Mein Kampf' nga Hitler, sërish Bestseller

Arfenilla

Themelues i Forumit
Libri i diktatorit gjerman Adolf Hitler me titull Mein Kampf (Lufta ime) tani është bestselleri i sektorit propagandë dhe psikoligji politike në faqen Amazon, ndërsa në sektorin e politikës dhe ngjarjeve të tanishme në dyqanin e-book të faqes iTunes, është në pozitën e 12-të.

ap_mein_kampf_kb_140108_16x9_992_287424.jpg


Megjithatë, shitjet e kopjeve fizike kanë stagnuar plotësisht dhe sipas Huffington Post, libri nuk ka figuruar në listën e bestsellerëve të New York Times që nga viti kur u lansua.

Pse ky ndryshim në interesimin rreth këtij libri? Njëri shpjegim është se përderisa ky libër ekziston në disa formate, së fundmi mund të blihet në pajisjen Kindle për vetëm 99 cent.

Sipas publikuesit të kësaj vepre në pajisjen Kindle, leximi digjital i këtij libri i liron njerëzit nga stigma e posedimit të kësaj kopje.

“Njerëzit mund ta lexojnë atë pa pasur frikë që do të shihen si racistë vetëm sepse duan të mësojnë më shumë për historinë”, thuhet aty.

Pos kësaj, duke gjykuar edhe nga suksesi që pati libri Fifty Shades of Grey, njerëzit thjesht mund të ndihen më të lirë që të blejnë libra kontroverse apo të turpshme në tabletët e tyre dhe jo si kopje fizike.

Mein Kampf u publikua në dy vëllime, e para në vitin 1925 dhe e dyta në vitin 1926. Vëllimi i parë rrëfen pak nga fëmijëria e Hitler-it dhe depërton më pas në përfshirjet e tij politike. Edhe pse të dy vëllimet pasqyrojnë qartë qëndrimet e tij anti-semitike dhe anti-komuniste, libri shpeshherë është përdorur si një vepër e teorisë politike.

Hitler e shkroi këtë libër në vitin 1924, gjatë kohës sa ishte në burgun e Bavarisë./B.sot..
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top