Mbërrin në një pikë të jetës,

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mbërrin në një pikë të jetës,
në të cilën e kupton
se një nga gjërat më të rëndësishme
që kontribuojnë në qetësinë tonë,
quhet "ta lësh të shkojë"
Është shenjë e pjekurisë, por edhe e Urtësisë.
Nuk më mungojnë fjalët.
Duke i lënë njerëzit të shkojnë.
Ndonjëherë "të lësh të shkojë" do të thotë të dish
vetëvlerësim. Jo gjithmonë gjithçka dhe të gjithë meritojnë një përgjigje. Dhe është e vërtetë që mund ta përçash edhe dikë me fjalë.
sidomos kur je në anën e arsyes..
Është gjithashtu e vërtetë se ata që janë të pafytyrë, nuk meritojnë gjithmonë ... as fjalët tona. Ai mund të mos ishte në gjendje të kuptonte, por do të ishte në gjendje të helmonte zemrat tona... pse zemërimi e bën këtë.
Mësoni të "lini njerëzit të shkojnë" gjithashtu
Sepse kush mund të qëndrojë ... është më e rëndësishme se kush bën hapësirë. Ndonjëherë, thjesht duhet të pastrosh zemrën.
Kurr nuk ka fund ©

1694869024163.png


Po pika juaj ,cila eshte?
Ndani me ne ato pikat e perditshmerise sone.....
 
Faleminderit për temen ❤️
Një ndër mësimet kryesore që kam mësuar në zhvillimin personal është: To let go..të lëshosh..të lejosh...të krijosh hapsirë per situata e njerëz/mësues/shoqeri të re në jetën tënde...
Nuk është e lehtë të lëshojmë njerëz nga jeta jonë...por nese duam te rritemi duhet ta bejme..
Sic prinderit tanë bejne me ne...kur arrijme një fare moshe fillojme shtegëtojmë...
E kur është prindi me femijen...atehere pse jo të mos mësojme dhe ne prej tyre?
Në jetë nuk i përkasim e nuk na përket askush..
Por askush nuk është i rastësishem...secili vjen tek ne per te na dhënë..e për ti dhënë dicka...
Jemi udhëtarë...e ne stancionin e jetës diku do ndalojme...
Supozoje veten shofer...e ne makinën/autobuzin tënd vijne e ikin shumë njerëz...
A mund të detyrojme dike te vij me ne? Jo
A mund ti shkojmë pas dikujt nese ai/ajo nuk na e kane kerkuar dicka të tille? Jo
Ndaj në rrugen e jetës tende...sigurohu të jesh regjizor..aktori kryesor...i filmit të jetes tende...
Personazhet që ti zgjedhë të bashkëshoqërojne nuk janë të përjetshem...ndaj lësho..lejo të jenë me ty nese e deshirojnë dicka të tille..ne te kundert jepi hapsire dhe mundesi te fluturojne me krahet e tyre...
Gjithcka është marrë-dhënie..
 
Kur qetesia jote behet primare!!
 
Vetem urtesi dhe pjekuri qe nuk lexojme ama … Por shkallim dhe deshperim ne mase .
 
Kam mbërritur në një pikë të jetës kur nuk mërzitem më :):)
Kur nuk trishtohem se të tjerët mund të flasin keq për mua pas shpine :(:(.
Apo se dikush ka më shum se mua.
E rëndësishme është të kem familjen mirë.
Të jetoj me ndërgjegje të pastër dhe të jem modeste edhe nëse arrij lart 🤗🤗😊😊
 
Kam kaluar nje pjes te jetes time duke i kushtuar 100% të kohes time dikujt . Dhe kuptova që koha jon është gjëja me e cmuar që kemi . Kur e kuptova cpo bëja kisha humbur shum momente me familjen time që nuk ktheheshin më . Ti falësh kohën tënde dikujt është forma më e bukur dhe më e pastër e të shprehurit të dashuris . dhe në ktë pik ajo që dua të them është mos e jep kohën tënde falas .
 
Qe ve durt n bell e tund koken
New Orleans Pelicans No GIF by NBA
 
Qe vendose si kryefjale veten tende!
Dhe kupton qe sa e nevojshme eshte pastrimi psikollogjik i vetvetes tende,nga cdo inertsi veprimi apo mendimi qe te trazon qetesine tende.
 
Mbërrin në një pikë të jetës që kupton vlerën e personave përreth dhe i dedikon kohën që meritojn.
Vlerën e fjalëve të thëna dhe ato të pa thëna, këto të fundit vlejn më shum akoma.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top