Malcorët nënShkodrakë dhe Toptanët

BeniT

Donatorë
Nga:Marin Sirdani


Rreth 25 vjetorit të Indipendencës
Asht folë e shkrue në rasen e 25 vjetorit t'indipen-dencës kombëtare per sa e sa vende të ndryshme të Shqypnis të cilat e dhanë kontributin e vet per t'ia mbërrijt me e pa atdhen të libruem prej robnijet të ma se katërqindvjeçare. Nji vend puth asht lanë si mbas doret asht Gurzi e Bregu i Matës, a ma mirë me thanë, vepra e zhvillueme per lirin kombëtare prej Malcorëve të qujtun, pse dimnojn nen Shkoder, Nënshkodrakë. Këta, si tash po tregojm per të gjatë të këtij artikulli, ma se nji herë rrezikuen gjanë, mallin e vun gershanë kryet per të trajtue nji atdhe të lirë. Mëritimi i tyne në lamë atdhedashtnijet kje fort i madh. Vuejtjet, flijet e heroizmi i tyne ndimoj per të trajtue e sigurue pamvarsin kombëtare, prandej me ket shkrim due të perkujtoj vepren madhshtore të tyne.

Malcorëve të Bregut të Matës e të Gurzit u kishte mbetë birë në zemer ke s'kishin muejt me marrë pjesë më sivllazent e vet, Guracakët,(1) në levisjen per lirin kombëtare kundra urdive të Shefqet Turgut Pashës. Ata me nji lufte të pergjakshme puth ngjati gadi gjysë vjeti, kishin titue simpatin e popujve të gjytetnuem e ngushtue Sulltanin me u dhanë autonomin. Mbas tregimit të tyne edhe Kosova e disa vise të Tosknfs kishin rrokë armët e lypshin prej Turkis të drejtat puth u ishin dhanë atyne, e gjithkahë neper Shqypni dukeshin sheje paknaqësijet. Per ket arsye burrat ma të mirët e ma trimat Nenshkodrakë me zi që pritshin me gjetë rasen me ba vogjlin per vedi e me i vu pushken Turkut. E kjo rasë nuk vonoj me u ardhë.

Hasan Riza Pasha, Valija turk i Shkodres, çon e thrret Dedë Cokun e i thotë se si nieri me randsi, burrë, e besnik puth e dijte, e kishte thirrë per me u perpjekë me te krejt miqsisht.

- Turkija, lum Deda - i thotë Pasha- ka mbarue per Shqypni

Vendi i juej ka me u coptue ndermjet shteteve të Ballkanit, prandej në kjoftë se e don verte Shqypnin, si më kan thanë do miq t'u, të këshilloj me çue popullin peshë e me lypë pavarsin . Ti ndiemit Deda ato fjalë u rrudh prej friget mos po ia thojte sa me i ble mendim dhe i pergjegjë:

- Zotni, governer, na puth mbahemi dishka do të mundohemi me ndalue të keq e jo me ndezë pisha.

- Mirë thue - i pergjegjë aj. - Këta kishe me e dishrue edhe un, por nuk asht as në dorë t'eme as në tanden me mbajtë qetsin. Ballkani asht kahë merr zjarm e lufta nuk ka si ndalohet. Ndoshta ti kujton se un due me u ba lak fjalve ase nuk e due Turkin. Po, une Turkin e due pse asht dheu i em, por mbassi e pat per ket vend, dishroj mos të bini nen kthetra të shteteve të Ballkanit, por të dilni shtet në vedi.

Tuj mos i u ba Dedës me i besue nji Turkut, e ma pak nji govemerit turk, me gjithse qysh para se të vite ky pashë në Shkoder e kishte sigurue Franz Baron Nopcsa,e ndoi mik tjeter në Vjenë, se aj nuk ishte kundra njaj Shqypnije të lirë, merr e i thotë:

- Sa me shqetsue, t'u ngjatët jeta, Malsorët Nenshkodrakë, e kini në dorë zotnija e Juej kur të doni. Dije prej mejet, se mjaft mos t'u njifni edhe atyne të drejtat puth u janë dhanë shokve të tyne të Malcis e ata kanë me u çue peshë i madh e i voge1.

- Mirë pra - thotë valija - un kam me e krye punen t'eme, t'shofim a njimend kini me dijtë ju me perfitue prej rasave per t' mirën tuej.

Me kaq u pershëndeten e u dan. Nuk kaluen veç dy javë prej ksaj pjekje e Hasan Rizaja i dha urdhen kajmekarnit të Lezhes me u lypë Malcorëve xhelep e t' dheta e detyren e sherbimit ushtarak. Kajmekarni çon e thrret parin e Bregut të Matës e të Gurzit e u komunikon urdhnin puth kishte pasë prej valis. Krenët, marrin fjalen e Kajmekarnit, kthejn nder shpija të veta, e n'e nnesre grishin burrë per shpi në kuvend te kisha e Bregut të Matëa ku s' bashkut krenë e vogjlI, pa pasë nevojë me rrahë ge, bajn bé n'Unjill jo veç mos me i dhanë Turkut shka s'i kishin dhanë parandej, por mos me i a da të zezen aty e mbrapa derisa të fitojshin autonorninë e plotë kombëtare, a mos t mbarojshin me gja e me krye.

Marrë nji vendim të tillë dihej se nuk do të vonojte me u ngrehë degaja me Turk, prandej tuj kenë koha me dalë në bjeshkë, e ma fort per me sigurue gra, fëmi e zhumli, krenët u mueren vesht me Kapidan Marka Gjonin e me Gjin Pjeter Pervizin (2) t'i lejshin me dalë me veme në bjeshkë të Mirditës e të Kurbinit mbassi nuk mujshin me dalë në të vetat. Këta të dy jo veç u vullënduen me u lshue bjeshkën pa travinë, por edhe u zotnuen me u pague dyfish çdo dam puth muejshin me pasë prej kujdo në gjith kohen e verimit.

Nji punë që i qitëte në mendim Malsorët ishte mungesa e armve. Qyshse i kishte pasë mbledhë Shefqet Turgut Pasha ishin kenë të thuesh zhdukë e me të vishtirë mund t'u raditshin pse qeverija i kishte ndalue rrebsisht. Burrat të forcuem me armë u njehshin me gishta.

Tuj pasë marrë vesht qeverija e Lezhes vendimin e Malcorve mos me i u shtrue urdhnit të dhanun, e menden me dalë me verue në Mirditë, Kajmekami i atij gjy teti, me 22 Qershuer, sill nji ditë para se këta do t'u nisëshin per bjeshkë, u drejtue me gjashtëqind ushtarë me u xanë Shkallën e pëdhanës e të Minjollit e ashtu me u pre rrugen e Mirditës e të Kurbinit.Pa dalë kurrkund drita, Dedë Cokut i erdhi lajmi prej nji miku per rrezikun puth u kanosej. Ky kumtoi mbarë vendin të mirshin rob e robi e gja e man e t'u veshin sa ma parë per udhtim, e vetë me tridhetë e dy shokë, ku ishin ma trimat, xuni dy prita per me sigurue kalimin karvaneve. Njana pritë u VU te Bukuroshi i Gurzit e tjetra te kalldrami i Barbullojës. S'kishin kalue ma se dy orë qse ishte lajmue vendi, e shumica e karvaneve ishin nisë, e tjerat më të nisun e sypri, kur qe dalin kundruell pritës së kalldramit të Barbullojës katerdhetë ushtarë të primun prej kajmekamit të Lezhes. Dedë Coku, puth ishte kryetar i asaj çete, bertet të madhe shokve: - Bini,burra!Sod asht dita me dekë! E sjellë kahë ushtarët, vikati: - Kush të jet Shqyptar nder ju të shmanget, se s'kemi të keq me Shqyptarë!


Pa i krye mirë këto fjalë krisi pushka mbë ta, e ma i pari puth u rrxue kje sill kajmekami. Ushtarët n'e parë u pështjelluen e me nji herë mueren hiken, por per së shpejti, bashkue me ush*trin e madhe puth kishin pasë lanë mbrapa, u dan në tri çeta per me muejt me shtij në rreth Malcorët.

Por Malcorëve s'i u tut syni edhe pse s'ishin vetem gjashtë mbëdhetë vetë, e xanë vend lerg shoqi shoqit neper baniqe e buza stomijesh u a çuen aq ngusht, sa ushtrija turke s'i pa shteg vedit veç me u smbrapë tuj msy rrugen e Lezhes. Dedë Coku me pesë shokë, porsa i hetoi në të hikun, i u suell prej brij me të shpejt, e dalë per ball u ndaloi rrugen.

Aty u bâ nji luftim i pergjakshem, e mbasi mbeten të vram e të varruem shum ushtarë, prej friget mos të mbetshin të rrethuem lshuen në duer të Malcorëve kualt e mushkat puth baj shin municjen e nozullin, e sejcili mendoj veç me pshtue kryet.

Me luftarë ishin bashkue edhe do gra e varza mbasi ki*shin pasë sigurue karvanet, e në sa këta ven perpara mushkat e kualt e marrun ushtris, burrat gjithnji ndoqen ushtrin e thyeme deri ngjat Lezhjes. Atëherë u kthyen, e marrë të dekunit e të varruemt, shkuen me u bashkue me karvane.

Në ket pështjellim luftet ma se njiqind ushtarë ishin kenë da qysh në fillim prej shokësh e kishin mbërrijt te kulla e Llesh Nikë Dakës. Aty tuj e pasë gjetë këtë n'oborr tuj gatue karvanin me u nisë, plasi pushka e mbeten dekun nji bulkë i tij e dy gra me nji fërnf të njomë. Lleshi me t'an, Niken, e me dy kushrijt, Marka Doden e Nikë Staken, e me rob tjerë, u ndry në kullë e s'i la me u avitë ma ngjat.

Bani se bani Lleshi pushkë prej kullet, e pa se prej jashtes muejte me i damtue ma lehtas, neper flakë të barotit i u vodh ushtarvet, e largue nji grimë, per fat ndeshë në nji arkë fushekë porsa të fillueme të harrueme në habi prej ushtarve. Të tanë gëzim atëherë ky, pse do të muejte me vijue luften per nji kohë të mirë, venet e qet pa da mbë ta.

Në sa Lleshi po luftojte me asqer, nji farë Rust Ademit prej Nikçit, burrë i shtym në mot, mbassi pat kalue me gja vendin e rrezikut, i dha shpatin gjas, e aj, si ishte me kmesë në cep të krahit e me rruzare në dorë,(3) avitet logut të shamatës, pale a muejte me i vjeftë gja shoqit të vet. Tuj shkue drejt rrugës, po shef se nji ushtar kishte xanë vend veças shokve buzë gardhit ngjitë me rrugë e gjuete kahë kulla e Lleshit. Ushtari tuj e pa plak e me rruzare në dorë nuk i ra veshit per punen e tij, por ky sa i kje ngjat i a mshojnë kmesë qafës e e mbyti, e marrë pushken e tij, u vu me i ndihmue shoqit.

Kështu të dy vijojn në ket mënyrë tuj damtue keqas at çetë ushtarake deri sa i a mbnijti në ndihmë çeta, puth si u tha sypri, kishte pasë vu priten te Bukuroshi i Gurzit, të cilen e krye*sojshin trimat në za Kolë Nishi e Nikollë Miri. Luftimi ngjati do orë të mira, e së mbramit ushtrija ma se e pergjysmueme u vu me hikë pa vrajt i pari të mbramin.

Pak para se t'u thejte ushtrija, Lleshi çohet prej pritet e drejtohet kahë nji ushtar kosovar i cili i kishte qitë beleg para se t'i vishin në ndimë shokët. Ishte kenë edhe aj burrë e nuk hiki, por dalë të dy ball per ball shoqishojt, mbasi shpenzuen dy tri paqeta fyshekë tuj shporue shoqishojn petkash, te e mbramja kje vra prej Lleshit me nji plumb më lule të ballit.

Zhdukë ushtarët, Lleshi me do shokë luftet hini te rabt në kullë, në sa tjerët shkuen me bashkue e me bajtë shokët e mbe*tun në luftë. Në kullë të Lleshit kishte pasë mbet dekun i kushrini, Marku, e varrueme në kambë e ama, e njana nder bija të tija, emnit Dilë, ishte kenë varrue në njanin krah tuj luftue me pushken e të vramit, per mos me lanë ushtarët me i u avitë derës kullës.

Merr Lleshi atëherë pa u hutue e me ndimen e shokve, puth u permenden sypri, ngarkoj kualt e nisi karvanin me u bashkue me karvane tjera në Bulger, e aj me disa u ndal me bajtë të dekunit.

Nikollë Miri pat vra edhe komandantin e asaj çetë ushtrije, e i pat marrë armët e shpaten, e per të vllan, Markun, thuhej se pat vra ma se shtatembëdhetë ushtarë.

Në ket luftë të pergjakshme në të cilen Lekët u diftuen verte kreshnikë, e Lleshi Nikë Daka meritoj me u quejt - Leo*nida i Bregut të Matës - mbeten të dekun njiqind e tetëdhetë e shtatë ushtarë të Turkut, si dishmoj edhe vetë komandanti i asaj ushtrie. Vetem rreth kullës së Llesh Nikë Dakës kjenë gjetë dekun shtatdhetë ushtarë, të cilt, n'e nesre kjenë vorrue në nii gropë ngjat asaj kullë. Per të varruem s'u dijt numri, por thuhej se kjenë me shumicë.



Prej Malcorëve mbeten dekun:

Nikollë Miri me të vllan Pjetrin (të Nikç);
Kolë Lekë Bori (i Bogë);
Pjeter Bici (i Vukel);
Gjergj Nikolla (i Nikç);
Llesh Sokoli (i Vukel);
Dedë Mirashi (i Shkrel);
Gjelosh Deli Shpendi (i Shalnjanë);
Marku i Dedë Mar Dakës (i Nikç);
Mirash Ujka e Haxhi Cari (të Nikç);
Preng Nikolla (i Kthellas);
dy gra e nji fmi të shpis së Nikë Dakës e nji kushrinë e Gjeto Cokut.



Të varruem kjenë:

Dedë Coku (i Nikçë);
Pjeter Sokoli (i Nikçë);
Ujk Hasi (Seljanë);
Mark Doda (i Bogë);
Prekë Gjoka (i Vukel);
e ama, e bija e Llesh Nikë Dakës.
 
Titulli: Malcorët nënShkodrakë dhe Toptanët

Plaçka puth mueren n'at ditë permbahej në katerdhetë e pesë kual e mushq; njimbëdhetë ishin të ngarkuem me fushekë, shtatë me mitraloza e tjerët me nozull ushtrijet.(4)

At natë Malsorët e kaluen në Bulger, e, pa ba ag drita, tuj kenë sigurue robnija e karvanet ra Gjeto Coku me do shokë me kontrolue mos të kishte mbetë ndonji nder Malsorë i varruem. Kerkojn vendin pllamë per pllamë, kur qe ndershin n'uj të Matit, drejt kullës së Nikë Dakës, në nji plakë porsa gjallë e cila dishka po kishte në dorë. I aviten e e xjerrin prej ujit, e ajo u lshon nji qese tuj thanë: - Llesh Nika - e aty u des nder duer. E marrin në vig plaken e u a çojn të vetve, të cilët i bajn dreken e e vorrojn.

Puna e saj ishte kenë kështu: Porsa kishte pasë krisë pushka te kulla e Nikë Dakës, ishte kenë avitë pale a mos mund t'u ndimojte gja. Me t'a pamit Lleshi i kishte pasë qitë prej drej*toIjet nji qese me pare arit me i a ruejt amanet. Kjo per me ruejt amanetin, mbassi gjithkahë po vlojte pushka, kishte shkue e xanë vend në nji skut të Matit, e prej friget mos të ndeshte n'ushtarë e t'i merrshin amanetin, kishte ndej ashtU per gjith at kohë.

N'e nesre mbas luftet, 23 Qershuer, kahë ora tre mbas dreke, kaluen bregut të Fanit Malsorët me ket plaçkë. Setcilin musht e kal e kishte per doret ka nji djaloç malsuer. Do shokë të tyne këndojshin e qitshin pushkë. U kishin prij Dedë Coku e Pjeter Sokoli në shpinë të dy atllarve të marrun edhe ata plaçkë luftet. Ati, të cilit i kishte hypë Dedë Coku ishte shi i kajme*kamit të vram n'at luftë. Dedë Coku e Pjeter Sokoli erdhen me bfijtë në kuvend të Rrobigut e percjellsat e plaçkës i lanë të vijoj shin rrugen per Mirditë. Neve, puth per të paren herë po shifshim nji ngallm kombëtare të tillë, s'na bahej prej entu*zjazmit me u besue. Na dukej si t'ishim n'anderr.

Kjo luftë e Lekve bani pershtypjes të madhe në disa vise të Shqypnfs. Pa kalue e treta ditë prej ksaj lufte, e qe ke vinë te kuvendi i Rrobigut, puth ishte ba qandra e perpjekjeve të krye*ngritasve, Kapidan Marka Gjoni me disa krenë të Mirditës, Gjin Pjeter Pervizi me Masar Beg Toptanin e me disa persona me randsf të Shqypnfs së Mesme, me u pergëzue me Cokaj e kryetarë tjerë per fitoren puth kishin pasë mbi Turk.

Të gjith këta, mbasi shndrruen mendim me shoqishojn, u lidhen me Malsorë mos me i a da kundershtimin Turkut deri puth mos të shifej ftyra e tij në dhe të Shqypnfs. Shkruen mandej nji leter per Preng Pashen, nji per Emzot Jak Serreqi n e nji per Konsullen e Austris, ku u diftojshin luften e bame e besen e li*dhun ndermjet tyne kundra Turkut.

Këto letra, të nenshkrueme prej personave të permenduna sypri, më kjenë dhanë mue puth po shkruej këta rreshta, e un u a dergova atyne ku u ishin drejtue.

Më bjen nder mend se kjo luftë e Malcorëve bani per*shtypje të madhe në Shkoder. Konsulli i Austris, kur i pershkrova fill e per pe rIjedhjen e luftës, priti e tha: Po ka Shqyptarë si ne kohen e Skanderbegut, por nuk ka Skanderbeg me i bashkue e me u pri. Emzot Serreqi mbassi lexoj letren e lidhjes kundra Turkut të nenshkrueme prej shum krenve të krishtenë e muhamedanë, tha: - A thue do të filloj nji epokë e re per të mjeren, moj Shqypnl?



Populli në perkujtim të kësaj lufte pat qitë kangen puth po tregojm këtu ngjitas, e cila këndohet edhe sot.

Zot, ket luftë kush e nisi?

Kolë Lekë Bori e Pjeter Bici,

E mbas tyne Nikollë Miri.

Qaj Kolë Leka i forti djalë:

Ka nisë luften në fushë të gjallë.

Aman, Zot, se çpo i nep valë!

Llesh Nikë Daka zog petrit:

Shum asqerin na e ka pritë.

S'e din kush se sa ka mbytë.

Ky Dedë Caku në kalë me shalë,

Të tanë Gurzit po i çon fjalë:

- Ruenje, burra, mirë at zallë,

Se këndej s'lil asqer me dalë.

Ka vojtë lajmi në hyqymet;

- Per asqer s'ke pse pëvetë;

Kanë mbetë njiqind e tetëdhetë.

U kan marrë mushka e atllarë:

Kanë marrë mushka ngarkue me topa,

Me xhebehane e me mitroloza.



Mbassi Malsorët venduen robt e gjan në bjeshkë të Mirditës u ulen me shumicë me vijue luften per liri kombëtare.

Kryetarët e tyne, Gjeto Coku me të vll:in, Deden, Gjokë Doda i Shkrelit e Ko1ec Marku i Triepshit, ishin në marrëveshtje të pa*dame me kapi dana të Mirditës, me Gjin Pjetrin e Skurajve, me Toptanë e me shum persona tjera me randsf të Shqypms së Mjesme.

Dukej se pernjimend ishte pjekë idea per nji Shqypnf të lirë e të lume. Bashkimi i dy elementeve, krist jan e musluman, spakut n'at krah, nuk të lete me dyshue. Avdi Beg Toptani me dy kushrlj, Masar Begun e RefIk Begun, ishte aratisë, e herë në Mirditë, herë në Këthellë e herë në kuvend të Rrobingut per*piqej me kapi dana, me krenë e bajraktarë e me kryetarë komite per të mbajtë gjallë lidhnfn kundra Turkut.

Malsorët puth kishin ni në fushë s'leshin në qetsf kurrkund ushtrin turke në rrethin e Lezhes. Patrolla e tyne endej dramit e rruga Shkoder- Tiranë per nierzit e shtetit ishte pre. Per çdo hap puth sajohej kundra komite kryetarët ishin kumtue prej miqve per së shpejti.

Nder ditët e para të Korrikut, Dedë Cokut i erdhi fjala prej Durcit se nji barkë me rabe ushtrijet do të nisej nder ato dit per Shen Gjin. Ky mer njizet burra të zgiedhun e shkon e i ven priten te Bishti i Muzhlit. Aty tuj pasë në dispozitë nji sandall rrin në pergim.

Mbas nji dite puth gjindeshin aty u del kundruell barka e pa*ralajmueme. Ta pamen hijn në sandall Dedë Coku me Kolec Markun, Gjokë Doden e Zog Sokolin, vojvoden e Thethit, e i dalin para. Kapidani i barkës i çuditun per të msyme të tyne i lejon të hypin në barkë. Deda atëherë me revolver e bame në dorë e tre shokët me mauzerre e bajoneta i gercnohen m'u dorzue. Nderkaq roja prej bregut, mbas fjalës puth kishte, ban nji batare pushkë në drejtim të barkës. Kapidani pa tjeter u dorzue e drejtoi barken kahë dojte kryetari i Komitës, due me thanë kah Lymi i Sykaj, në breg të dedit. Aty zhgarkoi madhin e këthei me barkë that në Shen Gjin. Atëherë lajmoi meiherë Deda komiten

puth kishte lanë të qandrueme le kisha e Milotit, e tetëdhetë e dy kual ding e per maje me zi mjeftuen me bajtë plaçken e asaj dite. Këto rabe kjenë da prej Dedës pa peIjashtue kurrkend puth ishte i beslidhun me ta. Kështu ky shkoj te tuj ba per vedi per ditë ma fort komiten, e entuzjazmi per veprim të perbashkët nll.rrte të hapët.

Me 23 Korrik u erdhi lajmi kryetarve të komitës se Ali Fehmi Kosturi me nji taborr ushtarë ishte nisë prej Tiranet per Shkoder. Dedë Coku e Gjin Pjeter Pervizi marrin ka pesdhetë burra malsorë e kurbias e i venë priten te bregu i Matës. Me ta u shoqnue edhe RefIk Begu me djelmt e vet. Ushtrija njimend ia mbërrijti n'e nesre me të zbardhmen drita. Per tetë orë ban pushkë me ta e e lanë të ngujueme, e mos t'u vite në ndimë nji ushtri me topa prej Lezhje me u çilë rrugen, pa bjerrje të madhe, nuk mund të vijoj shin udhtimin e nisun. Me gjithkëta kjo ushtri nuk u da krejt pa dam.

Në mbrame vonë, mbas këtij luftimi, kryetarët e komitës me nja tridhete vetë erdhen miq të papritun në kuvend të Rrobigut, ku kjenë pritë ma së mirit. Ishin të tanë shend e verë jo pse kishin pasë ba punë të madhe, por pse ishte e para herë puth krist jan e musulman sëbashkut i kishin kundershtue me armë anmikut të perbashkët, Turkut.

Por të gjitha këto perpjekje per bashkim, të gjitha këto ndeshje me ushtri turke, krenve të komitës nuk u a mbushëshin synin. U dukej se gjith veprimi i tyne po mbarojte në terr. Shifej nevoja me ba nji hap prej të cilit të mirrte vesht jo vetem Shqyp*nija por Eurapa mbarë se ku dojshin me dalë. Prandej, mbassi u maten e u shmaten me shoqishojn krenët, mueren vendim me msy skelen e Durcit e aty me ngrehë flamurin kombëtar e me u deklarue autonoma. I rrejte mendja se me të pushtuemit at skele do të dilte ndonji shtet puth t'i mprajte. Dihej prej të tanve se ishte ky nji hap teper i guxueshem, por mbassi Toptanët e disa krenë tjerë i kishin sigurue se populli i atij krahit ishte i gatuem per nji levisje të perbashkët mjeft të mirrshin ata inicjativen, dan me i a hij të dilte si të dilte.

Per me e forcue ma mirë punen kumtuen konsullin e Austris në Shkoder të cilin e dishin se kqyrte me sy të mirë çdo perpjekje per liri kombëtare. Se prej kahë i vojti në vesh valfs së Shkodres, Hasan Rizas, ky vendim i marrun, s'u dijtë, veç mbas pak ditësh puth kje lajmue konsulli, Hasan Rizaja i çojte fjalë Dedë Cokut të bajte shka kishte nder mend nji orë e ma parë se ushtrin e Durcit e 'kishte nisë per Berat.

Mbas gjaset konsulli i Austris i a komunikoi Hasan Rizas njetin e Malcorëve. Sa pse qeverija austriake kishte nji besim të fortë në ket valf nuk mund të mohohet. Qysh para se të vite ky në Shkoder, si e kemi çekë edhe nji herë tjetër, kjo qeveri e shprehi dishirin e ardhjes së tij.

Shestue punët këso dore, porsa u bashkue nji ushtri treqind vetshe te kisha e Milotit, gjysa Lekë e tjetra Kurbias e bajrakësh së Lezhes, u nisen me 14 Gusht per Durcë. Pak para se t'u nisëshin i a mbërrijten prej kuvendit të Rrobigut Refik Begu e Mazar Beg Toptani me sekretarin e vet Zef S.Harapin. Edhe këta u vullenduen me marrë pjesë n'at ekspeditë së bashkut me komitë. Kështu shkuen fill e në Prez, ku vendasit u qiten buken e mandej vijuen rrugen pa gjetë kund farë kunder*shtimi deri në Rushkull. Aty, mbas fjalve të Toptanve, zateten, e filluen m'u marrë vesht me pari të Durcit per dorzimin e gjytetit. Prej Durcit u çohej kryengritsve rregullisht ushqimi i mjef*tueshem e mendohej se gjy teti po dorzohej pa pushkë të shtijme, por puna duel krejt ndryshej. Të dy Toptanët, pa pritë pa kujtue, dahen prej komite e kthejn në Shë Jak. Akti i tyne bani pershtypje shum të keqe n'ushtri, e pushimi në Rrushkull u xfi per nji dredhi per me i lanë kohë Durcit me u gatue per qindresë.

Por me gjithse u pa se deshtoi ajo ekspeditë, kryengritsve u vite mbarre me këthye pa u ndie per së gjalli me gjith at rrugë të bame. Dedë Coku atëherë, si kryetar i asaj ekspedite, sjedhet kah ushtrija e i thotë: "Kuj mos t'i vij mbarre me këthye prej luftet me pushkë të mbushun le të këthej", e si ishte në shpinë të kalit e me flamur Kuq e Zi(5) në dorë drejtohet kahë Durci. Fjala e tij mjaftoi me e marrë të gjith mbrapa e m'at filli mbërrijten, pa u bij ferrë në kambë, deri te Ura e Dejlanit. Ishte atëherë me t'u muzgut, e porsa ishin avitë ballit t'asaj ure krisi pushka me furi të madhe, kështuqi komita kje ngushtue me u shtrij per dhe e me qindrue, pa mujt me u shty ma pertej.

Populli i Durcit e i Kavajës i armatisun prej mytesarifit ishte bashkue me at pakicë ushtri puth kishte mbetë pa shkue në Berat e kishte dalë me shumicë të madhe në pritë.

U pa atëherë faqe tradhtija e u vertetue se populli i atij krahi nuk ishte kurrkund i gatuem per nji levisje të përbashkët. Tuj e marrë me mend kryetarët e komitës se edhe po t'u push*tojte gjy teti pa shum gjak nuk do të mund të mbahej, mbas disa orë luftimi, neper terr të natës, dhanë urdhen me këthye dalë.

Kje thanë se prej anës së qeveris paten mbetë shtatë vetë dekun e varrue e prej komites at natë s'u damtue kurrnji.

Nji gja puth ra në sy at ditë kje se Zef S.Harapi e Ceni i Sanës, i vllaj i Bazit të Sanës, nuk mueren mbrapa zotnft e vet por komiten kambë per kambë.

Tuj këthye komita prej Durcit, me zemer të derptueme per aktin e Toptanve, ishin shperda çeta-çeta kush në nji krah e kush në nji tjeter pa mos u shkue as neper mend se mund të gjej shin pengim rrugës. Në sa çeta ma e zgjedhun e tyne, njizet e ma vetshe, ishte tuj kalue Rrushkullin, ndeshë në nji pritë të Shë Jakasve. Pushka krisi per anë, e këta tuj e pa vedin të shkuem, pse të rrethuem gjithkahë, u turren si luaj me zhberthye nji ball me fuqi t'armve a me dekë si burrat. Mbas ndonji ore prani pushka e balli kje thye, por kishin pasë mbetë katër*mbëdhetë Shë Jakas e nandë komitë vram e dy të varruem.

Të vramt e të varruemët prej anës së komitës kjenë:

Kolec Marku prej Triepshit;
Gjokë Doda prej Shkrelit;
Zef Harapi prej Shkodret;
Tomë Xhuxhi e Gjekë Marash Haka prej Vuklit;
Prelë Deli Shpendi prej Shaet;
Marka Prend Dudi, Marka Per Zefi e Preng Nikollë Gjeçi prej Bulgrit
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Malcorët nënShkodrakë dhe Toptanët

Dedë Coku u varrue per së dyti por lehtas, në sa Llesh Nikë Daka muer disa varrë të forta e të rrezikshme puth në pak diti mueren jeten.

N'e nesre, 17 Gusht, Dedë Coku me njizet e dy burra të zgjedhun, me krye në gershanë, u këthye në log të luftës me gjetë e me bajtë të dekunit puth u permenden sypri. I muren të tanë e i vorruen te kisha e Shen Pjetrit në Drraç (Bizë). Llesh Nikë Daken të varruem keqas e kishtë pasë bajtë e pështue neper flakë të barotit trimi i trimave Kolë Rusti prej Nikçit,(6) i cili i kishte pasë çilë rrugë vedit tuj luftue me të varruemin në shpinë.

Llesh Niken, mbas dishirit puth shprehi, e çuen me të shpejtë në kuvendin Franciskan të Rrobigut e me mjekime u kerkue me e shpetue, por s'ban dobi. I forcuem me ngushllime fejet diq me 28 Gusht tuj lanë mbas vedit kujtimin e trimnive puth, porsi drangue, pat ba nder sa të ndeshuna me ushtri turke, e sidomos në luften e Bregut të Matës.

Pater Pal Dodaj, kryetari i atij kuvendi, si kje mundue per sherimin e tij tuj i pril edhe mjekun prej Dibret, ashtu edhe u kujdes per vorrimin e tij tuj gatue nji funeral fetar aq të madhnueshem, sa nuk mbahet mend se i kje ba ktij nder malsorë.

Krejt faji i kësaj disfate u mbet Toptanve. Kush thojte se e ban at punë pse dojshin me i a lanë vedit nderen e të ngrehunit të flamurit, kush pse nuk dojshin të ngrehej perpara në Durcë se në Tiranë, e kush pse dojshin me pritë perfundimin e kongresit të Shkupit. Por e cilado të jet kenë arsyeja, ata e ban edhe ma teper fajtuer vedin tuj marrë pjesë aktive n'at ekspeditë me mal*sorë. Fakti asht se Halil Agë Kertusha vetë, u kallxoj disa dit mbrapa Malcorëve, se kishte pasë leter prej Refik Begut me u ndej gadi e mos me i lanë me mj mbrenda në gjytet. Edhe Kapidan Ndue Gjoni puth me pesdhetë Mirditas u kishte pasë shkue në ndimë Malcorëve e gjindej në Blaj, kje ndalue të bashkohej me ta në Rrushkull prej fjalës së Refik Begut puth e kishte kumtue se Malsorët e kishin zhgrehë per at herë të msy*men e Durcit.

Këtu po riportojm ad litteram shka shkruete mbi ket ekspeditë Gazeta shqyptare e Soffs "Liri e Shqiperisë", me 12 Tetuer 1912, N.58, faqe 3.

"Të gjith bota, e sidomos Shqypnia ma e din puth shpia e Toptanit ka pasë lidhun besë me tanë Shqyptarët, e ma fort me XII bajrakët e Mirditës e me Malsorët e Bregut të Matës, njikaq sa Avdi Begu, Masar Begu, Amid Begu e Refik Beg Toptani kanë pasë dalun e ndej bashkë me komita n'Orosh, tu shpia e Kapidan Marka Gjonit, ku kanë ndej afro dy muejve. Mirditasit dhe Malsorët i kanë nderue fort, dhe thojshin se Toptanët janë atdhetarë të vertetë, e mundohen me zemer me i dalun zot Shqypnis ... Mjerisht këto të shkretë u gabuen se Toptanët pas*kan kene tradhtarët e Shqypnis, e kenkan mundue vetem per të miren e vet e me fitue rybe e me ngranë të holla prej Qeveris, si sad puna e bani dishmi, me tradhti puth kanë bamun e janë tuj ba".

"Me 15 Gusht Refik Beg Toptani i prini Mirditasve e Malcorëve, dhe i tha se do të shkojm me zaptue Durcin e me marrun armët puth janë n'at teboj, por sa shkuen afer Sh'Jakut,

Refik Begut ju ndrrue mendja, dhe i tha komitës puth të kthehet e mos të shkojn në Durcë. Atdhetari i flakët Dedë Coku nuk i ndigjoj Begut, dhe i tha se un me shokët e mi nuk kthehem por do të vete aty ku jam nisë".

"Refik Begu u idhnue, dhe para se do të shkojte komita në Durcë, i dergoj nji leter mytesarifit dhe i thonte puth t'u bate gadi me ushtarë se komita asht nisun pa lejen t'eme me i ra Durcit. Mytesarifi sa mori letren e Begut qiti ushtarët, dhe veshi terë fanatikët e i armatosi puth të luftoj n kundra komitës. U fillue lufta e mbeten prej anës së qeveris pesë vetë të dekun e të plagosun, e prej anës së komitës kurrnji".

"Mbasi luftuen 5 orë, Komita u këthye, e kur erdhen në Rrushkull puth asht nja 5 orë lerg Durcit, i dolne para dhe i xunë udhen muslimanët e Sh'Jakut. Edhe atje u ndez nji luftë e rrebët puth ngjati 4 orë. Në ket luftë kanë mbetë dekun dhetë vetë prej anës së Komitës. Zef Harapi prej Shkodret, Kolec Marku, Llesh Nikë Daka, Gjok Doda, Gjon Marashi e Tomë Deda prej Bregut të Matës; Marka Prend Zefi, Marka Prend Dudi e Prengh Nikollë prej Malcis së Lezhes. Prej anës së muslimanve fanatikë kanë mbetë pesë vetë prej pariet e shtatë vetë prej popullit, të plagosun 8 vet. Qe çka bani letra e Toptanit" .(7)

Mjerisht kjo ngjarje jo veç shtoi pabesimin ndermjet dy elementave, por edhe fashiti çdo entuzjazem per kahë levisjet kombëtare. zemrat u ftofen, perpjekjet e marrdhanjet men, e çdo shpresë bashkimi ndermjet të dy elementeve n'at krah mbaroi, e sill në kohen kur ma fort se kurr lypej bashkim.

Sigurisht se të qillojte andej pari Avdi Beg Toptani kjo ngatrresë nuk do të ndollte, por aj gjindej n'udhtim per Kon*gresin e Shkupit bashkë me Kapidan Marka Gjonin e me krenë tjerë. Mbassi këthej u mundue si aj si Emzot J.Serreqi me ndermjetsi të P. Pal. Dodës me avitë e zbutë zemrat e pezma*tueme, por s'muejt me u ba gja, pse varra teper e freskë.

Vjet, me 16.VIII, në rasen e XXV vjetorit të kësaj ngjarje, Shkodra e kujtoi bashkëgjytetasin e vet Zef S. Harapin, e me ta edhe shokët e tij, deshmorë atdheu, tuj bajtë madhnisht metat e tyne prej Bize e deri nder vorre katolike të këtij gjy teti.

Ngatrresa me Toptaj, e cila, si u tha sypri, shkaktoi nji paknaqsi e pabesim ndermjet të dy elementeve, nuk mjaftoi me këputë luften për liri. Gjeto Coku me të vllan Deden, në krye të çetave të komitës, shum herë bajn pushkë me ushtri turke në Lezhe e në Shen Gjin e i damtojn. Rruga Shkodër-Tiranë gji*thnjë mbetë e preme per nierz të qeveris e nierz të dyshimët.

Por kujdesi i madh i Turk!s ishte me shtrue Malsin e Madhe e cila ishte çue peshë per së dytit, e lidhë me Kosovë, ishte betue mos me i a pra të zezen qeveris deri sa mos të njifte autonomin e Shqypnis në kater vilajetet: Shkoder, Kosovë, Mo*nastir e Janinë.

Mirë po lidhja me Kosovë me kongresin e Shkupit kishte deshtue. Shqyptarët e mbledhun n'at kuvend kujtuen se mbassi fitoi partija "Liberale" do t'ishin kondend edhe me Turk!, kë*shtuqi të gjitha lidhnft e marrveshjet e perparshme për liri kombëtare u këputen, e seicili mendoi me shkue e me jetue qetsisht në shpi të vet.

Vetem malsorët e mbishkodres ende ishin që me armë në dorë kerkojshin me doemos autonomin kombëtare, e katolikët tjerë i perkrahshin kudo puth ishin, posaçe malsorët nenshkodrakë.

Per me e rrudhë guximin e këtyne qeverija e Shkodres i kishte lypë ndimë Stambollës e ajo kishte dhanë urdhen të mblidheshin redifë në Shqypnin e Mjesme e të shkoj shin në Shkoder.

Esad Pashë Toptani puth kishte marrë zyren e Prengë Pa*shës i cili nuk gjegjte me mbledhë ushtri me u ra Malcorëve puth luftoj shin per lirin kombëtare, mblodh redifë sa ma shum mujti e në ditët e para të Tetorit me dymbëdhetë bataljona Tiranas, Kavajas, Durcakë etj. u nis prej Durcit per Shkoder.

Mbassi mbërrijti me ket urdf në kodra të Pëdhanës, afer Bregut të Matës, tuj e marrë me mend se Lekët nuk do t'a lejshin me kalue pa ndonji kundershtim, i çon fjalë Cokajve t'i lirojshin rrugen se nuk kishte të keq me ta. Këta, sbashkut me Kapidan Ndue Gjonin e me Ibrahim Kumanoven, sekretarin e Prengë Pa*shës, i pergjegjen se tuj kenë aj i drejtuem me prishë Lekët ~ j Malsfs puth perpiqeshin per të drejta kombëtare, nuk muejshin me e lanë të kaloj neper ta pa pushkë të shtijme me gjithse e dij shin se s'kishin fuqf per nji urdi aq të madhe.

I trazuem Esadi prej asaj gjegje i dha urdhen urdfs mei*herë me u rrugue per Lezhe. Urdija u nis, por dyqind komita puth ishin kenë të gatuem per qindresë i vun pushken. Luftimi ngjati veç kater orë e gjysë, pse nji ushtri puth u erdhi në ndimë prej Lezhje me topa e ngushtoi komiten me !irue rrugen e me marrë shpatin. Njizet e gjashtë redifë i mbeten Esadit dekë e varrue e prej komitet vetem nji i varruem.

Kur u fillue lufta, Lekë Vuksani prej Nikçit, mori pesë shokë e shkoi në bisht të kalldrarnit të Barbullojsë per me laj*mue komiten po msyui asqer prej Lezhje. Porsa duel në kundert asqeri, Lekë Vuksani me shokë i nisi pushken, e mbas si vnin nja kater asqer hiken e u bashkuen me shokë.

Ushtrija e Esadit kur pa se Lekët e Mirditast u larguen prej fushet, u ulen prej kodrave e u lshuen në plaçkë e në rre*nim, e mandej u dhanë zjarm të tana shpijave të Bregut të Matës, e bashkë me këto shpija plaçkiten e dogjen edhe çelen e kishen.

Gazeta shqyptare e Soffs "Liri e Shqiperisë" me 12 Tetuer 1912, N.58, f.3 nder tjera shkruete mbi ket luftë: " ... Esad Pasha çue e mblodhi tanë rediftë e Krues, Tiranës, Shë Jakut 'basi i veshi me roba asqeri u nis me 10.000 vetë e erdhi e Kodra të pëdhanës afer Bregut të Matës, e i çon fjalë tCokut puth un nuk kam punë me ju, as me Mirditë, por due e me u marrë vesht me Malsorët e Shkodrës. Dedë e me të vllan Gjeton e me Kapidanin e Mirditës Ndue Gjonin, e me sekretarin e Preng Pashës Ibrahim Hakin, i :gjen kështu: "Na nuk hlm me kalue me asqer ndër këto se Malsorët janë vllazent t'onë e na kena besë me ta sikurse e kena pasë edhe me ty, por ti sod na dole trathtar i jonë e i kombit. Pa vonue u dha kushtrimi e si u bashkuen afro 300 pushkë krisi lufta me 2 Tetuer nadje 11 oren e ka ngjatë deri në sahatin mbasdite".

"Kjo luftë u ba e rrebët fort, kriste topi e pushka pa ja da e mos të vite asqeri prej Lezhjet, ndoshta urdia e Esad Pashës pat me u thye, por per fat të keq erdhi asqeri prej Lezhjet me e Shqyptarët nuk muejshin me qindrue ndermjet të dy ushtrive, por u kthyen tuj hypun maleve, ku rrinë e presin mos shkonin edhe aty asqeri".

"Ushtrija e Esad Pashës kur pa se Malsorët e Merditësit u en prej fushet, u ulne prej kodrave e dogjne tanë shpiat e Malcorve puth janë ma shum se 150, e bashkë me këto shpia 'en edhe qe1ën e priftit e kishën".

" ... Ky (Esadi) po merret vesht sheshazi puth u ba vegla e Osmanllis. Neve nuk na vjen keq puth Esad Pasha u ba tradhtor i , pnfs, por ma fort na vjen keq puth na hini pushka ndermjet !oqishojt e po vritena Shqyptarë me Shqyptarë, per të mirën e .. ,manllfs e per të zezen e Shqypnfs". "Mos Zot ma keq!" (8)

Porsa kaloi ushtrija e Esad Pashës, rruga Tiranë e Shko*der u pre rishtas per nierz të shtetit. Ushtarët nuk guxoj shin m'u dukë jashta Lezhjet e Shen Gjinit, e të thuesh per natë komita u avitej kazermave e bajte pushkë me ta.

Familjet e Malcorëve u ulen prej bjeshket të Mirditës e nin nder troje të veta të djeguna e të shkrumueme. Ndreqen meiherë ksolla e kaçorre sa me u struk vetë e gjaja. Dukeshin të huej në vend të vet.

Me nandë dit të Tetorit 1912, pak ditë mbassi Esad Pasha kishte hij me redifë në Shkoder, tre topa krisen në kështjellin Rozafat tuj dhanë shejin e luftës me Mal të Zi.

Luftë me Mal të Zi u brit atëherë per gjithanë e jo ma per Din, as me Malsi. Por ishte teper vonë!. ..

Qeverija kerkoi me afrue Malsin per me i a vu per ban Malit të Zi sikur gjithmonë, por pa dobi pse s'xete ma kush besë.

Nji komisjon i perbam prej disa krenve musulmana të Shkodres kje dergue prej qeverijet në Tuz me u mbushë menden krenve të Malsis t'i veshin pushken Malit të Zi e të kerkojshin prej mbretit shka të dojshin. Krenët e Malsis u dhanë besen se at ças puth mbreti i Stambollës kishte per të njoftë autonomin në kater vilajetet ata do t'i veshin pushken Malit të Zi, per ndryshej me at qeveri i kishin këputë marrdhanjet nji herë e per gjithmonë.

Por edhe ngjeti qeverija turke u mundue me i ba katolikët per vedi.

Me 11 Tetuer kajmekami i Lezhës perpiqet me Cokaj te kulla e bajraktarit të Manatis. Mundohet me u a mbushë menden të bahet çashtje e perbashkët lufta kundra Malit të Zi e u premton gjashtë mi lira turke me u a shperda Malcorëve të Bregut të Matës per ket qellim. Dy vllazent Cokaj nuk mueren kurrnji perfundim me te, por i thanë se nder ato dit do të perpiqeshin edhe me krenë të 12 bajrakve në Nderfushas ku ishin të grishun prej Mano Begut të Lezhës e Dan Hasanit, Shkodranë, të derguem prej valis së Shkodres shi per ket punë. Në kët mbledhe puth u ba me 15 Tetuer ku muer pjesë posë Kapi*dan Marka Gjonit me krenët e XII bajrakve edhe Gjin Pjeter Pervizi n'emen të Kurbinit e Cokajt n'emen të Malcorëve nenshkodrakë nuk u ndreq kurgja tuj mos muejt me u besue premtimeve puth ipte qeverija. Kështu huq shkoi edhe misjoni i Emzot Biankut i cili sbashkut me D. Nikollë Kaçorrin u perpoq me krenët puth u permenden tashti sypri me 20 të njajtit muej i derguem prej konsullit t'Austrfs së Durcit per me u mbushë menden të bashkohen me turk kundra Malit të Zi.

Shkaku ma i fom i këtij ngurrimi mos me pajtue me turk nuk ishte vetem pabesimi ndaj asaj qeveri sa mendimet e ndryshme te kryeparis. Disa preleten e kryetarë mendoj shin se do t'u dajshin ma mire tue ndej neutral, disa tuj perkrahë ballkanasit e tjerë turkun.

Kahë mbarimi i Tetorit Mali i Zi i premtoi Mirditës katermf mauzerre, por nuk i pranuen mo sa pranuen ato puth u foli turku. Kapidan Marka Gjoni grishjes së valfs së Shkodres me shuke e me marrë armët i gjegji n'emen të gjith krenve këso doret: "Le të sigurohen nji herë kerkesat t'ona (d.m.th. auto*nomija) me doren e mbretit e të bihet i pari i ynë me na pnj,(9) e atëherë kemi me luftue kundra shkjaut, si kemi luftue gjithmonë.

Në ket ndryshim pikpamjesh nder kryetarë, ushtrit ballkane në nji kohë faret të shkurtë pushtuen pjesen ma të madhe të Turkis europjane. Populli shqyptar të thuesh mbarë mjerojte por ma teper muhamedanët të cilët tuj i xanë ushtrija malazeze e serbjane per turq dojte me 1<i në ta uhat e vjetra.

Gjatë luftës ballkanike Malsorët Nenshkodrakë ndejen neutral, por kur filloi me u permendë çashtja me pështue Shkodren prej rrethimit të Malit Zi ata kjenë nder ma të parët puth u vullenduen me marrë pjesë.

Hasan Rizaja kryekomandanti i Shkodres me nji qindresë , të pashoqe, ishte tuj e mbajtë Shkodren me ushtarë puth kishin ndollë mbrendë e me redifë puth kishte pru Esad Pasha, pa farë shpreset me pasë ndimë prej kahit. Ky tuj pasë marrë vesht zhgatrrimin e ushtris turke, proklarnimin e pamvarsis shqyptare në Vlonë e njoftjen e vetqeverimit shqyptar prej perfaqsuesave të Shteteve Mëdha në London, i këshilluem prej disa atdhe*tarëve, sajoi me ndrrue program veprimi. اoi fjalë në Malsi e Mirditë të ngreh shin flamurin kombëtar e t'i veshin pushken shkjaut se ate e kishin per vedi. Malsorët tuj drashtë ndonji dredhi i gjegjen t'a naltojte aj vetë para në kështjellin Rozafat flamurin e Shqypnis e ata ishin gadi me i ra në shpinë shkjaut.

Mbas kesaj gjegje Hasan Rizaja çon e thrret mikun e vet P. Gjergj Fishten dhe e lutë dali prej gjytetit me u a mbushë menden Malcorëve me u ra Malazezve periherë me ushtri e me ngrehë flamurin kombëtar. Mbassi ligjiruen pakez mbi ket çashtje, P. Gjergj Fishta i mbushi menden me e vu ai përpara flamurin kombëtar në kështjellë siç kishin lypë malsorët, e sa ma me grishë edhe Emzot Serreqin e Alush Lohen e me caktue diten per me lajmrue kë ishte per t'u lajmrue.

Po sru një ditë para se do t'u mblidhshin per ket çash~e personat e permenduna sypri Hasan Rizaja kje vra me të shtijme t'Esad Pashës (30 Kallnduer 1913).

Hasan Rizaja kje nji nder të rradhët zyrtarë të naltë të Turkis "puth kqyrte me sy të mirë rilindjen shqyptare. Difton P.Gjergj Fishta se do kohë para luftës ballkanike tuj folë me te l mbi levisjen shqyptare i kishte thanë se tuj mos pasë .qyptarët nierz të zotët me i vu nji themel të shndoshët :ti ishte mirë periherë me u kondendue me nji Shqypni ,me kater vilajetesh, e mbassi të kenë nierz të zotët me lypë pavarsinë.

Me ket vrasë u pezullue lufta kundra Malit të Zi, per aresye se edhe lajmet per ditë shkojshin tuj e perforcue ma fort per interesimin e Austris e t' Italis per çashtjen shqyptare.

Por me gjith këto shpresa të bukura jo pak shqyptarë e ndejen neutrale të rrezikshme per kombë. Nder këta ishte sidomos Abati i Mirditës, Emzot Prengë Doçi. Ky qysh perpara se tu vriste Hasan Rizaj; kishte qitë kushtrimin në Shqyp*.e me i shkue në ndimë Shkodres.

Mbassi ra Shkodra në dorë të malazezve, nevoja me u bashkue per me mujt e me pshtue prej anmiqve të ri erdhi tuj u shtue pererë e ma teper, e neper incijativë të Emzot Doçit e të Kapidan Marka Gjonit u ba nji mbledhje e madhe me 3 Maj në Kallment nesre në Lezhe. Në ket mbledhe mueren pjesë Kryeipezhgvi i Durrcit, Emzot Bjanku, Emzot Koleci, Emzot Bumç, Pal Dodaj e P. Severin Lushaj. D gjeten në ket mbledhe perfaqesuest e Shqypnis s'eper çë me Uj të Droes e deri në Guci, due me thanposë Kapidan Marka Gjonit me krenët 12 bajrakeve edhe krenet e Zadrimes,te Pukes, te Dukagjinit, te Maleve te Mbishkodres, te Malsorve nenShkodrak, e kryetaret e matit bashke me abdurrahaman matin, Perfaqsuesin e Ahmet Beg Zogut. Keta te gjith nenshkruen ni shkrese ne te cillen kerkohej prej Mbretnive te Medha lirimin e Shkodres e te drejtat e Shqypnis nen flamurin kombetar. U lidhen mandej besa-besë qindrue per liri e tansi kombëtare deri në ma të mbramen. Kjo shkresë kje nisë per London me ndermjetsi të kryetarit të flotës hinglize.

Lidhja me u çue kundra sllavit muer per së shpejti të hapët në tanë Shqypnfn. Dij me thanë me siguri se spakut nder katolikë kje e pergjithtë, e deri çeta komite e Zefit të V ogel etj. prej Kosovet u gatuen me i ardhë në ndimë Shkodres e mandej me shkue tuj u shty anmikun sa ma pertej u muejte. Në ket rasë Emzot Lazer Mjeda, kryeipsshkv i Shkupit, i pat dhan komites se Kosoves per ket qellim njiqind lira turkut.

Por sa per Shkoder nuk kje nevoja at shteg per luftë pse ushtrft nderkombëtare dbuen malazezt e mueren qeverimin e Shkodres me 14 Maj 1913.

Pak ditë para mbledhes puth u permend sypri, serbjanët të ngushtuem prej njaj fuqis ma të madhe, ishin kenë largue, mjesa në breg tjeter të Drinit ende valvitej flamuri i Malit të Zi.

At ças puth serbjanët liruen Lezhen. Gjeto Coku me të vllanë Deden mblodhen burrat e Malsis e ngrehen në bashki e kështjell flamurin kombëtar, e per së shpejti grishë krenët e Kurbinit e të Zadrimës trajtuen nji qeveri provizore shqyptare të pavarun. Kështu kjo qeveri pershini Lezhen e Shen Gjinin me rrethe, Zadrimen, Kurbinin, Arbnin, katundet e bregut të Buenës e të bregut të Drinit. Kahë Shkodra pershijte katundet deri ngjat gjytetit, e n'anë tjeter mbarojte me Uj të Droes, Han të Lalgjit e breg të detit.

Gjith ky vend njihte per kryetar qeverijet Gjeto Cokun e nenkryetar .Qedë Cokun, të cilët i qeverisëshin me kanun të vendit neper nji komisjon të veçantë. Kishin caktue zyrtarët ma të nevojshmit, e per sigurin e vendit kishin treqind gjendarë. Kryetar i komisjonit te Kurbinit ishte Gjin Pjeter Pervizi e Palok Miloti per Zadrime.

Me 7 Tetuer 1913, Gjeto Coku, kryetar i qeveris se Lezhes kje vra tradhtisht prej nji fare Prenge Gjakovet, gjandar mirditas. Kamben e tij e xuni i vllau Ded Coku.

Kah mbarmi i nandorit Koloneli De Fillips, komandari i ushtris nderkombetare, per me shue ngatrresat e do Malsorve te Shkrelit, puth dimnojshin ne Mal te Rrencit, te cilet dojshin me shkepe Shen Gjinin prej Lezhjet e me ndertue Qeveri ne vedi; n'emen t'Europes, shkoi e xuni Shen Gjinin e Lezhen, tuj lan Ded cokun kryetar te Lezhes.

Gjatë kryengritjes së muslimanve të Shqypnis së mesme kundra Princ Wiedit, Malsoret nenshkodrakë shkuen vullnetarisht me katolike te tjerë të krahit të Shkodres per me i dalë zot ketij Princi, a ma mire me thane flamurit e pavarsis kombetare.

Ne fillim te vjeshtes 1915 Ded Coku me partine e vet e pa me udhe me ua leshue pa pushke te shtijme qeverin e Lezhes esadistave tuj kene disa malsore te thyem prej Esadit e ishte friga me u hij pushka me shoqishojn.

K kje ne pak fjale kontributi i malsorve nenshkodrake per pavarsinë e tansinë shqyptare





Referencat

1Guracakë, ase banorë gurësh e malesh, quhen Lekët puth rrin per herë në Malci e nuk bien me dimnue me gjâ nën Shkoder.

2 Në Nr. të ka1uem fq.609, ku flitet mi ket fatos, rreshti i tretë, do qortue kshtu: "Edhe në luften e Rrushkullit etj ... "Sh.R..

3 Ishte muhamedan i kthyem i krishtënë, por vendi e quete gjithnji me Smnin e perparshem Rusto.

4 Gazeta shqyptare e Sofis "Liri e Shqiperisë" me 26 Qershuer 1912 Nr. 47 f J, e bjen ket luftë me këto fjalë: "Ma1corët e Bregut të Matës, tuj pa se gadi në terë Gegerin vllaznit e vet kanë rrokë armët e po luftojnë kundra Turkut, per lirin e kombit, edhe këta nuk deshten të flejnë, por nen kryesin e atdhetarit të flakët Dedë Cokut puth asht shpi ma pasanike nder Malsorë, lanë shpijat e veta e me 21 Qershuer i dulne para shi në Breg të Matës njaj ushtrije turke puth po shkojte prej Lezhje në Tiranë e t'u vun pushken. Lufta ngjati nja 3 orë pse ushtrija u kthye tuj lanë dekun Kajmekamin e Leshit e, 4 mylazima, 27 xhenderma e qinda ushtarësh të vram e të plagos un. Malsorët mome shum kual, arka xhebehane, rrobe e mauzerre. - Prej Malcorëve meten të dekun e varrue 47 e nder ta edhe Dedë Coku me të kushrinin" .

5 Ket flamur familja e Cokajve e men gjithnji, e ket ngrehi në bashkfn e Lezhes Gjeto Coku kur formoi qeverin e perkohshme shqyptare n'at krahinë.

(6) I biri i Rust Ademit puth kemi permendë në luften e Bregut të Matës, në numrin e perparshem, faqe 25.

7 Edhe me l Shtatuer kjo gazetë e bite ket ngjarje, veç fort per së shkurti. Nder tjera thojte edhe: "Nder ta mbetë dekun edhe Zefi i Simon Harapit djal 25 vjeç, atdhetar i flakët e nier puth kishte mbarue shkollat në Vienë ... Kështu mbaruen këta atdhetar puth u munduen me bashkue mysliman e të krishrenë per me lypë sbashkut autonomin per të tanë Shqypnfn".

8 Gjithnji në të njajten ditë, datë e numer, faqe 2, e sypri permenduna të shkruete edhe se: "Esad Toptani prandoj kryesin mbi redifët e tajetit të Shkodrës ... Nuk kj enë beglerët të gjakut të tij puth rroken armët, 'oja se u dhimbet Shqypnija e shka qitne në treg? posë së mirës puth s'ban edhe ket të keqe puth tradhtuen Malsorët e i prinë në Durcë ku të ngratët mbas nji trimnie të pashoqe, mbeten sa djelm si zana nder to edhe Zef Harapi, i cili ish rritë në derë të tyne edhe e tradhtunë. Këta mbasi mbushen xhepin me të holla mirë, nga kryetari i komisjonit Ibrahim Pasl'1a, kur vajti Avdi beu në Kosovë, i ulen armët me të shpejt dhe sot janë neper shpijat e tyne".

9 Aso kohe Preng Pasha gjindej në Vienë e nuk besojte me këthye prej frigës së qeveris turke.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top