Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Love

βeℓℓe â๓e
merzija-300x225.jpg

Shkencëtarët thonë se mërzia në fakt është ndjenjë e dobishme, për shkak se na nxitë në ndryshime dhe që të jemi më kreativë.

Rënia e vullnetit dhe mërzia janë mekanizma mbrojtës të llojit të vet, me të cilët mendja jonë na shtynë që të vihemi në lëvizje, kurse ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë që të largohet mërzia.
Përkundër mundësive të argëtimit më të shumta sesa kurrë më parë, njerëzit ndihen shumë të mërzitur dhe monotonë.
Peter Toohey, profesor në Universitetin në Kalgari dhe autor i librit “Boredom” shpjegon se rënia e vullnetit dhe mërzia, janë mekanizma mbrojtës, që na mbrojnë nga situatat negative.
Mërzia është një ndjenjë e neverisë ndaj jetës së përditshme, por edhe një gjë që na shtynë që të ndryshohemi dhe ta ndryshojmë situatën tonë.
Toohey pohon se mënyra më e mirë dhe më efikase për largimin e mërzisë, është aktiviteti fizik, ose thënë më thjesht, ushtrimet, meqë ato rrisin sekretimin e adrenalinës.
Nuk ekziston ndonjë kreativitet të cilit nuk i ka paraprirë mërzia, e njëri ndër rezultatet më të rëndësishme të mërzisë është ëndërrimi, i cili na nxitë në realizimin e ëndrrave – thotë profesor Toohey.
Burimi: Sekrete Bukurie
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Ja me ne fund nje studim me dha te drejt duhet ta shofesh love qe qenka e dobishme merzitia se te lindin dyshime :D
 
Titulli: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Cdo gje e tepruar eshte negative, madje edhe lumturia.
Vet jeta eshte e tille, plot dallge, sa na bene qe pas baticave te vie zbatica dhe jeta te na duket me embel. Por mua nje jete pa asnje telashe do ishte nje monotoni ekstremisht vrasese. Andaj meriza ka rendesin e saj se na bene qe te vlersojme harmonin. Dhimbja na bene te ndjeshem dhe kerkues ndaj kenaqesise. Hidherimi na mundeson te ja njohim vleren gezimit dhe vetmia na bene qe te jemi kerkues ndaj shoqerise dhe komunikimit. :ciaoo:
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

merzitja
varet se cfare merzitje se nga nga ato filozofike, ronamtike, emotive, fizike, personale, shoqerore etj
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Personalisht nuk do kisha dashur qe ndryshimet te vinin si efekt anesor ..aq me pak nese do me duhesh te perjetoja procesin e merzitjes...:p
me e mira e te mirave, do ishte qe ndryshimet ne jeten tone te beheshin me ndergjegje te plote,te shendoshe edhe kur t'u kete ardhur momenti..
gjithsesi edhe ky si opsion duket ...sa te rrosh do te lexosh :p
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Mendoj qe tema eshte lene "e hapur per interpretim" e nuk e di nqse ky eshte qellimi i temes apo eshte nje gabim ne perkthim - gje qe ndodh shpesh kam vene re edhe me dokumente zyrtare.

Merzitja per te cilen flasim ketu eshte ajo e monotonise per jeten e perditshme. Pra te eshte merzitur jeta e perditshme, fakti qe cdo mengjes ngrihesh ne te njejten ore, ben te njejtat gjera, shoqerohesh me te njejtit njerez dhe, sipas studimit, kjo gje te ndihmon sepse te ben me entuziast per te provuar dicka te re apo per te bere nje arritje. Jam dakort me studimin, nuk mendoj qe eshte shume e demshme kjo lloj merzitije.
 
Re: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Ja dakord me komentin e Elushe....Me shume shihet si monotoni se sa si merzitje...
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Te them te drejten sado mekanizem mbrojtes te jete merzia mua sme pelqen fare sepse bie ne qetesi totale, sdua as te dal , as te kendoj as te kercej....dhe si rrjedhoje sme duket e dobishme. pa hedh poshte mendimin e shkencetarit i cili fundja ka mendimin e vet. do thoja qe merzitja , lumturia , urretja, dashamiresia etj...jane ndjenja te pavullneshme ne sensin qe duam apo sduam ne ndihemi ne kte apo ate menyre se eshte ne natyren tone , ndjenja qe provokohen nga situata te ndryshme, Sic eshte brendja nje njeri E mira dhe E keqja ashtu ekzistojne domosdoshmerisht edhe ndjenja pozitive -negative...
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Oh Merzia ..Mua si Akull me eshte ber si buka qe ha :( Pa ate s'jetoj dot, sepse kam frike kur me ndodhin vetem gjera te gezueshme ...them c'po behet? prite tani merzitjen ..dhe pa u vonuar fare vjen .
 
Titulli: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Cdo gje e tepruar eshte negative, madje edhe lumturia.

Pajtohem plotesisht me kete kiterr. Te merzitesh thelle, te dobesohet fuqia aktive. Mbjellet nje lloj ngurtesie ne shpirt. Merzia te ndal dhe t'ben t'palevizshem. Thene me fjale tjera, merzia e tepert eshte si droge qe t'i hedhe mendte dhe si helm qe te helmon shpirtin. Merzia ben qe fjala SHPRESE ne trurin tend te fshihet e te mos ekzistoje me fare.
 
Titulli: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Edhe mua po më duket është pakëz e ngatërruar mërzia e jetës së përditshme
me mërzinë apo dhembjen që shkakton psh. kur të ndahesh nga dikush
apo kur të vdes dikush.
Thjesht, mërzia është alarmi apo kumbona që të thot zgjohu,
ndërmerr diçka, përndryshe në qoftë se nuk e ndien këtë alarm,
mund të kesh pasoja, që çojnë nganjëherë edhe deri në sëmundje të ndryshme si
edhe vetëvrasje.

Sa për lumturinë e tepërt që disa e përmendën, nëse keni tepër
ma dërgoni me postë!
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Jam dakord qe merzia e llojit monotoni e shkaktuar nga rutina e perditshme te jep nje lloj force qe te ndryshosh dicka dhe te besh nje dite pak me ndryshe nga te tjerat..Ti japesh jete me shume, te nderosh dicka ne kuptim qe te largosh mendimet negative dhe merzitjet qofte me ndonje ushtrim fizik , qofte me ndonje aktivitet tjeter sic mund te jene dalja me te aferm ose shoqerine, te shohesh nje film te mire, te lexosh nje dicka te bukur ose te ikesh diku per ca dite, ne ndonje vend te qete sa te te kthehet disponimi :)...Varet sa vertete do te dalesh nga gjendja e merzise qe te ka kapur!
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Une per vete jam i sigurt qe nuk do me mungonte aspak kreativiteti dhe fantazia edhe nese nuk do me stimulonte merzia
 
Titulli: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

ky studimi qenka shume ngushellues per ata qe jane te merzitur....jua kemi ""fut"" atyre qe jane te lumtur.
 
Pe: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Normalisht qe eshte e dobishme se ndryshe sdo i dinim kuptimin lumturise. Rutina e perditshme merzitje eshte por qe çdo kush ka, mund ta ndryshoje per nje fare kohe dhe perseri kthehet ne gjendjen ku ka qene.
Ky senssuuu me shkrin me komentet e tij!
 
Titulli: Mërzia, ndjenjë e dobishme?

Ndonjeher merzitja edhe qetsia duke menduar per vetveten te ben ti marresh gjerat me me qetesi e te ecesh para pa e vrar mendjen per asgje e askend :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top