Miku i mirë njihet në ditë të mira

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Po, në ditë të mira. Jemi mësuar ta lexojmë ndryshe. Por, megjithëse mendimi tjetër nuk është i pabazë, në kohët që kemi sjellë, duket më bindëse ideja se është në fakt ngjarja e mirë ajo që e teston mikun. Në këtë shkrim argumentoj shkurt e shqip, duke u nisur nga baza krejt të verifikueshme për çdo skeptik, se emocionet pozitive janë ato që kërkojnë një mund më të madh për t’u praktikuar sesa ato negative. Kjo shihet, pra, në disa sjellje a dukuri të zakonshme.

18396_430984960312700_1212343687_n.jpg


Së pari, gati të gjithë kemi dëgjuar për efektin e buzëqeshjes. E dimë se është mirë të buzëqeshës sepse kështu çlirohet stresi, bëhesh më i/e këndshëm/shme, vjen në humor, furnizon më mirë trurin me oksigjen, e rrjedhimisht e lehtëson më shumë gjendjen e përgjithshme qoftë psikologjike qoftë biologjike. E megjithatë sërish fare pak janë ata që e praktikojnë. Dhe interesante këtu është pikërisht se ata nuk e praktikojnë, megjithëse e dinë se do të kenë përjetim të mirë drejtpërdrejt tek vetja e tyre.

Së dyti, vetë fakti i ekzistencës së këshillave të tilla, që burojnë nga studime a nga mendime ekspertësh, tregon se në këto kohëra prirja e njerëzve drejt emocioneve negative është më e natyrshme. Prandaj nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe të jesh i mërzitur, i dëshpëruar, të ndihesh i pavlerësuar etj.

Së treti, vetë prirja për emocion negativ e bën më të lehtë shtirjen kur është fjala për keqardhje. Ndodh ndonjëherë që ka edhe studentë që dalin më mirë nga të gjithë në një klasë, madje edhe lavdërohen nga pedagogu, e megjithëkëtë marrin vetëm ndonjë urim tepër të shtirë. Pikërisht sepse është e vështirë të shtiresh si i gëzuar kur nuk je. Ndërsa të shtiresh si e keqardhur është ca më e lehtë, ndonëse brenda vlon nga gëzimi që përjeton. Këtu sigurisht po flasim për kategori të caktuara njerëzish, të cilët gjithsesi, për vetë faktin se ekzistojnë, na tregojnë se duhet të kujdesemi për natyrën tonë në tërësi, të asaj ‘të keqe’ në vetet tona, e cila duhet njohur e kontrolluar sa të jetë e mundur.

Si përfundim mund të thuhet se prova më e mirë për të parë se sa miq janë miqtë përbëhet nga ngjarje pozitive në jetë, të cilat kanë mundësi të shihen me cmirë a zili negative nga njerëzit në tërësi. Përderisa humorin e mirë nuk e vlerësojmë për të mirën që i bën drejtpërdrejt vetes sonë; përderisa priremi kah emocioneve negative, nuk mund të pritet veçse që të jetë e vështirë puna e shtirjes për rastet e gëzuara.
Fb

Duke lexuar diku mu duk mjaft interesante si teme ndaj dhe thash ta ndaj me ju...!
 
Titulli: Miku i mirë njihet në ditë të mira

E bukur dhe ne nje fare menyre eshte i logjikshem ky kendveshtrim, por une prap mbetem me ate te vjetren, te kesh dike prane ne ditet e veshtira, mbase nuk do ti zgjedhe problemet, mbase nuk do qaje me ty por se paku do e ndjesh qe sje vetem dhe qe ka dikush qe preokupohet per ty. Nje raritet ky ne ditet e sotme, madje njerezit e tille lirisht mund t'i quajme fosile :p
 
Titulli: Miku i mirë njihet në ditë të mira

Jam shume dakort,ziliqaret dhe hipokritet me mire testohen ne situata te sukseseshme rreth teje,ose lumturie se sa ne te kunderten!!
 
Titulli: Miku i mirë njihet në ditë të mira

Miku i mire njihet ne cdo dite them une!
 
Titulli: Miku i mirë njihet në ditë të mira

Ska miqsi nditet e sotshme, askush ste qendron pran nese ska ndonje lloj interesi:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top