Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

E ikur nga ti dhe nga bota... ikur nga ajri i ndotur i njerzve zvarranike. Qe humbasin ne cdo frymarrje preverse.
E ikur nga shiu, qe nuk arrine te laj ndrydhjet dhe vobekjet e currvitjeve idiote neper rrugica psikllogjie te kalbura..
E ikur nga bora e ndotur nga e bardhe ne te zeze..
E ikur nga lulet qe celin dhe pjalmin ua helmojn me hipokrizine e shartuar me acide..
,,e ikur ne te ikuren e djeshme,,,
e ikur ne te sotmen drejt te nesermes.. ..
E ikur ne nje lendin mendimesh,ku ka fryme lirie..
e ikur mbi rete e nje rrebeshi shiu qe ujit shkreteira te tera dhe sjell jeshillek .
e ikur nga mendimet qe mbysin,,
e ikur nga morali i moralisteve te pa moral..
e ikur nga idet shterp,te iluzionisteve cinike dhe te varfer...
e ikur ne qiellin e lirise..e ikur ne perqafimin e nje horizonti..endrrimtar..
e ikur ne galaktikat e dashurise, vizioneve dhe liris,,
e ikur dhe humbur larg ne nje bote te fresket pranverore,mes rrezeve te largeta ne lindjen e diellit,drejt nje univers te ri.E pushuar mes deshirash dhe endrrash ,perqafimesh qe me sjellin nje rilindje te vetvetes...
 
Tu mpine duart dhe mendimet o i shkret.
Nata te zuri te zhveshi dhe beri dashuri me ty ne balten e saj pise te zeze.
Te dhembin kockat mishi te dergjet.
Syte gjysem te hapur, qepalla qe te rendojne,ngjan si nje cope metali e harruar mes vetvetes dhe botes.
Ditet tejane ngaterruar , dielli s"te njeh me,shiu te ujit deri ne kalbje dhe tani je shtrire te flesh ne kete krevat rruge.
Trishtueshem kendon vargjet e tua te kompozuara me ato frymarrje azmatike.
Ngriu o i ngrat perkdhele shpirtin ,eshte vetem nje ngerrc ne kembet e tua,prandaj te jane mpire dhe duart.
Puthja doren tokes jepja shikimin qiellit dhe ngriu.
 
Redaktimi i fundit:
...do doje ta ktheje kohen dhe kujtimet!?
Eh iken ato,tashme dite te reja lindin,deshira te reja, endrra te brishta dhe qiej te rinj.
Mos u ndje keq,as lendim mos provo e tille eshte jeta,seleksioniste dhe e pa meshire.
Treni i kohes nuk pret,nuk fal dhe nuk korrigjon asgje nga ato qe ne shkruajme.
Eh ,u pendove per te gjith guret qe levize gabim,luajte me ego dhe u humbe ne nenvetdijen tende te semur.
E kur u gjende aty, pastaj shikove veten neper shume pasqyra , kuptove se sa je shperftyruar para vetes.
U pendove por vone.
koha eshte kalores i fuqishem dhe hijet i zbeh,gjurmet i fshine dhe memorizon vetem shpirtrat e vertet.
Mos u trishto ,stinet do te falin perseri shpirtra te rinj ,ku mund te lulezosh bollshem neper syth.
Thjesht ki kujdes kur te zbresesh ne nenvetdijen tende heren tjeter, zbrit paster , qe te mund te njohesh veten ne thellsin tende dhe ta pranosh ate.
 
Pershendeten ditet krejt nostalgji.
Ndahen stinet ,sic u ndame une dhe ti.
Ndahen vitet ,sic na ndajne dhe ne te dy.
Puthen kujtimet dhe shuhen.
Vdesin shpirtrat dhe ne te errten e kohes shuhen.
Pershendetet cdo gje i dashur, sic u pershendetem une dhe ti .
Pershendetemi tani me perultesi dhe nga ky moment qe sapo hodha keto shkronja as per mua e as per ty.
I hodha sic hidhen mijera mendime neper nje gjithesi.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pas nje dite pune te lodhshme e te ftohte, mora metron per tu kthyer ne shtepi. Njerzit me fytyrat e tyre ishin shume te zenepas celularve. Gjithsecili me ate makineri te qelbur, thua se ishin te martuar me makinerit.Te pakt ishin ata qe veshtronin erresiren nga xhamat e dritares me nje fytyre te lodhur.

Ishte erresuar goxha, i ftohti dhe mjegulla arriten te boshatisin rruget e qytetit nga njerzit. Tek-tuk shikoje persona qe nxitonin per ti shpetuar te ftohtit dhe erresires.
Une nuk e kisha me kaq nxitim sa te tjeret, thash me vete ndoshta ata i pret dikush ne shtepi. Po mua? kush me pret mua?
E di shume mire qe pas kesaj porte te madhe dhe te vjeter me pret heshtja.

Nuk eshte askush qe me pret,
asnje qe t'me perqafoj, asnje qe t'me puthe dhe te me thote,: mire se erdhe, si e kalove sot a u lodhe?

Lahem, shikohem ne pasqyre kam ndryshuar, nuk po e njohe me personin perball meje, jeta ecen me ritme te shpejta dhe pasqyra po ma tregon.

E kam me medyshje te gatuaj apo ta shmang dhe sot darken ashti si me ndodh shpesh ta bej, gjithsesi askush nuk do ta marr vesh,
asnje nuk do te pyes se cfare ka per te ngren per darke.

Ne medyshjen per te vendosur per darken shkoj ndez televizorin.
Filluan lajmet me kronikat e zeza, shperthime, vjedhje, vdekje ,vdekje oh sa shume vdekje.
Nuk paska asgje terheqse per ta thyer sado pak kete vetmi.

Hidhem ne sallon ndez kompjuterin, pak kohe me miqte e mi virtual, ahh sa larg qe jane, nuk arrijne ta ndiejn vetmin time. Ndoshta dhe ata lajne hesapet me vetmin e tyre. A thua tu peshoj dhe atyre po aq shume sa me peshon dhe mua vetmia ime?
Ndiheshim shume larg, mesazhet nuk ngarkoheshin.
Po e fik!
Dhe ja ku e shikoj krah meje vetmine, sikur te me thoshte "eja se u be vone" qenka shume e veshtire te largohesh nga vetmia mendova. Shume vetmi rreth meje, alegria dhe lumturia nuk ndihen vec ndonje doze e vogel, duken si nje drite e zbehte qe nuk ka mjaftushem rryme per te ndricuar plotsisht.
Shkoj te fle, dhoma e gjumit boshe, dhe vetmia qe me shikon si me cudi, cfare ke sot vall? A nuk do te flesh, cfare po te tremb? Zhvishem, shtrihem i bej perseri nje rikthim dites se sotme se cfare kisha kaluar, mos kisha harruar dicka pa bere. mu kujtua qe nuk gatova, ngrihem ha nje cokollate pi dhe nje gote me qumesht dhe shkoj perseri ne shtrat. Fiksoj tavanin, mundohem te kujtoj caste te gezuara, kujtime te bukura. Por nuk mundem, zhduken kur vetmia me kujton qe jam i vetem me te.

Mbuloj Koken, Erresire!
 
O Zot, s'dija qe kaq shpejt do ndjenja kenaqesine e te parit ndersa vuan ne harresen e nje kohe qe po shkon..kenaqesine e te parit qe Zoti kthen gjithcka ne vend,edhe te fut ne rruge plote labirinthe..qe i ndertuam enkas,per te ngritur kurthe ndaj te tjereve,ku te mos gjenin nje drejtim,e te humbisnin neper rrugica,ashtu sic humbin edhe kujtimet e nje kohe qe lame pas.
Them fort,ka nje Zot.
 
Zgjohu! Zgjohu dhe shiko sa shume veta te kane ardhur ne shfaqen tende te fundit!
Zgjohu dhe falenderoi ti vet, nje e nga nje, te gjithe me radhe.

Cohu!
Mblidhi forcat dhe cohu per here te fundit! Jane mbledhur te gjithe per ty!

Ehhhhhh zonja vdekje sa shume rendon, para gjithe ketij populli te zemer vrar.
 
To every Soul who cannot see the light!

[/B]
chants-field-mirror-4-by-alex-baker-photography.jpg
 

Attachments

  • chants-field-mirror-4-by-alex-baker-photography.jpg
    chants-field-mirror-4-by-alex-baker-photography.jpg
    48.6 KB · Shikime: 0
  • chants-field-mirror-4-by-alex-baker-photography.jpg
    chants-field-mirror-4-by-alex-baker-photography.jpg
    48.6 KB · Shikime: 0
E din kur fryjne mendimet e te udhtojne neper nje rruge trandafilash te kuq.
Kemb te zbathura dhe eshte pranvere...
E din si ndihesh?
Ndihesh sikur petalet jane aurorat e shpirtit dhe parfumi i tyre je ti.
Pastaj kap me dore nje cop qiell e zbret ne toke,me nje laps prej yjesh shkruan per pafundesine.
Pastaj ngjitesh neper shkallet e reve puth buzet e diellit ,aty kupton qe tashme je nje pjalmim i rimeshiruar neper cdo pore lekure.
E lumturuar mbeshtillesh neper petale trandafilash dhe flen qetesisht mbi pjalme shpirtrash te zhveshur nga cdo copez erresire.
 
Sot u ngrita heret dhe putha ajrin e ftohte te keti dhjetori.
E di sa shijim kishte tek kontakti behej cdo sekond e me i forte me bulezimet e ti te ftohta,pastaj hoqa shallin,kapucin dhe ndjeva se si ajri perkdhelte embelsisht qenien time.
Pa kuptuar nga puthja fillova te buzeqeshja,dhe me vete po mendoja kush ka thene qe i ftohti nuk eshte dashuri ne vete :))
 
...u mblodhen kohet ne nje mbledhje shpirtrash.
Pasi i ngrine dhe i shkrine disa here shpirtrat,u folen per elasticitetin qe ata duhet te kene ne kete jete.
Sapo shpirtrat te misheroheshin ne nje trup ,ata duhej te perballonin ndryeshushmerine e koheve mbi ta. Prandaj ata as nuk vdisnin as nuk rilindnin,thjeshte nderronin instrumentet ne te cilat meshiroheshin.
Dreqin ky i fundit instrument qe vdiq kishte sy te bukur,lekure te bardhe,floket i kishte te pa thinjura , plot sharm ngjante brenda arkivolit te kohes ,qe sapo e pershendeti pergjithmone.
Pastaj shpirti i instrumentit u largu qetesisht per ne mbledhjen e rradhes,ku koha e priste qe ta faturonte ne nje tjeter instrument per te kaluar provat e ti te rradhes.
 
Te porosit dicka nga restoranti Melhoff u tha ne nje stil si lutje,ku gjasa kish shume se dicka do shperthente ato caste.
Jo u pergjigj tjetra si urdher,ku ngriti koken duke e pare ne sy,me nje buzeqeshje te ftohte,e duke e shoqeruar me nje FALEMINDERIT si psheretime.

Nje dore e zgjatur mori guximin ,i ledhatoj faqen e djathte,e gishterinjt leviznin pas veshit te saj.

Ajo perkedhelje e bente si kotele ate,por vendimi i marr donte te krijonte hendeke,e lumenj te pakalueshem.
Urat kishin filluar te prisheshin.

E ke marr me vete nje cope timen t'shpirtit u degjua nga goja e saj,o krijues deshperimesh.

Triumfuese jam une,e ti thjesht humbesi.
Duel i drejte i pergjigj.
Une se kam pagezuar te tille,,,,,,. :)

Perse?
Perse?
Perse thosh,e teksa nga restoranti dikush mirrte porosine qe nuk u shijua ate nate ,,,shperthimi. :)
 
Eja eja, futu ne makine se po bie shi. Ah sa mire do vish dhe ti me ne te festojme ma kthehu. Si je Ary, si te shkojne punet? Mire faleminderit akoma po konsumoj energjine e festave.
Po ti? Mire edhe une faleminderit. Po shfrytzoj keto dite te qeta.
A vazhdon te shkruash ,e pyeta mikun tim Dario? Ohh kam shume gjera per te shkruajtur, eshte nje rremuje e madhe po pres fiks shkendijen qe te filloj perseri dhe nderkohe po shijoj qetsine. I shkruajturi kur me mberthen nuk me leshon me, eshte sikur te notosh ne nje oqean me fjale.

E nisa makinen, po shkonim per nje vizite ne nje azil me pleq, u kishim bler ca biskota dhe lule. Sapo mberritem jashte na prisnin dy infermiere te reja qe ishin per nje pushim kafeje dhe cigare, u cuditen nga veshja jone me nje kapele dhe nje kapot te kuqe. Jemi ne Pleqt e vitit te ri!! Na zuri pija per festat prandaj po vijme me vones.
Ato ishin akoma te habitura pasi nuk u kishim bere te ditur per viziten tone. Zakonisht ne keto ndertesa nuk te lejojne te futesh nese nuk ke te aferm pacient ose nuk punon aty.

Dhe me nje buzeqeshje u tham se u perkisnim grupit te akrepave(nje grup per ruajtjen e traditave), dhe qe donim te kalonim pak minuta me pacientet pleq.
Prisni te keshillohemi me drejtorin tha njera nga infermieret se eshte ai qe e vendos dhe shkoi brenda. Me duket se duhet tu kishim telefonuar i thash mikut tim Dario. Po ndoshta u nxituam ma kthehu.

Doli drejtori e mirepriti veprimn ton dhe na falenderoi, nuk jemi mesuar me vizita te tilla tha. As ne zoteri ja kthyem. Ejani pas meje po ju shoqeroi une me gjithe stafin tim. Kjo eshte salla e ndenjes.
Aty ndodhej nje plak i shendetshem dhe i mbajtur i ulur ne karrige.
Vetja po me thoshte po ky i shkret cka dashur ketu eshte si kokrra e molles? Pershendetje jemi dy shoke dhe kemi ardhur t'ju vizitojme dhe t'ju japim keto biskota dhe te kalojme pak minuta me ju a mundemi? E pyeti Dario.
Te urdheroni, jeni te mirepritur vetem me falni se une nuk ju shikoj e kam humbur shikimin. Ju shikojme ne dhe ju jeni vertet Zoteri dhe i kerkuam te benim foto duke e ven ne mes. Lajmi i mberritjes ton u perhap shpejt dhe sapo mbaruam foton te gjithe pacientet erdhen te salla e pritjes. Dikush me karroce dhe dikush ecte akoma me forcat e tija, filluam te prezantoheshim dhe te shperndanim biskotat dhe lulet, benim shaka, ne fytyrat e tyre shikoje buzeqeshje dhe lot gezimi.

Fytyra ime nuk e tregonte por zemra po me qante nga vuajtjet qe ishin mbledhur aty ne ate qender, po provoja pak nga dhimbja e cdo pacienti,dikush pa gjymtyre, dikush tjeter pa sy, kishte te tjer te ngrir qe nuk leviznin, kishte dhe nga ata qe kishin deformime ne kafke dhe trup. Shikoi shikoi!! Me tha Dario me zerin e nje fitimtari, shikoi te gjithe buzeqeshin!! I jap doren dhe shkembejme me njeri tjetrin nje rrahje shpatullash me ndjenjen e trishte brenda meje.

Eshte e vertet miku im ata nuk jane me pleq, ata jane femije te lumtur, ata jane nje familje e lumtur edhe infermieret dhe drejtori ishin te gezuar, arritem te krijonim pak zhurme te qeshurar ne ate qender te mbushur ku me renkime dhe ku me heshtje.

Bem fotot nje e nga nje me te gjithe pastaj bem dhe nje foto me te gjithe stafin qe per fatin ton dhe te atyre na mfjaftuan biskotat dhe per ata.

Ora po afronte 12 dhe kishim nje drek me antaret e tjer te akrepave, e kujtoj Darion per orarin. Dhe ne perqafime dhe buzeqeshje i pershendetem miqt tan.
Drejtori dhe dy nga infermieret na percollen deri te porta e jashtme, faleminderit qe na e kthyet qendren ne nje kopesht me femij flet drejtori. Jeni ju heronjte e vertet te kesaj historie ja ktheva.

Mirupafshim!

Mirupafshim! Dhe mos harroni akrepat do vijne serisht! :)
 
Me kishte marre malli te zhgarravitja dicka mbi fleten e badhe,dukej e zhubravitur ,sikur kishte kohe qe priste nje laps,pene,apo cdo gje qe shkruan,hedh dicka ne bardhesine e saj.
E mora butesisht,sic kapet nje flet e bardhe,ku mbizotron nje bardhesi qe te trullos,ndjeja gishtat tek me dridheshin nga frika e ndonje njollosje.
Thirra shpirtin te zbriste ne duart e mija,qe te ndihmonte shpirjen e gishterinjeve te hidhnin ndonje germe,fjale,mendim,cte ishte por dicka te hidhnin.
Pasi vjetersia e kishte pushtuar fleten.
Bore thash me vete,nderkohe qe shpirti nuk levizte,nuk zbriste,gishterinjet nuk shpiheshin dhe dora perkdhelte lehte fleten e bardhe ,krjet dhembshuri.Dimri pllakoste pa meshire gjethet,token,ngrinte gjithcka,ftohte floket,buzet,shikimet e njerzve,cdo gje qe gjente perpara ti.
Fleta qendronte stoike ne tavolinen time,ne cep nja kafe e ngrohte akoma ,dhe shikimi me perplasej ne horizontin e detit blu..
Po prisja qe shpirti te zgjohej,te zbriste me ne fund tek gishterinjet e mi..me durim djegia cigaren e rradhes , tymi krijonte ca abstraksione mendimesh qe me kujtonin skena jete te trazuara.
PAs pak dielli u be me i fuqishem,bluja e detit me theksuar,ndjeva gjakun tek levizte drejt duarve,penen qe filloj te leshonte disa pika te bardha mbi fleten e bardhe...
ah! Me ne fund,dicka po ngjallej,dora filloj qe shkruaj piksime te tjera..pikepytje,presje,pika,,etj etj kesisojesh piksimi..
E idhnuar pak me zemren,qe shkruante vetem piksime, i afrova nje kafe dhe asaj,
U ul ne karrigen perballe,buzqeshi lehte me ironin e saj tipike kur rebelohej.
Ndezem nga cigaren e dyte te dyja bashke, morem fleten dhe e hodhem drejt horizontit ti detit,me shpresen qe ne bregun tjeter te gjenim vetveten te dyja dhe te shkruanim dicka pertej piksimit.

E shkruar diku, para nje viti :)
 
E ke menduar ndonjehere sesi ishte per mua te te lija te shkoje? Sesa I dhimbshem dhe gerryes ishte largimi? Sesa shkaterrues ishte pesha e mungeses dhe indiferences?
Nuk besoj, ose edhe nese perpiqesh , dije se asnjehere nuk do i afroheshe dot per te pare qarte, besome…
Ti nuk mundesh ta imagjinosh sesi eshte te hapesh zemren dhe te shohesh boshllikun ne te…erresiren te cilen ajo ka veshur , dhe si nje fustan I shqyer nga dhimbja e lagur nga balta e loteve.
Ti nuk mundesh ta imagjinosh sesi ndihesh te hapesh doren dhe te lejosh te shkosh, te shohesh teksa zhdukesh si nje vegim , e ti, ti s’mund te besh asgje , as nje hap me shume per te te arritur.
Dhe ….Ti nuk mundesh ta imagjinosh se si cdo gje per mua nuk eshte si me pare.
Humba cdo gje nga vetja, edhe buzeqeshjen e humba, edhe deshire per t’u zgjuar ne mengjes , energjia ime po me linte ne balte.
Mu desh shume kohe besome , shume kohe te riorganizoja veten. Te rimblidhja copezat e mi ate shperndara kudo , duke rifituar hapsirat qe ti kishe zaptuar, per te rigjetur vetevleresimin, guximin , kurajon per te mundur dhimbjen qe le pas.
E kur fillova te ribeja veten serisht , kuptova se pertej egoizmit tend, krenarise tende, tekave te nje femije te rritur, ishte miresia ajo qe kish mbetur….
E ti ndoshta kurre sdo kuptosh sesa e veshtire eshte te rimekembesh veten ,sepse askush qe nuk ka dashuruar kurre nuk njeh ate ndjenje!
Por asgje nuk ish e lehte besome, dhe ende sindroma jote eshte brenda meje…..pavaresisht se tani une u mesova te jetoj me ty brenda meje…
 
Nisa te shkruaja nje leter per ne te dy.
Pak caste dhe e flaka tutje.
Ne djall pra.
Aq.
 
Te kujtohet kur te tregoja per pianon, per tingujt qe leshon? A te kujtohen mesimet e para? A te kujtohet kur me thoje se ndiheshe xheloze pasi kaloja me shume kohe nen tingujt e pianos se sa me ty? Me siguri qe te kujtohet gjithcka, si mund te harrosh mua me pianon time?
Edhe sot e kam braktisur veten nen tingujt e saj. Me fal dashuri, me fal paqe, me sjell verdall ne boten e saj dhe pastaj me braktis ashtu njesoi si ti.

Gishtat e mi sot nuk duan te luajn mbi piano, jane te dobet, kane dridhje dhe deshira nuk po i ndihmone aspak. E vendosa nje pjese te Einaudi te me shoqeronte ne kete dembelizmin e gishtave. Ti e di se ca ndikimi kane te mua tingujt, ehhh ti e di me mire se mua. Notat po me tregojne se sot mungon ti. Sot gishtat duan te shkruajn notat per ty. Edhe pse ka kaluar kohe nga lamtumira jote, vazhdon te dominosh mendjen time po me te njeten force si te pianos.
Ska gje i thoja vetes koha do kaloj dhe shume shpejt do te marri ty dhe kujtimet e tua. Po shqetsohem shume kohe ka kaluar dhe ti je prap aty nje kujtim qe noton ne mendjen time.

A thua te jet kjo nje dhurat e hidhur nga koha per mua? A thua nuk kane kaluar mjaft vite? Ku kam gabuar vall me kohen? Pse po me detyron te mbledh copezat e humbura te shpirtit? Pse pikerisht ti?
Po e marre ndjenjen e gishtave te mi dhe po e flakeris ne nje cep te ketij forumi. Aty ku nuk mund ta lexosh kurr, le te mbetet ky kujtim i nje forumi. Une sot po e braktis kujtimin tend. Vazhdon te me ndjek nga pas cdo pjese e jotja. Syte e tu ngjyre jeshil, buzeqeshjen tende, floket kacurela,dashurine per librat madje edhe skuqjen tende arrij ta shikoj ngado. Cdo gje e bukur ne syte e mi me kujton ty. Je akoma nje rrufe uragani qe godet shpirtin tim. Je nje etje e pa ngopur dashurie.
Sot dua te falenderoj per cka me ke mesuar. Gabimin me ty e gjej kudo, ne xhepin e brendshem te palltos, ne xhepat e pantallonave kudo eshte gjithmon pran meje ashtu sikur te ishte hija ima. Sot dua te falenderoj qe me mesove si te buzeqesh, se si duhet te kujdesem edhe per te tjeret, si tu fal dashuri. Ndoshta e jona ishte thjesht nje mesim qe ne duhet tua mesonim te tjerve. A thua vall edhe ti je duke e pasuar dashurine? A te ze leht gjumi nates? A te ndodh qe pesha e kujtimeve ta lodhi shpirtin ashtu si mua? Sot dua te falenderoj per mbreterine qe me fale ti mbreteresha e kujtimeve te mia.

Duhej te ndieja dhimbje por per cudi nuk po me ndodhe, gjembat e trendafilit qe ma shpojne shpirtin nuk po me vrasin ato mbajne shikimin tend, edhe zgjimi i nates mban shikimin tend madje edhe lindja e diellit.
Sonte dua te falenderoj ashtu si hena falenderon yjet per pranin e tyre, dua te falenderoj ashtu si toka falenderon diellin per ngrohtesine e tij. Dua te falenderoj ashtu si shpirti falenderon dashurine kur kjo dashuri i fal.

Notat per ty perfunduan e dashur po ashtu edhe melodia e pianos e cila eshte aty pran meje duke me pritur per udhetime te reja.



Ps: Didi letrat qe perfundojne ne kosh dhe ato ne shishe jane mesazhet me te sinqerta jane ato qe nuk dorzohen nga frika e ndjenjes ndonse nuk eshte shprehur mjaftueshem. :D ;)
 
Cfare ben ne nje hapsire me lule?
Perfundon ne njeren nga ato lule dhe ti.
U falesh i shijon dhe jeton ne to.
Ndaj larg ferrave dhe afer luleve.
Jane te embla ,jane te brishta tamam sic duhet te jet nje shpirt njerzor. :)
 
Ti do i duash hapat e saj,aromen do ja ndjesh neper frymarrjet e tua neper endrra.
Ajo e ikur tashme neper dallget e kohes,zvarritjet e saj do kercasin neper ndergjegjen tende.
Ngricat do sherojne embelsine e saj.
Ti do kesh ftohte nga copezat e pakuptimta te kesaj jete.
Ngrohtesin do e kerkokosh neper kandilla me vaj ,qe netve te vona do digjen neper shpirtin tend te plakur nga rrudha kujtimesh.
 
Jeta mund te te ndryshoje ne nje sekond

Mendon qe cfare perjeton eshte dicka qe ske menduar?
mbase mbase
eshte edhe e panjohur e pa imagjinuar per enderrat qe kishe!

Jeta mund te te jape shume mundesi e ne secilen prej tyre
eshte nje sekond qe ben diferencen mes te tjerve.
Eshte nje ngjyre qe terheq syrin me shume,
eshte nje lule qe ke zgjedhur te fotografohesh me te ne sfond per ta ngrire ate cast ne kohet ne vazhdim, eshte nje buzeqeshje qe ndryshe te ngroh nga mijera te tjera,
eshte nje shikim,
eshte nje perqafim qe te le duart mbi trup..

por vetem dicka me sekondat ne vazhdim humbet..
zeri!!
zeri ne pak kohe harrohet ,
harrohet tingulli deri ne castin kur e ridegjon.
zeri..
si ishte tingulli jot?
cdo te thoje ti tani...
e humbur ne kete kohe
duke kerkuar
zerin e harruar
harrohem qe po flisja per sekondin
qe te ndryshon totalisht
nga cisha
ne cjam
e ne cdo te jem nga tani!!
 
Nese do me pyesnin ,cfare eshte jeta?
Do u pergjigjesha, frymarrja jote ne gjoksin tim.
Nese do me pyesnin per ngjyren e dashurise,une do ju tregoja per ngjyren e syve tu .
Nese do me thoshin pershkruaje dritherimen e kesaj jete me butesi,une do ju flisja per ty deri ne perjetesi.
:)
 
Te kisha thene, nje dite do kete lule ne vendin ku takoheshim ne.,
Te kisha thene, nje dite dielli do ndricoj por une e ti do jemi ne largesine e henes me diellin.
Ne te kundert ,ne te zhdrejt, ne te humburen.
Te kisha thene qe qershit lulezojne dhe piqen por ne do I shohim nga large si nje kujtim i embel.
Te kisha thene qe do te pres me stine ,,,,me kohe dhe pa kohe,,,
Por te kisha thene qe nje dite ne po keto dite sdo me gjesh me.
E me beso kur erdhi ajo dite une isha nje copez e vdekur mes unit dhe mbi unit tim,ne njeren isha une e ne tjetren ti.
Ecnim heshtur te pa fjale,nuk guxoja as te ngrija syte te te shikoja.
Uroja qe ne pjesen tende te ishte nate, ti te flije e ne endrren tende te kishe nje qiell perplot yje dhe hene te plote..
Nuk doja te shikoje pjesen time te mbushur me mijera kundershtime dhe veprime qe nuk donin asnje lloj kordinimi mes tyre.
Gjithcka ishte rebelizuar e ndihesha shume e vetmuar me to,hapat leviznin shkujdesur dhe duart ne xhepa mbusheshin e derdheshin me kujtime te ikura,braktisura ne murin e harreses mes unit dhe mbiunit tim.
Uroja qe ne pjesen tende te ishte nje nate e qete me yje,nuk e ngrita asnje sekond koken te shikoja cbehej ne pjesen tende,e ketu ndjeje pak vrarje ndergjegjie.
Por gjithesesi uroj te ishte nje nate me hene te plote e perplot yje ,me nje luledielli ne mes.

PS: E shkruar fiks nje vit me pare! :) Si iken koha.
 
Mund ti shquaja lehtesisht qerpiket e zi ,qe preknin vetullat e saj.
Shikimin e embel qe vriste ne thellsi.
Mund ti shquaja dhe levizjet e duareve fine,tek embelsisht torturonin cdo gje qe preknin.
Kisha ngelur ne trajten e shquar te mendimeve.... :)
 
Me thuaj i ke shetitur ndonjehere qiejt?
-Po!
Cfare ngjyre kane?
-Ate te endrrave te pastra.
Cfare ndjen tek shkele butesisht me hapat njerzor atje?
-Ke parasysh nje gje,ekzistenca jone eshte sa e prekshme po aq shpirterore dhe e paprekshme.
Kur ne i largohemi vetes na prekin tjeret,dhe shpesh ne hapin plage.
Por kur ne e perqafojme vetveten, krijojme rruget tona te qumshtit,kapercejme ate cfare nuk shihet, preket dhe knceptohet per shumicen.
Keshtu prekum butesine blu te qiellit me dore,pastaj nepermjet puthjeve te endrrave shtrohet nje tapet ne nje cope te qiellit, keshtu behesh nje banor i ftuar nga hapsira blu.
-Po pse thone qe hapsira jo gjithnje ka drite dhe universi e ka fillesen ne nje pike "te zeze" .
Po varet ku udhtone shpirti jot.
Por si nje peme e forte qe rrenjet i ka poshte tokes dhe lulet siper saj.
Ja ashtu jemi e ne qeniet njerzore,varet nga ne se ku do leme aromen e shpirtit tone te celi lulet e stines.
-Si perfundim ,me thuaj cfare ndjen ne nje dimension blu te shkeputur nga toka?
Ndjen qenien tende te kulluar , pin ujin e burimit nga i cili ne u krijuam.
Mendoj qe ne jemi nje abortim nga vete universi i jone qe na krijoje,tani per te na pranuar perseri atje,ne duhet te kullojme negativitetet,si fizike ashtu dhe shpirtrore.
 
Rikthimet e kthyeshme.
E di, cdo gje rikthehet.
Rikthehet aty ku ka burimin,aty ku ka lindjen aty ku ka rrenjen.
Rikthehet dielli nga perendimi ne lindje.
Rikthehet hena nga zvoglimi ne rritje.
Rikthehen stinet ne vallzim.
Rikthehen kohet dhe mendimet.
E vetmja qe ngelet enigme, eshte nese ne do rikthehemi nje dite kur te pershendetemi fizikisht me kete toke.
Ndoshta tjetersohemi ne bazamentin tone te energjive, duke mesuar nje gjuhe te re,forme te re dhe dimensione te reja energjish.
Nese trupi jone eshte nje burgator i shpirtit ,atehere le te dalim ne teorine e fes dhe shkences qe asgje nuk humbet por tjetersohet.
Ne fakt feja e meletis emebel,ndersa shkenca verteton shenderrimet por ne ne piken e rikthimit tone,ajo ngec.
Gjithesesi le te shpresojme qe ne kete bote gjithcka kthehet ne burimin e ti/saj.
E nese ne jemi nje burim nga universi ,atehere do i takojme perseri po ati ne nje forme ndryshe.
 
Kam nje copez te vogel, po se di ne lejohet se eshte ne italisht..


Una vita fa, ti sentii e tu il cuore mi spezzasti.
Aspettai ed aspettai ma tu non arrivasti.
Nel mio cuor nuove rose stan fiorendo,
E pian piano accerchiano le spine.
Queste spine che tanto m’han punto
Or’ora mi stanno accarezzando.
 
IMG_20180221_112308_139.jpg
I dashur....
Po te shkruaj per her te fundit,dhe te premtoj qe ste bezdis me.
U ula ne lokalin ku u takuam per her te par.
Nuk dua te ulem,por kembet me dergojn perseri aty.
U drejtova me ,"i dashur" pasi ii till do mbetesh per mua.
Te premtoj qe nuk do te shkoj me :(:(
 
Koha, kjo ndarse e drejte dhe zhdrejte.
koha ,kjo vigane qe perdor instrumentet e saj per te bere kasaphanen e radhes.
Pastaj u bene mortet e varrimit,viktimat e saj i rrjeshton si qirinje deshmoresh.
Neper kohra ,kohrat zihen dhe luftojne.
Por neper kohra njeriu luan dhe fiton.
Lind dhe vdes por mes ketyre dy datave me kohen martuar ne shpirt qendron.
Pa te dot nuk jeton ,dhe me te dot dashuri pa -fundsisht nuk prodhon.
Pastaj buzeqeshjet dhe lotet behen xherdani e saj e ne fund te fundit kjo eshte lumturia e saj e premtuar per njerzimin.
Ju lutem njerez mos shkruani shume thjesht,mos shkruani aq thjeshte sa nje gjethe e lagur e zhubravitur.
Ju lutem shkruani per dicka te thelle,dicka qe i ngjane kohes neper dimensione abstrakte mendimesh.
 
Shiko fotografinë 32081
I dashur....
Po te shkruaj per her te fundit,dhe te premtoj qe ste bezdis me.
U ula ne lokalin ku u takuam per her te par.
Nuk dua te ulem,por kembet me dergojn perseri aty.
U drejtova me ,"i dashur" pasi ii till do mbetesh per mua.
Te premtoj qe nuk do te shkoj me :(:(

:) Jetmira rrjeshtat e tu jane te ndjer.
Te gjithe kemi kaluar momente te tilla diku gjate jetes.
Por jeta afron shume shume ngjyra cka bene qe gjithnje pas dimrave te kemi pranvere.
Ajo qe me pelqen ne ty,eshte pafajsia e spontanitetit tend.
Mundou te mos e humbesh asnjehere! PErqafime!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top