Liga e Kampioneve, sfidat e sotme

cent

...Lontano
2cy2qad.jpg
Celsit të Di Mateos i duhet të zhvillojë një paraqitje perfekte mbrëmjen e sotme që të arrijë të fitojë përballë Shaktarit. Kampionët në fuqi të kësaj veprimtarie kanë një fitore, një humbje dhe një barazim pas tre ndeshjeve të para dhe përballjen e dy javëve më parë e fitoi Shaktari 2-1.

Gjithsesi trajneri italian i Celsit është i bindur se me dy ndeshjet e mbetura në grup që do të luajë në fushën e tij, në Stamford Bridge, do të arrijë të sigurojë kualifikimin për më tej. Nga ana tjetër ukrainasit e drejtuar nga Mircea Lucesku, me një tjetër fitore e shohin veten të kualifikuar për në fazën tjetër.

Një emër i madh futbollit italian dhe europian rrezikon shumë kualifikimin e mëtejshëm. Juventusi nuk mund t'i lejojë vetes asnjë barazim në mbrëmjen e sotme përball danezëve të Nordsjelandit. Ende kampionët e Italisë nuk kanë provuar shijen e fitores në Champions pavarësisht dominimit në Serinë A. Shumë e rëndësishme për skuadrën e Kontes është edhe rezultati i ndeshjes së Celsit me Shaktarin.

Ndërkohë Barcelona po përgatitet për ndeshjen e radhës përballë Sëlltikut në Sëlltik Park, një ndeshje që në rast fitoreje për spanjollët i kualifikon gjithashtu për në fazën tjetër. Katalanasit kanë 9 pikë pas tre ndeshjeve dhe tre pikë të tjera i japin sigurinë e kalimit të grupit G, që ata kryesojnë. Stadiumi i Sëlltikut njihet për entuzjazmin e madh të tifozerisë vendase, e cila sot në mbrëmje do të ketë një motiv më shumë për të festuar, atë të 125-vjetorit të themelimit të klubit.

Dy javë më parë Barcelona në Kamp Nou arriti të fitojë ndeshjen përballë skocezëve pas disavantazhint 0-1, duke përmbysur në fund gjithçka në 2-1.

Bajerni i Mynihut do të presë mbrëmjen e sotme Lilën në Alianz Arena. Një fitore për bavarezët do të jetë një hap përpara drejt kualifikimit, ndërkohë që në Bundesligë ata po kalojnë një formë shumë të mirë duke fituar 9 nga 10 ndeshjet e luajtura. Dy javë më parë Bajerni arriti të fitojë minimalisht përballë francezëve të Lilës dhe iu bashkua Valencias dhe Bate Borsisovit me 6 pikë pas tre ndeshjeve të luajtura, ndërkohë që Lila i ka humbur të treja. /Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top