Malcia në Shqipninë Mesjetare

BeniT

Donatorë
Përpiluem prej: Dr. Ludwig von Thallَczy-t
Perkthye prej: Mustafa Merlika- Krujes


آsht për t'u shënue nji gojdhânë mbas së cilës disa fise shqiptare e sërbe rrjedhin prej së parësh të përbashkët, b.f. si Vasojeviçi, Piprri, Ozriniqi, të cilët sod janë sërb, dhe Krasniqi e Hoti, shqiptarë, dalë prej pesë vllaznish. Kuçët në Lindje të Malit të Zi sod janë sërb orthodoks, por Mariano di Bolizza nga Katorri i përmênd në përshkrimin puth i bân vêndit të tyne në 1614 si "Chuzzi Albanesi", "del rito romano". Në krahinën e Prizrenit e të Pejës gjêjmë ndër letrat e kryepeshkopit t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (rreth 1230-s) e në dokumentat shumë të hollsishëm të monastirevet sërbe, sidomos të Deçanit (1330) dhe të monastirit të Kryêngjëllit në Prizren, nji popullsي të dêndun bulqish me qinda emnash personalë slavishtje të vjetër, ndër të cilët vetëm disa janë shqiptarë, si Llesh, Gjon ase Gjin et.
Shqiptarët vetë ishin në mesjetë shumë mâ afër me Grekët e Romanët e Dalmatيs se sa me Slavët puth ishin kthye rishtas në kristjanizëm. Ata ishin nji popull i krishtênë qyshë moti, me nji kulturë qytetare mâ të madhe. Secili Shqiptar bante dy emna. I pari ishte zakonisht nji emën i krishtênë, si Pjetër, Pal, Gjon, Gjin, Llesh, Mitër, Lazër, Mavric, et. e rrallë nji emën kombtar, si Burrmadh, Bardh, Progon, et. I dyti ishte nji emën fisi a katundi, sikur sod të mirnjohunit Tuzi, Shkreli, Kastrati, et. Edhe fiset e Shqipnيs së Veriut fillojnë e njihen heret, p.sh. Hoti qyshë në 1330. Nji sqyrtim të hollsishëm na e siguron mâ së miri kadastra venecjane e vjetës 1416 në qarkun e Shkodrës, e cila shënon pronarët e shtëpivet të katundevet e natyrisht edhe gjithë fisnikët

Historija e këtyne vêndeve bâhet plotsisht e qartë vetëm në qindvjett e fundit të mesjetës. As në luftat e Byzantinvet me mbretnيn e vjetër të Bullgarvet nuk bâhet fjalë për Shqiptarët, sado puth pra Symeon'i Bullgaris nji herë (rreth 896-s) ka pasë pushtue 30 kështjej afër Durrsit dhe në qv.X e XI Ohri ka pasë qenë kryeqytet i Bullgarvet e Car'i fundit Gjon Vladislavi (1017) ka qënë vramë në nji rrethim të Durrsit. Mâ vonë Djoklitija u bâ qêndra e Sërbvet, mbret'i të cilvet Bodini e kishte selيn në Shkodër. Nji shumicë lajmesh mâ e madhe fillon në kohnat e luftave të Byzantinvet me Normandët e Italيs së Jugës në qv.XI e XII, puth zakonisht kishin për qëllim zotnimin e Durrsit (H-1) Mun aso kohe përmenden Shqiptarët për të parën herë prej Mhill Attaleiates-it (1143-1180) në qv.XI. I mbrapmi perënduer i madh grek Manuel Komnenos-i përtrin edhe nji herë zotnimin byzantin si në Veri të Dalmatيs me qêndër në Spalato, ashtu edhe në Jugë mbi Shkodër, Tivar, Ulqin e rrethe. Mbas dekës së tij e me ligshtimin e perëndorيs së Stambollit kjo krahinë kufitare u pushtue prej princit sërb Stefan Nemanja dhe në paqën me Perëndorin Isak Angelos (1190) ai pushtim u njoh. Prej asaj kohe e mbrapa Nemanjajt sërb zotnojshin Shkodrën e Tivarin sidhe krahinën e Pultit (Polatum, sërbisht Pilot) në malsي mbi udhën e Shkodrës për Prizren. Qytetet muerën prej mbretënvet sërb privilegja të mëdhaja e gjithashtu kryepeshkopija e Tivarit, peshkopيt e së cilës bash atëherë u shtuen me selي të reja në Balezo, Denjë, Sappata, et. Trashigimtarët e thronit sërb banojshin zakonisht në Djoklitي, e cila u quejt gjithnji mâ tepër Zeta, mbas emnit të nji lumi të Malit të Zi të sodshëm. Selija e tyne ishte nji pallat afër Shkodrës, puth mbas kohës së Stefan Dushanit ka qênë i njohun si "corte de lo imperador". Edhe të vejavet mbretnore sërbe shpesh herë pasunija për mbajtjen e tyne u shënohej n'Ulqin

Popullsija malsore ishte aso kohe shumë mâ e dêndun e mâ e fortë se ajo e katundarve të fushës puth ishte rrallue e dobsue ndër lufta të papreme. Kjo gjâ shkaktoi nji vërshim malsorësh, nji dyndje Shqiptarësh kah Juga, pikë së pari kah Thesalija. Bashkë me Shqiptarët muerën pjesë në këtë lëvizje edhe Rumenët (Vlleht). Nji tregim të qartë për këtê e jep në nji letër të vjetës 1325 nji bashkëkohës, venecjani Marino Sanudo Torsello.

Shqiptarët zdrypin prej maleve me grل e fëmijë bashkë kah Thesalija, shkretojnë fusha, qytete e qyteza "et ad presens consummunt et destruunt taliter, quod quasi nihil remansit penitus extra castra". (tashti shkatrrojn e rrenojn aq fort, sa s'kل mbetë kurrgjâ tjetër posë fortesavet.) Qe e kotë çdo qëndresë e Grekvet e Katalonvet, këta të fundit aso kohe zotnuesa të dukatit t'Athinës. Nji princ grek, Mhill Gabrielopulos, në nji traktat të qytetit thesalik Phanarion shtrëngohet me premtue qartazi se as ai vetë e as trashigimtarët e tij s'do të vëndoseshin "Albanitën" në tokë të qytetit. Sukceset e mëdhaja të Perëndorit të ri Andronikos III, i cili në 1330 pushtoi për Byzancin krejt Thesalيn e shpejt edhe të tânë despotatin e Epirit nuk e ndaluen këtë lëvizje. Barijt shqiptarë të maleve shkretuen aso kohe rrethet e qytetevet greke Berat e Vlonë. Perëndori nisi personalisht nji fushatë deri afër Durrsit dhe u lëshoi mbë shpinë Shqiptarve të pashtrueshëm trupat e veta, sidomos rrogaçat tyrq, deri ndër kreshtat e malevet. Grigjat e mandrat e mëdha të tyne, dhên, gjedhe e kual, u dhanë qytetevet për shpërblim të dâmevet puth kishin psue. Ndër qytetet greke mbretnonte gazmêndi, por Shqiptarët bluejshin në zemër shpagim e turfullojshin prej zëmrimit

Në Djoklitي ase në Zeta u shquen gjatë luftimevet ndërmjet Symeonit e Uroshit tre vëllazën nga nji familje fisnike e ulët, tre Balshajt (1360), siç duket prej origjine Rumenësh të Jugës dhe gjinي me parيn shqiptare. Këta u bânë shpejt të zott e vêndit deri në Prizren. Njâni prej sish, Balsha Balshaj, me nji martesë futi në dorë edhe Vlonën e Beratin. Afër Durrsit njeriu mâ i forti i asaj kohe ishte Karl Topija, "princeps Albaniae" (1359-1388), i cili në nji mbishkrim tri gjuhësh, greqisht, latinisht e sërbisht të monastirit të Shën Gjonit afër Elbasanit shënohet si pasardhës "prej gjakut të mbretënve të Francës". Ishte anmik i Balshajvet, puth e kishin shtimë në mest nga veriu e nga juga, sidhe i Angjovinvet, të cilvet u përlau Durrsin në 1368. Sundimet e përsrituna të Durrsit nga an'e kryekomandantave t'Angjovinvet me ndihmën e kompanjivet rrogaçe "navarreze" të përbâme prej Spanjollve e Baskve nuk ngjatën shumë. Simbas librave t'arqivavet raguzane, i mbrapmi prej tyne puth sundoi këtë qytet ka qênë Duka Robert d'Artois (1379). Por edhe Balsha Balshiqi shkruhej Duka i Durrsit (duka draèki). Në funt, Durrsi u mbet Topijajvet.

Sulltan Bajazidi I zû kudo qytetet e qytezat mâ me rândsي, pikë së pari Shkupin (1391), për me sigurue rrugën për Adrijatik e Bosne. Pushtim'i Thesalيs (1394) u hapi udhën Tyrqvet për në principatet e vogla të Greqيs. Gjergj Balsha ra rob në duer të tyne dhe mbandaj u la i lirë për shpërblim të dorzimit të Shkodrës. Në Shkodër, Drisht e në liman të Shën Shirgjit të bregut të Buenës u vëndos për dy vjet (1393-1395) si sundimtar i Tyrqيs Shahini (L), gjâ puth i shqetoi shumë Venedikasit. E vërteta, Gjergji i qiti prap Tyrqit prej këtyne vêndeve, por s'ishte në gjêndje me i pruejtun e prandaj i u desh me ua lëshue Venedikasvet tue marrë prej tyne për shpërblim nji pension. Shkodra mbet atëherë nji qytet i Republikës së Sh. Markut për 83 vjet (1396-1479).

Gjatë këtyne luftave princat e vogjël të Shqipnيs së Veriut janë përmêndun shumë: Dukagjinajt, puth në 1393 u kishin lëshue Venedikasvet Leshën; Zakarijajt, në qytezën e Denjës afër Shkodrës; Jonimajt e tjerë si këta. Prej fillimesh të vocrra leu pushtet'i Kastrijotvet, kështu me kët'emën grek: kastriotis=qytetar, nga kastron=qytet (prej latinishtes castrum=qytezë, kështjell; sepse polis=qytet, për Grekët ishte vetëm Stambolli, kryeqytet'i Perëndorيs). I pari Kastrijot i njohun ka qênë vetëm komandant i qytezës së Kaninës (1368) afër Vlonës. Mâ vonë Pal Kastrijoti zotnonte vetëm dy katunde në luginë të Matës. Mâ i njohun âsht i biri Palit Gjoni (1407-1437), "dominus satis potens in partibus Albanie" (" Zotnues mjaft i fuqishëm ndër krahina të Shqipnيs") me nji ushtri 2000 kalorësh e qytetar nderi i Venedikut e i Raguzës, por vasal i Tyrqيs. Pron'e tij shtrihej prej bregut të detit ke bisht'i Muzhlit në veri të Durrsit e deri në krahinë të Dibrës. Prej katër djelmve të tij, Gjergji mbas 1422-s gjindej peng në dorë të Tyrqvet e ishte bâmë mysliman me emnin Skanderbeg (tyrqisht Skander për Aleksandër dhe beg, puth aso kohe donte me thânë princ). Nga pikpamja kishtare nji pjesë e vêndit të Gjonit shkonte me peshkopيn katholike t'Arbanum-it e nji pjesë tjetër me kishën sërbe. Prandej Gjoni pat dorovitun me vakufe monastirin e Qilandrit, në malin Athos, puth ishte nji themelesë e Sërbit Nemanja.

Nji nga lëqêjt mâ të mëdhajt të gjysishullit balkanik âsht ai i Shkodrës. Romakët e quejshin "lacus Labeatis" ase "palus Labeatis", me emnin e fisit të Labeatvet. në librin e Presbyter Diocleas-it quhet Balta, ashtu siç e quejshin në fund të mesjetës edhe lëqêjt e vogjël moçalakë të bregut të detit afër Ulqinit, Durrsit e Vlonës. Njerzit e mësuem në mes të Sërbve të moçëm e quejshin "lëqên i Djoklitيs" (....). Lëqêni âsht 42 km. gjatë, 14 km. gjânë e me 362 km. katrore sipërfaqe. Bregu perëndimuer âsht i përpjetët e shkrepuer me ishuj mbi të cilët gjinden gërmadha kuvêndesh të vjetra e qytezash. Bregu linduer âsht fushë e plot me moçale. Në mes shtrihet 12 km. thellë përmbrênda kah an'e lindjes nji bërryl nja 1-2 km. gjânë. Pjes'e përjashtme e mâ e gjânë e këtij bërryli quhet lëqên'i Kastratit, e mbrêndshmja lëqên'i Hotit, mbas emnave të dy fiseve t'afëra shqiptare. Rrafsh'i lëqênit s'âsht mâ i nalt se 6m. përmbi faqen e detit. Prandej klim'e zonës së brigjeve të tija âsht aq'e ngrohtë sa brigjet e detit me pemë juge gjithfarësh, ullînj et. Ujnat mâ të mëdhaj puth derdhen në tê janë: prej veriut Moraça me krahët e vet Zeta, Ribnica dhe Cemi (Cjevnja, në qv. XIV Cjemva); mâ përtej kah perëndimi lum'i madh Crnojeviو dhe mâ i vogli Crmnica. Prej lindjes vjen lum'i Rijollit ("fiume clamado Rivola"-1426- me nji emën të vjetër latin, rivulus). Lëqên'i Shkodrës âsht përgjithsisht i cekët, simbas Cvjiqit nja 2-7 m. e vetëm në disa vênde nga mâ të thellat andej kah bregu perëndimuer mbërrîn deri në 44 metra

Nji banore e lashtë âsht edhe Tuzi, kundruell Podgoricës, i përmêndun ndër dekretet e arta të monastirit të Deçanit (1330) si "katun" (komune barijsh) i Llesh Tuzit, në kadastrën venecjane (1416) shënohet me 150 shtëpي; i zoti ishte i detyruem aso kohe të nxirrte 500 burra t'armatosun, nji pjesë kalorë e nji pjesë kâmbsorë. Nji gërmadhë në buzë të malit quhet Samobor. Mâ përtej kah juga banojnë fiset shqiptare: Hoti, i përmêndun qyshë në 1330, puth në qv.XV ishte nji fis i fortë e, simbas Bolizza-s (1614), kishte 212 shtëpي dhe nxirrte 600 burra t'armatosun; Shkreli, i përmêndun qyshë në 1416, simbas Bolizza-s me 30 shtëpي; dhe Kastrati, gjithashtu i përmêndun qyshë në 1416, edhe ky simbas Bolizza-s me 50 shtëpي.

Me pjesmarrjen e
Prof. Dr. Konstandin Jireèek-ut,
Prof Dr. Milan von _ufflay-t, Shef Sekcjoni Theodor Ippen-it,
Prof. E.C. Sedlmayr-it,
Arqivar Dr. Josef Ivaniè-it,
Emmerich von Karلcson-it, Kshilltar Sekcjoni i mbr. Hung..
Béla Pech-it
Karl Thopia-s.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top