Presidentët Amerikan

METi

-=EdoLorEli=-
Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.

David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 Mars 1849 dhe mbrëmjes së 5 Marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të Dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.

Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.

Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"

Deri në moshën 51 vjeqare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekërr.

Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij student edhe si "Prapanica e Hekurt"

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Disa orë para se të qëllohej për vdekje John F. Kennedy, i kishte thënë një miku të tij, Ken O'Donell, "Nëse dikush dëshiron të më qëllojë më snajper nga dritarja, askush nuk mund ta ndalë, pra pse të brengosem unë?!" Kur vdiq Lincolni, presidenti Andreë e mori vendin e tij. Kur vdiq Kennedi, Presidenti Lyndon Johnson e morri vendin e tij,

Presidenti i ditëve të sotme të SHBA-ve është i rrethuar nga Shërbime sekrete të agjentëve, reporterëve dhe fotografëve kudo që të shkon ai. Në Shtëpinë e Bardhë ka ekipe të shumta sigurimi e të tjerë. Në kohën e Abraham Lincolnit, ishte ndryshe. Nuk kishte të punësuar agjentë sekret, çdo gazetar, i papunë, njeri me probleme mund të shkonte në shtëpinë e bardhë dhe të bisedonte me presidentin. Abraham Lincoln ka pasur disa bagëti dhija, të cilat kanë kullotur në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe herë pas here edhe janë futur mbrenda.


Përktheu nga Gjuha Angleze për ForumiVirtual:
METi​
 
Interesant ! :D
 
Kjo eshte lista e presidenteve amerikan:


01 Washington, George (1789-1797)
02 Adams, John (1797-1801)
03 Jefferson, Thomas (1801-1809)
04 Madison, James (1809-1817)
05 Monroe, James (1817-1825)
06 Adams, John Quincy (1825-1829)
07 Jackson, Andrew (1829-1837)
08 Van Buren, Martin (1837-1841)
09 Harrison, William Henry (1841)
10 Tyler, John (1841-1845)
11 Polk, James Knox (1845-1849)
12 Taylor, Zachary (1849-1850)
13 Fillmore, Millard (1850-1853)
14 Pierce, Franklin (1853-1857)
15 Buchanan, James (1857-1861)
16 Lincoln, Abraham (1861-1865)
17 Johnson, Andrew (1865-1869)
18 Grant, Ulysses S. (1869-1877)
19 Hayes, Rutherford Birchard (1877-1881)
20 Garfield, James Abram (1881)
21 Arthur, Chester Alan (1881-1885)
22 Cleveland, Grover (1885-1889)
23 Harrison, Benjamin (1889-1893)
24 Cleveland, Grover (1893-1897)
25 McKinley, William (1897-1901)
26 Roosevelt, Theodore (1901-1909)
27 Taft, William Howard (1909-1913)
28 Wilson, Woodrow (1913-1921)
29 Harding, Warren Gamaliel (1921-1923)
30 Coolidge, Calvin (1923-1929)
31 Hoover, Herbert Clark (1929-1933)
32 Roosevelt, Franklin Delano (1933-1945)
33 Truman, Harry (1945-1953)
34 Eisenhower, Dwight David (1953-1961)
35 Kennedy, John Fitzgerald (1961-1963)
36 Johnson, Lyndon Baines (1963-1969)
37 Nixon, Richard Milhous (1969-1974)
38 Ford, Gerald Rudolph (1974-1977)
39 Carter, James Earl Jr. (1977-1981
40 Reagan, Ronald Wilson (1981-1989)
41 Bush, George Herbert Walker (1989-1993)
42 Clinton, William Jefferson (1993-2001)
43 Bush, George Walker (2001-present)

*Marre nga faqja zyrtare e Shtepise se Bardhe.

Welcome to the White House

Po me habit lista jote, dhe verete po me ben te dyshoj vertetesine e tij. Megjithate tek kuriozitete eshte kjo teme.
 
Ketu ishin ca te dhena tjera rreth presidentit te pare te Usa.

Strange Facts Art’s Strange World

Me fal po nuk po e kam shume te qarte se ku e keni fjalen.

Une kam patur mundesine te keme klasa historie per Ameriken dhe si kisha degjuar ndonjehere te dhena te tilla. Gjithsesi, interneti ka hapesire te madhe dhe autoret nuk kane nevoje per licensa. Mjafton te dish ta perdoresh kompjuterin dhe je i lire per ti dhene cdo ngjyre realitetit.
 
Kjo eshte lista e presidenteve amerikan:


01 Washington, George (1789-1797)
02 Adams, John (1797-1801)
03 Jefferson, Thomas (1801-1809)
04 Madison, James (1809-1817)
05 Monroe, James (1817-1825)
06 Adams, John Quincy (1825-1829)
07 Jackson, Andrew (1829-1837)
08 Van Buren, Martin (1837-1841)
09 Harrison, William Henry (1841)
10 Tyler, John (1841-1845)
11 Polk, James Knox (1845-1849)
12 Taylor, Zachary (1849-1850)
13 Fillmore, Millard (1850-1853)
14 Pierce, Franklin (1853-1857)
15 Buchanan, James (1857-1861)
16 Lincoln, Abraham (1861-1865)
17 Johnson, Andrew (1865-1869)
18 Grant, Ulysses S. (1869-1877)
19 Hayes, Rutherford Birchard (1877-1881)
20 Garfield, James Abram (1881)
21 Arthur, Chester Alan (1881-1885)
22 Cleveland, Grover (1885-1889)
23 Harrison, Benjamin (1889-1893)
24 Cleveland, Grover (1893-1897)
25 McKinley, William (1897-1901)
26 Roosevelt, Theodore (1901-1909)
27 Taft, William Howard (1909-1913)
28 Wilson, Woodrow (1913-1921)
29 Harding, Warren Gamaliel (1921-1923)
30 Coolidge, Calvin (1923-1929)
31 Hoover, Herbert Clark (1929-1933)
32 Roosevelt, Franklin Delano (1933-1945)
33 Truman, Harry (1945-1953)
34 Eisenhower, Dwight David (1953-1961)
35 Kennedy, John Fitzgerald (1961-1963)
36 Johnson, Lyndon Baines (1963-1969)
37 Nixon, Richard Milhous (1969-1974)
38 Ford, Gerald Rudolph (1974-1977)
39 Carter, James Earl Jr. (1977-1981
40 Reagan, Ronald Wilson (1981-1989)
41 Bush, George Herbert Walker (1989-1993)
42 Clinton, William Jefferson (1993-2001)
43 Bush, George Walker (2001-present)

*Marre nga faqja zyrtare e Shtepise se Bardhe.

Welcome to the White House

Po me habit lista jote, dhe verete po me ben te dyshoj vertetesine e tij. Megjithate tek kuriozitete eshte kjo teme.

alfonc po deshe hulumto dhe vërtetoje, edhe tek kurioziteti shkruan që George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli dhe në listën tënde mungonin vetëm ata që ishin para tij, të tjerët i ke në listë.

Kurioziteti nuk është shpikje janë gjëra të vërteta që u kanë ndodhur në këtë rast presidentëve të SHBA-ve.
 
alfonc po deshe hulumto dhe vërtetoje, edhe tek kurioziteti shkruan që George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli dhe në listën tënde mungonin vetëm ata që ishin para tij, të tjerët i ke në listë.

Kurioziteti nuk është shpikje janë gjëra të vërteta që u kanë ndodhur në këtë rast presidentëve të SHBA-ve.

me fal a ke mundesi burimin e informacionit qe keni perkthyer?

Flm per mirekuptimin!
 
Ja John Hanson që mungon në listën tënde, dhe që njihet si presidenti i parë Amerikan:

John Hanson (myths - Wikipedia, the free encyclopedia)

Me lejoni nje keshille shoqerore.

wikipedia.org eshte faqe e hapur ku informacioni merr nuancat e opinjonint dhe nuk do ta kisha sugjeruar si nje baze informacioni te besueshme. Eshte thjeshte sikur ne si anetare te hyme ketu dhe te shkruajme per ceshjte, artikuj dhe gjera te tilla duke i perputhur ato me opinjonet tona, me interesat tona pervecse ai eshte nje komunitet shume here me i madh.

Te jap nje shembull, ne shkolla ketu nese beni ndonje leter apo analizim dhe si burim e perdorni kete faqe merrni kategorikisht 0.

Gjithsesi...
 

Nuk e di, une e citova edhe me siper qe kam pasur klasa te historise amerikane dhe sme ka ndodhur te degjoj apo lexoj info te tilla. Nje gje te siguroj, po t'ia thuash nje amerikani nje te tille do te kishte qeshur me te madhe. Thjeshte nuk eshte e njohur nga askush dicka e tille.

Xhorxh Washington ishte gjeneral i ushtirse amerikane ne lufte kunder Anglezeve qe kishin krijuar kolonite e tyre ne kontinentin e sapozbuluar. ne ate kohe nuk ishin krijuar institucionet zyrtare, kishin filluar te beni disa dokumenta por ne kohen qe ai u zgjedh president nuk ishte krijuar Kongresi akoma.

Info e pabaze ne historine zyrtare te SHBA-se.
 
Nuk e di, une e citova edhe me siper qe kam pasur klasa te historise amerikane dhe sme ka ndodhur te degjoj apo lexoj info te tilla. Nje gje te siguroj, po t'ia thuash nje amerikani nje te tille do te kishte qeshur me te madhe. Thjeshte nuk eshte e njohur nga askush dicka e tille.

Xhorxh Washington ishte gjeneral i ushtirse amerikane ne lufte kunder Anglezeve qe kishin krijuar kolonite e tyre ne kontinentin e sapozbuluar. ne ate kohe nuk ishin krijuar institucionet zyrtare, kishin filluar te beni disa dokumenta por ne kohen qe ai u zgjedh president nuk ishte krijuar Kongresi akoma.

Info e pabaze ne historine zyrtare te SHBA-se.

Mos u be aq i sigurt kurre. Never say never ! Une personalisht kam pyetur ish-koleget e mi te punes amerikan (Police & Kfor ) per kete, dhe shume nga ata kishin bindjen se Xh.Washington nuk ka qene presidenti i pare i USA. :)
 
Nuk e di, une e citova edhe me siper qe kam pasur klasa te historise amerikane dhe sme ka ndodhur te degjoj apo lexoj info te tilla. Nje gje te siguroj, po t'ia thuash nje amerikani nje te tille do te kishte qeshur me te madhe. Thjeshte nuk eshte e njohur nga askush dicka e tille.

Xhorxh Washington ishte gjeneral i ushtirse amerikane ne lufte kunder Anglezeve qe kishin krijuar kolonite e tyre ne kontinentin e sapozbuluar. ne ate kohe nuk ishin krijuar institucionet zyrtare, kishin filluar te beni disa dokumenta por ne kohen qe ai u zgjedh president nuk ishte krijuar Kongresi akoma.

Info e pabaze ne historine zyrtare te SHBA-se.

Search Google qka me t'thon tjetër, këtë artikull e lexova jo vetëm aty por edhe në shumë web-faqe tjera. Pastaj nuk do të quditesha po të qeshnin amerikanët, unë kam qeshur më shumë kur e kam shikuar këtë video LOL.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=fJuNgBkloFE]YouTube - Americans are NOT stupid - WITH SUBTITLES[/ame]
 
hahahahahahahahahahaha o mett qka kam kesh me qita njerz hahahahaLOLLOLLOL
 
Kane ndonje lidhje me temen kjo video apo te ve dhe une nje ?????
 
Search Google qka me t'thon tjetër, këtë artikull e lexova jo vetëm aty por edhe në shumë web-faqe tjera. Pastaj nuk do të quditesha po të qeshnin amerikanët, unë kam qeshur më shumë kur e kam shikuar këtë video LOL.

YouTube - Americans are NOT stupid - WITH SUBTITLES

shume e bukur kjo... do me hyje ne pune, por ceshte e verteta duhet te jesh i bindur se vertete amerikanet jane injorante ne gjeografi pasi nuk kane paptur interes per ta njohur bote dhe jane shume te perqendruar tek vetevetja.

Gjithsesi, kjo ishte nje pjese jo intelektualesh, pate shume shembuj ku ishin te pastrehet qe jepshin pergjigjet.

Ska pyll pa derra i thojm nshkoder.
 
vetem ketu qe sdo te kishte patur vend kjo vidjo...
Jo more alfonc se mire eshte te shajme te tjeret por te shikojme dhe shtepine tone si i thone cdeshte te thoshte Meti me kete video ???
 
Jo more alfonc se mire eshte te shajme te tjeret por te shikojme dhe shtepine tone si i thone cdeshte te thoshte Meti me kete video ???

atëherë lexoj të gjitha postimet dhe gjeje përgjigjen, e nëse s'e gjen atëherë lajmrohu këtu!.

P.S--> Dhe nuk shava askënd.
 
atëherë lexoj të gjitha postimet dhe gjeje përgjigjen, e nëse s'e gjen atëherë lajmrohu këtu!.
More une i lexova por pse nga presidentet dolem tek injoranca e njerzve cdo te thuash me kete.....??? Sa per injorance (Mos dije do thosha por parap ) njerzish ja ku e ke

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=pHHJWM3ZiUY]YouTube - hiv pozitiv kosovë[/ame]

nejse neser do fshij te gjitha postimet jashte teme
faleminderit
 
More une i lexova por pse nga presidentet dolem tek injoranca e njerzve cdo te thuash me kete.....??? Sa per injorance (Mos dije do thosha por parap ) njerzish ja ku e ke

YouTube - hiv pozitiv kosovë

nejse neser do fshij te gjitha postimet jashte teme
faleminderit

nëse s'e ke lexuar po t'a rikujtoj, alfonci tha që nëse ju thua amerikaneve që John Hanson ishte presidenti i pare amerikanët do te qeshin me ty, pastaj ju përgjigja me atë video.

Mund t'i fshish te gjitha postet lëre vetëm te parën dhe ato që kane lidhje me temen, mua me habiti këmbngulja e alfoncit ne ate qe Hanson nuk ishte president, sdq vepro sipas rregullave dhe fshij postet që s'kanë lidhje me temën.

FLM
 
Dhe videon me hiv që e ke postuar ka qenë montazhë, ai emision ka qene diku ne vitin 2000-2001, dhe udheheqësit e emisionitu kanë kërkuar falje në menyrë publike "viktimave."
 
Dhe videon me hiv që e ke postuar ka qenë montazhë, ai emision ka qene diku ne vitin 2000-2001, dhe udheheqësit e emisionitu kanë kërkuar falje në menyrë publike "viktimave."

E vertete :)
 
Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Përktheu nga Gjuha Angleze për ForumiVirtual:
METi​

Ok, ka nje keqkuptim. John Hanson ishte president i Kongresit Kontinental, dhe jo i Amerikes! Ti vete e solle dhe linkun ne te cilin thonte qe fakti qe John Hanson ishte presidenti i pare eshte nje trillim (myth - mit, legjende).

George Washington ishte presidenti i pare i Amerikes dhe i ka vdek nona atij muhabeti.:p Ai ishte nje njeri i rralle, lum ky popull cfare njeriu ka patur per udheheqes te pare.
Nuk ka pranuar te marre rroge per punen e presidentit.
Eshte terhequr nga posti pas dy heresh te qenurit kre shteti, sepse besonte se njeriu mund te korruptohet po e mbajti pushtetin per vete per nje kohe te gjate.
Kur ka vdekur, i ka dhene lirine sklleverve te tij, madje atyre qe ishin te vegjel u ka lene para, dhe ne testament thuhej qe duhej te shkolloheshin, pasi e vleresonte shume shkollimin.
Ne shtepine e tij nuk ishte asnjehere vetem, pasi kishte gjithmone vizitore, shpesh te panjohur, te cilet kishin udhetuar gjate dhe kishin nevoje per diku per te kaluar naten.
Per mendimin tim kishte nje shije shume te mire ne zgjedhjen e mobilieve dhe lyerjes se shtepise, pasi ne ate kohe ishte zakon qe kete pune e kishin meshkujt. E vetmja dhome ne te cilen shihen shijet e gruas se tij, Martha, eshte dhoma e tyre e gjumit, e cila te gjitha zbukurimet i kishte te bardha.
 
Meti keto qe ke shkruar jane gjera interesante, koicidenca, sic kane hapur per 11 shtatorin. Nuk e di nese jane fakte te verteta, por e perseris, JANE INTERESANTE (me ka ardhur dhe ne email nje gje e tille... forwarded :p)
 


Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"​

LOL, gjithmone kur me flet dikush per punen e letrave, fletoreve, dokumenteve te mia qe i mbaj gjithnje grumbull, dhe ne dukje lemsh, u them "A je anti-Lincoln?" Besoj se kjo "teknika e mire e organizimit" per te cilen flitet me siper eshte shkruar me sarkazem. Zyra e Lincoln ishte aq rremuje, plot me dokumente qe arrinin deri ne tavan. Ai ishte rremujaxhi, ndersa gruaja e vet e kunderta, dhe ajo inatosej aq shume saqe ka patur raste qe e ka nxjerre nga shtepia duke i rene me fshese nga mbrapa Lincolnin, nje nga presidentet me te medhenj qe Amerika ka patur.


METi said:

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Përktheu nga Gjuha Angleze për ForumiVirtual:
METi​

Shume e vertete, dhe shume rrenqethese. Vdiq ne nje shtepi dhe nje krevat te thjeshte, ashtu sic ishte dhe vete, perballe kinemase ku e qelluan ne Washington DC.
Dy kuriozitete te tjera rreth Lincoln:

Ka (dhe ka patur) thashetheme qe Lincoln kishte zene sifilisin, por nuk eshte e vertete.

Nena i ka vdekur ne vegjeli, dhe babai iu rimartua. Dhe ai, kur pa qe njerka kishte libra tha "qe ne ate moment e dija qe do shkonim mire" ngaqe kishte nje dashuri te madhe per librat.
Udhetonte dy-tre ore me kembe per te marre hua ndonje liber.
Kur levizi ne Springfield, Illinois, mesoi vete per provimin qe japin avokatet (bar exam) dhe e kaloi, gje qe eshte teper e veshtire. I mesoi dhe ligjet e Illinois permendesh.
Kaq me vjen ne mendje tani per tani rreth tij.
 
Kur presidentët e SHBA-së ishin në telashe

Situata të sikletshme, skandale, huqe, apo poshtërime nga më të ndryshmet

"Nuk më pëlqejnë bronkolit". Ishte viti 1990 dhe Presidenti Xhorxh Bush (plaku) pa dashje i tregoi këtë sekret të vogël mbi veten një gazetari. Por, edhe pse në pamje të parë u duk një fjalë e parëndësishme, të nesërmen e asaj dite kultivuesit e Kalifornisë pushtuan Shtëpinë e Bardhë me qindra arka me brokoli. Mirëpo Bush nuk dëshironte ta ulte kokën përballë këtyre perimeve. "ثshtë hera e fundit që flas për bronkolit. Nuk më pëlqejnë që kur nëna ime mi përgatiste për t‘i ngrënë kur isha i vogël. Unë jam Presidenti i SHBA-së dhe nuk do të ha më kurrë brokoli". E në fakt, shumë më keq i vajti puna Ulisis S.Grant. Kur shkroi se i pëlqenin cigaret, i dhuruan rreth 20 mijë të tilla, që në fakt kontribuuan mjaftueshëm për ta sëmurur me kancer në fyt dhe për ta bërë të varur nga kokaina që përdorte për të qetësuar dhimbjet.


Biseda në gjuhën kineze


Në të vërtetë është i vështirë zanati i presidentit, sidomos atij të SHBA-së. Pavarësisht privilegjeve dhe një rroge prej 450 mijë dollarësh në muaj, jeta e njeriut më të fuqishëm të Tokës nuk është aspak e lehtë. I rrethuar në çdo çast nga një mori asistentësh, truprojash dhe fotografësh, çdo veprim apo deklaratë e tij ka një jehonë kombëtare dhe shpesh planetare. Jo më kot, për të ruajtur privatësinë, Presidenti Herbert Huver fliste me gruan në kinezisht, ndërsa bashkëshortët Koldixhe komunikonin me gjuhën e shenjave, perfekte për një President, për të cilin rezervimi ishte shumë i rëndësishëm. "Nëse nuk flet, nuk do të kërkojnë të përsëritësh asgjë", thoshte. Eh, këtë mund ta dijë mirë edhe Riçard Nikson. Regjistrimet komprometuese të bisedave ku kërkonte të fshihte provat e aktiviteteve të tija të paligjshme e që e detyruan - i vetmi mes presidentëve amerikanë -të jepte dorëheqjen. Edhe Bill Klintonit, për pak sa nuk i kushtoi karrierën lidhja e tij me stazhisten Monika Levinski.


Bushi dhe gafat


Në fakt, heshtja do t‘i kishte shmangur shumë presidentë nga situatat e sikletshme. Për shembull, për Xhorxh Bushin, gazetari Jakob Veisberg "krijoi" fjalën bushizmi: "Fjali të Bushit që karakterizohen nga gabime gramatikore, sintaksore dhe mbi të gjitha logjike". Ja disa prej këtyre perlave: "Importet tona po vijnë gjithmonë e më shumë nga Lindja"; "Mandela ka vdekur sepse Sadam Husein i ka vrarë të gjithë Mandelat"; "Mendoj se lufta është një vend i rrezikshëm". Por, nga ana tjetër Bushi ndihet krenar: "Të gjithë janë të aftë të thonë fjali të sakta e të mençura, por gjëra të tilla të projektojnë në një dimension të ri, ku asnjë qenie njerëzore nuk ka guxuar më parë". Edhe në incidentet diplomatike: "Në 7 shtator të vitit 2007, në Samitin e APEC-ut në Australi, Bushi falënderoi Kryeministrin australian që e kishte ftuar në... OPEC", kujton Ferdinando Fasce, docenti i Historisë së Amerikës Latine në Universitetin e Xhenovës. Të qeshurave të publikut Bush iu përgjigj: "Më falni, më ka ftuar në atë të OPEC-ut vitin tjetër". Sa keq që Australia nuk është anëtare e OPEC-ut.


Bëmë baba të të ngjaj


Por, pas nuk ngelet edhe Bush (plaku). Në një vizitë në Canberra, në vitin 1992, bëri shenjën "V" (victory-fitore) për të përshëndetur australianët. Një gjest kaq i vogël shkaktoi një zhurmë të madhe, meqenëse në Australi ai veprim është njëlloj sikur nxjerr gishtin e mesit. Për sa i përket Xherald Ford, i fiksuar nga fotografët teksa pengohej vazhdimisht, ai hyri në histori si Presidenti që "nuk dinte të bënte 2 gjëra njëkohësisht: të ecte dhe të përtypte çamçakëzin". Presidenti, në fakt, është sa i adhuruar, aq edhe i kritikuar pa mëshirë. Duke nisur nga fushata elektorale në vitin 1800, stafi i Tomas Xhefersonit akuzoi rivalin Xhon Adams se kishte një "karakter të urryer hermafrodit, por pa forcën e njeriut dhe as ndjeshmërinë e gruas". Skuadra e Adams iu përgjigj duke e quajtur rivalin: "Biri i një gruaje me gjak të përzier, që mbeti shtatzënë me një mulat të Virxhinias". Zgjedhjet i fitoi Xhefersoni. Jo shumë kohë më vonë iu desh "të paguante" goditjet e fushatës elektorale. "Në mandatin e tij të parë qarkulluan zëra se kishte një lidhje me një nga skllavet e tij, Selli Hemings, me të cilën lindi disa fëmijë që ai nuk i njohu kurrë. Xheferson mohoi gjithçka, por fëmijët e Sellit ishin 11 skllevër që Presidenti i liroi në jetën e tij. Fjalët për fëmijët e Sellit nga lidhja me Xhefersonin vazhduan deri në vitin 1998, kur revista "Nature" konfirmoi prejardhjen e njëjtë të dy familjeve përmes një test ADN-je", tregojnë historianët.


Presidentët e dashur


Por jo të gjithë presidentët përfundojnë në faqet e para për skandale apo gjeste pikante. Bërd, gruaja e Xhonsonit, me shumë humor replikonte me ata që aludonin për tradhtitë e të shoqit: "Lindon i do njerëzit dhe kjo nuk përjashton gjysmën e popullsisë së botës". Tradhtitë bashkëshortore (e famshme ajo me Marlin Monro) nuk kursyen edhe Xheki Kenedin, që preferonte të mos fliste, duke iu dedikuar shtëpisë dhe kopshtit.


Presidenti gei

Mamie Ajzenhauer, e veshur me të kuqe në çdo mbrëmje gala, u bë alkooliste kur mori vesh për lidhjen e bashkëshortit të saj me shoferin Key Sumersi. Por thashetheme të këtij lloji nuk kursyen edhe "shenjtorët". Psikologu C.A. Trip mbështet se Abraham Linkoln ishte homoseksual. Edhe pse i martuar dhe me fëmijë, Linkoln flinte shpesh me ushtarët, madje ishte parë nën shoqërinë e djemve bukuroshë, mes të cilëve dy sekretarët e tij të rinj, Xhon Nikolai dhe Xhon Hei. Edhe Xhejms Bukanan mendohet se ka pasur të njëjtën prirje seksuale. Ai nuk u martua asnjëherë dhe kishte bashkëjetuar për shumë vjet me politikanin Uilliam Rufus King, i cili u cilësua nga stafi i tij si "shpirti binjak".


Pishina dhe ashensorë


Ndoshta për të ëmbëlsuar paksa gjërat e këqija që mund t‘u ndodhin gjatë rrugës së tyre, shumë presidentë janë përkushtuar për ta bërë më të rehatshme Shtëpinë e Bardhë, që mban brenda vetes 132 lokale, 35 banja dhe 8 ashensorë. Në vitin 1933, Franklin Ruzvelt ndërtoi pishinën e parë që i shërbente për të mbajtur trupin në formë. Në vitin 1969, Riçard Nikson e prishi për të ndërtuar një dhomë shtesë për gazetarët. Pastaj më vonë u ndërtua sërish nga Xherald Ford. Edhe Presidenti Xhorxh Bush ka ndërtuar në kopsht një hapësirë për hedhjen e patkonjve të kuajve; Kalvin Kolidxh ndërtoi një kalë mekanik për t‘u stërvitur, ndërsa Trumani një pistë budingu.


Kafshët


Edhe zonjat e para nuk kanë mbetur pas bashkëshortëve të tyre. Përveçse janë kujdesur për rregullimin e Shtëpisë së Bardhë, u kanë kushtuar vëmendje edhe kopshteve, duke krijuar shumë prej tyre. Në vitit 1969, zonja Bërd Xhonson kërkoi të ndërtohej një kopsht për fëmijët. Sot ajo që nisi dikur kjo zonjë është në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë dhe mund të mirëpresë deri në 1000 spektatorë për ngjarje tradicionale. Por kopshtet e Shtëpisë së Bardhë do të kujtohen gjatë edhe për kafshët që kanë jetuar me Presidentët, të famshëm po aq sa padronët. Franklin Ruzvelt e mori me vete Fala-n, qenushen e tij të adhuruar, edhe në një anije angleze në oqeanin Atlantik, kur shkoi për të firmosur aleancën me Uinston اurçillin për Kartën Atlantike në vitin 1941. Ndaj nuk është për t‘u habitur që statuja e Fala-s është vendosur ngjitur me atë të padronit në varrin e tij.


Heidi në limuzinë


Ajzenhaueri e ndëshkoi njëherë Heidin, qenushen e tij të adhuruar, pasi i kishte kryer nevojat personale mbi një tapet të shtrenjtë të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, një natë, kur po ndihej vetëm, e mori me vete në limuzinë dhe vendosi të dalë shëtitje. Nga ana tjetër, Uilson kishte një dele me emrin Ike.


Gjeli i falur

Gjeli Xhak ishte një ndër më të adhuruarit e Tedit, një prej djemve të Abraham Linkolnit. Kur me rastin e ditës së Falënderimeve Xhak ishte duke përfunduar në furrë, padroni kërkoi mëshirë për gjelin, që fatmirësisht shpëtoi nga thika. Ky episod qëndron në origjinë të ceremonisë së përvitshme të "faljes së gjelit të detit", ku Presidenti i jep lejen gjelit që të jetojë i lumtur në ndonjë fermë shpendësh. Teodor Ruzvelt adhuronte arushat prej pelushi. Po ashtu të famshme janë edhe dy shqiponjat me koka të bardha të Xhejms Bukanan: që për nder të tij nga viti 1782 janë simbol i emblemës kombëtare. Në të vërtetë, amerikanët çmenden për kafshët presidenciale. Në Anapolis, "Presidencial Pet Museum" ka më shumë se 50 objekte që tregojnë historinë e tyre.


Net në hotel


Kështu, në të mirë e në të keq, Presidenti ngelet një mit. Për të qenë sa më afër popullit, disa organizojnë ceremoni "Open House", domethënë hapjen e dyerve të Shtëpisë së Bardhë për publikun pas ditës së inaugurimit. Në vitin 1829, disa të ftuar në ceremoni u dehën dhe shkatërruan ndërtesën, duke e detyruar Presidentin e sapozgjedhur ta kalonte natën e parë si President në hotel. Edhe Bushi (plaku) kërkoi që ta festonte këtë ngjarje, duke e hapur për publikun rezidencën e tij. Megjithatë u tregua i kujdesshëm, u ofroi miqve vetëm nga një filxhan me çokollatë të ngrohtë. Eh, kështu është absolutisht e detyrueshme që Barak Obama t‘i dijë mirë të gjitha këto.


Balerinë nga halli


Xhorxh Bush dhe bashkëshortja, Laura, teksa kërcejnë valle afrikane në Shtëpinë e Bardhë, në ditën kundër malaries


Presidenti fluturues


Xhorxh Bush (plaku), teksa hidhet me parashutë me një funksionar të ushtrisë. Një President duhet të duket gjithmonë guximtar


E qeshura e pakëndshme


Ronald Regan, që qesh me të madhe gjatë mbrëmjes gala me Mbretëreshën Elizabet


Gjysh çfarë po bën?

Lindon Xhonson, që "leh" teksa mban në duar qenushen e tij të preferuar, Yukin


Dashnorë të rinj?

Linkoln me sekretarët Xhon Nikolai dhe Xhon Hei. Qarkullojnë zëra se Presidenti ishte homoseksual


Një nga rëniet e famshme të Xherald Fordit pas uljes së avionit në Austri


Japoni

Bush (plaku) volli mbi Kryeministrin Kiichi Miyazawa, ndërsa darka transmetohej direk në një televizion japonez


Fjala e gjelit të detit


Herri Truman mban në dorë gjelin e zgjedhur për "faljen" presidenciale. Ai që ka fatin të zgjidhet, nuk do të theret për festën e Falënderimeve


Arinjtë

Moda e arushave prej pelushi është homazh për Ruzveltin, që kur shkoi për gjah nuk e vrau një këlysh të vogël ariu


Të bashkuar deri në përjetësi



Varri i Ruzveltit, me statujën e qenushes së tij të adhuruar, Fala





Koeficienti i inteligjencës


Në 2007-ën, "Lovenstein Institute" në Skranton lajmëroi se kishte llogaritur koeficientin e inteligjencës së presidentëve amerikanë në këto 60 vitet e fundit. Rezultati? Në krye qëndronte Bill Klintoni me 182, ndërsa në fund Xhorxh Bush, me 91. Por, bëhej fjalë për një shaka: instituti nuk ekziston fare



Vija e flokut


Nuk është shakaja e vetme presidenciale. Në vitin 1999, fizikani Xhon Valter dhe motra e tij sociologe prezantuan "Hair Part Theory", që bazohej në mënyrën e krehjes së flokëve. Kush e ka vizën në të majtë (si Linkolni, Ruzvelti, Trumani, Ajzenhaueri) shkëlqen në kujtesë, logjikë dhe gjuhë. Kush e ka në të djathtë, ka prirje artistike dhe muzikore. Po Klintoni që nuk kishte fare vijë? Doli se kishte personalitet të balancuar


Dylbitë

ثshtë e pavdekshme fotoja teksa Bush kërkon të shohë me dylbitë e mbyllura me tapa

Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top