“Lolita” jep dorëheqjen

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pas sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë, اili rikthehet si fotomodele, pasi 12 muajt e vitit të ardhshëm do të kenë imazhin e saj

Ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë, një dhunti e lindur kjo e “lolitës” së skenës shqiptare. Por kësaj radhe, për çudinë të gjithëve, është mërzitur me joshjen dhe sharmin që i ka falur nëna natyrë. Ajo nuk do të jetë më “lolita” e askujt. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga kampi i këngëtares. Edhe pse 2008-ta ka qenë një vit vërtet i mbarë për të, jo vetëm në muzikë, por edhe përtej skenave e koncerteve ku ka marrë pjesë, mesa duket historia e saj e dashurisë ka pësuar “krisjen” e madhe. اiljeta ka vendosur të mos jetë më “lolitë”, për të ndryshuar kryekëput jetën e saj. Pas “Dorëheqjes” dhe “Puçi, puçi”, “sexy-girl” është vënë në kërkim të një dashurie që e meriton femrën fatale të kohëve moderne. Mos u trembni nga sa shkruhet më lart, sepse në realitet ajo po e shijon me të gjitha mundësitë historinë e dashurisë. Madje romanca e këngëtares alla-“Romeo dhe اiljeta” është në kulmin e vet, duke qenë se sapo kanë kremtuar përvjetorin e tretë. Gjithë faji është i Rozi Radit, e cila ka shkruar tekstin e këngës më të fundit të realizuar nga Xhilaga me titull “lolita”. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë këngëtarja në një prononcim për “Korrierin”. “Sapo kam përfunduar këngën e radhës me titull “lolita”, që është një bashkëpunim me Adrian Hilën dhe tekst të Rozana Radit. Fabula e këngës bën fjalë për një vajzë që ka kontribuar shumë në dashuri dhe është zhgënjyer. Kështu, unë i them djalit që nuk jam më “lolita” e tij e se çdo gjë ka marrë fund. Një realizim që i përshtatet stilit tim dhe që shpresoj të vlerësohet”, vijon më tej اili. Si gjithmonë seksi, por këtë herë më ekstravagante dhe në stilin e Brigitte Bardot, bukuroshja më e kërkuar e ekranit ka luajtur rolin që deri diku e përfaqëson vetë atë, duke qenë një lozonjare e lindur. Edhe pse nuk ka ende një videoklip, kënga ka filluar të dëgjohet pa pushim në “You Tube”. Por përveç kësaj, vajza joshëse e skenës ka një tjetër plan, edhe më të rëndësishëm se ky i pari. Ajo do të jetë imazhi i kalendarit të vitit 2009, për të gjithë muajt, çka vërteton edhe njëherë se efekti “اiljetë” është ende një imazh që shet. Dhe bukuroshja seksi e di mirë këtë. Përveç koncerteve dhe ftesave për të kënduar në bregdetin e Shqipërisë, por jo vetëm, ajo përgatit sfidën e radhës si modele. Me pak fjalë, një “sexy-girl” që ndryshe nga sa thuhet lart e poshtë, po jeton periudhën më të artë të jetës së saj. Aq me tepër që tani synimet e saj rrahin në një tjetër vend. ثshtë albumi i paralajmëruar prej shumë muajsh, që pret të promovohet nga fundi i vitit. Më shumë se dhjetë kompozime të reja dhe disa videoklipe që ditët e fundit kanë zënë pjesën më të madhe të kohës së lirë të saj gjenden aty. Një synim mbase pak i guximshëm, por që i vjen fort për shtat një vajze ambicioze si اiljeta, e cila gjer tani i ka mbajtur premtimet që ka dhënë. Qoftë edhe duke thyer shumë tabu apo skepticizëm, të cilit nuk i shpëtoi kur këndoi për herë të parë. Shembulli më i fundit është dueti me Ingridin ,“Puçi, puci”, që shfaqet tërë kohës në stacionet televizive.
 
Last edited by a moderator:
mire ben....e jep doreheqjen dhe e terheq prape kjo....:haha::haha:
 
Me trembe mi shejtane, mendova mos na iku lolita jone :p
 
Modele Ciljeta :eek:hh:
Me gjithe ate gjoks ku shkon moj vajze :eek:hh:
 
Edhe une Nostra.Prite zot thashe,do ngelim pa Lolin.
 
Edhe ky duhet te jete nje lajm kulturor:eek:hh::eek:hh:
 
Sa keq :( ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top