Kresha
A pretty face can never trick me
Nuk ka kurrfarë dyshimi se ai që dëshiron të kryej obligimin e Haxhit në mënyrën më të denjë dhe të pastrojë shpirtin e tij duke e kënaqur me këtë Zotin dhe Pejgamberin e Tij...
![](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fimg151.imageshack.us%2Fimg151%2F204%2Fdazmekkapx0hj2.jpg&hash=449e2bf061423f2ac876b5cdaffcda15)
Nga: Muhammed Kamil Hasan El-Muhami
Allahu i Madhërishëm urdhëron e thotë:
"Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo që u ngrit në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin!"
Obligimi i Haxhit dhe vizita e shtëpisë së Allahut në Mekën e ndershme, është një prej pesë kushteve themelore të fesë Islame. Sezona e Haxhit konsiderohet njëra ndër sezonat më të lumtura dhe më të shenjta tek muslimanët.
Me të vërtetë, kur muslimani apo muslimania arrijnë në lartësitë e Mekës së nderuar, i mbulon një ndjenjë e fuqishme e cila është e pamundur për secilin njeri të përshkruaj këtë ndjenjë shirtërore me një përshkrim të plotë dhe të saktë sadoqë posedon aftësi stilistike dhe fuqi retorike. Mënyra më e mirë për të përjetuar këtë kënaqësi të veçantë është që vetë muslimani të shkoj dhe të kryej obligimin e Haxhit dhe të vizitojë për së afërmi shtëpinë e Allahut - Qabenë e madhëruar.
Nuk ka kurrfarë dyshimi se ai që dëshiron të kryej obligimin e Haxhit në mënyrën më të denjë dhe të pastrojë shpirtin e tij duke e kënaqur me këtë Zotin dhe Pejgamberin e Tij, vërtetë do të ndiej një lumturi të jashtëzakonshme, sidomos nëse ka sadopak njohuri rreth historikut të këtij vendi të shenjtë të cilin Krijuesi i Lartmadhërishëm e ka zgjedhur pikërisht për shtëpinë e Tij - Qabenë e nderuar!
S'ka dyshim, Meka është vendbanimi (qyteti) më i lashtë mbi sipërfaqën e tokës. Termi "karjetun" (fshat) që Allahu i Lartësuar e ka emëruar Mekën e nderuar e që njihet edhe me emrin "ummul kura" (nëna e fshatrave) është për qëllim në këtë kontekst pikërisht ajo që ne e quajmë sot - qytet. Pra, nëna e qyteteve, për shkak se ai është vendi, në të cilin mblidhen njerëzit për të kryer detyren e Haxhit, ashtu siç mblidhen fëmijët rreth nënës së tyre.
Nëse flasim për lashtësinë e qytetit të Mekes dhe themi se është qyteti më i lashtë në mbarë botën, me këtë kemi për qëllim se qyteti i Mekes është qyteti më i vjetër në botë i cili akoma lulëzon dhe gjallëron me numrin e madh të njerëzve, me ndërtim, zhvillim dhe qytetërim. U ndërtuan edhe qytete të tjera, mirëpo ato me kalimin e kohës u zhdukën dhe humbën çdo gjurmë, e disa prej tyre Allahu i Gjithëfuqishëm i shkatërrojë me rrënjë nga sipërfaqja e tokës.
Meka e nderuar, pa kurrfarë diskutimi është qyteti më i shenjtë në mbarë botën.
Parashtrohen pyetje të shumta që i obligojnë muslimanët të japin sqarime dhe shpjegime rreth tyre. Prej atyre pyetjeve janë:
اfarë marrëdhënie (lidhje-raporte) kishte babai i njerëzimit Ademi a.s. me qytetin e ndershëm të Mekës?
A e vizitoi këtë vend (a e bëri Haxhin) Ademi a.s.?
A është varrosur në njëren prej kodrave të bekuara të saj?
Cilat janë shkaqet e ndërtimit të Qabesë nga babai i Pejgamberëve, Ibrahimi me djalin e tij Ismailin a.s.?
Përse vrapojnë njerëzit (haxhinjtë) në mes kodrave Safa dhe Merva dhe çfarë lidhje ka kjo me Haxheren - bashkëshorten e Ibrahimit a.s.?
Si buroi (zë fill) pusi i Zemzemit?
Cilat janë gjërat mrekulluese dhe të jashtëzakonshme që e karakterizojnë qytetin e Mekës, e posaqërisht Qabenë e nderuar apo shtëpinë e shenjtë të Allahut?
Për të gjitha këto pyetje dhe shumë e shumë pyetje të tjera, u shkruan vëllime të mëdha librash, andaj është e pamundur që ky artikull të sqarojë dhe të jap përgjigje për të gjitha ato pyetje, por megjithatë me ndihmën e Allahut të Lartësuar do të përpiqemi të fokusohemi në dhënien e disa përgjigjeve duke mos u thelluar në detale.

Redaktimi i fundit: