Libri “50 Hijet ”

Didi

C'est la vie.
fifty-shades.jpg






Libri “50 Hijet e Greit” është i preferuari i të burgosurve në famëkeqin Guantanamo të Kubës. Kongresmeni Jim Moran doli në këtë përfundim pasi vizitoi Kampin 7, vendi me sigurinë më të lartë të burgut.
guantanamo.jpg


Përfaqësuesi i demokratëve të Virxhinias tha se libri i britanikes E. L. James ia kalon në kërkesa edhe Kuranit.

“50 Hijet e Greit është libri më i kërkuar nga të burgosurit. Ata kanë lexuar në anglisht të tre vëllimet”, tha Moran për ‘Huffington Post’.

“50 Hijet e Greit” është një roman erotik i vitit 2011 që tregon marrëdhënien e një studenteje (Anastasia Steele) dhe një biznesmeni të pasur (Christian Grey). Libri fitoi famë falë skenave erotike eksplicite dhe ka shitur 70 milionë kopje në të gjithë botën.




Një tjetër artikull po për të njëjtin libër..

Zjarrëfikësit e Londrës i kanë gjetur tek libri erotik “50 Shades of Gray” shkaqet e shumë zjarreve të rëna brenda mureve të shtëpisë.


Sipas shërbimit të zjarrfikësve të kryeqytetit britanik, telefonatat sinjalizuese janë bërë kryesisht nga persona të bllokuar gjatë lojrave ****uale, në shumë raste me pranga.

Sipas tyre, në tre vitet e fundit janë verifikuar mbi 1300 raste të tilla, numër që përbën një shifër rekord.

“Nuk mund ta them me siguri se është vetëm efekti i librit, por numri i zjarreve është rritur në mënyrë të ndjeshme”, ka deklaruar oficeri Dave Brown.

Zjarrfikësit u kanë bërë një apel qytetarëve të Londrës, duke u kërkuar që të shmangin lojrat ****uale që mund të kthehen në fatkeqësi.

Përveçse dëmet materiale rëndojnë shumë në arkën e shtetit, këto ndërhyrje të zjarrfikësve kanë kushtuar në total 377 mijë stërlina.





/ Top Channel
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top