Luajmë me Kosovën, dënohet volejbolli shqiptar

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Luajmë me Kosovën, dënohet volejbolli shqiptar

Ndeshjet miqësore të zhvilluara në Kosovë më datën 2 korrik, për shkak se federata kosovare nuk është bërë akoma anëtare e FIVB?së, janë bërë shkak për pezullimin e skuadrave shqiptare nga veprimtaritë ballkanike të vitit 2008



Më datën 2 korrik 2008, në kryeqytetin kosovar Prishtinë, ekipet përfaqësuese të Shqipërisë në volejboll për femra dhe meshkuj zhvilluan dy ndeshje miqësore. Por pa kaluar dy javë nga kjo pjesëmarrje, dje nga Federata Botërore e Volejbollit Federata Shqiptare e Volejbollit është penalizuar për të mos marrë pjesë në aktivitetet ballkanike të vitit 2008.

Shkaku

Sekretari i FSHV?së, Leonard Tase për këtë problem sqaroi:”Ndeshjet me Kosovën u bënë me dëshirën e mirë dhe për të ndihmuar volejbollin në një shtet që është në formim e sipër. Ishte një ftesë e bërë nga Federata Kosovare, Ministria e Kulturës së Kosovës dhe Ambasada Amerikane që ne e vlerësuam pozitivisht. Dhe vizioni ynë është që kemi vepruar mirë, pasi sporti nuk duhet ngatërruar me situatat dhe pozicionet e preferencat politike. Parë nga ky këndvështrim asgjë nuk është bërë me paramendim apo sensin negativ dhe nuk mendonim se do të paragjykoheshim nga organizmat ndërkombëtare të volejbollit. Sigurisht që Federata Shqiptare e Volejbollit gjithmonë ka zbatuar me rigorozitet të gjitha udhëzimet e Federatës Botërore të Volejbollit(FIVB), Federatës Europiane të Volejbollit(CEV) dhe Federatës Ballkanike të Volejbollit(BVA)”. “Thyerje e kodit të etikës sportive”

Për drejtuesit e FIVB?së zhvillimi i ndeshjeve miqësore në Kosovë nga ana e përfaqësueseve shqiptare është kanalizuar në thyerjen e kodit të etikës sportive, ndaj së cilës merren masa ndëshkimore. Sekretari Tase më tej sqaron, se realisht në rregulloret e FIVB?së përcaktohet që asnjë federatë volejbolli nuk ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete miqësore e zyrtare me federata të tjera që nuk janë anëtare të Federatës Botërore.

Reagimi

“Ndaj një mase të tillë ndëshkimore ne do të veprojmë me kujdes,? thotë sekretari i FSHV?së,? për t’u dhënë të kuptojnë organizmave ndërkombëtare se ne gjithmonë kemi vepruar sipas rregulloreve të miratuara prej tyre dhe jemi për ruajtjen e raporteve shumë të mira me ta në çdo kohë. Pikërisht për këtë fatk do të vëmë në dijeni MTKRS?në, KOKSH?in, Ministrinë e Jashtme, Ambasadën Amerikane, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Federatën Kosovare të Volejbollit që edhe ata ta ndjekin këtë problem në linjat e tyre”.

Mirëkuptimi

“Ne si federatë na vjen keq që ndodhi kështu dhe kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë volejbollistët, volejbollistet tona e familjet e tyre për pezullimet nga veprimtaritë ballkanike, ndërkohë që ishin marrë të gjitha masat për të qenë në nivele të kënaqshme. Natyrisht për dy aktivitetet ballkanke që do të organizoheshin në qyetet e Korçës dhe të Vlorës duhen falenderuar drejtuesit e klubeve shumësportëshe përkatës, Todi Driza e Tatjana Marash dhe kreyebashkiakët Peleshi e Gjika”.





Deklarata e Federatës Ballkanike të Volejbollit

Federata Ballkanike e Volejbollit deklaron nga pozicioni i pakënaqur që pas vendimit të presidentit të FIVB?së, Ruben Kosta për sanksionet që i janë vënë Federatës Shqiptare të Volejbollit, se skuadrat shqiptare të volejbollit dhe të biçvolejt nuk do të marrin pjesë në veprimtaritë ballkanike të vitit 2008. Përsa i përket dy kampionateve, volejboll për të rinj dhe biçvolej për të rritur që do të organizoheshin në Shqipëri, Federata Ballkanike u kërkon pjestarëve të tjerë të BVA?së t’i marrin ato përsipër nëse kanë dëshirë. Përgjigjet e tyre priten deri në datën 18 korrik 2008.

Të padeklaruara

Pavarësisht se zyrtarisht pjesëmarrjet në Prishtinë më datën 2 korrik, nga ndërkombëtarët u etiketuan si “thyerje e etikës sportive”, e menduar hollë kjo mund të lidhet edhe me diçka tjetër.

Ish?menaxheri pranë FIVB?së deri në vitin 2005, Zhan Pjer Sapje, në këto dy?tre vitet e fundit po tenton të organizojë një shoqatë botërore volejbolli, e cila duket si organizëm paralel i FIVB?së. Pikërisht, Sapje ka qenë i pranishëm në ndeshjet e datës 2 korrik në Prishtinë dhe madje i ka ofruar ndihma me materiale sportive federatës kosovare. Një fakt i tillë nga drejtuesit e FIVB?së është marrë si dëshirë e kosovarëve për të aderuar në shoqatën e Sapjesë, por syrit të ndërkombëtarëve nuk u kanë shpëtuar edhe kontaktet e zakonshme dhe të paqëllimta të drejtuesve tanë me të, ndërkohë që

zëvendëspresident i FIVB?së është serbi Aleksandër Boriçiç.

Aktivitetet Ballkanike për vitin 2008

Volejboll

Kampionati Ballkanik i paratërinjve

Kampionati Ballkanik i të rinjve

Kampionati Ballkanik i paratërejave

Kampionati Ballkanik i të rejave

Biçvolej

Kampionati Ballkanik i të rriturve

Kampionati Ballkanik i të rriturave

Kampionati Ballkanik i U?23















Anullimi

Pezullimi i skuadrave shqiptare nga aktivitetet ballkanike është bërë shkak edhe për anullimin e Kampionati Ballkanik i Biçvoleit për të rritura, që do të zhvillohej në Rumani gjatë ditëve të ardhshme. Kjo pasi është ulur numri i skuadrave pjesmarrëse. Një fakt i tillë bëhet i ditur zyrtarisht nga Federata Ballkanike e Volejbollit e cila vë në dijeni federatat pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Po për Kupën Ballkanike?

Një tjetër aktivitet ballkanik i planifikuar për këtë vit ishte edhe Kupa Ballkanike e volejbollit për klubet, ku për meshkuj do të marri pjesë edhe skuadra Teuta e Durrësit. Në deklaratën e djeshme të Federatës Ballkanike të Volejbollit për skuadrat shqiptare shkruhej se si ato të volejbollit edhe ato të biçvolejt nuk do të marrin pjesë në veprimtaritë e vitit 2008. Megjithatë ndoshta për Kupën...
 
me te ardhe keq valla se oshte shume keq per federaten shqiptare qe nuk munet me marre pjese ne garat nderkombetare
 
hajde antishqiptarizem hajde gjithmon kunder nesh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top