Lëvizja kozmike në drejtim të kundërt me akrepat e orës

Kresha

A pretty face can never trick me
Të gjitha lëvizjet në univers, që nga galaksitë deri në atom janë lëvizje që kryhen në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës.



Elektroni rrotullohet rreth vetes, si dhe rreth bërthamës së atomit në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës. Qeliza vezë udhëton nëpër Tubin e Fallopit për të gjetur rrugën e saj deri në mitër në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Toka rrotullohet rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Hëna rrotullohet rreth Tokës në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Të gjitha planetet e sistemeve yjore dhe yjet në Galaksinë e Rrugës së Qumështit rrotullohen rreth qendrës së saj në këtë drejtim. Kështu edhe haxhinjtë duke bërë lëvizje rreth Qabes në drejtim të kundërt me akrepat e orës, ata janë në harmoni perfekte me veten e tyre, me botën si dhe me universin në tërësi...

Ky dimension kozmik i Tavafit vihet në dukje edhe nga një hadith autentik i Profetit savs i cili thotë se është edhe një Qabe tjetër në qiell mbi pozitën e Qabes që është në Tokë dhe 70.000 engjëj sillen rreth saj për çdo ditë. Kështu, haxhiu mund te ndjehet se është një pikë në këtë simfoni magjike në të cilën marrin pjesë jo vetëm qeniet njerëzore dhe trupat qiellorë por edhe engjëjt në qiell!....

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top