Lista e LSI-së për Tiranën u besohet të rinjve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lista e LSI-së për Tiranën u besohet të rinjve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Listën e të besuarve si kandidatë për deputetë të LSI për qarkun më të madh në vend, Ilir Meta ka zgjedhur ta publikojë vetë në daljen e tij të fundit përpara mediave si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Pas përgatitjeve dhe listave të kandidatëve dhe pas mbledhjes së Kryesisë kam kënaqësinë të publikoj përpara jush listën e kandidatëve për deputet për Qarkun e Tiranës që kryesohet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Fleida Kërpaçi, Indrit Brahimllari, Luan Rama, Kledi Pojana, Ardit اela, Eriona Xhixho, Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Ralf Gjoni, Rea Kotani, Adela Karapici, Petrit Vargu”, deklaroi Meta.

Ajo çka bie në sy në këtë listë të parë të LSI është prania e të rinjve të LSI, të cilëve Ilir Meta u ka besuar një peshë të rëndë në lista, por Ilir Meta konfirmoi se ministrat dhe deputetët aktualë të LSI do të kryesojnë qarqet në mbarë vendin.

Por ndryshe nga sa pritej, edhe pse ishte bërë pjesë e listës në Qarkun e Tiranës, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka refuzuar publikisht kandidimin me arsyetimin se do të vazhdojë t’i jetë mirënjohës LSI, por jo si deputet pasi politika sipas tij bëhet edhe si qytetar i lirë, vendim ky që është komentuar edhe nga kryetari Meta.

“Manjani ka qenë në listë. Nuk ka pranuar të jetë në listë. ثshtë i respektuar në zgjedhjen e tij. Listat i bëjnë forumet e LSI, unë vazhdoj të jem kryetar i LSI-së deri në mbrëmje. Secili mund të paraqesë shqetësimin e tij. Të rinjtë janë të parët me LSI”, tha Meta.

Në këtë listë me 36 kandidatura për Qarkun e Tiranës Ilir Meta theksoi se LSI ka synuar të përfshijë të rinjtë e LRI dhe të respektojë kuotat gjinore. Në këtë dalje të fundit nga selia e partisë që drejtoi për 13 vjet, Meta tha se të mërkurën Petrit Vasili do të emërohet zyrtarisht pasardhësi i tij në krye të LSI.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top