa',ajeti 56
Urtesia e këtij ajeti është mu tek nderimi i lekآ*ures e ajo bëhet për ta shijuar denimin. Sipas Kur'anit vendi i ndijimit te denimit qenka lekآ*uآ*ra. Tani te shohim se ç'na thotë shkenca.
është vërtetuar se te gjithë nervat e ndjeshmآ*erise janë te vendosura menjehere pas shtreses se lekures. Këto nerva pasi ta ndjejne rrezikun dhe dhimbjen e sinjalizojne trurin. Ato janë poآ*shte lekures pikërisht ashtu si tha All-llahu ne Kur'an “do t'ua nderrojme me lekure tjetër me qëllim qe ta shijojne vuajtjen”
Nga All-llahu është dhënë informacioni për një realitet natyrore për, ndjeshmerine dhe vendosjen e nervave te njeriut menjehere pas lekures. Për ta ndier vazhdimisht njeriu dhembjen e zjarrit All-llahu do t'ia ndërroje lekuren sepse, kur lekura te digjet e humb ndjenjen e dhembjeve ose vuajtjeve dhe kështu lekura e re do të ndieje dhembje. Tani kur shkencetaret na thonë se nervat arrine deri te lekura u themi atyre se ato qe janë te rendesise se veçante na i ka treguar All-llahu para shumë shekujve.
Shihet qartë se llojet e mrekullise ne Kur'an janë të ndryshme dhe se ato sinjalizohen me shembuj shumë te thjeshtë. Mrekullite e Kur'anit nuk mbarojne me kaq. Ato vazhdojnë dhe do të vazhdojnë…
Sa here qe tu piqen lekurat e tyre do t'ua nderrojme me lekure tjetër me qëllim qe ta shijojne vuajtjen…” »!!! :
Pikërisht këtë ajet nuk kam arritur t'a kuptoj.Në mos gaboj këtu flitet për dënimin që marrin jobesimtarët në ditën e gjykimit ose më mirë mbasi Zoti do t'i çojë ata nga varret.Pra pyetja i me konsiston këtu:N.q.s. njeriu vdes kjo do të thotë që ai nuk egziston më si njeri fizik por si një njesi energjike(shpirtrore)pra nuk ka me kokë,këmbë,zemër,mëlçi,stomak etj,etj,.. pra as lëkurë,atëhere si i digjet lekura dhe i rigjenerohet kur ai tashmë nuk është më,një njesi fizike,por thjesht një njesi energjike(shpirtërore)?!!!!.Apo insinuohet për diçka të pakonceptueshme për ne pasi dihet që feja islamike nuk e pranon riinkarnacionin apo rimishërimin?

MREKULLIA TE HEKURI!
Hekuri është një nga elementet e përmendura ne Kuran. Ne suren 'El Hadid', d.m.th. ne suren e Hekurit, thuhet:

"Ne e kemi zbritur hekurin, ne te cilin ka force te madhe dhe dobi për njerëzitë..." (El Hadid 25)

Fjala “zbritur” e perdorur veçanërisht për hekurin ne këtë ajet, mund te mendohet se ka një kuptim metaforik qe do të thotë se hekuri është dhuruar për te miren e njerezimit. Por, nëse ne do të marrin ne konsideratë kuptimin e drejtperdrejte te fjalës, i cili është, “i zbritur fizikisht nga qielli”, ne kuptojme se ne këtë ajet gjejmë një mrekulli shkencore mjaft domethenese.

Ne saje te kerkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur ne rruzullin tokesor ka ardhur prej yjeve gjigande te hapesires.
Metalet e renda ne univers janë krijuar ne berthamen e yjeve te mëdha. Gjithsesi, sistemi ynë Diellor nuk zoteron një strukture te përshtatshme qe te prodhoje vete hekur. Hekuri mund te prodhohet ne yje shumë me te medhenj se Dielli, te te cilët temperatura arrin disa qindra miliona grade. Kur sasia e hekurit ne një yll tejkalon një nivel te caktuar, ylli nuk mund ta mbaje atë me gjatë dhe si rezultat ai shpërthen ne një shperthim te quajtur “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteoret, te cilët permbajne hekur, shpërndahen nëpër univers dhe levizin nëpër hapësirë, derisa te terhiqen prej forces gravitacionale te ndonjë trupi qiellor.

E gjithë kjo na bën te qartë se hekuri nuk është formuar ne Toke, por është mbartur nëpërmjet meteoreve pas shperthimit te yjeve ne hapësirë, pra ai “ka zbritur ne toke” ne te njëjtën mënyrë siç është shpallur ne ajetin kuranor. ثshtë e qartë se ky fakt nuk njihej shkencerisht ne shekullin VII, ne kohën e shpalljes se Kur'anit


Nga Prof.Abdul Mexhid Zendani
Ky është Keeth More (Kith Mur), njëri nga dijetarët më të mëdhenj në anatomi dhe embriologji. Keeth More, është prof. i anatomisë dhe embriologjisë në universitetin e Torontos, në Kanada. Ai evoloi gradualisht derisa arriti në këtë shkallë. Në fillim ai punoi 11 vjet në universitetin Lina Peg, në përëndim të Kanadasë. 6 vjet më parë u bë përgjegjës i anatomisë dhe embriologjlsë në universitetin e Torontos.
Ka shkruar një numër librash e mes tyre disa libra në anatomi dhe embriologji. Ka botuar tetë libra që konsiderohen manualë për studentët e mjekësisë, të cilat janë përkthyer në gjashtë gjuhë: italiane, gjermane, portugeze, spanjolle, greke dhe kineze.
Profesor Mur, është autor i këtij libri, (The Developing Human, clinicially oriented embryollogy, Keith L. Moore). Ky libër është përkthyer në tetë gjuhë: gjermane, ruse, japoneze, kineze, italiane, portugeze, angleze dhe boshnjake.

Kur kërkuam nga ai të japë mendimin e tij mbi disa vargje kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s. që kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tij, i befasuar dhe i mahnitur PROF MUR tha:

"Si është e mundur që Muhammedi para 1400 vitesh t'i përshkruajë kaq saktësisht fazat e zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës, gjë që u zbulua nga shkenca bashkëkohore, vetëm para 30 vitesh?! "

Mahnitja e tij së shpejti u shndërrua në kureshtje. Ai i paraqiti mendimet e tij në disa simpoziume shkencore dhe mbajti ligjëratën me titull "Përputhshmëria në mes embriologjisë dhe asaj që gjendet në Kur'an dhe Sunnetin".
Profesor KEETH MORE thotë:

"Kam kënaqësinë që marr pjesë në shpjegimin e vargjeve kur'anore dhe thënieve të Muhammedit a.s., që flasin mbi krijimin e embrionit.Jam plotësisht i bindur, se këto fakte, Muhammedit i kanë ardhur nga Zoti, sepse këto informacione shkencore, shkenca i zbuloi kohët e fundit pas një pune shumë të lodhshme. Dhe ky është fakt bindës për mua, se Muhammedi është i dërguari i Zotit."

Mendoni mbi atë që tha ky profesor i madh, i cili është ndër dijetarët më të famshëm botërorë në shkencën e embriologjisë. Prof. Keeth More kur i studioi vargjet kur'anore, që kanë të bëjnë me sferën e specializimit të tij tha: "Gjithsesi Muhammedi duhet të jetë i dërguar i Zotit."

Prof.Moore kur e pa shushunjën që gjendet në moçale dhe e krahasoi me embrionin në etapën (që Kur'ani e përshkruan) "gjak i ngjizur", - "alaka", gjeti ngjashmëri të madhe mes tyre. Pastaj ai tha: "Vërtet embrioni në etapën gjak i ngjizur i përngjan plotësisht kësaj shushunje". Më pas, ai solli vizatimin e embrionit në etapën alakah dhe, pasi e vuri pranë një fotografie të kësaj shushunje moçalore, bëri një krahasim sqarues midis tyre dhe këtë ia paraqiti mjekëve në disa simpoziume shkencore.

Prof.Keeth More gjithashtu sqaroi se embrioni në këtë etapë është i ngjitur në mitrën e nënës, gjë e cila kuptohet edhe nga vetë fjala arabe "alakah", që nënkupton "diçka që ngjitet".

Po të veresh me kujdes shihet ngjashmëria në mes shushunjës (alakah) dhe embrionit të njeriut në etapën "gjaku i ngjizur" të cilin Zoti xh.sh. e emëroi "alakah".

Pra, fjala "alakah" e përmendur në Kur'anin e shenjtë, nënkupton njëkohësisht edhe gjakun e mpiksur, edhe diçka që varet e ngjitet.

Prof. More gjithashtu thotë se, kur embrioni gjendet në etapën "gjak i ngjizur", gjaku është i mbyllur në enët e tij, para se të kryhet mbështjellja e embrionit me mbështjellësin e tij. Kështu embrioni i ngjan "gjakut të ngjizur". Pra, fjala kur'anore "alakah" përfshin të gjitha cilësitë e embrionit.
Kush e informoi Muhammedin a.s. për këtë?

Prof.Mur flet edhe mbi embrionin, kur ai kalon në etapën tjetër, të cilën Kur'ani e përshkruan me fjalën "mudga", që do të thotë "mish i përtypur".

Ai solli një copë balte të tharë dhe e kafshoi me dhëmbë. Pastaj solli një fotografi të embrionit dhe bëri krahasimin në mes tyre, ku u pa qartë se vërtet embrioni i ngjante plotësisht mishit të përtypur "mudgah".

Shumë revista kanadeze botuan rezultatet shkencore të prof.Moore. Kohët e fundit prof.Moore shfaqi në TV kanadez serialin me tre pjesë mbi përputhshmërinë mes asaj që ka thënë Kur'ani famëlartë, para 1400 vitesh dhe asaj që ka zbuluar shkenca bashkëkohore sot.

Pastaj Prof.Murit i bëhet pyetja: Prof. besoni ju se Kur'ani është fjalë e Zotit?

Ai përgjigjet: "Nuk gjej ndonjë vështirësi që ta pranoj këtë."

Më pas i bëhet pyetja tjetër: "Si e besoni Muhammedin a.s. në kohën, kur ju besoni edhe Isain (Jesusin)?"

Ai përgjigjet: "Jam i bindur se që të dy ata janë të së njëjtës shkollë".

Pra, dijetarët botërorë në kohën tonë, janë në gjendje të provojnë se ky libër është zbritur nga Allahu.


O Njerëz! Dëgjoni çka do t'ju them, sepse nuk e di nëse do t'ju takoj në këtë vend pas këtij viti.
O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Më të vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.


O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni. Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që anulohet është gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.


Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtë! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme. Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t`i zemëroni thellë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t`ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe më mirë për ju.

O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj ditë që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para Allahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem. Kur ju pret drejtësia absolute. Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit. O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e tërë materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore. Kini frikë nga Allahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo çast jem gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me Allahun e Amshueshëm, me Gjykuesin e Drejtë.

O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni pIotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.


O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm atë që me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit. Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islamin jepni prej vetes githçka që mundeni. Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.



0 njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po jua lë librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësise dhe së vërtetës. Kur'ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.


Para vetes e keni tërë jetëi time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e Allahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.


O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga Allahu! Ai e sheh punën tuaj.


O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futini në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës se vetë dëgjuesit.



(Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të butë ka thënë):

"A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerëz?"

"O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti", u përgjigjën më se 100 000 haxhinjte e pranishëm

Perpjekjet për te kuptuar Amanetin e Allahut pa u mbeshtetur ne dy burimet e mesiperme kanë provuar se sjellin ngaterresa dhe shkaterime për shoqërinë e shumë civilizimeve te mëparshme apo edhe te tanishme.

Pra nuk mund te harrojmë Profetin dhe te mbajmë vetëm librin, si dhe nuk mund te injorojme Librin e Zotit dhe te ngreme vetëm Profetin, siç është rasti me Kristianizmin. Ata e lane pas dorë L


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top