Mos e frikësoni fëmijën me kërcënime

HYSEEN

Anëtar i ri
Mos e frikësoni fëmijën me kërcënime
Kur fëmijët tanë nuk sillen ashtu siç dëshirojmë, rruga e parë që provojmë për t’i bindur është frikësimi. Edhe 6-vjeçari i vogël kishte shumë frikë nga gjilpëra.

E shtune 17 Mars 2012 21:46
Në të vërtetë ai kishte shkuar shpesh tek mjeku dhe çdo here i kishin bërë gjilpërë. Më vonë ishte marrë vesh se vuante nga astma alergjike. Gjatë kësaj periudhe të gjatë gjilpërash ndonjëherë qante shumë dhe nuk dëshironte të bënte gjilpërë. Ndërkohë e ëma përpiqej ta frikësonte duke i thënë “nëse nuk e bën gjilpërën do të iki, do të të lë vetëm”. Ndonjëherë tjetër e gënjente duke i thënë se sot nuk do të bëjnë gjilpërë. Fëmija përsëri refuzonte të bënte gjilpërën pavarësisht kërcënimeve apo shantazheve të së ëmës. Kur shkonin në spital nëna, babai, mjeku dhe infermieret përpiqeshin shumë për ta shtruar dhe qetësuar atë. Por frika e vogëlushit 6-vjeçar nuk kishte lindur nga gjilpëra apo mjeku por nga qëndrimi i gabuar i nënës së tij. Dhe në këtë mënyrë ishte zhvilluar fobia ndaj gjilpërës.

Në bazë të frikës ndaj gjilpërës dhe mjekut qëndron shqetësimi se mos do t’i dhemb dhe mos do të dëmtohet. Tregohuni të kujdesshëm ndaj fëmijës suaj në mënyrë që mos të krijohen fobitë e mjekut apo gjilpërës:

Mos i frikësoni fëmijët duke i thënë “do të të çoj tek doktori dhe ai do të bëjë gjilpërën!”

Mos e mashtroni fëmijën të cilit do t’i bëhet gjilpëra me fjalë si “nuk do të bëjnë gjilpërë, vetëm do të vizitojnë”.
Nëse i duhet të bëjë një gjilpërë për analiza apo kontrolle të tjera shikojeni drejt e në sy, kapini dorën dhe thuajini “pas pak do të bëjnë gjilpërën, do të dhemb pak por nuk do të zgjasë shumë, do të ndjesh shumë pak dhimbje. Nëse nuk e bën gjilpërën atëherë sëmundja do të zgjasë më shumë dhe ti do të vuash më shumë”. Dhe inkurajojeni atë me fjalë si “ti mund ta bësh këtë sepse je shumë i forte”.

Mbajani dorën fort në mënyrë që ta ndjejë praninë tuaj dhe asnjëherë mos e kërcënoni.

/Start/Aisa Kokiçi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top