Lidhja Serjoze!

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Mendon se je ne nje moshe kur vertet duhet menduar per nje lidhje serioze?

Nuk eshte pune moshe, eshte pune ndjenje. Njeriut i duhet te kete dike ku mund te mbeshtetet, ta doje, thjesht te ndihet i mbushur shpriterisht.

Kur eshte "mosha ideale " per nje lidhje serioze? Mund te veme nje limit moshe apo thjesht kur te takosh njeriun e duhur?
Diskutim te mbare
 
Last edited by a moderator:
aspak,jam akoma ne adoleshence,,,as e coj lidhjen serioze neper mend!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lidhja Serjoze!

Mosha ideale per lidhje serioze nuk ka
E kam thene dhe ne nje teme tjeter qe kam nje nga shoqet e mia e ka takuar te dashurin e saj ne klase te 9 gjimnaz e tani mbas 5 vj bashk po behen gati per dasem...
Nuk eshte puna se je adoleshente apo jo....eshte puna se sa e pjekur je dhe sa e maturizuar per te kuptuar jeten e veshtirsite e saj...
Aq kohe sa je e maturizuar sbesoj te hash aq leht ter genjeshtrat qe te shesin meshkujt kur te shofin te vogel dhe te paditur...
Pastaj si dihet kur e gjen dashurine...
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

pse per ju adoleshentet a vetem avendtura duhet ???? ska asgje serioze vetem kenaqesi? :p
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

kam kohe per seriozitet
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Pse ka dhe lidhje karagjoze, por edhe aventura ne vetvete shume serioze me duket mua...
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Asgje nuk lind serioze thjesht ndodh te perfundoje e tille:)
Me sqaroni dicka; pse e quani nje lidhje te paperfunduar aventure?
 
Cfare quani lidhje serioze ju? Unazen? :qenis:

Per mendimin tim nuk ka lidhje qe nisen me piksynim "do e kem ate vetem per sot" dhe as nuk ka lidhje qe e shikon nje njeri edhe thua "do e marr seriozisht me te, dhe do perfundojme bashke". Apo serioze per ju do te thote qe nuk tradheton?

Per mendimin tim nuk ka as lidhje serioze dhe as lidhje aventure. Eshte dicka qe shikohet dhe vendoset kur dy persona lidhen ne fillim. Nqs e shikon qe nuk eshte ajo lidhje qe do, atehere del, nese shikon nje te ardhme vazhdon. Eshte nje kuptim midis te dyve.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Lidhja Serjoze!

koha mund te jete ne cdo kohe dhe mund te mos jete ne asnjehere sepse nuk je ti qe e vendos dhe i thua vetes .tani do i marre gjerat seriozoshte,por harron se ti ke vetem 50% keshtu qe ne cdo lidhje gjysma tjeter mund te jete karagjoze
lerjani kohes me mire cdo gje vjen natyrale dhe eshte gjeja me e bukure
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Sikurse Toka që ka stinët e vitit, poashtu edhe njeriu i ka ato.
Nëse në pranverë nuk i kryen disa punë, në dimër është shumë
vonë!

Për çdo gjë ka kohë, por jo edhe pa kufij!
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Sikurse Toka që ka stinët e vitit, poashtu edhe njeriu i ka ato.
Nëse në pranverë nuk i kryen disa punë, në dimër është shumë
vonë!

Për çdo gjë ka kohë, por jo edhe pa kufij!

Ketu me duket ke folur per gjinkallen lol

Aventure zhgenjyyy une quaj nje lidhje me koificent te larte rrezikshmerie :D
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Nuk ka nje moshe te caktuar, thjeshte nuk duhet te nxitohemi.
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Ketu me duket ke folur per gjinkallen lol

Aventure zhgenjyyy une quaj nje lidhje me koificent te larte rrezikshmerie :D


Me siguri sipas teje duhet pritur kur ti mbushum 80-at e atëherë
të krijojmë një lidhje! Nuk jam duke folur për aventura o Nostra,
po për lidhjen serioze, e ti pse i merr krejt si aventurë, është
problem i yt! Kuptoi gjërat pak para se të dhëshë një përgjigje
as në krye a as në bisht!

Po më vie keq që qenke aq i cekët!
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

kur t'dashunoheh me D t'modhe ateher duhet folun per lidhje serjoze..
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

DASHURIA NUK NJEH MOSHE.Asnjehere nje person nuk thote qe tani do kem nje lidhje serjoze.Dashuria e vertete vetem njehere ne jete te vjen dhe qe ketu fillon lidhja serjoze.
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

DASHURIA NUK NJEH MOSHE.Asnjehere nje person nuk thote qe tani do kem nje lidhje serjoze.Dashuria e vertete vetem njehere ne jete te vjen dhe qe ketu fillon lidhja serjoze.


Ashtu është. Edhe i moshuari ndjen dashuri. Ka edhe shumë raste
që njerëzit në moshë e kanë gjetur njëri tjetrin. Mirëpo, këtu duhet pasur
parasysh se me sa njeriu kënaqet apo e gjen lumturinë jetësore!?
Nëse, psh. nga kjo lidhje ti planifikon të kesh familje, të arrish që fëmijtë
t'i shkollosh, t'i martosh bile edhe që të shohësh nipat e mbesat e tua,
atëherë nuk duhet pritur shumë deri sa të thot njeriu tash është koha,
sepse shumë mirë e dijmë se për t'i arrijtur disa qëllime, jemi të
kufizuar nga natyra. E për këto, koha është posa të arrijmë moshën
e pjekurisë! Nëse, njeriu nuk i ka këto qëllime në jetë, atëherë njeriu
mundet tërë jetën me u endur i vetëm duke mos dijtur se çfarë
dëshiron nga jeta. Kuptohet, nganjëherë edhe në jetë na imponohet
që deshtëm-s'deshtëm të presim pak më gjatë, pa vullnetin tonë edhepse
dëshira për të krijuar një lidhje është prezente.
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Uk mendoj se lidhjet serioze kane nje moshe te caktuar.....lidhje serioze eshte kur ndihesh mire me 1 person,e kupton se ke gjet ate c'ka te mungonte,dhe e do me shume se cdo gje....ne varesi te veprimeve qe ti ben/ose te partnerit e kupton nese ajo lidhje eshte serioze apo jo.....shume lidhje serioze kane xfunduar x 1 shkak apo 1tjeter(por kjo uk do te thote se ato kane qene aventura)!!!!!!
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Une lidhje serioze mund te konsideroj dhe nje lidhje qe zgjat pak..Nuk konsideroj lidhje serioze vetem ato qe nisin per te perfunduar bashke.
Sdq une kam dale ne konkluzion se personalisht nuk jam per asnje lloj lidhjeje,as ato seriozet,as aventura e as ato te rastit.
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

ketu me duket ke folur per gjinkallen lol

aventure zhgenjyyy une quaj nje lidhje me koificent te larte rrezikshmerie :D

Koificenti i larte te le dhe pa gje :p
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Siç e kam then edhe te tjeret varet nese gjen pertneren e duhur, pasi e ke gjetur mund te lidhesh seriozisht.
Problemi eshte ta gjesh nje serioze !!!
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

lidhja serioze ,ka disa kufi kur je i vertet i bindur per ate c'ka bene,por mendoje se nuk ka moshe te caktuar
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Per mendimin tim , lidhje serioze per nje lidhje serioze nuk ka rendsi shum mosha normal mos tjet kejt fmi por ne nje mosh nga 16-17 e perpjet qe mendon metvertet qe eshte i pjekur per at gje , sepse ka edhe n'mosh 25-30 vjet po me mend eshte ende femi ende i pa pjekur , dhe pas ksaj nese don te lidhesh me nje person per lidhje serioze duhet jo vetem ta duaj nje person dhe te thot qe pa te smundem , por duhet te shiqohen shum gjona , nese i pershtatet aj person , nese mendon qe eshte personi i duhur , dhe mendoj nese je me nje person i/e lidhur , dhe thua qe eshte aj personi qe deshiron te kesh lidhje serioze mendoj qe njeher 1 apo deri 2 vite te mos flas per lidhje serioze me te sepse per 1 apo 2 vite sipas mendimit tim mundesh ta kuptosh se a eshte personi i duhur :D
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Lidhja serioze nuk kërkohet por krijohet.
Nese puqen karakteret ene kuptohen me njëri tjetrin vazhdohet ecet përpara dhe kur të dy janë të një mendje se ndihen shumë mirë bashkë dhe duan të vazhdojnë të ndihen në atë mënyrë, atëherë krijohet dhe lidhja serioze.
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

po fakt qe dashuria nuk njeh moshen.....un jam duke menduar per lidhje serioze por me duhet vetem pak koh sa ta kuptoj mir njerin te cilin e kam ne rrug....me kuptoni?
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

vallaj se kam menduar asnjehre te lidhem seriozisht me mish e me shpirt vetem me nje person dhe te rri vetem me ate ...nuk besoj se ndjenjat zgjasin aq shume dhe me te njetjin intesitet si ne fillim keshtu qe me mire shof e bej si te me dalin rastet duke shfrytezuar momentin ..madje sve as limit moshe per kte pune ,,,fundja njerzit zakonisht bejne ate qe duhet bere dhe jo ate qe duan ,,kurse une bej ate qe dua dhe jo ate qe duhet bere ose ate qe kemi mesuar ose ate qe bejne te tjeret ,dmth qe per mua sdo kete asnjehre njeri te duhur pergjithmone por vec per disa momente te jetes sepse cdo gje nqs eshte e bukur me ndjenje mbaron shpejt dhe asgje ne nje lidhje nuk mund te quhet serioze perderisa ndjenjat nuk jane me plan
 
Pe: Lidhja Serjoze!

Mendoj qe faktori moshe luan nje rol te rendesishem ne nje lidhje.
Nje lidhje serioze se shof dote tek nje mashkull 24-25 vjecar,,as tek nje femer 18 me 21 vjec,,
Pra duhet te kaloj te pakten 27 e siper mashkulli rreth te 25 femra.
Njeriu ka novoj te piqet nga ana e karakterit,ideve,pergjegjsive,,te kaloj eksperienca..te mos ndjehet i detyruar etje tj...
Personalishte do me vinte keq ne kuptimin e mire te fjales,te shifja nje 18 vjecare dhe nje 22 vjecar te martuar dhe me nje male me probleme mbi supe ,sic ehste pergjegjsia e nje familje,. ,etje tj..
Prandaj dhe divorcet me te shumta jane ne rastet kur lidhja eshte krijuar ne moshe te re.
Mendoj qe msoha ideale per meshkujt eshte 30_32/per femrat..25_28..
 
Titulli: Lidhja Serjoze!

Nis si loj, vazhdon si aventur, dhe perfundon seriozisht...

Asnje her smund te nisesh me nje ide te sakt dhe te qaret pasi asnje her si dihet se c'te del para ndaj dhe nuk mund te pecaktosh nje mosh te sakt ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top