"Media greke nxit racizmin antishqiptar"

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
ATHINE - Televizionet dhe gazetat greke kontribuojne ne ruajtjen e racizmit kunder mijera imigranteve shqiptare qe jetojne ne vend, sipas nje kerkimi shkencor te bere publik dje nga agjencia franceze e lajmeve AFP qe citon te perditshmen e Athines, "Kathimerini". Studimi i i bere nga nje kerkues i Universitetit te Athines dhe i botuar nga e perditshmja "Kathimerini", thekson se mbulimi mediatik i ngjarjeve per sa u perket shqiptareve, qofte ne fushen politike apo ngjarje te kronikes, nxjerr shpesh ne pah anen negative te ketij komuniteti.

Analiza eshte bere per 60 emisione lajmesh ne radio apo televizion te transmetuara nga kater kanalet me te medha - NET (shteteror) dhe ato kombetare private, Mega, Antenna dhe Star. Studimi i referohet edicioneve informative te periudhes nga marsi 2007 deri ne mars 2008 dhe tregon se 12 per qind e mbulimit per shqiptaret ka konotacion negativ dhe 2,5 per qind pozitiv.

Nje e katerta e 540 shkrimeve te botuara ne gazetat "Kathimerini" (qendra e djathte), "Ta Nea" (qendra e majte) dhe "Avgi" (e majta radikale), kane gjithashtu ngjyrime negative.

Organizata jofitimprurese dhe shoqata imigrantesh kane denoncuar disa here radhazi ksenofobine e grekeve dhe armiqesine kunder shqiptareve, qe perbejne dy te tretat e popullates emigrante ne Greqi. Vitin e kaluar Ministria greke e Mbrojtjes denoncoi nje video ku tregoheshin ushtare greke qe kendonin kenge antishqiptare, pasi transmetimi i saj ngjalli nje vale protestash te Tiranes.

Nderkohe rastet e dhunes greke ndaj shqiptareve ne vendin fqinje, jane denoncuar here pas here. Shume qytetare qe jane detyruar te jetojne perkohesisht ne Greqi kane treguar se jane bere objekt dhune kryesisht nga policia vendase dhe efektiva ushtarake, ndersa nuk kane munguar edhe raste te dhunes nga qytetare greke, ne forme racizmi. Disa nga keto raste dhune jane denoncuar dhe tek autoritetet shqiptare te drejtesise, kur emigrantet jane riatdhesuar ne Shqiperi. Por prokuroria dhe policia shqiptare ka pohuar se nuk mund te hetoje ngjarje qe nuk i perkasin juridiksionit territorial shqiptar.

AFP
 
Francezet mbase habiten por edhe ata i detyruan Algjerianet qe te hyjne me pashaporta dhe vize ne France.Algjerianet qe per mese nje shekull benin punet me te veshtira ne kete vend ashtu si shqiptaret sot ne Greqi.Te rinosh nje vend dhe te hash nje presion te tille psikologjik nga
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top