Mediat italiane: Shqipëria, jo vetëm mikpritëse, por edhe rivierë të mrekullueshme

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një nga gazetat Italiane, "Corriere della Sera", ka nxjerrë ditën e djeshme një shkrim të publikuar nga Marisa Fumagalli, i cili flet për Shqipërinë dhe mrekullitë e natyrës që vendi ynë ofron për turistët e huaj. Në shkrimin e saj gazetarja italiane nuk flet vetëm për bukuritë natyrore të mëdha të Shqipërisë, ajo gjithashtu flet edhe për traditat, kulturën, historinë dhe origjinën e çdo qyteti turistik Shqiptar që përmend në shkrim.Gazetarja Marisa Fumagalli, në shkrimin e publikuar dje shkruan se, në Shqipëri mund të kalojë pushime ai turist që ka shpirtin e udhëtarit, që është kurioz, i gatshëm për gjëra të reja dhe që nuk kërkon perfeksionin. Fumagalli flet dhe i përshkruan në detaje bukuritë e bregdetit shqiptar, por jo vetëm për këtë, ajo në shkrimin e saj flet edhe për mikpritjen e shqiptarëve. "Shkoni dhe zbuloni një tokë që fsheh bukuri të rralla, det transparent, plazhe të pandotura, pyje, lumenj, male dhe vende arkeologjike. Sigurisht që ambienti urban po rritet në mënyrë të parregullt me ndërtime të egra, që është limiti i zhvillimeve të demokracive të reja dhe të dobëta. Megjithatë duhet theksuar diçka që nuk është me pak rëndësi: Shqipëria sot është një vend i sigurtë. Shqiptarët janë kryesisht mikpritës dhe gati për dialog. Shumë prej tyre kanë mësuar italishten duke parë televizor, ndërsa të rinjtë mësojnë vullnetarisht gjuhët e huaja, kryesisht atë angleze", shkruan Fumagalli.
Riviera shqiptare
Gazetarja nuk lë pa i orientuar turistët italianë të cilët kanë dëshirë për të njohur Rivierën Shqiptare. Sipas saj për të vizituar zonat e turistike shqiptare, një turist italian është mirë të niset nga Vlora, (qytet të cilin e kujton si portin e skafistëve), qe e krahason me Riminin. "Riviera është e mrekullueshme dhe në të mund të shijohen plazhe të pastra, gjire të shumta me rërë të imët apo gurë e shkëmbinj", thuhet më tej në shkrim. Gjithashtu gazetarja këshillon që disa ditë pushime mund të kalohen edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, e cila brenda pak vitesh ka ndryshuar pamje. "Po le të kthehemi te udhëtimi buzë brigjeve. Nga Vlora duhet të marrësh Llogoranë, një rrugë tashmë e gjerë dhe e rregulluar që arrin deri në 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Me të arritur majën, zbret ngadalë drejt fshatrave bregdetarë. Fillimisht Dhërmiu, i cili ka edhe një manastir antik. Prej këtu përmes një rruge të ngushtë zbret në plazhin e Gjipesë, një peizazh spektakolar. Po ashtu ka edhe disa fshatra të tjerë, të cilët janë pushtuar nga ndërtime të shumta. Më pas mbërrijmë në Himarë e pak më poshtë në Porto Palermo, ku ndodhet kështjella e Ali Pashait, që sot është zonë ushtarake", thuhet më tej në shkrim. Fumagalli ka pikasur edhe vendet e qëndrimit për ushtarakët nëpër male mes bimësisë për t'u ruajtur nga armiqtë që pretendonte të kishte ish-diktatori Enver Hoxha, dhe bunkerët e shumtë në numër, trashëgimi e shëmtuar prej tij edhe në ditët e sotme. "Saranda është qyteti më jugor i Shqipërisë. Një xhungël çimentoje, fatkeqësisht. 20 kilometra larg saj ndodhet parku i mrekullueshëm i Butrintit, vend arkeologjik që mbrohet nga UNESCO. Rruga për në këtë qytet antik po rregullohet dhe udhëtimi për aty bëhet pak i bezdisshëm. Megjithatë do ju këshilloja që të vizitoni edhe Gjirokastrën, qytetin e gurtë, një prej shembujve më domethënës të arkitekturës shqiptare", shkruan Fumagalli, në këtë prezantim të sajin të realitetit shqiptar.
TO
 
Titulli: Mediat italiane: Shqipëria, jo vetëm mikpritëse, por edhe rivierë të mrekull

ou
prap kan fol per ne ?

eshte hera e dyt...rradhes tjeter fliste "la stampa" ...2 faqe te tera..

me titullin : "mrekulli ne tirane, eshte ketu amerika jone"

miracolo a tirana,"Ora è quى la nostra America

---------- Post added at 06:55 ---------- Previous post was at 06:52 ----------

uh se desh harrova....
rastesisht ne autobuz vura re njonen...po lexonte te revista " la repubblica delle donne" shin 4 faqe qe flisnin vetem per bukurin e sarandes :D

aq u gzova sa pasi e lexoj i kerkova te griste ato 4 faqet per mu :p
 
Titulli: Mediat italiane: Shqipëria, jo vetëm mikpritëse, por edhe rivierë të mrekull

Kjo eshte thjeshte per te larguar vemendjen nga vendimet qe po merr Berlusca me Sali torollakun.
 
Titulli: Mediat italiane: Shqipëria, jo vetëm mikpritëse, por edhe rivierë të mrekull

Kjo eshte thjeshte per te larguar vemendjen nga vendimet qe po merr Berlusca me Sali torollakun.

berlusconin as vet italiani se don.....
pervec pleqve...
mbaj mend kur ishin votimet....un isha akoma ne pun atehere dhe erdhen 2 sekretare te Silvios...
donin qe te telefonim dhe te flisnim bukur per te : "cdo gje ishte e shkruajtur" dhe per me teper ne fund do pyesnim nese do e votonin apo jo....
telefonata ime tipike: " edhe nje jav dhe do votoni... me thoni qe zdo votoni per berlusconin "

zakonisht pleqt " wa cfare eshte ajo fjal ... un jam gjithmon me berlusconin"

ahahhahahahaa
por me teper me bojn me qesh ato TERRONI qe e mbrojn .... eshte tamam si me qen i zi dhe me qen racist...
lol
24546_117880691557376_100000063376721_277359_5076800_n.jpg
ky eshte shembull per tu marr *she's my girl*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top