Love
βeℓℓe â๓e
Shkencëtarët thonë se mërzia në fakt është ndjenjë e dobishme, për shkak se na nxitë në ndryshime dhe që të jemi më kreativë.
Rënia e vullnetit dhe mërzia janë mekanizma mbrojtës të llojit të vet, me të cilët mendja jonë na shtynë që të vihemi në lëvizje, kurse ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë që të largohet mërzia.
Përkundër mundësive të argëtimit më të shumta sesa kurrë më parë, njerëzit ndihen shumë të mërzitur dhe monotonë.
Peter Toohey, profesor në Universitetin në Kalgari dhe autor i librit “Boredom” shpjegon se rënia e vullnetit dhe mërzia, janë mekanizma mbrojtës, që na mbrojnë nga situatat negative.
Mërzia është një ndjenjë e neverisë ndaj jetës së përditshme, por edhe një gjë që na shtynë që të ndryshohemi dhe ta ndryshojmë situatën tonë.
Toohey pohon se mënyra më e mirë dhe më efikase për largimin e mërzisë, është aktiviteti fizik, ose thënë më thjesht, ushtrimet, meqë ato rrisin sekretimin e adrenalinës.
Nuk ekziston ndonjë kreativitet të cilit nuk i ka paraprirë mërzia, e njëri ndër rezultatet më të rëndësishme të mërzisë është ëndërrimi, i cili na nxitë në realizimin e ëndrrave – thotë profesor Toohey.
Burimi: Sekrete Bukurie