Me nuse ne klase te gjashte!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
I mituri Marsel Misha tregon se ende nuk i di emrin dhe nuk e ka parë gruan e tij, e cila ndodhet në emigracion në Greqi

Marsel Misha sapo ka mbushur 13 vjeç. Ai është nxënës në klasën e shtatë të shkollës “Hamit Mullisi” në Elbasan. ثshtë ende një fëmijë, megjithatë është i fejuar. Fejesën e shpalli këtë verë sapo përfundoi klasën e gjashtë. Ai tregon se me këtë rast u zhvillua një festë e madhe familjare, ku prindërit e tij të komunitetit rom ftuan mjaft miq e shokë. Por Marseli nuk ka pasur rast ta shohë nusen e tij. Ajo ndodhet në emigracion në Greqi. Madje ai nuk i di as emrin. Ky pohim i bën shokët dhe shoqet që të qeshin me habi. Marseli tregon sesi u fejua. “Unë nuk dija asgjë. Gjyshi Flamuri më tha se do të më fejonte. Një ditë më mori pranë dhe më tregoi se më kishte gjetur një vajzë nga një derë e mirë. Më pyeti nëse isha dakord apo jo. Nuk dija se çfarë t’i thosha. Kisha dëgjuar se fejesa dhe martesa ishin të mira. Me anë të tyre bëheshin fëmijë, kishe një familje, shtëpi etj. Ndaj e miratova dëshirën e tij”, thotë ai. Në verë u organizua një festë e madhe. Gjyshi dhe prindërit ftuan miqësinë dhe shoqërinë dhe pasi hëngrën, pinë dhe kërcyen, shpallën fejesën e dy të miturve. “Unë prita që të vinte nusja, por ajo nuk erdhi. Më thanë se ishte në Greqi me prindërit e saj. As emrin nuk ma treguan. Që nga ajo ditë ndjehem më burrë dhe më i rritur se të tjerët. Kam dëshirë të njoh dhe të takoj nusen time sa më parë. Nuk di se kur do të më martojnë, sepse ata nuk po më pyesin mua. Sapo të përfundoj shkollën, mendoj se do të më martojnë”, vijon më tej Marseli. 13-vjeçari vazhdon shkollën, dhe sapo është hedhur në klasën të shtatë. “Kam dëshirë të përfundoj shkollën dhe të bëhem tregtar”, shprehet ai. Fejesa është zyrtarizuar dhe ai ka shpërndarë karamele e llokume për shokët dhe shoqet e klasës dhe për kolektivin e mësuesve. Fejesat dhe martesat në moshë të re po shfaqen çdo ditë e më shumë në Elbasan. Mjaft prindër fejojnë vajzat dhe djemtë në moshë të mitur. Madje në disa raste fejesat shpallen qëkur bebet janë në bark ose sapo lindin në maternitet. Të rriturit e justifikojnë këtë akt me krijimin e një familje të ndershme dhe të qëndrueshme, për të larguar fëmijët e tyre nga veset e këqija. Por pasojat shfaqen më pas, kur fëmijët rriten dhe kuptojnë se çfarë është jeta e lirë dhe dashuria.


Korrieri

Foto:Marsel Misha

marsel_misha_160681736.jpg
 
hahaahhahahahahahaahahhaha dmth mua me paska ikur koha me kohe hahahhaah
 
mire ti, po un cduhet te them, ej po cne kanuni i LEK DUKAGJINIT ne elbasan?????? uuuuueeeee ca sdegjohet prej tyre.
 
boooooh ca bohet keshtu more?

p.s.Po sa simpatik qenka.
 
Qe do vinte fundi botes e kisha mar vesh, po ne Shqiperi paskan mar fund njerezia!!
Nuk do benin keq ti flisnin cik mendjes keta njerez...
Lam nam!
 
Qe do vinte fundi botes e kisha mar vesh, po ne Shqiperi paskan mar fund njerezia!!
Nuk do benin keq ti flisnin cik mendjes njerezia.
Lam nam!

hahahhaha sa me nervozitet e ke marr mi goc:kercim:
 
- Ne Elbasan ?
- Nuk eshte çudi...
LOL
 
pse cuditeni ore njerez,,ne elbasan ndodh gjithcka...
mbajeni mend po nuk doli kalamoni i ktyre me dy bibilusha ahahaah
 
pse cuditeni ore njerez,,ne elbasan ndodh gjithcka...
mbajeni mend po nuk doli kalamoni i ktyre me dy bibilusha ahahaah

haahahahahahhahahahhahahhahaha
sa kom qesh , po goca me sa c**** i bie te dali. :haha::haha::haha:
 
Last edited by a moderator:
LOL
pse ca ka Elbasani?



ej po ne elbasan eshte tradit tashme.....:::eek: do lindi gjeli ....o do dali lopa me 2 koka...tashti them une ka ardhur te behet ajo gjeja qe kam shkruar me lart
 
Nuk eshte cudi te ndodhe kjo ne familjet rome ne Shqiperi. Dhe sidomos ne qytetin e Elbasanit i cili eshte nje qytet ku ka lagje te medha te banuara nga romet.
Ky rast nuk eshte pa precedent.
Duke qene se arsimi dhe shkollimi i tyre eshte i limituar dhe shpesh here jo nga mungesa e deshires por e mundesive ekonomike, prinderit rom ruajne zakonet e tyre duke i premtuar femijet qe ne vogeli ne martesa.....Mungesa e kultures dhe edukates jane pasoje e ketyre veprimeve.
Duke jetuar edhe si tribu, te gjithe bashke, vazhdojne te ruajne e te zbatojne ato zakone te trasha dhe jashte kesaj bote bashkohore.
 
ueeeeeeeeeeeeeeeeeee, sa mire ka bere kjo familja qe e ka martuar te vogel dhe pa e pyetur fare , se po ta linte ne dore te keti djali do mbetej pa familje si puna ime ,qe prit e prit e ne fund hic
C'behet keshtu more amani ??????????????
 
Gje e mir :D kjo a thua pse sma ka ber gjyshi im kshtu :p edhe mua hahahhaha
 
Sheqyr qe shkolla ime ka qene Jorgji Dilo!
 
Prandaj shtohen romet gjithmone e me shume!
 
Prandaj shtohen romet gjithmone e me shume!

E di ti Briciolo si eshte ajo pune iken macet mijte hedhin valle,iken nje pjese e mire te elbasanllive nga Elbasani ca do bejne sipas teje romet?
Do shtojn popullaten se ne nuk ishim te afte edhe morem rruget e botes!:bum
 
E di ti Briciolo si eshte ajo pune iken macet mijte hedhin valle,iken nje pjese e mire te elbasanllive nga Elbasani ca do bejne sipas teje romet?
Do shtojn popullaten se ne nuk ishim te afte edhe morem rruget e botes!:bum

Hostel, po pse i krahason me minjte ata te varfrit!
Nuk thua mire qe e mbajne moralin larte???LOLLOL
 
Sa i mire qe qenka....e kane mare ne qaf cunin kot e kot...pffff sa budallenj
 
Hostel, po pse i krahason me minjte ata te varfrit!
Nuk thua mire qe e mbajne moralin larte???LOLLOL

Po po si jo kjo normal,ishin edhe pronare kazinosh bashke me to edhe kinezet.E marr me mend qe tani nese ne elbasan kandidon nje jevg per kryetar bashkie e fiton me nje perqindje te lart.
 
Me shkes ishte martu apo me dashni hahhahahahahahhahahahahahhahaa

ky na qiti pleq ne mer ahhahahahahahhaah
 
Hajt me nje cun.... (kur ia kane len diten e takimit?)

Me kujton filmin vizatimor "Bukuroshja e fjetur" qe e fejuan ne djep...

Cudi nuk eshte, po prap eshte pak ndryshe nga mbleserirat qe behen ne moshe me te madhe, kur edhe e shikon nje njeri. Kurse ata as nuk jane pare kur i kane lidhur.
 
sa ka ashtu qe i martojne qe ne djep fare......turpe ne dynja....:haha::haha:
 
opo i lumte cunit ..... ktij i them burr un ... 13 vjec e e ka nis nusen ne omonia ...jo si ca , qe mi mbajn ne shpi e u a nxin jeten :D :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top