Mesazhi i Kurban Bajramit

Ghost

Anëtar i Nderuar
Nga: Arben HALLUNI
Të nderuar vllezër dhe motra Musliman/e.Zakonisht bajramet te myslimanët vijnë mbas përfundimit të një obligimi specifik të caktuar nga Allahu xh.sh. Për shembull Fitër Bajrami vjen mbas përfundimit të agjërimit të Ramazanit, ndërsa Kurban Bajrami vjen mbasi besimtarët kryejnë obligimin e Haxhit. Bajramet në vetvete konsiderohen kohë e përkohshme pushimi që vjen mbas një udhëtimi të vështirë. Ato pa dyshim janë pushim i trupit që ia jep Allahu xh.sh besimtarit, i cili i është përgjigjur me të gjitha virtytet e pranuara urdhërave të Tij dhe porosive të të Dërguarit a.s.

ثshtë e natyrshme se ai që ngarkohet për të kryer një punë të vështirë mbas kryerjes së saj merr një pushim të përkohshëm me anë të të cilit shijon udhqimin e lumturisë, të gëzimit dhe të begatisë.


Megjithëse bajramet të ligjëruar nga feja jonë janë ditë feste dhe gëzimi ato nuk mund t’i shmangin besimtarët Islamë nga rregulli i adhurimit për të cilin ne jemi krijuar. Besimtari është rob i Allahut xh.sh në të gjitha aspektet e kësaj jete të përkohshme. Feja Islame nuk dëshiron kurrë dhe për asnjë çast që robi të humbasë lidhjen me Zotin e Tij. Sipas konceptit të fesë jeta është një udhëtim. Në çdo fazë të saj ka një moment pushimi, ku njeriu besimtar vazhdon jetën e tij me një tjetër fazë nga fazat e xhihadit shpirtëror.

Nga ana tjetër, në këndëvështrimin e Islamit bajramet janë një mesazh social dhe rast për çdo mysliman që të bashkohet në gëzimin e përbashkët të bijve të ummetit mysliman pavarësisht nga moshat, nivelet, racat, gjuhët, kulturat etj. Feja islame e ka karakterizuar Kurban Bajramin me një vlerë nga vlerat sociale e ajo është: sakrifica. Një nga kuptimet e sakrificës në Islam është që individi të zbresë nga një pjesë që zotëron për të cilën nuk ka nevojë dhe t’ia japë atij që nuk e zotëron gjë dhe që është i nevojshëm.

Një sakrificë e tillë duhet të përdoret në ditët e Kurban Bajramit, ku besimtari i mundshëm duhet të bëjë kurban. Një pjesë të kurbanit duhet t’ua shpërndajë të varfërve, një pjesë të afërmëve dhe miqve dhe një pjesë për familjen e tij.

Allahu xh.sh e ka bërë këtë sakrificë që të shfrytëzohet nga besimtarët në ceremoni madhështore për ummetin e pastër Islam qysh në kohën e Ibrahimit a.s, i cili për të zbatuar urdhërin e Zotit Fuqiplotë për pak sa bëri kurban të birin me qëllim që të reflektojë sakrificën dhe besimin që kishte për Krijuesin e gjithësisë. Allahu xh.sh nga mëshira e Tij e pakufishme e zëvendësojë Ismailin a.s, djalin e Ibrahimit a.s me dërgimin e një dashi të madh. Me qëndrimin në jetë të Ismailit a.s do të vinte koha e shumëpritur që nga preardhja e tij të dilte Muhamedi a.s, vula dhe kunora e mbarë Pejgamberëve.

Ndërkaq. duhet ta dimë se tek Allahu xh.sh nëpërmjet bërjes kurban nuk arrin mishi dhe as gjaku, por ajo që mbërrin te Madhnia e Tij është pikërisht bindja dhe devotshmëria Islame, lidhja e robit me Zotin, plotësimi i një pjesë të nevojës te nevojtarët dhe forcimi i dashurisë dhe i bashkimit midis kontribuesit dhe atij që është në nevojë materiale.

Jo vetëm kaq, por ditët e Bajramit janë ditët më të shenjta për ne myslimanët dhe ndërkohë nga festat më të lumtura. Në këtë ditë besimtarët falenderojnë Zotin Fuqiplotë. Shprehin ndaj Tij mirënjohjet e thella dhe të sinqerta.

Bajramet për ne myslimanët janë festat Hyjnore të cilat fillojnë me tekbir (madhështi). Këtë e thekson një hadith fisnik i Pejgamberit a.s: “Zbukuroni bajramet (festat) tuaja me tekbir”, gjithashtu në ajetin 185 të sures El-Bekare thuhet: “Të madhëroni Allahun për atë, se u udhëzoi dhe që të falenderoni”.

Tekbiri thuhet me qëllim që myslimani dhe myslimaneja ta dijë se çdo gjë materiale në këtë botë lëndore që njeriu mund ta zotërojë nuk është më e madhe se Hyjnia dhe Madhëria e Allahut xh.sh. Nëse njeriu jepet pas pasurisë, le ta dijë se Zoti xh.sh është më i madh dhe më madhështor. Në lidhje me këtë në një ajet Kur’anor thuhet: ”O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm.

T’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini”. Nëse njeriu jepet shumë mbas fëmijëve le ta dijnë se Krijuesi i gjithësisë është më i shenjtë se çdo gjë tjetër në këtë univers. Për këtë në një ajet Kur’nor thuhet: “S’ka dyshim se pasuaria e juaj dhe fëmijët tuaj janë sprovë, ndërsa ajo që është tek Allahu është shpërblim i madh”.

Gjithashtu, në qoftë se njeriu i kushtohet vetëm marrjes së pozitave, le ta dijë se Zoti xh.sh është më madhështor. Për këtë Profeti a.s. thotë në një hadith të tij fisnik: “Shumë prej jush do të keni dëshirë të keni në dorë punë të myslimanëve dhe autoritet(pozitë), por ruheni, se do të bëhet shkak pendimi për ju ditën e Kijametit”.

Pra, Bajrami i cili fillon me tekbir dhe me namaz, nuk do të thotë siç mendojnë ca njerëz vijim i epsheve të palejuara trupore, por shprehje e kënaqësive për arritjen e një suksesi të madh..

Po ashtu myslimani dhe myslimaneja gëzohet për mirësinë që i ka dhënë Zoti Fuqiplotë dhe për nënshtrimin që ai apo ajo ka bërë. Për këtë në një ajet thuhet: “Thuaj: Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë”.

Përveç këtij gëzimi që shprehet në këtë ditë madhështore është edhe ai fitores së Islamit, feja e vetme e pranuar tek Allahu xh.sh, ditë në të cilën ngrihet lartë flamuri i Kur’anit Famëlartë libri i vetëm i pandryshuar e që do të të mbesin në këtë gjendje deri në ditën e kijametit, ditë në të cilën i gjithë ummeti Islam është i bashkuar mbas dëshmisë Islame “La ilahe il-lall-llah Muhameden Resulull-llah”, shprehje që ka burimin nga Kur’ani dhe tradita profetike. Për këtë në një ajet Kur’anor thuhet: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë(që caktova për ju), pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”.

Në anën tjetër, kjo ditë na mbledh të gjithëve së bashku, në mënyrë që të njihemi njëri me tjetrin, t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të shprehim frymën e përkrahjes, forcimin e mëtejshëm dhe të zhvilluar të unitetit dhe të vëllazërimit duke zbatuar kështë thëniet Kur’anore: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes e s’ka dyshim se tek Allahu më e ndershmi ndër ju është ai qe më tepër është ruajtur(nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.

Thirrja për unitet dhe vëllazërim në mes të myslimanëve gjëndet në shumë ajete kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s.. Kur’ani famëlartë i bën me dije njerëzit se Allahu xh.sh. i ka krijuar prej një babe (Ademi) dhe prej një nëne (Havaja) dhe në të njëjtën kohë ai kujton se ata janë vëllezër “Në të vërtetë besimtarët janë vëllezër”, dhe pse kanë dallime në prejardhje, racë, gjuhë etj. Ata janë vëllezër, edhe pse janë të ndarë në popuj dhe fise. Degëzimi i tyre në popuj dhe fise është një ligj i pashmangshëm, është në të mirë të njerëzimit dhe i garanton atij faktorët e përparimit.

tyre. Përmes shkëmbimit të begative të Allahut xh.sh. formohet edhe njëfarë njohjeje vëllazërore ndërmjet dy vendeve dhe arrihet bashkëpunimi dhe bashkimi në mes tyre. Kjo është vetëm një pjesë e urtësisë Hyjnore për gëzimin e njerëzimit.

Një urtësi tjetër për ndarjen e njerëzimit në popuj dhe fise e gjejmë më së miri në këtë ajet Kur’anor famëlartë: “Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull (në fe e në sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që ju dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira.”

Për ta mbajtur gjallë dhe të përhershëm unitetin dhe vëllazërimin në mes të myslimanëve duhet që të kapemi mbas lidhjes së besimit dhe jo mbas lidhjes së gjakut apo të racës. Kjo e fundit mund të ndodhë që edhe të shkëputet, p.sh. a keni vënë re që dy vëllezër apo dy motra nuk flasin me njëri-tjetrin, pra janë të ndarë, fenomen ky që është tepër i përhapur në ditët e sotme? Pse ndodh një gjë e tillë? Sepse nuk kanë vendosur para çdo gjëje lidhjen e besimit, e cila është e fortë, e përhershme dhe që përsëritet vazhdimisht. Myslimanët e përmendin lidhjen e besimit në shehadetin (deklarata) Islam, në namaz, zekat, agjërim, haxh dhe të gjitha ibadetet e tjera në Islam. Prandaj Kur’ani famëlartë na ka urdhëruar që të bashkohemi fuqishëm mbas lidhjes së besimit të vërtetë Islam dhe ndërkohë na ka tërhequr vëmendjen për përçarje, konflikte dhe ndarje. Në Kur’an thuhet: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut e mos u përçani. Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se pranoni fenë Islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentat e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.”

E si të mos bëjmë thirrje për vëllazërim dhe unitet të çeliktë midis radhëve të myslimanëve, kur për këtë ne jemi të urdhëruar nga Zoti fuqiplotë dhe nga Pejgamberi i Islamit a.s..?

A e ke vënë re, i nderuar auditor se çifutët, politeistët, paganët, ateistët etj., kur duan të sulmojnë myslimanët dhe të vendosin fitne në rradhët e tyre, ata afrohen, bashkohen dhe bëjnë aleanca në mes vetes haptas dhe fshehtas për të realizuar plane armiqësore ndaj besimtarëve të Islamit.

Atëherë, neve si mysliman të fesë sonë të dlirtë na del për detyrë që jo vetëm ta forcojmë por ta ruajmë atë nga rrjetet përçarëse që vijnë nga kundështarët tanë në adresë të islamit. A nuk thotë Allahu xh.sh. në librin e Tij të shenjtë: “Dhe kapuni të gjithë mbas litarit (fesë dhe Kur’anit) të Allahut dhe mos u përçani”, “e mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi që u patëm zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të dhëmbshëm”, “Bashkëpunoni në mes vedi me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e në armiqësi.”

Atëherë, duke e parë rëndësinë dhe mesazhet që jep kjo festë madhështore, Kurban Bajrami, na del si detyrë që t’i forcojmë më tepër themelet dhe bazat e tij të shenjta, në mënyrë që t’i bëjmë ballë forcave armiqësore, të cilat shprehen dhe veprojnë çdo ditë kundra këtij ummeti. Ne e dimë shumë mirë se armiqtë e ummetit Islam (i preferuar nga Allahu xh.sh.) duan dhe përpiqen që në radhët tona dhe në mes të myslimanëve të nxisin tendenca dhe provokacione të ndryshme, siç janë p.sh. përpjekjet e fundit nga disa provokator të dështuar në rojet shqiptare, kryesisht në Shkodrën Islame e cila për hirë të së vërtetës dhe të reliatetit (jo se jam prej Shkodrës) ka qenë, është kalaja e Islamit dhe do ta mbajmë të tillë para sfidave si kala e Islamit për të gjithë Shqipërinë.

Të nderuar vëllezër Islam dhe motra të respektuara Islame, ne kemi rast të zotohemi sot e përgjithsmonë që të zhvillojmë më tepër lidhjet tona vëllazërore,
-sepse të gjithë së bashku, si vëllezër islam i drejtohemi njëlloj kibles gjatë namazit,
- sepse ne të gjithë njësoj dëshmojmë: “La ilahe il-lallah Muhamedun resulullah” (Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij),
- sepse të gjithë ne si ithtarë të këtij ummeti i besojmë me plot zemër kushtet e besimit të vërtetë Islam,
- sepse të gjithë ne i besojmë dhe në të njëjtën kohë i aplikojmë shtyllat e Islamit,
- sepse të gjithë ne jemi që punojmë dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ngulitur në zemrat tona moralin e lartë Islam,
- sepse të gjithë ne myslimanët jemi të një fjale dhe veprimi për të refuzuar ateizmin, sionizmin ndërkombëtar, masonizmin, liberalizmin etj,
- sepse të gjithë ne jemi që i bëjmë rezistencë padrejtësive të ndryshme që ndodhin në botë.

Pra, le të bashkëpunojmë dhe le të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjitha këto çeshtje të cilat duan përpjekje dhe kontribute të çmuara dhe njëkohësisht le të qëndrojmë së bashku në një rresht për të mposhtur ashtu siç janë mposhtur nga myslimanët e devotshëm të mëparshëm mjetet përçarëse të kundërshtarëve të Islamit. “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jetë një ndërtesë e fortifikuar” [Es-Saf: 4].

Në përfundim i drejtohem vetes dhe gjithë vëllezërve të mi besimtarë që në ditët e Kurban Bajramit të shijojmë vlerat që ka ai. Të mos lëmë pasdore asnjë moment nga momentet shpirtërore që ka bajrami si: ndjenja për të kënaqur të tjerët ashtu siç kemi dëshirë të na kënaqë dikush me një mirësi, shprehja e pastërtisë shpirtërore si rasti për t’u filtruar nga çdo e metë dhe gabim, për t’u kthyer drejt zhvillimit të besimit ose forcimit të metejshëm të imanit, sepse në këtë mënyrë arrihet të jemi pjesëtarë të denjë dhe të meritueshëm të një bajrami më të madh që është kënaqësia e fitimit të mëshirës dhe shpërblimit të pakufishëm në të dy jetët nga Ai që na ka krijuar, udhëzuar dhe na mban, Allahu xh.sh.

E lus Allahun xh.sh që të na mëshirojë në këto ditë feste, na pronoftë çdo adhurim që kryejmë për hire të Tij, na forcoftë besimin, na udhëzoftë gjithmonë në rrugën e mbarë dhe Allahu xh.sh ja pranoftë të gjithëve haxhilerëve të cilët gjinden në këto momente ne vendet e shenjta Islame ritet e lutjet e tyre Islame.

Alluhu ju nderoftë, dhe ju falenderojë dhe u jam shumë mirënjohës për leximin e kësaj ligjërate që lus Allahun xh.sh që t’ju ketë sjellë dobi dhe të ma pranojë.

Edhe njëherë ju faleminderit dhe Es-selamu aljekum ve rahmetull-llah.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top