Në një kohë kur sondazhet aktuale e rikonfirmojnë President të SHBA-ve, për Barack Obamën ka lindur një tjetër telash. Sipas revistës amerikane, “Globe Magazine”, bashkëshortja e tij Michelle e tradhton njeriun që drejton shtetin më të fuqishëm në botë. Revista amerikane shkruan se Zonja e Parë e SHBA-ve ka lidhje me një agjent special. Sipas “Globe Magazine”, pas investigimeve të thella të reporterëve të saj, është mësuar se marrëdhënia e çiftit presidencial është tronditur nga një telefonatë në mesnatë gjatë udhëtimit të Michelle-s në Las Vegas. Pas kësaj, pati një debat mes Zonjës së Parë dhe Presidentit amerikan. Për këtë çështje kanë shkruar edhe shumë media të tjera, të cilat duke iu referuar kësaj reviste, aludojnë se në martesën e çiftit Obama mund të ketë stuhi që mund të çojnë edhe në ndonjë divorc të mundshëm.
B:bota.shqip
B:bota.shqip
Attachments
Last edited by a moderator: