Maska,nga neser e detyrueshme

Guest2

Antarë i Respektuar
-785-0-5f86d4b714129.jpg

Duke filluar nga nesër (15 tetor), maska do të jetë e detyrueshme për t'u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim pengimin e përhapjes së Covid-19. Gjatë komunikimit të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjithë vendet ku duhet vendosur maska dhe rastet përjashtuese ku mund të shfaqemi pa të.

Maskën duhet ta ketë me vete çdo individ mbi moshën 11-vjeç, sa herë dilni nga shtëpia, çdo individ mbi moshën 11 vjeç. Përgjatë gjithë ditës, në çdo veprimtari; në çdo dyqan, supermarket.
Ku duhet të mbahet?

1. Në të gjithë mjetet e transportit publik dhe jo publik, kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

2. Gjatë ecjes në rrugë, gjatë qëndrimit në të gjithë vendet publike të hapura si park apo shesh, gjatë gjithë aktivitetit të punës nëpër zyra, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj.

3. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe në ashensorë.
4.Para dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante.

5.Në motoçikletë, kur merr një person tjetër, jo anëtar të familjes.
6. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një pjestar të infektuar me Covid-19.
7.Në të gjitha institucionet fetare.
8.Në çdo institucion arsimor dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
Rastet kur mund ta hiqni barrierën mbrojtëse.
1. Kur kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, bankë, postë apo gjykatë.
2. Gjatë ngrënies apo konsumit të pijeve, por në hyrje dhe në dalje nga baret dhe restorantet duhet të jeni të pajisur me maskë.
3. Gjatë procesit të shërbimeve dentare, por gjithashtu në hyrje dhe në dalje të klinikës duhet të mbani maskë.
4.Nga personat që mbajnë, drejtojnë lutjen, shërbesën fetare.
5.Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve/marketeve për identifikim të moshës.
6.Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, por duke siguruar distancë fizike.
7.Nga të ftuarit në emisione televizive, me kushtin që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
8.Duhet të zbatohet bashkë me higjenën dhe distancimin. Duart duhet të pastrohen para heqjes dhe vendosjes së maskës.
Anabelmagazine.com
 
Attachments

  • -785-0-5f86d4b714129.jpg
    -785-0-5f86d4b714129.jpg
    41.6 KB · Shikime: 0
  • -785-0-5f86d4b714129.jpg
    -785-0-5f86d4b714129.jpg
    41.6 KB · Shikime: 0
Ne Kosove ishte nje shoku im para nje jave dhe nuk ishte aspak e detyrueshme. Por duhet bere, si ne Shqiperi edhe ne Kosove sepse po rritet numri i infeksioneve.
 
Ketu ku jetoj une mendohet te behet e detyrueshme e ne rruge por akoma Jo
 
Paskan harruar me permend qe ti vendosni edhe kur shkoni ne tualet dhe kur flini...pfff!
 
@Legally_Sweet, nese vendosja e nje maske mund te shpetoj jeten e nje te moshuari apo nje personi me probleme shendetesore, atehere pse mos te behet?
Jam dakort me vendosjen e maskes neper transport publik, supermarkete, ambjente te mbyllura por jo ne ambjent te hapur si ne rruge. Me duket pa sens.
 
Ketu tek ne, gjoba per mosvenie te maskes eshte 10 euro.. Me mire te paguaj gjoben se sa te dukem si debil duke ecur i vetem me maske ne surrat.
Kjo nuk te ben ty debil, por te veçante...imagjino gjith syte jane te drejtuar tek ty dhe ndihesh sikur bota rrotullohet vetem rreth teje lool
 
Une skam leke per gjoba, e mbaj masken e cke me te. E sjam e vetmja plot, gati gjithe ketu ne qytet I mbajne.
 
A do ecin njerezit ne trotuar, duke kaluar pothuajse ngjitur me te tjeret?
Le te behet e detyrueshme aty ku nuk mund te mbash 2 metra distance dhe ne ato rruge te mbushura me njerez. Por mua s'do me pelqente me dal ne park per shembull per te mbush mushkerite me ajer te paster dhe nderkohe t'me detyrojne te vendos maske.
 
Kuptohet qe i kane rene shkurt. Per ndryshe duhet te bej debat polici me cdo person qe sheh pa maske... "ishe apo s'ishe 2 metra larg cdo personi cdo cast qe s'kishe mask". E njejta logjik me rripin e sigurimit - jo gjithmon eshte i domosdoshem per te te shpetuar jeten, por ja qe bejm mire te mesohemi t'a vendosim ne cdo kohe.
 
-785-0-5f86d4b714129.jpg

Duke filluar nga nesër (15 tetor), maska do të jetë e detyrueshme për t'u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim pengimin e përhapjes së Covid-19. Gjatë komunikimit të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjithë vendet ku duhet vendosur maska dhe rastet përjashtuese ku mund të shfaqemi pa të.

Maskën duhet ta ketë me vete çdo individ mbi moshën 11-vjeç, sa herë dilni nga shtëpia, çdo individ mbi moshën 11 vjeç. Përgjatë gjithë ditës, në çdo veprimtari; në çdo dyqan, supermarket.

1. Në të gjithë mjetet e transportit publik dhe jo publik, kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

2. Gjatë ecjes në rrugë, gjatë qëndrimit në të gjithë vendet publike të hapura si park apo shesh, gjatë gjithë aktivitetit të punës nëpër zyra, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj.

3. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe në ashensorë.
4.Para dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante.

5.Në motoçikletë, kur merr një person tjetër, jo anëtar të familjes.
6. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një pjestar të infektuar me Covid-19.
7.Në të gjitha institucionet fetare.
8.Në çdo institucion arsimor dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

1. Kur kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, bankë, postë apo gjykatë.
2. Gjatë ngrënies apo konsumit të pijeve, por në hyrje dhe në dalje nga baret dhe restorantet duhet të jeni të pajisur me maskë.
3. Gjatë procesit të shërbimeve dentare, por gjithashtu në hyrje dhe në dalje të klinikës duhet të mbani maskë.
4.Nga personat që mbajnë, drejtojnë lutjen, shërbesën fetare.
5.Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve/marketeve për identifikim të moshës.
6.Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, por duke siguruar distancë fizike.
7.Nga të ftuarit në emisione televizive, me kushtin që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
8.Duhet të zbatohet bashkë me higjenën dhe distancimin. Duart duhet të pastrohen para heqjes dhe vendosjes së maskës.
Anabelmagazine.com
Eshte per te miren e shendetit tone, ajri i filtruar nuk i ben keq askujt sidomos ne Tiranen tone te ndotur
 
Attachments

  • -785-0-5f86d4b714129.jpg
    -785-0-5f86d4b714129.jpg
    41.6 KB · Shikime: 0
  • -785-0-5f86d4b714129.jpg
    -785-0-5f86d4b714129.jpg
    41.6 KB · Shikime: 0
Kuptohet qe i kane rene shkurt. Per ndryshe duhet te bej debat polici me cdo person qe sheh pa maske... "ishe apo s'ishe 2 metra larg cdo personi cdo cast qe s'kishe mask". E njejta logjik me rripin e sigurimit - jo gjithmon eshte i domosdoshem per te te shpetuar jeten, por ja qe bejm mire te mesohemi t'a vendosim ne cdo kohe.
Eshte e pamundur to enforce it, ashtu siç nuk e vriste shum koken njeri qe lokalet ne Shqiperi rrinin plot dhe ngjeshur karriget me njera tjetren.
 
Ca me filtru frymen tende? Robi ka nevoje te thithe oksigjen jo dioksid karboni.
Gjithsesi duke pasur parasysh kapacitetet e mjekesise tone cope cope une jam pro maskes ne ambiente te mbyllura por jo ne rruge. Aty me duket budallallik.
 
Do filtroj smogun e Tiranes. Ne Tirane eshte mire me e vendos edhe kur s'qarkullonte Covidi verdalle lool
 
Eshte per te miren e shendetit tone, ajri i filtruar nuk i ben keq askujt sidomos ne Tiranen tone te ndotur

Po, eshte i ndotur. Por nese qeveria nxjerr ligj qe mos te lejohet perdorimi i makinave me ndotje mbi nje nivel te caktuar, @Imp4cT me shok i vene dinamitin kryeministrise :p

Poashtu, edhe Londra e ka jo pak te ndotur ajrin. Madje kam hasur ne debate se nuk jane transparent me shifrat e ndotjes qe mos te cenohet imazhi i kryeqytetit (Londres).
 
Ne SHBA, nje nder ekspertet kryesor per semundjet infektive e ka mbrojtur ne menyre te vazhdueshme vendosjen e maskes.

"edhe pse vendosja e maskes nuk eshte 100% efektive, ajo eshte nje mbrojtje me vlere dhe tregon 'respekt per te tjeret'."

Une pro qe te mbahet ne vende ku eshte i pamundur distancimi fizik.Me duket budallek ta mbash ku je i vetem.Apo ku ka largesi te mjaftueshme.
 
Si puna e rripit te sigurimit...? S'ka nevoj t'a vendosim kur gjykon se s'ka trafik, por me ate qasje mund te harrosh dhe rrezikon te vendosesh jeten ne rrezik.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top