Mbi krahasimin me të tjerët

AnGeLiC

VIP
V.I.P
ثshtë e vetëkuptueshme se shpeshherë për të parë se 'ku jemi' duhet të hedhim sytë tektë tjerët: po ata ku janë? Fatkeqësisht nuk mjaftohemi vetëm me një përgjigjepër vendndodhjen e tyre, por shkojmë më tej: “si mund të jem më mirë sesa filani? اfarë t'i punoj filanit që ai të mos ketë përparim? Ah, sa shumë kanë ecur! Unë nuk kam lëvizur asgjëkundi.”

Të gjitha këto pyetje kanë karakter cmire në rastin më të keq, ose dekurajimi të vetes në rastin më të mirë. Pikërisht për këtë krahasimi me të tjerët ka vlerë minimalisht vetëm për të krijuar dekurajim. Dekurajimi në këtë rast nuk është thjesht mosbesim tek fuqitë për të bërë apo vazhduar përpjekjet, por fuqi që të bën të përzihesh me 'turmën', e cila, par definition, nuk mbart ndonjë virtyt. Sepse ajo që quhet shpesh 'e mirë' në gjuhën e shumicës së njerëzve është përparimi në të ardhura (pavarësisht se nga dalin!) dhe famë (pavarësisht se sa shkatërruese është!), të cilat për poseduesin kthehen në vetëkënaqësi (vula e dështimit!), ndërsa për atë që i kërkon në vetmërzitje/trishtim.

Krahasim me të tjerët, qoftë për të parë nëse je 'më lart' apo më 'poshtë' sesa ata është kurdoherë nxitës i dekurajimit. Nëse je 'më lart' sesa të tjerët, nuk kërkon të zhvillohesh më tepër dhe pret rënien poshtë; nëse mendon se je 'mëposhtë', ke ç'ngjit, por harron se kush je. Duke qënë se secili prej nesh ka jetuar në rrethana familiare tepër unike, me raporte po ashtu tepër unike të drejtuara kah tij/saj, mund të mendohet se në tërësinë e tij individi është unik. Termi 'unik' e përjashton krejtësisht konceptin e krahasimit. Megjithatë, këtu nuk duhet të abuzohet lidhur me çështje të moralit, pasi ky është (duhettë jetë) një bosht përbashkues i të qenët 'njeri'.

Po ashtu, krahasimi nënkupton një kut, metër, njësi matëse. Sipas ç'gjëje matëse është A-ja më i mirë apo më i lartë sesa B-ja? Nëse vendosim gjatësinë për kriter, atëherë A-ja është më i lartë sesa B-ja. Nëse vendosim qënjësi matëse të jetë mesatarja, atëherë B-ja do të jetë më i lartë. Nëse vendosim pasurinë, ateherë A-ja mund të jetë më i lartë. Pra sipas njësisë matëse të marrë në konsideratë ndryshon edhe renditja. Të mos harrojmë se këto janë vetëm farepak prej shumësisë gati të pafundme të gjërave që dallojnë njerëzit me njeri-tjetrin.

Pasi kuptova gjithë këtë siç duhej (jo me të thëna, por me përvojë të drejtpërdrejtë), fillova të kisha më shumë vetbesim. Kuptova se për rrethana të ndryshme që kisha patur e që kam ekzistonte një llogjikë e tillë që më mundësonte të ndieja se kisha bërë përparim. Lejova që ideali të jetë udhëheqësi im, e jo të tjerët dëshpërim-sjellës, dhe kështu munda të konsideroja më mirë rrethanat aktuale, duke i krijuar vetes më shumë hapësira veprimi për zhvillimin akademik dhe moral. Kuptova se shumica e njerëzve nuk janë të fortë: e kanë më të lehtë të ngelin në nivelin fizik, e të mos provojnë kënaqësinë e mendjes a shpirtit. Këto duket se janë koncepte të harruara, ose konsiderohen se duhet t'i përkasin vetëm një grupi të caktuar shoqëror, duke harruar kështu se duhet t'i përkasin në fakt secilit individ, një për një, pa përjashtim.

Kur të mos krahasohesh me njerëzit, të mos duash më të dish në ç'nivel je me ta, dije se ideali është gjithmonë më i lartë sesa më i arriri i kohës sonë. Do të kesh ç'të arrish, e mbi të gjitha, duke njohur më mirë rrethanat, do të dish si ta menaxhosh mbërritjen sa më afër gjësë që synon. Fb
534827_451844138226782_260909803_n.jpg
 
Titulli: Mbi krahasimin me të tjerët

Shkrim interesant.

Mendoj se lakmine dhe ambicien i ndane nje vije e holle.
Lakmia te dergon ne veteshkaterrim. Ndersa ambicia te ben te jesh me i perkushtuar per arritjen e nje qellimi, gjithmone duke i ngjitur shkallet gradualisht dhe me kujdes.
 
Titulli: Mbi krahasimin me të tjerët

Nuk e krahasoj veten me te tjeret :)
As ata mbi mua as un mbi ta :)
Cdokush ben ate qe esht me e mira per veten
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top