"Monstrumi Austriak" del në gjyq

Kresha

A pretty face can never trick me
Josef Fritzl shokoi Austrinë vitin që shkoi kur u bë e njohur se ai kishte lënë shtatzënë të bijën shtatë herë.



Personi që shokoi Austrinë vitin që shkoi kur u bë e njohur se ai kishte lënë shtatzënë të bijën shtatë herë, që e kishte mbajtur në një qilar, e ka pranuar që është fajtor për akuzën që i bëhet për përdhunim dhe incest.

Por në ditën e parë të gjyqit që po zhvillohet në qytetin e St Poelten, në perëndim të Vienës, Josef Fritzl e ka mohuar se e ka mbajtur me zor të bijën dhe që të ketë vrarë një nga fëmijët që vdiq pak pas lindjes.

Josef Fritzl e mbuloi fytyrën me një dosje blu ndërsa hyri i shoqëruar në dhomën e gjyqit.


Gjyqi, pjesa më e madhe e të cilit do mbahet me dyer të mbyllura, pritet që të zgjasë një javë.

Një nga avokatët e Fritzl, Rudolf Mayer, nguli këmbë se klienti i tij kishte shprehur keqardhje për atë që kishte bërë dhe ishte shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me procesin ligjor: "Ai vetë tha se do të ishte i gatshëm që t'i përgjigjej të gjitha pyetjeve që donte t'i bënte gjykata. Atij i vjen keq për personalitetin që ka dhe atë ç'ka u bëri viktimave të tij pikërisht si rrjedhojë e këtij personaliteti". /bbc/
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

Ky manjak , ky psilopat qe " ka lindur per te perdhunuar " eshte nje nga kafshet me te demshme per njerezimin , i cili meriton vetem vdekjen .
Si mundet nje njeri te perdhunoje per 24 vjet rresht vajzen e tij ?
Ne cfare bote po jetojme ?
Pse shume njerez qendrojne indiferenta ndaj ketyre personave te semure psiqik dhe pse nuk u kushtojne me shume pune ketyre po u kushtojne diskutimeve dhe percarjeve ndaj feve apo luftrave etj etj !!!!

Ky moster duhet te zhduket nga kjo jete dhe duhet tia presin ate mishin e tij te qelbur me gershere dhe tia vendosin trupin ne mes te sheshit ku gjithe bota ta peshtyje dhe te vdekur .
Ngjarje te tilla me nxjerrin nga faza , ngjarje te tilla me cmendin dhe me bejne te them me vete : ne cfare bote jetojme ?

:( :(
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

vet djalli osht ky , manjak edhe psikopat .

Qikjo osht njera nder faktet puth ka jet mas vdekjes !!!

Edhe ka denim edhe shperblim per te keq dhe te mira !!!

Ska fjal per me pershkru kit psikoze . Zoti e denoft me denimit ma te dhemshem , sdi qa me tha ma .
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

e pashe te euronews kete monstren. mbulonte dhe fytyren pale . ky ska nevoje per gjyq fare. ate qe beri ky se ka pare historia ti bej prindi femijes.
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

vet djalli osht ky , manjak edhe psikopat .

Qikjo osht njera nder faktet puth ka jet mas vdekjes !!!

Edhe ka denim edhe shperblim per te keq dhe te mira !!!

Ska fjal per me pershkru kit psikoze . Zoti e denoft me denimit ma te dhemshem , sdi qa me tha ma .

As ligji rrezik sda denoje kete...sipas ligjeve austriake ky mund te marre dhe vetem 15 vjete burg...ose 20....maksimumi mund te marri denim te perjetshem....
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

As ligji rrezik sda denoje kete...sipas ligjeve austriake ky mund te marre dhe vetem 15 vjete burg...ose 20....maksimumi mund te marri denim te perjetshem....

Me pare edhe mos u denonte sepse ligjet austriake nuk ishin shum te renda per pengmarrje dhe perdhunim , por tashme qe ai pranoi qe kishte gisht per vdekjen e nje nga femijeve te tij ..
Kjo ben qe te marri se pakti nje ergastolo ...
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

nuk di edhe pse diskutojn biseden e ksaj bishe mere e hekja kryt edhe kryhet.......
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

Me rastin e vlerësimit për shqiptimin e dënimit më të rendë, gjykata merr parasysh
veçanërisht pranimin e fajit, e në lajme degjova se ky kishte pranuar krimin
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

Me pare edhe mos u denonte sepse ligjet austriake nuk ishin shum te renda per pengmarrje dhe perdhunim , por tashme qe ai pranoi qe kishte gisht per vdekjen e nje nga femijeve te tij ..
Kjo ben qe te marri se pakti nje ergastolo ...
E pash kishte shkuar dhe kundra avokatit keshtu...me duket se e hengri, se pranoje te gjitha akuzat...tani po sdel me nga burgu :kallash::kallash::kallash:
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

Njeerez te semure....burgun perjete e ka pak ky....
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

Burgim te perjetshem per babane monster​


Babai monster perdhunoi per 24 vjet rresht te bijen, me te cilen pati edhe shtate femije.


Gjykata austriake e Sankt Poelten ka denuar me burgim te perjetshem 73-vjecarin Jozef Fritzl.

Fritzl u shpall fajtor per vrasjen e njeres nga foshnjat, se ciles nuk iu dha ndihma e nevojshme pas lindjes, si dhe per te gjitha akuzat e tjera te ngritura ndaj tij; incest, perdhunim dhe skllaveri.

Pak perpara se gjykatesit te terhiqeshin per vendimin, Fritzl kerkoi falje. "Kerkoj falje nga thellesia e zemres, por fatkeqesisht tani nuk mund te ndryshoj asgje", kane qene fjalet e babait perdhunues. Organi i akuzes kishte kerkuar perpara marrjes se vendimit burgim te perjetshem per Fritzl.

Ai do ta vuaje denimin ne nje burg psikiatrik te sigurise se larte.

Babai monster ka deklaruar se nuk do ta apeloje vendimin e gjykates. "Ai i ka kuptuar permasat e krimeve te veta dhe vendimi per burgim te perjetshem eshte pasoje logjike", tha avokati i Fritzl.

Perpara marrjes se vendimit trupi gjykues pranoi argumentat e prokuroreve, se foshnja e vdekur do te kishte mbijetuar, nese do te kishte marre mjekim, por kjo nuk ishte lejuar nga Fritzl. /top-channel/
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

Nuk mund ta konsideroj as kafshe....
Ky lajmi kishte dale qe vjet, por une vetem sot e degjova.
TMERR...Te ma jepnin mua me duar te lidhura, do dija une çdo beja ne te.
:kallash::kallash::kallash:
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

gjynaf per gocen e tij...i shkatroj jeten.... hallall prind ka qen...:(
 
Titulli: "Monstrumi Austriak" del në gjyq

ncncncncnnc qysh ka mujt bre cnncncn :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top