Ministri Hyseni udhëton drejt Arabisë Saudite

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, në Jeddah, ku do të ketë një takim pune me sekretarin gjeneral të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanoglu.

Temë e bisedës, siç bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj ministrie, do të jetë Kosova e pas pavarësisë, procesi i njohjes së shtetësisë së saj, zhvillimet e brendshme në Kosovë, sesioni i 63 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së etj.

Ministri Hyseni do ta njohë Ihsanoglun me arritjet në Kosovën e pas 17 shkurtit, me ecurinë e procesit të njohjes, duke vënë theksin te kërkesa e Kosovës për njohjen e shtetësisë së saj nga vendet e Organizatës së Konferencës Islamike.

Po ashtu, sipas kësaj komunikate, ministri Hyseni do të kërkojë nga Ihsanoglu përkrahjen e vendeve të Organizatës që ai drejton, në përpjekjet që Kosova do të bëjë gjatë sesionit të 63 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të bllokuar nismën serbe për mendim juridik të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Takimi do të mbahet më 13 shtator. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top