Mobilimi dhe ndriçimi i shtëpisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse dritaret nuk janë mjaftueshëm të mëdha ose shtëpia është në pozicion të keq gjeografik, mos u shqetësoni: mund ta ndriçoni në mënyrë artificiale ambientin ku jetoni, duke ndjekur disa këshilla praktike

Ka nga ata që shohin televizor, të tjerë që pinë çaj me miqtë e mikeshat, të tjerë akoma që përfitojnë nga rasti për t’u shtrirë e për të pushuar disa minuta, apo për të lexuar ndonjë libër. Kuzhina është vendi kryesor i apartamentit ku jetojmë, prandaj është e rëndësishme që të mobilohet bukur, të jetë e ngrohtë, çlodhëse dhe jo e zymtë. Por jo të gjithë kanë fatin të kenë një sallon të këndshëm e të mobiluar me shije, prandaj ju nevojiten disa këshilla për të pasur një kuzhinë ashtu siç duhet. Ja pesë sugjerime:

1) Aty ku është e mundur, ideale do ishte krijimi i një vendi të hapur, që të bashkojë aneksin dhe kuzhinën në mënyrë që të fitoni hapësirë dhe të shtoni ndriçimin. Nëse nuk keni mundësi, atëherë mund ta favorizoni kalimin e dritës mes dy hapësirave përballë njëra-tjetrës, edhe pa hequr dorë nga ndarja e tyre, duke ulur lartësinë e murit ndarës në mënyrë që të lejoni shpërndarjen e vazhdueshme të dritës dhe të zgjasni kohën e ndriçimit diellor në të pjesët.
2) Një mur jo shumë i lartë mund t’ju ndihmojë. Nëse dëshironi, mund ta shkurtoni gjatësinë e murit deri në 210 centimetra, duke vendosur në pjesën e vendit të eliminuar një shtesë xhami.
3) Ngjyra: edhe lyerja e mureve mund t’ju ndihmojë që ta bëni sallonin më të ngrohtë dhe më të gjallë. Nuk është e thënë që për ambientet e errëta, ngjyra e bardhë është zgjidhja më e mirë, përkundrazi. Duke ndjekur një modë që është bërë e famshme dy vjetët e fundit, mund zgjidhni që të lyeni vetëm njërën anë të murit me një ngjyrë të shndritshme. Por para se ta zgjidhni, vlerësojeni duke e ekspozuar si ndaj dritës artificiale ashtu dhe asaj natyrale.
4) Zgjidhni me kujdes abazhurët. Nëse dhoma është e errët, atëherë do t’iu duhet ndihma e dritës artificiale dhe është shumë e rëndësishme që ky përbërës i mobilimit të jetë jo vetëm i zgjedhur me shije, por edhe funksional. Këshilla jonë do të ishte të zgjidhnit një ndriçues me sistem, që përveçse është dekorativ, ju ndihmon që të keni ndriçim më të mirë në shtëpi, krahasuar me llambadarin klasik që ka vetëm një llambë.
5) Jo ndriçuesit me një llambë të vetme. Nëse ndriçimi artificial vjen vetëm nga lart, disa qoshe mbeten në errësirë dhe ambienti do të ketë nevojë për më shumë gjallëri, në mënyrë që të krijohet atmosfera e duhur. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të zgjidhet me kujdes llambadari me shumë llamba. Nëse kjo nuk ju pëlqen, atëherë mund t’i shtoni sallonit në ndonjë cep edhe një abazhur të bukur.
Emocione të reja me mobilimin e shtëpisë

Në vitet e fundit, në ambientet shtëpiake të banesave tona kanë filluar të aplikohen imazhe dhe prioritete të reja. Dhomat e gjumit në mënyrë të veçantë i janë nënshtruar imagjinatës së një projektuesi, duke fituar përmasa dhe karakteristika krejtësisht ndryshe nga projektet tradicionale: kjo falë përdorimit të ngjyrave, materialeve, të mobilimit të veçantë dhe hapësirës së mjaftueshme të banesave, ndriçimit, ngrohtësisë dhe ftohtësisë; por edhe të përdorimit të dyshemeve të ndryshme, të materialeve dhe shumë përbërësve të tjerë. Kështu dhoma mund të fshehë emocione dhe të krijojë ndjesi të reja.
Transparenca e ambientit e krijuar nga përdorimi i elementëve të xhamit i lejon dhomës të integrohet në hapësira të tjera qëndrimi. Ngjyrat improvizojnë volum, materialet me veshje druri ose guri u japin më shumë rëndësi pjesëve që duhet të mbulohen, shtrati bëhet pjesa më e rëndësishme e ambientit në të cilin pozicionimi i tij garanton një motiv të sigurt. Mjafton të mendosh shtretërit në qendër të hapësirës së dhomës, ndërkohë që pjesët e tjera të orendive plotësuese mund të fshihen mjaft mirë nga punimet e rafinuara me dru dhe xham.
Këtu flitet për më shumë ndriçim. Ky është elementi kryesor për të pasur një ambient seksual: drita shumëngjyrëshe, piktura të ndryshme, llambadarë apo abazhurë, të vendosur mbi komodinë apo në mure. Zgjedhja e këtyre elementëve do të sjellë rezultate të ndryshme nga njëri-tjetri.
Hapësira e dhomës së gjumit merr një tjetër pamje shumë më të ndryshme dhe më elegante nga vitet e shkuara. Kështu që nuk është më e nevojshme të projektosh një hapësirë mjaftueshmërisht të bollshme për të vendosur krevatin dhe dollapin. Detyra e projektuesit është që t’i japë vlera ambientit ku nuk mund të kalohen limitet e dimensioneve. Idetë e tij nëpërmjet divaneve, duhet të shprehin karakter me gjurmë të personalizuara.
Më fund, mund të themi se dhomës së gjumit nuk i mjafton vetëm përcaktimi për të fjetur apo për të pushuar, por duhet të jetë funksionale nga imazhi dhe nga pjesa tjetër e shtëpisë./Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top