Me nuse ne klase te gjashte!!!

i shkreti...un isha ik dikun larg amo po shoh qe ky djali e ka marr me qef ket gjo lol...sdi, noshta osht i vogel per me ja rrok qe e paska honger:D..ishalla t'pakten nuk i del 90 vj nusja amon..
 
Nuse me vendim gjykate

Në tre muaj, Gjykata e Tiranës ka lejuar pesë vajza të moshës 15 deri 17-vjeçare të lidhin kurorë. Dyshime për arsyen e vërtetë të martesave jo të zakonshme

“ثshtë e vërtetë që dashuria nuk njeh moshë, por kur dy të rinj nën 18 vjeç lidhin martesë, atëherë shkatërrimi i familjes në shumicën e rasteve është thuajse i sigurt”. Ky është një përcaktim i sociologëve për “martesat e hershme”, një fenomen ky që kohët e fundit është bërë tepër i përhapur edhe në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Gjykata e Tiranës tregojnë se në harkun kohor të tre muajve janë legjitimuar me vendim gjykate të paktën pesë martesa të hershme, ku vajzat (nënat e ardhshme) janë të moshës 15 deri në 17 vjeçe. Arsyeja zyrtare e paraqitur para gjykatës për lidhjen e martesës në moshë të mitur në të pestë rastet është shtatzënia, e cila kthehet në një shkak të rëndësishëm për lidhjen e një martese të tillë. Duke parë zonat nga vijnë familjet që kërkojnë këto lloj martesash, është tepër e vështirë të pranohet fakti se vetë prindërit kanë lejuar vajzat e tyre të mitura të bashkëjetojnë me bashkëshortët e ardhshëm. Por cila është arsyeja e vërtetë që prindërit i kërkojnë gjykatës të lejojnë martesën e vajzave të tyre nën moshë? Emigracioni është një prej arsyeve kryesore që detyron familjarët apo edhe vetë vajzat t’i drejtohen gjykatës për legjitimin e martesës në moshë të hershme. Martesat nën moshë Më 18 shtator, Gjykata e Tiranës vendosi lidhjen në martesë të 15-vjeçares S. K., nga Bathorja, me 24-vjeçarin S. D., po me banim në Bathore. Arsyeja e një kërkese të tillë sipas burimeve zyrtare nga gjykata, ishte se “vajza e mitur është fejuar sipas zakoneve të vendit me S. D. prej një viti dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, duke pasur marrëdhënie intime midis tyre. Nga kartela gjinekologjike nënshkruar nga mjekja S. Gjergji, vërtetohet se vajza është shtatzënë gjashtëjavëshe”. Në prani të prindërve të vajzës, gjykata lejon lidhjen e martesës mes 15-vjeçares dhe 24-vjeçarit, i cili pranoi atësinë e fëmijës. Pothuajse për të njëjtën arsye, nga muaji korrik deri në mesin e muajit shtator Gjykata e Tiranës ka legjitimuar të paktën pesë martesa të tillë. E. S. është një tjetër e mitur, e cila ka kërkuar lejimin e martesës nga gjykata. Sipas shpjegimeve në seancë, 16-vjeçarja është fejuar me A. S. prej një viti, dhe gjatë fejesës kanë pasur marrëdhënie intime midis tyre. Nga kartela e konsultorit të ndjekjes së nënës së ardhshme, vërtetohet se vajza është shtatzënë pesëjavëshe, shtatzëni që pranohet edhe nga i fejuari i saj. “Gjykata çmon se kërkesa duhet pranuar, pasi lejimi i martesës nën moshën e lejuar nga ligji është për shkaqe me rëndësi, dhe qenia shtatzënë e vajzës së mitur vlerësohet si shkak i rëndësishëm”, - citohet vendimi i gjykatës për këtë çështje. Duke parë lehtësinë e një veprimi të tillë dhe koston e vogël, nuk është çudi që legjitimimi i martesave nën moshë të kthehet në “modë” në Shqipëri, ndoshta duke e renditur vendin tonë përkrah 20 vendeve problematike për këto lloj martesash. Shtatzënia apo emigracioni? Zyrtarisht është shtatzënia arsyeja pse prindërit kërkojnë lidhjen në martesë të vajzave të tyre të mitura. Mjafton një vizitë e thjeshtë tek gjinekologu apo te konsultorja e lagjeve, për të bërë shtatzënë një vajzë të mitur. Por, a është kjo arsyeja e vërtetë e lidhjes së një martese të tillë? Nën zë thuhet se martesat nën moshë kërkohen kryesisht për çështje emigrimi. Mjaftojnë disa të holla nën dorë, që gjinekologu apo gjinekologia të plotësojnë kartelën ashtu siç e kërkon “pacientja”, vetëm e vetëm që gjykata të bindet se ajo është vërtet shtatzënë. Në fakt, një gjë e tillë nuk rrezikon askënd, pasi trupi gjykues beson verbërisht tek mendimi i mjekut, duke mos ndërmarrë asnjë hap të mëtejshëm për verifikimin e kësaj kartele mjekësore. Kjo gjë, sipas burimeve jozyrtare, bëhet kryesisht për arsye emigrimi. Duke moslidhur dot martesë për shkak të moshës së mitur që kanë vajzat, familjet e tyre e kërkojnë këtë gjë në gjykatë, dhe më pas vajza bashkë me bashkëshortin ndërtojnë jetën diku tjetër larg Shqipërisë.
Korrieri

Deri ku shkon injoranca njerezore ? :(
 

Attachments

  • Cift adoloshentesh.jpg
    Cift adoloshentesh.jpg
    10.3 KB · Shikime: 38
Sa gjynah te mareshe ne qaf nje te miture po ajo e shkreta sa eshte 10 vj LOL LOL Cfare bohet me keshtu amon
 
Ne klase te gjashte?? I shkreti Gjino! :(
 
i shkreti djal, do e zen hallet shpejt:D
 
Eshte i kombesise rome apo shqiptare ky dhendrri
 
Eshte i kombesise rome apo shqiptare ky dhendrri

lol nga sjellja duket rom, nga fytyra gjithashtu, por emrin sikur nuk e paska Ronaldinjo LOL
 
Ne vend qe femijet te arsimohen,i martojne..........s'e kuptoj:(
 
Në tre muaj, Gjykata e Tiranës ka lejuar pesë vajza të moshës 15 deri 17-vjeçare të lidhin kurorë. Dyshime për arsyen e vërtetë të martesave jo të zakonshme.
Korrieri

Keta kane rrjedhur!
 
Në tre muaj, Gjykata e Tiranës ka lejuar pesë vajza të moshës 15 deri 17-vjeçare të lidhin kurorë. Dyshime për arsyen e vërtetë të martesave jo të zakonshme



Deri ku shkon injoranca njerezore ? :(


Aman me thuaj nje gje qe nuk lejohet ketu ne Shqiperi dhe une nuk do e bej:(
 
cfar idiotsish..............akoma ne 2008 per 2009 me keto mendime shqiptaret...........ppupuppupu :mah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top