Mijera pelegrine "pushtojne" manastirin e Kostarit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sarande - Prej disa ditesh mijera pelegrine kane vizituar Manastirin e Kostarit. Ata qendrojne me qirinj te ndezur dhe luten per vete e gjithe njerezit e tyre, duke besuar se mrekullia, qe kerkojne nuk do te vonoje e do t'iu trokase ne dere. I vendosur buze rruges automobilistike Sarande-Gjirokaster, prane fshatit Kostar, Manastiri me te njejtin emer, daton ne shekullin e XIII. I ndertuar ne menyre orgjinale dhe i nderfutur brenda nje shkembi, ai ka pritur e ka percjelle me mijera njerez, jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga Greqia, Italia, Rumania, Anglia, Franca e SHBA-ja. Manastiri, eshte i njohur jo vetem per ikonat dhe vizatimet ne mure, por me se shumti per episodet e rralla, qe kane shoqeruar tere historine tij, duke e kthyer ne nje vend mrekullish. Ai eshte bere i famshem dhe shume misterioz, pasi shume nga vizitoret jane shprehur, se kane realizuar deshiren e kerkuar. Manastiri eshte vendi, ku besimtaret luten dhe ku shprehin njekohesisht solidaritet dhe shpirtin human. Arta Stefani, e cila ka udhetuar dy dite nga Kreta per te mberritur deri ne Manastir ka me vete edhe femijet. Nderkohe, nje e moshuar, Athinaja, tregon se Manastiri ka fuqi te mbinatyrshme. Ajo e perforcon mendimin e saj duke sjelle historine e njohur ne fshat, te disa personave, qe shume vite me pare deshen te grabisnin Manastirin dhe ne momentin, qe u nisen ta benin kete veprim pesuan nje aksident duke u demtuar perjetesisht. Ndekrohe sipas pelegrineve te tjere, shume njerez kane arritur te sherohen e te gjejne zgjihhje per problemet e tyre, pas vizitave ne Manastir.

Koha Jone Online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top