Marrëveshja Rama-Basha, Yee: Vendim i guximshëm, fitimprurës për Shqipërinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Marrëveshja Rama-Basha, Yee: Vendim i guximshëm, fitimprurës për Shqipërinë
yee.png



Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, i cili negocioi për marrëveshjen Rama-Basha, komentoi për herë të parë paktin e arritur. Sipas tij, opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm, ndërsa kryeministrit shqiptar iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm që të bindte PD.

“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë Maqedonia, ku presidenti Ivanov vendosi t’ia japë mandatin koalicionit në parlament që ka mazhorancën, në mënyrë që t’i hapët rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmori një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë.

Por këtu përmendim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”, deklaroi Yee.

(gazeta-Shqip.
 
Nevertiti

Kur te medhenjte e botes u "versulen" politikaneve shqiptare, ata behen te mire, te degjuar, te urte, te dashur, te mirekuptuar. Mos te te genjeje mendja qe ajo qe ke lexuar mbi situaten politike ne Shqiperi u arrit vetem nga Basha e Rama apo Meta. Dy krokodileve te politikes, Meta e Rama, u ka hyre frika ne palce, pasi bota ka zbarkuar ne Tirane dhe nuk ka me durim qe te degjoje lojrat e fjaleve te tyre, por u thote: "O kokat e krimineleve ne burg, o koka juaj ne burg. Zgjidhni e merrni."

Halli i Metes eshte se Rama u ka thene nderkombetareve se Eskobari i droges punon per llogari te Metes dhe me parate e droges, Meta blen votat e shqiptareve e mandatet e deputeteve ne zgjedhje. Kurse halli i Rames eshte se e gjen veten mes tre zjarresh: shqiptaret qe pesuan ne kurrizin e tyre keqqeverisjen e tij ne keto kater vjet, nderkombetaret qe e bejne me faj per kriminalizimin e politikes duke i bere mafiozet deputete si nje menyre per ti shpetuar ligjit, dhe kercenimin e jetes nga keta mafiozet qe shohin keto qe po ndodhin dhe i thone: mos degjo amerikanet po mbaje premtimin se perndryshe ta kthejme ndryshe...

Shqiperia eshte vrima e fundit e miut per mafien shqiptare dhe kjo vrime ose do prishet nga shqiptaret me voten e tyre ne keto zgjedhje, ose do te prishet nga nderkombetaret qe i do ti vene flaken vrimes se miut qe te mos kete me vrime ku ata te fshehin koken. Kjo eshte ajo qe shqiptaret do te zgjedhin ne keto zgjedhje. Nje zgjedhje per nje Shqiperi Evropriane apo nje Shqiperi Kolumbiane.

Po te lexosh mendimet e Nicktjeter dhe te disave ketu, vota e saj dhe e tyre, do te jete per nje Shqiperi Kolumbiane :p

Darius
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top