Mbyllet çadra, Basha: Marshim drejt zgjedhjeve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mbyllet çadra, Basha: Marshim drejt zgjedhjeve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Rreth orës 21:30 minuta, Lulzim Basha nisi fjalën e mbylljes së çadrës së protestës. Në fjalën e fundit para mbështetësve të tij dhe në ditën e 90-të nga ngritja së çadrës, Basha tha se objektivi u arrit.

“Arritëm marrëveshjen politike për ndryshimet kushtetuese, të sistemit zgjedhor dhe të gjithë parametrave që do të dorëzojnë pushtetin e uzurpuar nga kupola e vjetër politike tek qytetarët shqiptarë”, deklaroi Basha.

Basha tha se angazhimi për reformën kushtetuese është rezultat i vendosmërisë së opozitës.

Basha thotë se beteja vazhdon dhe marshimi nis me nisjen e fushatës.

“Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor”, vijoi ai.

Sipas Bashës, “Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale për t’i hapur rrugën republikës së re. Kjo është domethënia për angazhimin për reformën kushtetuese, angazhim që është flamuri i bardhë i republikës së vjetër para vendosmërisë tonë”.

/ Top Channel
 
Tirana pa “çadrën e lirisë”, bulevardi i rikthehet normalitetit

Pas 90 ditësh bllokimi, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” iu rikthye qytetarëve të cilët sot kishin mundësi që të lëviznin lirshëm.
Menjëherë pas çmontimit të çadrës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës filluan punën për largimin e mbeturinave.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video e dërguar në redaksinë tonë, automjete të ndërmarrjes së pastrimit si dhe punonjës të saj, pas heqjes së materialeve si shkopinj, qese, letra, shishe uji, kanë bërë edhe një larje me ujë të gjithë bulevardit dhe të trotuarëve në të dy anët e tij duke e pastruar nga farat dhe cigaret e shumta të hedhura në shesh.

Me arritjen e marrëveshjes politike, edhe bulevardit mëngjesin e sotëm i është kthyer shkëlqimi i tij.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
18596629-10203060416908166-441735741-o_1495179025-4458228.jpg
286699-1_1495179024-4419457.jpg
18596629-10203060416908166-441735741-o_1495179025-4458228.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 
Ne viziten e fundit ne Shqiperi, takova shefin e forumit WXP, dhe duke biseduar per zgjedhjet i thashe:

Do kete nje marreveshje politike.

Tha jane kaluar te gjitha afatet Kushtetuese.

Shqipja nuk veprojne me Kushtetute por me llafe te rruges - ja ktheva.

Eshte deshmitar i gjalle.

Megjithate, perkunder masturbimit te Bashes, PD me efektin Serre ka humbur shume. Koha ka per ta treguar.
 
Prandaj nuk ecen ky vend sepse shkelet kushtetuta per interesa. Mgjate populli meriton ata qe "zgjedh" ne qafe i pacin me 1 fjale.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top