Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më të këqija

loyalx

Muslim
Ministria e shëndetsisë ka filluar një fushatë të fuqishme kundër konsumimit të alkoolit, duke e llogaritur si një shkaktar kryesor të kancerit. Kjo fushatë ka shkaktuar indinjatë tek prodhuesit e alkoolit në Francë. Gazeta "The Times", e cila edhe e ka përhapur lajmin thotë se stagnimi ekonomik është dashur ta shtyjë kryetarin francez Nikola Sarkozi të zgjedh një kohë tjetër më të përshtatshme për këtë fushatë.

Kjo fushatë koncentrohet në udhëzimet e "Institutit francez për luftë kundër kancerit", i cili sqaron prerazi se konsumimi i alkoolit, sidmos verës duhet të ndalet. Kjo ministri potencon se një gotë me verë e konsumuar për çdo ditë e shton mundësinë e goditjes me kancer për 168 %.

Drejtori i këtij instituti, Dominik Maranshi thotë se konsumimi i disa gllënkave të vogla të alkoolit shkakton aso dëme të mëdha për shëndetin e njeriut që as nuk mund të parafytyrohen, ai thotë "Një sasi e verës, sadoqë është e vogël nuk mund ti bëjë aspak dobi njeriut".

Kjo nuk është hera e parë që përgjegjës francez tërhjekin vërejtjen nga reziqet e verës. "The Times" ka potencuar se ministritë e shëndetit në mbarë botën vazhdimisht insistojnë tek njerëzit që ta lënë konsumimin e alkoolit për ta ruajtur shëndetin e tyre.

Gazeta "The Times" terhjeki vëmendjen edhe drejt një pikë të rëndësishme për të cilën kjo fushatë ka veçorinë e vet, e ajo është se kjo fushatë vjen nga qeveria franceze, e cila verën e konsideron një pjesë të jetës dhe nga trashëgimia kombëtare.

Gazeta tregon se ministria e shëndetsisë është mbështetur në krahasimin mes qindra studimeve ndërkombtare dhe ka ardhur në përfundim se ka lidhje të ngushtë mes llojeve të ndryshme të kancerit dhe ushqimit e pijes dhe mënyrës se jetesës.

Rezymeja të cilën e ka përgaditur ministria e shëndetsisë potencon se alkooli është parapërgaditje për goditje me kancer në gojë, fyt, mushkëri, zorë dhe gjinjë.

Hidhërimi i prodhuesve të alkoolit

Kjo fushatë i ka shtyrë prodhuesit e alkoolit të shprehin hidhlrimin e tyre të madh, duke llogaritur se ky raport është skandal dhe i kanë akuzuar lobi grupet shëndetsore se janë duke u orvatur të ngulfatin një element që llogaritet lavdi e popullit francez.

Ata përmendën edhe rolin e mundshëm të kryetarit Sarkozi në këtë fushatë, pasiqë ai nuk konsumon më alkool dhe e kompenzon atë me ujë dhe lëng portokalli, kur të tjerët konsumojnë lloje të ndryshme të alkoolit.

Liga e përgjithshme e prodhuesve të alkoolit thiri në ndalje të asaj që e quajti "presione që përjeton alkooli" duke pretenduar se konsumimi i alkoolit është zvogëluar për 50 % në njëzet vjetëtët e fundit, mirëpo përqindja e kancerit është ritur.

Marrë nga:
Code:
www.aljazeera.net
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Alkoolizmi eshte nje nga shkaqet me te medhenj te shkaterrimit dhe degradimit te nje personi dhe te shume familjeve.....Alkooli konsumohet me shume dhe gjendet me lehte sesa drograt e tjera, pra eshte nje pije qe tregtohet.

Kur kam qene goc e re, dmth adoleshente mbaj mend kemi pasur nje komshi qe ishte alkoolist...dhe atehere ne stepeshim sa here ai ngjiste shkallet e pallatit, gruaja dhe femijet futeshin ne shtepi te terrorizuar........Alkoolizmi eshte vertet nje semundje dhe nje dipendence e tmerrshme.
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Edhe marredheniet seksuale sjellin Siden, mos duhet ti ndalojme ?? lol
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Edhe vete njeriu shkatrron veteveten.
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Edhe vete njeriu shkatrron veteveten.

Atehere te ndalojme njerezimin ???

Ka ndo1 shtet qe nuk e konsideron alkoolin te demshem keshtu, apo pse ben propagande aj Jazera ndal perendimit, o burra te postojme lajme islami ketu.

Personalisht me duket absurde si teme, mejgithate...
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Nuk mendoj se do munden tu ndalojne francezeve veren :) sepse jane te dashuruar shume pas saj .
Sa me shume i ndalojne gjerat ne france aq me shume i vazhdojne ti perdorin ashtu si dhe per cigaren qe e kane ndaluar kudo por nga rezultatet qe jane bere ne fund te vitit 2008 nje vit pas ligjit mbi ndalimin e cigares , shume pak njerez kane arritur ta lene , keshtu qe nuk mendoj se jane zgjidhje per te ndaluar dicka .
Njerzit sa me shume u thua : mos shko aty se do vdesesh , ata me shume kurioz behen dhe shkojne :) .
Mgjt personalisht do ishte nje gje e mire dhe ndalimi i alkolit se ngelen duke vdekur te rinjte , te premteve dhe te shtunave pasi dalin neper disko , pub , etj etj , neper autostrada, dhe shumica e vdekjeve vjen nga perdorimi i alkolit dhe jane me shume te rinj :( .
Alkoli eshte shume i demshem per organizmin e njeriut dhe njerzit duhet te jene vete te ndergjegjshem ne ralle te pare per ta eliminuar ate jo te presin ligje nga shteti .
Ne fund te fundit shtetit nuk i leverdis te ndaloje alkonin sepse do kete shume humbje lekesh , dhe ekonomia e frances do bjeri akoma me shume prandaj mendoj se nuk besoj te ndodhi kjo gje tani afer ,sidomos ne kete kohe krize ku franca mban kampion me shkurtime pune dhe njerzit po bejne vetem greva .

Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Atehere te ndalojme njerezimin ???

Ka ndo1 shtet qe nuk e konsideron alkoolin te demshem keshtu, apo pse ben propagande aj Jazera ndal perendimit, o burra te postojme lajme islami ketu.

Personalisht me duket absurde si teme, mejgithate...

Edhe njerezimi do ndalohet nje dite.

Kjo ishte vetem nje lajm. Une nuk kerkova te diskutohet ketu, edhe pse disa futen me qellime t'ndryshme.

Teme absurde nuk po shoh ketu, poashtu asnje fjale te vetmen, mund edhe te gaboj. :)
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Edhe marredheniet seksuale sjellin Siden, mos duhet ti ndalojme ?? lol

Te merren masa dhe te kete ligje te forta si per alkoolozmin e per cdo gje tjeter qe eshte e demshme per shoqerine....Edhe seksi more nostra nuk ndalohet por ka fushata dhe ligje e pergjegjesi qe duhet te parandalojne shkaterrimin e njerezimit dhe familjeve.

Cdo gje qe merret me doza te tepruara eshte dipendence dhe eshte e demshme.
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Edhe njerezimi do ndalohet nje dite.

Kjo ishte vetem nje lajm. Une nuk kerkova te diskutohet ketu, edhe pse disa futen me qellime t'ndryshme.

Teme absurde nuk po shoh ketu, poashtu asnje fjale te vetmen, mund edhe te gaboj. :)

Loyalx per mua personalisht nuk eshte absurde si teme ta siguroj ja psh une se dija kete lajm dhe jetoj ne kete shtet dhe me duket nje ide e mire nese do e ndalojne alkolin , sesa do realizohet kete se dime , koha do e tregoj .
Debati duhet te jete i lire ne cdo teme qe sillet dhe dihet qe do kete dhe kontradita per disa eshte absurde si teme per disa te tjere jo :)
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Зngjεll;146787 said:

3ngjεll fakt qe cdo gje koha e tregon.
Dikush mendon se edhe kohen do t'a ndal per qellime t'veta, debati eshte i lire sic e ceke edhe ti, e sa per kontradikta cdo fjale qe e shkruan njeriu nuk eshte e sigurt se do ti bej ball kohes, realiteti eshte i till, shikoni mendime te ndryshme nga njerez me 'Nam' qe ne kohen e tyre shumica pajtoheshin me mendimet e tyre e qe sot bien ne kundershtim me realitetin.
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

o le te sjelli kancer e cte doje un do pi per qefin tim ma mire 1 giorno da leone sesa gjith jeten da coglione po se shijova jeten e kote te jetoj deri vone me mjafton te jetoj deri 40 vjec dhe t ekam shijuar dicka sesa te jeton deri 80 vjec e mos te njohesh pijet pffffffffff

jam pro alkolit droges gjithckaje por me limit ama jo te pish ku sba me un sha buke po spiva 2 gota vere kafen po si futa pije alkolike brenda se pi ne bote nmcncncncncn
kto lajme ktu jan lajme sheli qeqe po ta perkthej do te thote leshi!
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Alkooli..."Nena e te keqijave".

Shpresoj se mbare boten do mirren hapa te rendesishem ne parandalimin e "nenes se te keqijave".
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

o le te sjelli kancer e cte doje un do pi per qefin tim ma mire 1 giorno da leone sesa gjith jeten da coglione po se shijova jeten e kote te jetoj deri vone me mjafton te jetoj deri 40 vjec dhe t ekam shijuar dicka sesa te jeton deri 80 vjec e mos te njohesh pijet pffffffffff

jam pro alkolit droges gjithckaje por me limit ama jo te pish ku sba me un sha buke po spiva 2 gota vere kafen po si futa pije alkolike brenda se pi ne bote nmcncncncncn
kto lajme ktu jan lajme sheli qeqe po ta perkthej do te thote leshi!

Do te rraf une ty :grusht2: . Cfare eshte kjo deri ne 40 ore kur e ke mundesine te jetosh 100 pse jo 120-150 :D .
Me alkolin do humbasesh vite nga 100 vjeç alkoli nese e pi shume do te coj deri ne 80 vjeç .
A e imagjinon sa vite mund te te marri . Ndoshta je akoma i ri dhe te duket jeta e gjate qe thua deri ne 40 por kur te vesh 40 do te duket e shkurter dhe do thuash pse mendova ne ate menyre .
Eshte shume e demshme Angel te pakten pije me limite sepse demton shendetin tend :) .
E mos mu hidh ne gryke tani mistrec :p qe te thashe keto :)
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Зngjεll;146820 said:

jo moj hahah se ste hidhem perkundrazi to t ejap reputacin sepse me ke then disa gjera te mira :):eek:k:tvb:
 
Titulli: Ministria e shëndetësisë së Francës e konsideron alkoolin 1 prej gjërave më

Alkooli , Droga jon gjonat me te kqija per njeriun thjesht nje njeri qe don ta shkatrroj veten i perdor kto gjona ;)

e njoh nje person qe ka pas shhum pasuri t'madhe ka pas ni jet fantastike por nga pija e Alkoolit , Rakis , sot me zor e fiton buken e gojes per vete e per femit e ti , por edhe veten e vet e ka shkatrru qe edhe 1 got raki , alkool me pi aj sjeton mo qat gjendje e ka pru Rakia :( ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top