Me një përplasje qerpikësh

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pas fustaneve, modelit të flokëve, tashmë e kanë radhën qerpikët. Muzë për mjeshtrit e stilit bëhen përsëri ato: ikonat e shekullit të kaluar.

Ja si të ndiesh dive duke e parë botën përmes qerpikësh si të tyret...
Ndërkohë që në jetën e përditshme as që merren në konsideratë qerpikët e Twiggy-t si të kapura me kapëse rrobash, ja që ato, të gjatë, si valë flakësh, rivalizuan femrat e njohura për qerpikët e tyre Marilyn Monroe dhe Elisabeth Taylor. Sytë e tyre të mëdhenj legjendarë janë kthyer në fakt në trend.

Gjithandej aplikohet grim i rëndë për të imituar qerpikët e ikonave të shekullit të kaluar. Sytë e artistëve të make-up-it janë hedhur pikërisht në gjashtëdhjetë vitet e fundit për të marrë leksione për qerpikë, që e bëjnë të paharrueshme çdo përplasje qepallash.

Për vështrimin më joshës të botës

Marilyn Monroe është mjeshtrja origjinale e vështrimit paksa të perënduar, ngultas me cepat e syve. Por duke u mbështetur te shkrimet rreth dives, shikimet e saj depërtuese nuk ishin thjesht rezultat i sex-appeal-it të saj të brendshëm. Specialistët shkruajnë se, kur një grua ia ngul sytë dikujt, ajo është e tërhequr prej tij, qepallat e saj ulen në mënyrë të pavullnetshme, duke krijuar pamjen e “syve joshës”.


Në shumë pasarela imitohet vështrimi joshës i Marilyn-ës me qerpikë të gjatë e të përhapur. Në sfilatat e fundit të “Seduzioni”, qerpikët dhe buzët e kuqe ishin elementët më të rëndësishëm, që krijonin një stil të vjetër dhe evokonin pamjen e aktores.


“Të gjitha zonjat e kohës së Marilyn-it mbanin qerpikë fals”, thonë artistët e make-up-it. “Ajo gjithë pjesën tjetër të grimit e mbante të lehtë, thjesht buzë të kuqe dhe qerpikë sexy në formën më klasike”.

Krijo sytë e paharruar të Marilyn-it me qerpikë artificial të pjerrët, që vijnë duke u zgjatur gradualisht në pjesën e jashtme të syve.

Për të krijuar qerpikë të kthyer, pa përdorur ato false, apliko një shtresë me rimel, një kthyese qerpikësh dhe një shtresë tjetër vetëm në këndet e jashtme.


Twiggy kishte atë pamjen e pafajshme-por-joshëse, që vetëm ato perëndeshat thatanike (dhe një adoleshente 16-vjeçare) mund ta ruajë. Duke u mbështetur te autorët që shkruajnë rreth stilit, qerpikët e gjatë e të ndarë, në fakt, bëjnë një fytyrë të rritur të ketë përpjesëtimet e fytyrës së një fëmije, që i shton ëmbëlsi dhe rini fytyrës së një gruaje.

Qerpikët e dyfishtë përdoren nëpër disa sfilata ku modelet ngjajnë si kukulla duke përdorur shumë shtresa rimeli në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm për më shumë impakt.

Për të pasur rezultatin e pamjes së Twiggy-t, zgjidh një rimel që u jep shumë gjatësi qerpikëve, por nuk u shton volum. Mbaje bishtin e rimelit vertikalisht dhe lëri qerpikët që të bashkohen paska për të formuar disa fije më të trasha. Lyeji me një shtresë tjetër rimeli në qendër të qerpikëve për të zmadhuar disi sytë .

Pushtet dhe mister në sy

Sytë e maces së Elizabeth Taylor-it te “Cleopatra” ishin të egër dhe seksi. Qerpikët, që zgjateshin mbi anën e jashtme të syve, bënin që sytë t’i dukeshin më të vegjël dhe më misteriozë.

Në një nga sfilatat e Dior-it, make up-i u mbështet te pamja e viteve ‘60 të Taylor-it, duke shtuar dramacitetin me anë të qerpikëve fals, të vendosur rreth gjysmë centimetri poshtë vijës së poshtme të qerpikëve dhe penel gjysmë centimetri mbi vijën e qerpikëve të sipërm.
r.spekter*
 

Attachments

  • Me_nje_perplasje_qerpikesh.jpg
    Me_nje_perplasje_qerpikesh.jpg
    15.1 KB · Shikime: 50
  • stil_648.jpg
    stil_648.jpg
    42.6 KB · Shikime: 49
Tregoni qerpikët tuaj

Qerpikët e bukur jane furça e fundit e makiazhit, e cila tregon jo vetëm bukurinë tuaj por në veçanti shprehjen tuaj.



*Qerpikët duhet të jenë të dendur, të gjatë, të ndara në mënyrë të bukur dhe mjaft të kthyera. Shumëllojshmëria e produkteve për qerpikët, që ekziston në treg, ju jep mundësinë që të zbuloni atë që ju shkon saktësisht juve.
*Rimeli hapet gjithmonë në fund, me levizje të lehta dhe të ngadalta, duke filluar që nga rrënjet dhe duke përfunduar deri tek majat. Gërshëra e vecantë e qerpikëve që është për kthyerjen e tyre, i ndihmon akoma më shumë.
*Një shtresë e dytë rimeli pas 10 sekondash do të përfundojë paraqitjen tuaj, por vetëm tek qerpikët lart dhe jo poshtë. Në qoftë se jeni delikat në përgjithësi me mjetet kozmetike, atëherë kerkoni ato që nuk ju bëjnë alergji. Të gjitha firmat e produkteve kozmetike kanë produkte për të tilla raste.
*Dhe natyrisht nuk është e nevojshme që t’ju rikujtojmë se ekziston shumëllojshmëri rimelesh me të gjitha ngjyrat e syve.


bukuri.com
 
vec qerpiket fallco sme pelqejne,por ti besh keshtu me keto taktikat ngjajne bukur................:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top