Leon Tolstoi

braziljania

Anëtar i Nderuar
Leon Tolstoi lindi më 9 gusht 1828 në katundin Jasnaja Poljana pranë Tulës, nga një familje e vjetër Fisnikësh. Sa pat mbushur dy vjet I vdiq nëna. Për edukatën e tij u kujdesua shumë tezja, e cila ishte grua e mësuar. Edhe vëllai I madh, Nikollai tip ëndërronjës, ndikoi mbi edukatën e Leonit. Në shtëpi për edukatën e fëmijëve kishte mësues e kijdestarë të huaj. Veprat e Rusoit e paten magjepsur shumë Leonin.
Po mbi ndërgjgjen e Leonit gjurmë ta pashlyeshme la sidomos ambienti I Jasnaja Poljanës, jeta e shëndoshë fshatare dhe natyra e bukur ruse.
Më 1844 Tolstoi hyri në univesitetin e Kazanit dhe nisi të bënte jetën e crregullt të studentëve aristocratë duke u dhënë pas ballove e dëfrimeve. Po kjo jetë e zbrazët e lodhi; nuk e kënaqën as studimet prandaj i la mësimet përgjysmë dhe u kthye në katundin e tij mevendim të prerë, që të përmirësonte gjendjen fshatare. Po nuk ja doli në krye. Po në atë kohë ai iu përvesh një pune jashtëzakonisht të madhe për të zgjeruar e forcuar kulturën e tij. Më 1851 hyri në ushtri; shërbeu në vende të ndryshme, si në Kaukaz, në ushtrinë e Danubit e sidomos në Krime. Gjatë shërbimit ushtarak ai boti prej 1852-1856 kujtimet e fëmirise në tre romane: “Fëmijria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Këto vepra paten sukses dhe tërhoqën vëretjen e botës letrare mbi këtë officer të ri.
Mësuesi i populllit

Pasi mbaroi lufta e Krimesë ku ai pat marrë pjesë, dha dorëheqjen dhe sgkoi në Peterburg, ku e pritën mire rrethet letrare më progreiste. As këtu nuk qëndroi gjatë: problemi I fshatarisë e mundonte shumë. Hartoi një project për clirimin e fshatarëve dhe iu mbush mendja që tërë aktivitetin e tij t’ja kushtonte arësimit të tyre. Pas një ushëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Zvivër, më 1859 ja filloi punës si mësues I popullit në Jasnaja Poljana. Për t’u sqaruar mbi shumë probleme pedagogjike, që I kishin dale në praktikë, ndërmori një udhëtim të ri jashtë vendit, gjatë të cilit u takua me shumë pedagog. Kur u kthye, u dha edhe më shumë entusiasëm pas veprimtarisë pedagogjike. Mblodhi rreth vehtes mësues të mire, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike. Si pedagog Tolstoi predikonte parimin e educates së lire, duke synuar zgjimin e interesit të nxënësve për punë e studim dhe pa përdorur kurrë detyrim, frikën ndëshkimet. Si metodë për të mësuar ai këshillonte mnetodën e “ Kuvendimet e lira me nxënësit”. Këto ide të reja përparimtare për atë kohë, u perhapsën e u bënë popullore, po ngjallën edhe dyshimet e policisë e të qeveritarëve. Tolstoi u afrua gjithnjë me katundarët dhe u entusiazmua nga aftësitë e talentet e tyre.
 
Më 1862 ai u martua. Jeta e lumtur familjare e qetësoi perkohësisht shpirtin e tij. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquajnë romanet “Lufta dhe paqja“ (1864-1869) dhe “Ana Karenina“ (1873-1877), por u muar edhe me aktivitet pedagogjik e me bujqësi. Kriza morale e tulatur për një kohë, nisi përsëri të ndihet me kërkimet e qëllimeve të jetës. Mohoi krejt klasën e fisnikëve dhe kaloi në pozitat e fshatarësisë patriarkale; kuptimin e jetës së vërtetë e gjeti te mbarë populli, te mbarë njerëzimi, që ndërton jetën me duart e veta e që s’është parazit. Me këtë prizmë ai kritikoi ashprë regjimin shoqëror e politik të Rusisë cariste, kishën, kulturën obortare dhe pronën.
Veqse ai kishte edhe pikëpamje të shtrembta, nuk predikoi luftën kundër këtyre instutucioneve të kalbura. Sunduesve u këshillonte që të hiqnin dorë vullnetarisht nga pronat dhe nga privilegjet, kurse klasave të shtypura u këshillonte të durojn, të ushqejnë dashuri vëllazërore kristiane ndaj padronëve, të mos kundërshtojnë së keqes me forcë. Ai mendonte se zgjidhja e kontradiktave shoqërore dhe përparimi do të bëhej jo me anë të luftës së klasës, jo me anë të revolucionit (të cilat ai si pranonte), por vetëm kur cdo njeri do të përpiqej me gjithë forcat për tu përsosur moralisht. Si mjet themelor për ripërtritjen morale të njerëzve Tolstoi tregonte mësimet e ungjullit. Këto janë parimet kryesore të tolstoizmit, që siq shihet pëtmban ide utopike dhe të dëmshme. Tolstoizmi gjeti dishepuj të zjarrtë kudo në botë. Dishepujt e tij shtoheshin edhe më tepër , sepse gjenin një unitet të plotë midis doktrinës dhe jetës së mësuesit të tyre i cili ashtu si predikonte, ashtu edhe vepronte dhe jetonte. Nën influencën e kësaj filozofie, morale, ai hoqi dorë për një kohë nga letërsia artistike, duke u marrë me vepra mësimore me anë të sëcilave kërkonte ti mësonte popullit moral.

Vitet e fundit

Gjate viteve 1881-1901 Tolstoi jetoi në Moskë ku mësonin fëmijët e tij. I kësaj kohe është romani i tij ”Ringjallja“ (1899). Po nuk harroi Jasnaja Poljanën e kurdoherë morri pjesë në iniciativat mirëbërëse në favor të të mjerëve. Më 1901 u kthye sërish në këtë fshat të dashur ku bënte një jetë sa më të thjeshtë dhe ku merrej gjallërisht me punë bujqësore nga më të rëndomtat. Këtu , Jasnaja Poljana, vinin e vizitonin njerëz të shumtë , admirues të gjenisë së tij: midis tyre ishin artist e shkenctarë të shquar ( ndër ta edhe اehovi, Gorki, Rjepini etj.). Më 1908 pas dështimit të revolucionit të parë rus në lidhje me dënimet me vdekje, të shumta nën regjimin shtypës të kryeministrit reaksionarë Stolipin shkruan artikullin demaskues ”Nuk mund të heshtë !“. Se c’forcë morale kishin fjalët e tija dhe se sa fort i tronditin themelet e autokracisë, shihet te një artikull i një gazete reaksionare: “Dy mbretër ka ndër ne: Nikolla II dhe Leon Tolstoi. Cili nga të dy është më i fortë? Nikolla II nuk mund t’i bëjë asgjë Tolstoit, nuk mund të trondit fronin e tij, kurse nga ana e tjetër Tolstoi tronditë me siguri froni e Nikollait dhe dinastisë së tij“.
Tolstoi ishte bërë shkrimtar universal. Rusia zyrtare s’kishte fuqi t’i bënte ndonjë të keqe. Vetëm kisha e mallkonte vit për vit si heretik e mohues të fesë ortodokse. Më 1908 mbarë bota kulturale nderoi tetëdhjetë vjetorin e tij. Pas kësaj nuk jetoi më gjatë. Ai vuante moralisht sepse në jetën e tij personale nuk kushte realizuar gjer në fund filozofinë e tij. Nuk mund të vazhdonte të jetonte në një shoqëri të priviligjuar, në një familje që gëzonte rehatitë e një kulture oborrtare. Në një shëninm të tij të viti 1907 lexojmë këto fjlalë prekëse “Gjithnjë më shumë e më shumë vuaj, gati fizikisht, duke parë pabarazinë në mes pasurisë dhe teprimive të jetës sonë dhe të varfërisë që na rrethon; unë s’kam fuqi të pakësoj këtë pabarazi. Këtu qëndron karakteri tragjik i jetës sime“.
Më 28 tetor 1910 fshehurazi u largua nga familja e tij, nga Jasnaj Poljana, me qëllim që të vendosej në jug pranë disa fshatarëve të njohur për të jetuar njësoj si ata. Vetëm në këtë mënyrë shpresonte të plotësonte idealin e tij. Por rrugës u ftoh dhe vdiq me 7 nëntor 1910 në stacionin hekurudhor Astapova ( sot Leon Tolstoi). Sipas dëshirës së tij u varros në Jasnaja Polijana. U varros pa ceremoni, pasi arqimandriti i madh i Rusisë e kishte shkishëruar, dhe nuk mund ta varrosnin në varresat e kishës.
 
Jetëshkrimet

* Kur ishte në universitetin e Kazanit nuk rrinte shumë me shokët, me të cilët pothuaj nuk njihej. Rrinte gjithnjë në një nga bankat më të largëta nga profesori. Këtë e bënte se gjatë mësimit lexonte vepra letrare dhe filozofike.


* Kur poezitë në prozë të Turgenievit patën në Rusi sukses të madh, Leon Tolstoi provoi të shkruajë dhe ai në këtë gjini. Për të pasur një gjykim sa më të paanshëm për punët e tij, ia dërgoi materialin me pseudonim një revistë që drejtohej prej një miku të tij. Tolstoi atëherë ishte i famshëm dhe shkrimi i tij si do që të ishte do të botohej, prandaj nuk e përdori emrin e vet. Redaktori e ktheu dorëshkrimin si të pabotueshëm, sepse autori nuk e kishte ende përvojën në artin e të shkruarit.
Tolstoi nuk thuri më kurrë poezi në prozë.


* Tolstoi prekej shumë shpejt. Turgenievi, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh që ishte zemëruar me të, shkoi për ta takuar në Jasnaja Poljana. Gjatë ditëve që ndenji atje foli shumë për veprat e tij dhe i lavdëroi ato.
Pasi u kthye Turgenievi, Tolstoi i shkroi: "Kur dëgjoj për veprat e mia provoj një ndjenjë komplekse, ku elementi kryesor është turpi dhe dyshimi se po më tallin. Megjithëse besoj në mirësinë tuaj më duket se ju keni qeshur me veprat e mia.
Më mirë do të jetë që të mos flasim më këtej e tutje me njeri-tjetrin".


* Tolstoi ishte supersticioz dhe shpesh thoshte se numri 28 kushtëzohej me disa gjëra të jetës së tij. Ai kishte lindur me 28 gusht 1828 dhe ishte martuar në datën 28. Më 1910 i biri i tha një ditë i shkujdesur:
- Ki kujdes baba se këtë vit t'i mbush 82 vjeç dhe numri 82 është 28-ta e përmbysur.
- Ndoshta, - u përgjigj Tolstoi, - bëre mirë që ma the. Ai vdiq atë vit.


* Një ditë kur po shëtiste me kalë me të birin humbi rrugën në mes të pyllit.
- E di se ku jemi këtu? - e pyeti djalin.
I biri i tha se Jasnaja ishte përpara tyre. Dhe Tolstoi donte të kthehej në shtëpi, duke ndjekur atë drejtim.
- ثshtë e pamundur, - i tha i biri, - nga kjo anë ka shumë ferra që do të na i çjerrin duart.
Tolstoi nuk deshi të kthehej mbrapa dhe i tha të birit:
- Sidoqoftë le ta provojmë! Vazhdoi të ecte me kalë dhe ferrat e para nisën të gërvishin. I biri e pa krejt të gjakosur por aspak të shqetësuar.
- Vështro biri im, - i tha, - siç e sheh unë jam çjerrë gjithandej nga ferrat, por ç'rëndësi ka? Unë kërkoj në çdo gjë rrugën e drejtë, dhe në qoftë se do të çirrem ende, prapë do kërkoj rrugën e drejtë që është edhe e vërteta.
 
* Një ditë shkoi për ta takuar nacionalisti i famshëm Derul dë Pol, që mbronte idenë e fitores ndaj Gjermanisë.
Leon Tolstoi që zakonisht me të huajt ishte i sjellshëm dhe shumë korrekt, këtë radhë e humbi durimin dhe iu përgjigj:
- Kufijtë duhet të përcaktohen me marrëveshjen e popujve dhe jo me hekur dhe gjak. Dhe kur të ketë njerëz që do ta kuptojnë këtë atëhere nuk do të ketë më luftëra në botë.


* Kur e mbaronte së shkruari një kapitull të romanit ia kopjonte e shoqja ose një nga të bijat. Kjo kopje i duhej shkrimtarit të madh si një skicë për të punuar mbi të. Në pak ditë e mbushte me korrigjime, prishje me laps dhe me shtesa.
- Atëhere kapitulli duhet kopjuar për së dyti. Ka disa kapituj nga romanet e tij që janë kopjuar deri edhe dhjetë herë.


* Kur Tolstoi besonte se kishte arritur qartësinë dhe përsosmërinë e dëshiruar, ua lexonte veprën e re njerëzve të tij të afërm nganjëherë dhe fshatarëve. "Pushteti i errësirës", u lexua përpara fshatarëve, të cilët nuk e pritën mirë. Në pjesën më emocionale të dramës ata qeshën kur dëgjuan disa fjalë vulgare që përdorte në dialog Tolstoi.


* Tolstoi e donte shumë muzikën, sidomos muzikën e Bethovenit. Kur dëgjoi një pjesë të Bethovenit u emocionua shumë sa iu mbushën sytë me lot, por nga që nuk donte ta kuptonin të pranishmit, i tha së bijës:
- Më jep pak shaminë se më ka zënë rrufa.

* Në shtëpinë e Tolstoit ishin piktori i shquar Rjepin dhe aktori Andrejev. Kur po bisedonin të tre së bashku, një zonjë, e cila kishte ardhur për t'i bërë vizitë zonjës së Tolstoit, u ul në piano dhe nisi të luajë me shumë ndjenjë "Sonatën e Krajtzerit" të Betovenit.
Të gjithëve u la shumë mbresa. Atëherë Tolstoi tha:
- A duhet të bëjmë edhe ne sonatën tonë Krajtzerit? Unë do ta shkruaj, Rrjepini do të pikturojë dhe Andrejevi do ta recitojë.
Propozimi u pranua me entuziazëm, por vetëm Tolstoi e kreu detyrimin e tij.
Tolstoi i tha Gorkit:
- Po të isha mbret, do të nxirrja një ligj që do t'ia ndalonte të drejtën e të shkruarit atij shkrimtari që përdor një fjali kuptimisht të gabuar ose ai që do të bënte gabim gramatikor të fishkëllehej nga lexuesi.
- Si, - u përgjigj Gorki, - po liria e të shkruarit?
- Liria për të shkruar deri sa duhet, por jo liri për të shkruar keq.

* Pas krizës që pësoi më 1880 Tolstoi vishej shumë thjesht pothuaj fare
pa kujdes.
Një herë në Tula:) u dha shfaqja e një drame të Tolstoit,
Tek artisti që drejtonte shfaqjen u paraqit portieri i teatrit:
- Në hyrje, - i tha, - është një fshatar si gjysmë budalla, që kërkon me
çdo kusht të hyjë në teatër dhe të asistojë në prova. Thotë se ju njeh, po mua më duket e pamundur, sepse është fjala për një fshatar injorant dhe të pagdhendur.
Kryekomiku doli te hyrja dhe u gjend ballëpërballë me Leon Tolstoin që ishte veshur me rroba dhe këpucë të bëra vetë.
 
*Në vitin 1891 Leon Tolstoi ishte i zënë me një punë shumë të rëndësishme. Kur shpërtheu zia e bukës, ai la çdo gjë dhe iu vu punës për organizimin e ndihmave për të uriturit. Atëherë hapi mbi dyqind mensa falas.
Një herë, duke ditur që një grua e ve e varfër fshatare vetëm nuk mund ta korrte grurin, Tolstoi shkoi vetë me drapër në dorë për të ndihmuar, duke punuar përplasi gjurin pas një rrote. Pa u ankuar fare vazhdoi punën. Dhimbja iu shtua shumë. Nga ethet i hipi temperatura e lartë. lu desh të shtrihej në shtrat për disa javë, por nuk u ankua fare.



* Më 25 shkurt 1901 Leon Tolstoi u shkishërua nga Sinodhi i shenjtë. Atë ditë të gjitha kishat e Rusisë kishin lëshuar anathema kundër këtij "armiku të zotit dhe të perandorit". Tolstoi atëherë ishte në Moskë. Atje po kalonte nëpër një rrugë kryesore. Menjëherë turma e njohu dhe e rrethoi me dashuri të madhe. Njeri prej tyre tha:
- Po ky na paska qenë djalli me fytyrë njeriu?!
Grumbulli i njerëzve e mbuloi me brohoritje dhe me thirrje: "Rroftë Tolstoi". U desh ndërhyrja e xhandarmërisë për të shpërndarë grumbullin e madh të njerëzve.


* Ditën e shkishërimit, Tolstoi kaloi para pallatit të guvernatorit të përgjithshëm të Moskës. Kur e pa shkrimtarin grupi i ushtarëve, që bënin shërbimin e rojës para portës së guvernatorit, me një lëvizje të menjë-hershme, u vu në pozicion gatitu dhe për nder armë. Tolstoi iu kthye mikut që e shoqëronte dhe i tha duke qeshur:
- Vështro more mik se si këtu te ne në Rusi, i bëjnë nderime ushtarake një krimineli të shtetit që është shkishëruar.



* Drejtori i "Gazetës zyrtare" shkruante në ditarin e tij:
"Në Rusi tani kemi dy Carë: Nikollën II dhe Leon Tolstoin.
Ky i dyti është ndoshta më i fuqishëm se i pari, sepse ndërsa Nikolla nuk mund të bëjë gjë kundër Tolstoit, ky minon çdo ditë e më shumë autoritetin e fronit të Nikollës II në Rusi".


* Shumë punëtorë shkonin ta takonin Tolstoin që të bindeshin nëse ai vërtetë merrej me punë krahu. Një këpucar erdhi për të parë në se këpucët që kishte bërë Tolstoi ishin të punuara mirë dhe i dha disa këshilla profesionale shumë të vlefshme. Një herë tjetër u paraqit te Tolstoi një njeri i varfër, i zbehtë në fytyrë e me lot në sy. Ai i tregoi se gruan e kishte të sëmurë shumë rëndë nga tuberkulozi. Në pranverë do të vdiste pa tjetër:
- E po, të lutem mjeshtër, të më shkruani një gisht letër dhe të më thoni a do të rrojë gjatë ime shoqe? E si të mos besojmë te Leon Tolstoi? Kështu të paktën ajo do të vdesë e qetë.
Tolstoi u emocionua shumë. Ai ishte gati që ta shkruante letrën, por i tha vizitorit se kështu ai do të bënte një gënjeshtër kurse ai ishte mbrojtësi i së vërtetës absolute.
I varfëri i kërkoi ndjesë. Kur u largua, Tolstoi psherëtiu i hidhëruar, duke menduar se nganjëherë gënjeshtra mund të ketë edhe anën e saj më të mirë.
 
* Tolstoi në vitet e fundit të jetës së tij ishte kundër artit për art dhe kundër metodave të mësimit të artit nëpër akademi dhe konservatorë.
Kur po bisedonte me disa miq për këtë temë një nga bashkëbiseduesit i tha:
- E po mirë, le ta zemë se keni arsye dhe po mbyllën të gjitha institutet artistike. Po me çfarë do të zëvendësohen?
Leon Tolstoi u përgjigj: - Vërejtja juaj është njësoj si kjo që do t'ju them tani: sikur ju të kini një ënjtje në faqe nga dhëmballa, vini tek unë dhe unë ua heq dhëmballën e sëmurë. Ju nuk do të kënaqeni me mua dhe do të më thoni:
"Po kjo faqja ime që u shfry me se do të zëvendësohet?"
- Me asgjë, nuk ka nevojë të zëvendësohet, - iu përgjigj bashkëbiseduesi.



* Leon Tolstoi hyri në sallon kur e shoqja po u lexonte fëmijëve një kapitull nga "Lufta dhe Paqja". Ndenji në këmbë te praku i derës duke dëgjuar dhe kur kapitulli mbaroi tha papritur:
- Sa i bukur që ishte!


* Leon Tolstoit i thanë se në të gjithë fshatin Jasnaja Poljana fshatarët e tij kishin vetëm tri lopata që nuk mjaftonin për punë. Ai nuk pranoi të blejë të tjera duke thënë:
- Më mirë kështu! Fshatarët do t'ia huajnë njëri- tjetrit lopatat dhe do të mësojnë të ndihmojnë dhe të duhen ndërmjet tyre.



* Tolstoi e pati të shoqen një bashkëpunëtore të çmuar...
Një mbrëmje ai i tha:
- Merre këtë letër dhe më shkruaj të gjitha fjalët që të kam thënë kur të kërkova të bëheshe gruaja ime. Shpresoj se do të kujtohesh.
E shoqja mori letrën dhe nisi të shkruante. E gjithë ajo që shkroi dhe që i shoqi e rikopjoi, ishte deklarata e fashme e dashurisë që gjendet te Ana Karenina.


* Një ditë Tolstoit i erdhi një zonjushe. Ajo kishte trashëguar një milion monedha të kushtueshme dhe kërkonte mendim se si t'i përdorte sa më mirë ato.
- Digjeni atë fond, - e këshilloi Tolstoi.
- Si thatë? Po me atë mund të ngrihet një azil për pleqtë ose një konvikt për fëmijët?
- Dhe për këtë doni t'i shpenzoni? Jo, prindërit nuk duhet t'i çojnë prindërit në azil. Digjeni, më dëgjoni mua, është gjëja më e mirë që mund te bëni.


* Tolstoi hapi një shkollë për fëmijët e fshatarëve të tij ku zbatoi një sistem të ri mësimi. Mësimi nuk duhej të jepej mekanikisht dhe me pahir. Kur te nxënësit sbihte lodhje dhe mungesë dëshire për mësim e mbyllte shkollën. Pas një ndërprerje pak a shumë të gjatë ai dëgjoi të trokitnin në portën e tij. Zërat fëminore të nxënësve i thoshnin:
- Ju lutemi hajdeni na bëni mësim, kemi dëshirë të studiojmë.
 
Veprimtaria letrare

Veprimtaria letrare e Leon Tolstoit shtrihet në një periudhë prej gjashtëdhejtë vjetësh, gjatë së cilës jeta ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore e Rusisë ndryshoi shumë. Pra pësoi një ndryshim të fuqishëm dhe mjaft emocional. Një ndikim të madh mbi qaraqet përparimtare dhe mbi artin rus ushtruan veprat e kritikut dhe dijetarit të madh rus اernishevski dhe mikut të tij më të ri Dobroljubov. Ata bënë thirrje për përmbysjen e rendit feudal me anë të një revolucioni të fshatarësisë: ata filluan një luftë të rreptë ideologjike kundra shkrimtarëve oborrtarë dhe njëkohësisht mbrojtjen me pasion letërsinë realiste bashkëkohëse. Në letërsinë e kësaj kohe u shquan ndër të tjerë: Turgeinevi, Nekrasovi, Anton اehovi e mbi të gjithë Leon Tolstoi; në pikturë Rjepini e Surikovi; në muzikë اajkovski, Musorgski etj.

Si artist i madh, Leon Tolstoi pasqyroi në veprat e tij letrare ato kondradiktat kryesore të epokës së tij që shkaktuan revolucionin në Rusi, prandaj dhe Lenini e quajti atë: “pasqyrë të revolucionit rus”. Pas një udhëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Svicër, më 1985 ia filloi punës si mësues i poullit në Jasnaja Poljana. Tolstoi përgjatë punës së tij si mësues i popullit do të tregojë një interes shumë të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës. Mblodhi rreth vetes mësues të mirë, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike. Si redaktor Tolstoi predikonte parimin e edukatës së lirë, duke synuar zgjimin e interesit të nxënësve për punë e studim dhe pa përdorur kurrë detyrimin, frikën, ndëshkimet.

Si metodë në të mësuar ai këshillonte metodën e “kuvendimet e lira me nxënësit”. Tolstoi më vonë u martua. Jeta e lumtur familjare e qetësoi përkohësisht shpirtin e tij të lodhur nga puna. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquajnë romanet “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, por me aktivitetin pedagogjik, ai nuk harroi të merret edhe me bujqësi. Te dy veprat te cilat ngerthenin çeshtje nga me te nderlikuarat e jetes i dhane Tolstoit autoritetin dhe njohjen e shkrimtarit me te madh boteror.
Tolstoi do të gjejë kuptimin e jetës së vërtetë mbarë populli i tij, te mbarë njerëzimi, që ndërton jetën me duart e veta e që s’është parazit. Me këtë prizëm ai kritikoi ashpër regjimin shoqëror e politik të Rusisë cariste, kishin, kulturën obortare dhe pronën. Leon Tolstoi është një nga romancierët më të mëdhenj të botës.
Lenini thoshte se te Tolstoi gjejmë: ”tabllo të pakapërcyeshme të jetës ruse” kurse Gorki ka thënë se Tolstoi “shkruan me një forcë të tmerrshme, gati mbinjerëzore”. Leon Tolstoi do të mbetet kolosi më i madh i letërisë ruse, po dhe të asaj botërore. Ai merret për mjeshër ideal i karakterit dhe fshatarit rus, Tolstoi si artist realist ka treguar se krijimtaria e tij shënon për letërsinë botërore një hap të ri të madh përpara, gjë nuk do të heshtë kurrë. Ai do të mbetet artist gjenial e realist i shquar, që hedh kategorikisht maskat të çdo lloji qofshin. Si artist i jashtëzakonshëm u jep jetë personazhëve me një mënyrë të tillë, që i ka të rralla shoqet në letërsinë e përbotshme. Ndikimi i veprimtarisë së Tolstoit mbi letërsinë ruse dhe atë botërore ka qenë dhe do të jetë i madh.
 
"Sonata e Krojcerit"

Tolstoi me mjeshtëri të rrallë do të nisë romanin “Sonata e Krojcerit” me një vizatim fjalësh shumë të bukura, duke shkruar pena e tij ngjarjen ne një ditë të bukur pranvere e me pamje mahnitëse, e që personazhet e tij të po udhëtonin me tren. Mbase kjo të jep një ngjarje me plot ngjyrim të bukur. Kur lexojmë me admirim vargjet e hedhura në letër, që vetëm një artist i shquar realist di të shkruajë këtë, të jep në mendje një panoramë të bukur mendimesh. Udhëtimi me tren, madje dhe njerëz të ndryshëm krijonin një atmosferë disi të mirë. Brenda trenit qenë të vendosur shumë pasagjerë që udhëtonin, por në pikë të vëmendjes qe një zonjë paksa e thyer në moshë jo aq e bukur, por që ishte e veshur mirë, një burrë që kishte afër të dyzetave me pr- ofesion avokat i veshur me tesha të reja dhe shume të bukura, tregtari plak gjataman që kishte vite të kaluara, Pozdnishevi i pashëm me flokëkaçurrele, dinamik e kalerik, po dhe me sy mjaft të mprehtë-melankolik. Këtij të fundit i pëlqente indiferenca dhe nuk e jepte shumë veten para të tjerëve. Dita e bukur, veçanërisht në udhëtimin me tren bënte një dallgë bukurie pranverore në fytyrat e tyre të qeshura. Udhëtimi aty-këtu plasarite një imazh të bukur.
Mes të tjerave, avokati e kishte marrë veten nga pranvera e bukur, dhe në qëndrimin e tij plasi një mendim duke thënë se sot për sot, divorci është një nga problemet kyçe që e mbërthejnë shoqërinë tonë të Evropës, po dhe këtu në Rusi. Dhe ja me që kjo dukuri është përhapur shumë në vendet tona dhe është bërë e pranishme së shumti shkurorëzimi, gjë që nuk jepte një shenjë të mirë. Plaku gjithsesi që nuk harroi mendjen në xhep duke i thënë qetësisht se këto gjera ndodhnin po dhe në kohën time të dashur. Plaku cinik, por dhe i përmbajtur ngaherë i shikonte pasagjerët e tij dhe ua mbante provokimet e tij që nuk rreshtinin fare. Duke e matur veten dhe në publik theskoi se me përhapjen e kulturës po gatuhen të gjitha këto shkurorëzime e divorce. Të tjerëve u dogji një çikë, por kaluan veten në një stazë tjetër. Mirëpo zonja që ishte e lodhur nga udhëtimi dhe nga ditët e para të një pranvereje e hiqte veten paksi shumë. Ju burrat nuk e keni dhe aq keq, sepse e promovoni veten në liri me gratë, ndërsa gruan keni dëshirë ta mbani nën kurrizin tuaj, duke kaluar çaste të bukura jetese, ose më mirë tamam si një robe e burrit. Nuk tingëllon kjo dhe aq bukur, hë! Mirëpo plaku sa herë i jepte syve nga një ledhatim tek zonja, dhe duke e shërbyer me fjalë se e keni gabim kur thoni kështu për burrin. Unë do të doja t’ua tregoja se ku është dallimi i burrit. Burri mban veten si një shtyll kryesore e shtëpisë, kurse gruaja është një vazo e brishtë, por që me mundësi të shumta thyhet kollaj fare. Këtë zonjë e nderuar duhet ta thoni, përse e harroni!
Avokati me atë qëndrimin e tij prej aktori u hodh në bisedë, duke i ngacmuar; ne jemi akoma larg një koncepti evropian mbi martesën. Indiferenca e avukatit këtu nuk shkaktoi asgjë. Zonja mori veten dhe ia mbajta me prapavijën të sulmonte me fjalë plakun. Bukuria e martesës është diçka madhështore për njeriun që di të dashuroje, por se martesa e ngre pozitën e tyre më lartë se kurrë. Ndërsa martesat pa dashuri nuk meritojnë të quhet dashuri. Dashuria është parapëlqim i palëve. Brenda kësaj zone lindën shumë mendime në lidhje me dashurinë dhe martesën, gjë që një mendim i interesant do të ishte dhe skena që mbajtën zotëriu me sy të bukur-melankolik që më vonë doli në dritë misteri i tij, me zonjën. Mirëpo Pozdnishevi nuk do të pajtohet me mendimet kryekëput të zonjës, sepse ai burri nuk do të mund të ishte i përkyer ta donte gruan e vet për të tërë jetë, do të ishte pikërisht një grua që do të harronte dashurinë dhe do të nxirrte tradhtinë e të shoqit. Kjo nuk pranohet të paktën nga mendja ime. Fjalët që do të dilnin nga goja e tij ishin: Të duash vetëm një njeri tërë jetën, është po aq e pamundur sa, edhe një qiri të rrije i ndezur për tërë jetën. Pasi që dëgjoi avukati mendimin e hedhur për martesën, ai u trondit për një kohë dhe do t’i thotë se martesa është një realitet i kohës gjë që nuk mund të kundërshtohet, duhet pranuar me spektër të gjerë, këtu shihet dobësia juaj në logjikën për të kuptuar martesën dhe dashurinë. Mirëpo Pozdnishevi nuk harroi të futet në skenë duke ia kundërshtuar fjalët avukatit se unë njoh vetëm pasionin seksual, diç dashuri tjetër as që kam mendjen të njoh. Dikush kishte lëshuar interesim për të ditur më shume se kush fshihej pas figurës së tij. Për ato që nuk më njohin, u them se jam Pozdnishevi, pikërisht portreti që përjetoi ndodhinë e hidhur, fundja jam ai që vrau të shoqen time. Për moment mori heshtja, dhe s’u dëgjua asgjë. Zotëriu avukat dhe zonja, fill më vonë vajtën në një vagon tjetër. Pozdnishevi filloi të tregoje tregimin e tij... Prej këtu mënyra e romanit do të trajtohet në formën e një intervisteje dedikuar pyetje për Pozdnishevit. Njeriu që do të ngacomojë burimin dhe materialet e shpirtit të tij, do të mbetet një enigmë e kohës së tregimit dhe romanit.
 
“Ana Karenina”

Anna Karenina (Анна Каренина), e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoy gjatë viteve 1873 deri më 1877.
Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga motra e Aleksander Pushkinit, Maria Hartung.
Kjo novelë ndahet në tetë pjesë. Vepra hapet me një citat madhështor "Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat".

Pjesa e parë

Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin ti kthehet prapë.

Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Por ajo e refuzon sepse ajo ishte dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana për fat arrin ti bashkoj Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana e zemëruar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit ajo kthehet në Petersburg. Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei ("Seriozha").
 
Pjesa e dytë
Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit ishte përkeqësuar për shkak se ajo ishte e mllefosur nga gjelozia Ndaj Anës dhe Vronskit. Doktori i ri specialist i kishte rekomanduar për në ligjë për shërim. Kiti iu rrëfehet Dollit për pendimin e saj që ka zgjedhur Vronskin e jo Levinin.
Në kthimin e Anës në Petersburg ajo fillon të shpenzoj më shumë kohë me princeshën Beci dhe rrethin e saj, dhe më pak me rrethin moral dhe fetar ku bënte pjesë edhe Lydia Ivanova, me të cilën Ana ishte shumë e afërt. Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta heq nga vetja por ajo mposhtet nga dashuria për të.
Karenini i thotë Anës për bisedën e gjatë të saj me Vronskin, dhe se ajo po binte shumë në sy të shoqërisë. Pas një kohe ajo bie në dashuri përfundimisht dhe mbetet shtatzënë.
Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh, ku merr pjesë me kalin e tij Frou-Frou. Gjatë garës kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit, duke bërë që të vërehet fare mirë nga shoqëria. Kjo në libër paraqitet si një pyetje nga shoqëria "اka nëse?".
Në anën tjetër Kiti me të ëmën shkojnë për shërim në llixhën gjermane. Atje ato takojnë Madam Stahl dhe vajzën e saj të adoptuar Varenka. E ndikuar nga Vrenka, Kiti ajo fillon të përmirësohet. Dhe kështu ajo kthehet në Moskë.


Pjesa e tretë

Pjesa e tretë parqet jetën e Levinit në fermë jashtë qytetit. Ai i humbur në mendime se si ai krtikon qytetrimn dhe se si ndihet i gënjyer para të tjerëve. E gjithë kjo atij i ndodh për shkak të atij refuzimi nga Kiti.

Në anën tjetër Stiva e sjell Dollin në fshat tek Levini për shkak të një kontrate për shitjen e drunjëve.

Dolli takon Levinin, dhe mundohet ti zgjojë përsëri ndjenjat e tij për Kitin. Ajo i tregon se ajo nuk është e martuar. Së pari ajo dështon por pastaj ajo arrin që ta bind se Kiti ende e do atë. Në Petersburg, Karenini e bezdis Anën duke refuzuar për tu ndarë nga ajo dhe e kërcënon se ai nuk do ta lejoj ta shoh më të birin, Seriozha deri sa ajo ta lë Vronskin.

Pjesa e katërt

Karenini e bë situatën e padurueshme dhe fillon të ndjek divorcin. Vëllau i Anës Stiva tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flas me Dollin së pari.

Karenini e bë situatën e padurueshme dhe fillon të ndjek divorcin. Vëllau i Anës Stiva tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flas me Dollin së pari. Përsëri Dolli del e pasuksesshme, por karenini ndryshon planet kur dëgjon se Ana po vdes në spitalin e lindjes. Tek shtrati i saj Karenini e fal Vronskin. Vronski i marrosur nga ndikimi i kareninit mundohet ta vras. Megjithëatë Ana merr vetën, duke lindur vajzën e quahtur Ana (“Anie”). Stiva iu lutet Kareninit nga për divorc. Vronski së pari vendos të fijohet në Tashkent por pastaj prish mendjen kur e sheh Anë, dhe largohen në Evropë pa marrë divorcin me vete. Më i drejtëpërdrejtë është Stiva i cili bën mbkerësim me Levinin: organizon një takim mes Kitit dhe Levinit i cili del i suksesshëm. Ata të dy pajtohen.
 
Pjesa e pestë

Levini dhe Kiti martohen. Pas disa muajsh, Levini mëson se i vëllai Nikollai, po vdiste. اifti shkon tek ai dhe Kiti bëhet infermiere deri sa të vdes. Në Evropë Vronski dhe Ana mundohet të gjenjnë shokë të cilët dë ti pranojnë dhe do të mbështesin aktivitetet të cilat do ti argëtojnë ata, por ata shpejt kthhen në Rusi. Karenini është i ngushëlluar dhe i ndikuar nga mikja e tij Konteshë Lydia Ana. Megjithatë, Ana niset për vizitë të të birit Serizha e paftuar në datëlindjen e tj, por zbulohet nga burri i saj i zemëruar Karenini. Konteshë Ivanova i kishte thënë Seriozhës se e ëma kishte vdekur. Pas një kohe të shkurër Vronski dhe Ana largohen nga vendi.




Pjesa e gjashtë

Doli viziton Anën. Nga kërkesa e Vronskit, ajo i thotë Anës të heq dorë nga divorci. Prapë duket se Dolli del e pasuksesshme, por kur Vronski largohet për pak ditë për shkak të zgjedhjeve provinciale, një mërzi dhe dyshim bën që Ana të kërkëjë të martohet me Vronskin. Ajo i shkruan Kareninit se bashkë me Vronskin do të kthehet në Moskë.

Pjesa e shtatë

Levini dhe Kiti jetojnë në Moske dhe ajo i lind djalë. Stiva gjersa kërkon një punë nga Karenini, përsëri ia bën të qartë kërkesën për divorc, por Karenini thotë se vendimi është i udhëhequr nga një “gjithëshikues- i rekombanduar nga Ivanova – i cili dukshëm e këshillonte ta anulonte. Mardheniet midis Anës dhe Vronskit fillojnë të vyshken. Ata planifikojnë të kthhen në vendin e tyre, por Ana e zemëruar dhe gjeloze niset më herët dhe shkon tek stacioni hekurudhor ku bën vetëvrasje. (Tolstoy ishte inspiruar nga gazeta që ksihte lexuar për një vetëvrasje).

Pjesa e tetë

Tregimi pas vdekjes se Anës vazhdon. Stiva gjen punën që donte dhe Karenini merr nën mbikqyrjen Anien. Disa vullnetarë rus, përfshirë edhe Vronskin, i cii nuk kishte ndërmend të kthhej në Rusi, largohen në revoltën serbe të nisur kundër turqve. Dhe nga gëzimi dhe frika e të qenit baba Levini, zhvillon besimin tek Zoti i Krishterë.


Personazhet

Ana Arkadjevna Karenina – Personazhi kryesor, motra e Stivës dhe e dashura e Vronskit
Kont Aleksei Kirilloviç Vronski – I dashuri i Anës
Princ Stepan Arkadjevitç Obllonski ("Stiva") – Vëllau i Anës
Darja Aleksandrovna Obllonskaja ("Dolli") – Gruaja e Stepanit
Aleksei Aleksandroviç Karenin – Burri i Anës
Konstantin Dmitrieviç Levin ("Kostja") – Burri i Kitit dhe protagonisti tjetër i romanit
Nikolai Levin – Vëllau i Levinit
Ekaterina Aleksandrovna Shkerbackaja ("Kitty") – Motra e vogël e Dollit, gruaja e Levinit
Konteshë Lidia Ivanovna – Kushërira e Kareninit dhe e interesuara në gjërat fetare dhe mistike.
 
“Kërkoj të më konsideroni pasues
të Muhammedit”


Leon Nikollajeviç Tolstoj (1828-1910), autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo.
Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e braktisi shtëpinë. Disa letra të tij i ndriçojnë këto gjera. Kështu ai shkruan për kishën:
“Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”. Clear Glade, Mars, 1909.
Rusja e cila ishte e martuar për një musliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj:
“Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme, pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse.” Clear Glade, mars, 15, 1909.
Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen, kurse është rezultat i hulumtimit të dhembshëm.
“Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. اfarëdo suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall. E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull.” Clear Glade, Prill, 1884.
 
Rrefimi im - Leon Tolstoi

Megjithese e konsideroja autoresine si nje humbje kohe, vazhdova te shkruaj gjate atyre 15 vjeteve. Kisha shijuar joshjen e autoresise, joshjen e nje shperblimi te madh monetar dhe duartrokitjet per punen time te parendesishme, dhe ju neneshtrova kesaj si nje menyre per te permiresuar kushtet e mia materiale, dhe per te mbytur ne shpirtin tim gjithe ato pyetje per kuptimin e jetes sime dhe asaj ne pergjithesi.

Ne shkrimet e mia mbrojta ate qe per mua ishte e verteta, ate qe ishte e rendesishme per te jetuar ne nje menyre te tille qe njeriu te siguroje komfortin me te madh per vete dhe familjen e tij.

Keshtu, vazhdova te jetoj, por pese vjet me pare filloi te me ndodhe dicka e cuditshme: Fillimisht, me kapen ca minuta corroditje dhe me pas nje ndalese e rrjedhes se jetes, a thua se nuk dija me si te jetoja, c'fare te beja, dhe e humba kaq shume toruan sa u rrezova ne nje gjendje te merzitur shpirterore. Por kjo kaloi, dhe une fillova te jetoja si me pare. Me pas, ato minuta te coroditura filluan te perseriteshin shpesh e me shpesh, dhe gjithmone ne te njejten menyre. Gjithe keto ndalesa gjeten shprehje ne pyetjet: "Pse? Po, dhe pastaj?"

Fillimisht mendova se keto ishin pyetje krejt te papershtatshme dhe pa ndonje qellim. Me dukej sikur gjithcka ishte kaq e qarte sa sikur te doja ti vihesha punes per te gjetur zgjidhjen, kjo nuk do te me kushtonte shume, dhe qe tashme nuk kisha kohe te merresha me to por nese do te doja, do te kisha mundur te gjeja pergjigjen e duhur. Por pyetjet vazhduan te perseriteshin shpesh e me shpesh, dhe pergjigjet po kerkoheshin sa vinte me teper, dhe si ato pikat qe bien mbi njera-tjetren ne leter, keto pyetje, pa ndonje pergjigje, u mblodhen ne nje njolle te zeze.

Dhe ndodh ajo qe ndodh me c'do person qe semuret nga nje semundje e brendshme. Fillimisht, aty shfaqen simptoma jo dhe aq shqetesuese, per te cilat pacienti nuk tregon ndonje vemendje te vecante, dhe me pas keto simptoma perseriten sa vjen e me teper, dhe mblidhen ne nje dhimbje qe nuk do te kaloje. Dhimbja vazhdon te keqesohet, dhe para se pacienti te shohe rreth e rrotull, ai behet i ndergjegjshem se ajo qe atij ju duk si dicka kalimtare eshte gjeja me domethenese ne jete - vdekja.

E njejta gje me ndodhi edhe mua. Kuptova qe kjo nuk ishte thjesht dicka kalimtare por dicka shume e rendesishme, dhe qe nese pyetjet do te vazhdonin te perseriteshin, do te ishte e domosdoshme te gjeja nje pergjigje. Dhe u mundova tu pergjigjem. Pyetjet dukeshin kaq idiote, te thjeshta, femijenore. Por momentin qe i preka dhe u mundova tu jap pergjigje, se pari, u binda qe ato nuk ishin idiote apo naive sic me ishin dukur por pyetjet me te rendesishme dhe me te thella ne jete, dhe se dyti, qe sado qe te perpiqesha, nuk do te mundja tu jap pergjigje. Perpara se te kujdesem per Samaren time, edukimin e tim biri, apo per te shkruar nje liber, duhet te di perse duhet ta bej kete. Per kaq kohe sa nuk do ta dija, nuk mund te
 
beja asgje. Nuk mund te jetoja. Mes mendimeve te mia mbi bujqesine, qe me interesonin kaq shume ne ate kohe, do te me shkonte ne mendja dicka e tille: "Ne rregull, ti do te kesh gjashteqind hektare toke nen Qeverine e Samares, treqind kuaj, dhe pastaj? Dhe me pas e humbja fillin dhe nuk dija c'te mendoja me. Apo kur mendoja per edukimin e femijeve te mij, thosha me vete: "Pse?" Apo kur reflektoja mbi menyren sesi masat mund te arrijne mireqenjen, pyesja veten: "E pse me intereson kjo mua?" Apo duke menduar per famen qe do me jepnin librat e mi, thosha me vete: "Ne rregull, ti do te jesh me i famshem se Gogoli, Pushkini, Shekspiri, Molieri dhe gjithe shkrimtareve te botes - e pastaj c'fare?" Dhe ndihesha teresisht i pamundur te jap nje pergjigje. Por pyetjet nuk me prisnin, dhe une duhet tu pergjigjesha menjehere; nese nuk do te mundja, s'do te mund te jetoja.

Ndjeva qe ajo mbi te cilen kisha qendruar kish rreshqitur, dhe se nuk kisha me themel ku te qendroja; ajo te cilen e kisha jetuar nuk ekzistonte me, dhe se nuk me kish mbetur me asgje per te jetuar...
Kjo me ndodhi kur une isha i rrethuar nga te kater anet me ate qe konsiderohet si lumturi totale. Kisha nje grua te mire, te bukur e te dashur, femije te mire, dhe prona te medha qe rriteshin pa ndonje pune nga ana ime. Isha i respektuar nga komshijte e miqte e mi si kurre me pare, vleresuar nga te huajit, dhe, pa ndonje mendjemadhesi, mund ta konsideroja emrin tim si te famshem. Me gjithe kete, nuk isha menderisht i pamundur - perkundrazi, zoteroja gjithe fuqine time fizike dhe mendore, nje fuqi qe rralle e kisha hasur tek njerez te moshes sime: fizikisht, mund te punoja ne fushe per tete apo dhjete ore rrjesht pa mundur te perjetoja ndonje lodhje. Dhe ne keto kushte, arrita ne konkluzionin se nuk mund te jetoja dot, dhe, duke ju friksuar vdekjes, u mundova te genjej veten ne menyre qe te mos e vrisja.

Kjo gjendje mendore u shpreh ne kete forme: jeta ime eshte nje loje cinike dhe idiote, komanduar nga dikush tjeter. Megjithese nuk isha ne gjendje ta njoh kete "tjetrin" si krijuesin tim, koncepti qe dikush po luante me mua nje loje cinike duke me sjelle ne kete bote, ishte koncepti me natyral qe mu paraqit.

Ne menyre te pavullnetshme imagjinova qe diku, dikush po argetoheshe ndersa me shihte mua nga lart, duke jetuar tridhjete apo dyzet vjet, duke mesuar, zhvilluar, rritur ne trup e mendje, dhe tani qe isha forcuar ne mendje dhe qe kisha arritur ne ate pike ku mund te shihja gjithcka perpara meje, duke qendruar si budalla mbi gjithcka dhe duke pare qe s'kish asgje ne jete, dhe kurre s'do te kish. Dhe kjo ishte kaq argetuese per te --

Por nese ishte apo s'ishte dikush qe po tallej me mua, kjo nuk i bente gjerat me te thjeshta. Nuk mundesha ti jap ndonje domethenie qofte edhe nje veprimi te vetem, apo gjithe jetes sime. Vetem se isha kaq i befasuar qe nuk e kisha kuptuar kete qysh ne fillim. Gjithcka qe ishte e ditur qyshkur! Heret a vone semundjet dhe vdekja do te vinin (ato kishin erdhur tashme) per te dashurit e mi dhe mua, dhe nuk do te mbetej me asgje pervec krimbave. Gjithe puna ime, c'faredo qofte, heret a vone do te harrohej, dhe une vete nuk do te ekzistoja me. Pra, perse duhet te shqetesohem
 
per keto gjera? Si mundet qe nje njeri te mos shohe kete gje dhe te jetoje - kjo ishte befasuese! Nje njeri mund te jetoje per aq kohe sa ai eshte i dehur, por momentin qe pija do ti dale, ai do te shohe se gjithcka ishte nje mashtrim, dhe nje mashtrim kaq idiot. Vertet, s'kish asgje per te qeshur rreth kesaj, vec dicka idiote dhe te pameshire.

Kohe me pare eshte treguar ajo historia e Lindjes rreth nje udhetari qe ne stepe takon nje bishe te terbuar. Duke u munduar te shpetoje nga kthetrat e kafshes, udhetari kercen ne nje pus pa uje, ne fund te te cilit shikon nje dragua qe ka hapur nofullat gati per ta kollofitur. Dhe njeriu i mjere nuk mund te ngjitet lart pasi rrezikohet nga bisha e terbuar, por as nuk guxon te zbrese ne fund te pusit pasi e di qe ka per tu shqyer nga dragoi. Keshtu, ai kapet pas rrenjes se shkurres qe eshte rritur ne ane te pusit duke u mbajtur fort. Por duart po i lodhen dhe ai e ndjen se heret a vone ka per t'ju dorezuar rrezikut qe e pret nga cilado ane; e megjithate ai ende mbahet, dhe shikon dy minj, nje te zi dhe nje te bardhe, duke erdhur verdalle rrenjes pas te ciles ai eshte varur, duke e kafshuar ate nga te gjitha anet. Tani, ne c'do moment rrenja do te thyhet dhe ai do te rrezohet ne gojen e dragoit. Udhetari e sheh kete dhe e di qe ai patjeter ka per te vdekur, por ndersa ai eshte ende i varur, ai sheh ca mjalte qe pikon nga deget e shkurres rreze pusit, shtriqet, i arrin dhe fillon ti lepije me gjuhe. Keshtu edhe une mbahem ne deget e jetes, duke ditur qe dragoi i pashmangshem i vdekjes eshte gati te me shqyeje copash, dhe nuk e kuptoj perse kam rene ne kaq dhimbje. Dhe perpiqem te lepij mjaltin qe dikur me jepte kaq shume kenaqesi, por ai s'me kenaq me, dhe miu i bardhe e i zi, dite e nate, kafshon degen ne te cilen mbahem. Shoh vetem dragoin e pashmangshem dhe minjte, dhe s'mund ta kthej veshtrimin gjetke. Kjo nuk eshte perralle por nje e provueshme, e padiskutueshme, e kuptueshme - e vertete!
Tolstoi dhe Sofia
Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatëriimin e dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më shkatërueset.Efekti tyre është vdekjeprurës,ngase veprojnë si kafshim i kobrës.
Këtë në fund të jetës e kuptoi edhe gruaja e Tolstoit.Por për fat të keq,atëherë ishte shumë vonë.Para vdekjes ajo ia pranoi këtë vajzave të saja:"Unë jam fajtore e vetme për vdekjen e hershme të babait tuaj."Vajzat e përlotura heshtnin,duke ditur se nëna e tyre e fliste të vërtetën.Edinin se me kundërshtime të pandërprera,me llomotitje dhe me ankesa,me të vërtetë e kishte dërguar atë në varrë.
Por megjithkëtë,në vitet e pa të jetës Tolstoi dhe gruaja e tij kanë qenë jashtëzakonisht të lumtur.Të rrethuar me famë dhe pasuri,kënaqeshin në dashuri dhe me fëmijët.Ndonjëherë u dukej,madje se fati me të cilin ishin rrethuar ishte për së shumti i madh që të mund të zgjaste.
Dhe,vërtetë! Tolstoi në moshën e pesëdhjetë,menjëherë filloi të ndryshoj.Ai hjekë dorë nga titulli i kontit dhe fillon të jetoj me jetën e murgut duke predikuar barazinë dhe vëllazërinë mes njerëzve.Në pronën e tij në Jasno Poljana përpunonte tokën dhe prodhonte mjete më themelore për jetë,duke besuar se pasuria dhe privatizimi janë mëkate.Nga ai çast filluan problemet bashkëshortore te Tolstojët.E mësuar në shkëlqësi,famë dhe salltanate,gruaja e Tolstoit,Sofia,nuk mund të


pajtohej me mënyrën e re të jetesës.اdo ditë "i shfaqte atij skena",i kërcënohej me vetvrasje,e mundonte me kundërshtime.U rradhitën vitet e tëra të ferrit

bashkëshortorë,të ndërprera vetëm përkohësisht,me kujtime patetike në fatin e humbur.
Më në fund,në moshën 82 vjeçare,i lodhur me kundërshtimet e përhershme të gruas.Tolstoi ikë nga shtëpia,duke kërkuar shpëtim në natën me dëborë të tetorit të vitit 1910,në të vërtetë duke mos ditur ku të shkonte.
Njëmbëdhjet ditë më vonë Tolstoi vdes nga ndezja e mushkërive në një stacion hekurudhor.Ndër fjalët e fundit që i tha,ishin edhe këto:"MOS MA SJELLNI GRUAN PARA SYVE."
Ishte ky denim i rëndë për kundërshtimet shumëvjeçare,mundimet dhe histerinë.E vërteta,duhet që edhe gruan e tij ta kuptojmë,por-vetëm aq se çka ka arritur me sjellje të tilla? A ika ndihmuar vetes dhe të shoqit të saj,apo,e ka shkatërruar martesën? "Mendoj se vërtet nuk kam ditur se çfarë të bëjë",pranoi ajo para fundit të jetës së saj.Por atëherë ishte shumë vonë.
 
Testamenti i Tolstoit

1828-1910

Leon Tolstoit iu desh të shkruante pesë herë testamentin e tij pas kundërshtimeve të hidhura të bashkëshortes dhe djemve të tij. Testamentin final e plotësi vitin e vdekjes, 1910. Mosmarrëveshjet familjare kushtëzuan vendimin e tij për t'ia lënë gjithë shkrimet dhe të drejtat e botimit vajzës së tij të vogël, Sasha, e cila ishte instruktuar për t'i përdorur ato në të mirë "të njerëzve". Sasha i bleu më vonë nënës së saj pronën e familjes dhe ua dha tokën fshatarëve sipas dëshirës së babait.


wikipedia.org/tirana observer
 
Pe: Leon Tolstoi

Qiriri...

(Tregim)

Ju keni dëgjuar që është thënë:
Sy më sy, dhëmb për dhëmb.
Por unë ju them që të mos kundërshtoni
atë që ju bën keq.
Mateo, V.38-39

Në radhët e zotërinjve kishte njerëz të mirë dhe të këqinj. Disa, duke sjellë ndër mend çastin e vdekjes, i trembeshin Zotit, kishin mëshirë për njerëzit; të tjerët ishin ca qen të vërtetë. Por më të këqijtë e të gjithë krerëve ishin ata që nga shërbëtorë të dikurshëm, të dalë nga balta, ishin bërë zotërinj. Këta, mbi të gjitha, ia bënë të rëndë jetën njerëzve të varfër. Në një pronë fisnikësh ndodhej njëfarë qehajai. Fshatarët ishin të detyruar të bënin punë angari. Tokat shtriheshin pa kufi dhe ishin toka të mira, me rrjedha uji, me livadhe dhe pyje. Kishte boll tokë për të gjithë, si për zotërinjtë ashtu dhe për bujqit e tyre; por agai kishte marrë si qehaja shërbëtorin e një prone tjetër të tij.
Qehajai fitoi shumë shpejt një autoritet të madh dhe rëndoi me gjithë peshën e vet mbi kurrizin e fshatarëve. Edhe ai, kishte familje: gruan dhe dy vajza të martuara; kishte grumbulluar aq shumë lekë, sa mund të jetonte dhe madje, të jetonte pa mëkatuar, por ishte i pangopur dhe i zhytur thellë në të keqen. Filloi t’u kundërvihej fshatarëve gjatë
punës angari. Ndërtoi një kaminë, i vuri të gjithë në punë, burra dhe gra dhe shiti tullat për llogari të vet. Fshatarët shkuan në Moskë për t’u ankuar te padroni, por më kot; ai i përzuri dhe e la të lirë qehajanë të vepronte sipas qejfit të tij. Ky i fundit, mori vesh se fshatarët ishin ankuar dhe kurdisi hakmarrjen. Kështu jeta e fshatarëve të varfër u bë edhe më e rëndë. Midis tyre pati tradhëtarë që kallëzuan shokët e tyre.
Midis fshatarëve lindën mosmarrëveshje; tërbimi i padronit u shtua. Gjendja bëhej përherë e më e rëndë: qehajai arriti gjer aty sa të gjithë i trembeshin si një bishe të egër. Kur kalonte nëpër fshat të gjithë i shmangeshin si të ishte ujk, të gjithë i ruheshin syve të tij. Qehajai mori vesh për tmerrin që ngjallte te fshatarët dhe zemërimi i tij u rrit edhe më shumë; nisi t’i zhdëpte njerëzit e tij me të rrahura nisi dhe t’I ngarkonte me punë të rënda dhe fshatarët vuajtën ende më shumë.
Shpesh, përbindësha të tillë përfundojnë
të vrarë.
Fshatarët filluan të flasin si ta hiqnin qafe një herë e mirë: mblidheshin dendur në ndonjë vend të veçuar dhe më guximtari thoshte:
-Do ta durojmë ende më gjatë këtë cub? Ne të vdekur se të vdekur jemi, ndaj, të vrasësh një krijesë të tillë s’është mëkat.

Një ditë, para javës së shenjtë, u bë një mbledhje në pyll: qehajai i kishte dërguar fshatarët që të vadisnin. Në kohën e drakes fshatarët u mblodhën dhe vendosën.
-Si mund të jetojmë kështu? – thanë.
-Ai do të na shfrytëzojë gjer në palcë. Jemi të rraskapitur: për ne dhe për gratë tona s’ka pushim, as ditë, as natë; dhe po qe se s’është i kënaqur, kërcet kamxhiku. Simeoni vdiq nga kamxhiku, Anisio vdiq në pranga. ا’presim më? Ai do të kthehet sonte… Mjafton ta rrëzojmë nga kali, t’i japim një të goditur me sëpatë dhe çdo gjë do të marrë fund. Ta varrosim pastaj si qen dhe askush s’ka për ta marrë vesh. Vetëm të biem mirë në ujdi me njëritjetrin; të qëndrojmë të bashkuar; asnjë tradhti!
Kështu foli Vasili Minaiev. Ai ishte më I tërbuari ndaj qehajait ngaqë ai e rrihte çdo javë më kamxhik dhe i kishte marrë gruan për ta bërë kuzhinieren e vet. Fshatarët e bënë me fjalë.
Kur erdhi qehajai, i qortoi fshatarët ngaqë nuk po i prisnin pemët siç donte ai. Në stivën e pemëve të prera qehajai pa një bli të njomë.
-Unë, s’kam urdhëruar që të pritet ky bli. Kush e preu? Tregoni, ose ju ngordha të
gjithëve me kamxhik.
Nisi të kërkojë se në cilin rresht gjendej bliri i njomë.
I treguan rreshtin Sidorin. Qehajai e goditi Sidorin në fytyrë me sa i hante krahu, aq sa Sidorit i vërshoi gjaku rrëke. Të njëjtën gjë bëri edhe me Vasilin, me sebepin se stiva e druve të prera të tij nuk ishte edhe kaq e madhe dhe pas këtyre të rrahurave u largua.
Në mbrëmje fshatarët u mblodhën prapë dhe Vasili tha:
-E mora vesh, ju, nuk jeni njerëz, por jeni ca harabela. Bërtitët atje në pyll: “Do ia rregullojmë ne qejfin!” dhe në çastin e duhur u tulatët. Kështu mblidhen harabelat kundër
skifterit. “Asnjë lëkundje, asnjë shmangie!” Dhe kur arrin skifteri, të gjithë ia mbathin dhe fshihen midis hithrave. Atëherë skifteri vjen, kap zogun që do dhe e mbërthen me
kthetra. Harabelat shfaqen përsëri. Ciu… Ciu… Por mungon një prej tyre… Po cili
mungon?… Ivani… Aq më keq. Ashtu qoftë…” Tamam si ju. Kur s’duhet zmbrapsur,
të mos zmbrapsemi. Kur ai u muar me Sidorin, duhej të afroheshim dhe ta hiqnim qafe. Por ju: “Asnjë paburrëri, asnjë tradhti!” dhe, kur ai erdhi, të gjithë u zhdukët në shkurre.
Rrahja e mendimeve u bë gjithnjë e më të shpeshtë dhe fshatarët u betuan që të shpëtonin nga qehajai. Ky i fundit u bëri të ditur se se gjatë javës së pashkëve duhej të lëronin tokën që do tw mbillej me tërshërë. Këto fjalë i nxitën keqazi fshatarët. Javën
e shenjtë u mblodhën te Vasili.
-Po qe se ai ka harruar Zotin, po qe se vepron sipas qejfit, atëherë duhet ta vrasim
patjetër. Nuk do të jemi më pak fajtorë po të mos vepronim kështu si mendojmë. Erdhi edhe Pjetër Mikevi, një burrë i ndrojtur, të cilit s’i pëlqente të merrte pjesë në diskutime
të tilla. Megjithatë, pasi dëgjoi deri në fund, tha:
-Vëllezërit e mi, ju po mendoni të bëni një mëkat të madh. Të zhdukësh një shpirt është gjë e rëndë. ثshtë e lehtë t’i marrësh shpirtin dikujt, por si mbetemi, pastaj, vetë ne? Ai vepron dhe bën keq? E keqja mbetet tek ai. Duhet ta durojmë vëllezërit e mi, duhet ta durojmë.
Vasili u shqetësua.
– Si the ti? ثshtë mëkat të vrasësh një njeri? Sigurisht, ashtu është, por ç’njeri pa?
ثshtë krim të vrasësh një njeri, por jo një qen si ai!… Vetë Zoti e thotë këtë. Duhet t’i vrasim qentë e tërbuar, nëse na vjen keq për njerëzit. Po të mos e vrisnim, do të bënim një mëkat të rëndë. Ndryshe kushedi sa njerëzve do t’u bënte keq ai! Dhe ne, po qe se duhet të paguajmë me kokën tonë, do të vuajmë për të tjerët të cilët do të na falënderojnë. Po nuk vendosëm të veprojmë, do t’u bëjmë keq të gjithëve. Ti thua marrëzira, Mikev. Të punojmë gjatë festës së Krishtit!… Po ti vetë s’do të shkosh…
Mikev përgjigjet:
-E pse s’do të shkoja? Po të më dërgojnë për të punuar, do të shkoj. S’do të punoj për vete, dhe Zoti do të dijë kujt t’ia ngarkojë mëkatin. Ne, duhet të kujtojmë gjithmonë, vetëm Atë. S’flas unë kështu, vëllezër. Nëse u dashka luftuar e keqja me të keqen, Zoti do ta kishte thënë këtë, përkundraziai thotë: po deshe ta zhdukësh të keqen, merre mbi vete. S’është e vështirë të vrasësh një njeri, por gjaku i tij do të njollosë shpirtin tënd. Të vrasësh një njeri është si të përgjakësh shpirtin tënd. Ti pandeh se ke vrarë një njeri të keq, ti mendon se ke shkatërruar të keqen… po pastaj të bie ndër mend se vuan nga një e
keqe më e madhe. Duroje të keqen dhe ke për ta mundur atë.
Pas këtyre fjalëve fshatarët s’morën më asnjë vendim. Mendimet ishin nga më të të ndryshmet. Disa mendonin si Vasili, të tjerët ishin me Petron dhe, për të mos mëkatuar,
pëlqyen më tepër të duronin.
Të dielën e parë të javës së pashkëve fshatarëve iu lejua që të nderonin festën. Mbikëqyrësi, i shoqëruar nga pleqtë e fshatit, erdhi në mbrëmje për të njoftuar se kishte një urdhër që vinte nga shtëpia e padronit: “Mihail Semenoviçi, qehajai, urdhëron që nesër të gjithë të dalin në punë”.
Ai i ra kryq e tërthor gjithë fshatit, u bëri të ditur të gjithëve detyrimin që disa të punonin matanë bregut të lumit, të tjerët në tokat që ishin ndanë rrugës kryesore. Fshata-rëve u erdhi plasje, por nuk guxuan të kundërshtonin. Të nesërmen nxorën parmendat jashtë dhe nisën të lërojnë tokat. Ranë kambanat. Të gjithë kremtojnë festën në kishë, kurse fshatarët vazhdojnë të lërojnë tokën.
Mihail Semenoviçi, qehajai, u çua mjaft vonë dhe bëri një shëtitje për t’u hedhur një sy bujqve. Gruaja dhe e bija vejushë, (që kishte ardhur pikërisht për këto ditë feste) u veshën e u stolisën; njëri nga shërbëtorët bëri gati karrocën; shkuan në meshë. U kthyen; njëra nga shërbëtort përgatiti samovarin. Mbas pak u kthye edhe Mihail Semenoviç e sakaq të gjithë tok filluan të pinin çajin.
Qehajai ndezi pipën dhe thirri mbikëqyrësin.
-Pra! I vure fshatarët në punë?
-Po, Mihail Semenoviç.
-Shkuan të gjithë?
-Që të gjithë. I nisa vetë.
-I nise, i nise… po, apo punojnë? Shko e u thuaj se unë do të vete t’i shoh pasdite. Duhet që të lërojnë nga një hektar me thellësi të dyfishtë dhe të punojnë mirë. Po gjeta punë të bërëshkel e shko, do të punojnë edhe ditën e Pashkës.
Mbikëqyrësi po bëhej gati të largohej, kur Mihail Semenoviçi e thirri përsëri që t’i thoshte edhe diçka tjetër, megjithëse ndihej i sikletosur e i lëkundur. Më në fund tha:
-Ja si është puna. Do dëgjosh me marifet ç’thonë për mua ata cubat. Cilët janë ata që kërcënojnë, ç’thonë; m’i bëj të ditur të gjitha. I njoh unë ata cuba, s’duan të punojnë ata, duan të rrinë shtrirë, të mos bëjnë asgjë. Duan të dehen e të festojnë, ja ç’duan dhe nuk mendojnë se po t’i lënë zvarrë punët, do të jetë tepër vonë pastaj për t’ua dalë mbanë.
-Dëgjoi, pra, llomotitjet e tyre dhe m’i kallëzo të gjitha ato që do të thonë. Më duhet t’i di. Shko. Dhe m’i trego të gjitha, ë!
Mbikëqyrësi u rrotullua, doli nga shtëpia, i hipi kalit dhe u nis fushave. Gruaja e qehajait që dëgjoi bisedën e bërë në mes mbikëqyrësit dhe të shoqit, iu afrua dhe iu lut të tregohej më zemërbutë me fshatarët. Ishte një grua e ëmbël dhe zemërmirë. Kur mundte, ajo e qetësonte të shoqin dhe mbante anën e fshatarëve. Iu afrua të shoqit dhe, me të lutura, i tha:
-Mihailka, miku im, ditën e madhe, me rastin e festës së Zotit Tonë, mos bëj mëkat dhe të lutem në emër të Krishtit, mos i nxirr fshatarët në punë.
Mihaili s’ua vuri veshin fare fjalëve të gruas dhe ia dha të qeshurit para turinjve të saj.
– Si duket, ka kohë që kanxhiku im s’i ka përkëdhelur më ato tulet e tua, prandaj dhe tregohesh kaq e guximshme. S’të takojnë ty këto gjëra.
-Mihailka, miku im, kam parë një ëndërr që lidhet me ty, një ëndërr të keqe. Dëgjomë, mos i detyro fshatarët të punojnë ditën e Pashkës.
-Ta tregoj unë ty, se, me sa shoh, ti mendon se meqë je ca e shëndoshë, kamxhiku
s’ka për të të lënë gjurmë. Hap sytë po të them!
Semenoviçi u tërbua, ia veshi me pipë buzëve së shoqes dhe e përzuri, duke e urdhëruar që të bënte gati drekën.
Mihail Semenoviçi hëngri një koke viçi, një derrkuce qumështi të pjekur, një supë
makaronash me qumësht, piu ca raki mani dhe e mbylli me një tortë të sheqerosur. Pastaj
thirri kuzhinieren dhe i dha urdhër që të këndonte, ndërsa ai vetë mori balalajkën dhe nisi
të lëkundej.
Mihail Semenoviçi vazhdoi të kalonte mbasditen në qejfin e vet, duke bërtitur, duke i rënë balalajkës dhe duke u argëtuar me kuzhinieren. Sakaq mbikëqyrësi hyn, përshëndet dhe nis të tregojë ato që ka parë e dëgjuar në fusha.
-Mirë! Po a punojnë? Do ta mbarojnë detyrën e tyre?
-Kanë bërë më shumë se gjysmën.
-Brazdat janë hapur thellë?
-Po. S’pashë asgjë të keqe. Me sa duket, kanë frikë.
-Toka punohet mirë?
-Shumë mirë, derdhet si pluhur.
Qehajai ndenji i heshtur për disa minuta.
-Po ç’thuhet për mua? Më shajnë?
Mbikëqyrësi vihet në siklet. Mihail Semenoviçi e urdhëron që të kallëzojë krejt të vërtetën:
-Fol pa frikë. Fjalët s’janë të tuat, por të tyret. Po më the të vërtetën do të të shpërblej, por, nëse më fsheh ndonjë gjë, do të të rrah me kamxhik. Eh! Katjushka, jepi një gotë raki që t’i hapet squpi.
Kuzhinieria shkon të marrë rakinë dhe ia vë mbikqyrësit përpara. Ai e pi me një frymë, fshin mjekrën: “Të dalë ku të dalë, – mendon – s’është faji im nëse ata nuk flasin mirë për të. Do të them të vërtetën sepse ai atë do”.
Dhe fillon:
-Po, mërmërisin, Mihail Semenoviç, flasin nën zë.
-Po çfarë thonë? Fol.
-Thonë se ju nuk besoni te Zoti.
Qehajai ia shkrep të qeshurës.
-Kush e thotë këtë?
-Të gjithë. Thonë edhe se keni marrëdhënie me djallin.
Qehajai vazhdon të gajaset.
-Mirë pra, e mora vesh, por më trego më hollësisht për ato që interesojnë. Kush flet për mua? ا’thotë Vasili?
Mbikëqyrësit s’i pëlqente të fliste keq për shokët, por kishte ditë që nuk ishte në marrëdhënie të mira me Vasilin.
-Vasili është ai që e ngre zërin më shumë se të tjerët.
-E ç’thotë? Fol, pra!
-S’ma nxë goja…- dhe, pas një mëdyshje, zbrazet.- Thotë se ju Mihail Semenoviç nuk do t’i shpëtoni vdekjes së dhunshme.
-Ah, shumë mirë! Po ç’pret akoma ai? Përse s’më vret? Mos i ka krahët tepër të shkurtër? Mirë, Vasil, do të takohemi bashkë. Po Tiska, ai qeni, flet edhe ai apo jo?
-Të gjithë flasin keq.
-Po ç’thonë?
-S’është mirë ta përsëris.
-Pse s’është mirë? Hajt, bëhu trim! Fol.
-Thonë: Iu çaftë barku, iu çaftë dhe i dalçin gjithë rropullitë jashtë.
Mihail Semenoviç s’e mbajti dot veten dhe ia plasi së qeshurës.
-Do ta shohim se rropullitë e kujt do të dalin më parë. Kush e tha këtë? Tiska?
-Po, Mihail Semenoviç. Asnjë s’flet mirë. të gjithë flasin keq dhe ju kërcënojnë.
-Mirë pra! Po Pjetër Mikevi ç’thotë? Më mallkon edhe ai leshkoja?
-Jo, Mihail Semenoviç, Pjetri nuk ju mallkon.
-Po ç’bën?
-ثshtë i vetmi që s’ju mallkon. ثshtë i çuditshëm. E shohin me habi, Mihail Semenoviç.
-Po, pse?
-Të gjithë fshatarët habiten me sjelljen e tij.
-Po ç’bën, pra?
-ثshtë vërtet diçka e jashtëzakonshme. Kur unë iu afrova atij, ai kishte punuar më shumë se një hektar atje në shpat, pranë Turkinos. I vete pranë dhe dëgjoj që ai këndonte me një zë kaq të ëmbël, kaq të dashur… dhe mbi parmendë shkëlqente diçka…
-اfarë?
-Diçka si një zjarr i vogël. I afrohem dhe shoh një qiri pesëkopekësh të vendosur mbi parmendë. Qiriri digjej dhe nuk e shuante as era. Ai shkundi parmendën, u hodh në brazdën tjetër dhe përsëri qiriri nuk u shua.
-Po ç’thoshte?
-Asgjë. Kur më pa, më uroi festën dhe ia mori sërish këngës.
-I fole?
-Jo. Disa fshatarë iu afruan atëherë dhe qeshën. “Ah… Ah!… – thoshin, – Mikevi s’do të lutet kurrë. Mjaft që t’i paguhet puna që ka bërë gjatë javës së pashkës”.
-Po ai si u përgjigj?
-Tha vetëm një gjë: “Paqe mbi tokë njerëzve me vullnet të mirë”. Nisi përsëri të lëronte tokën, nguci kalin dhe vazhdoi të këndonte me zërin e tij të ëmbël. Dhe qiriri digjej vazhdimisht dhe nuk kurrsesi shuhej.
Qehajai nuk qeshi më. Ai uli balalajkën, e la kokën t’i binte mbi gjoks dhe u zhyt në botën e vet. Mbeti kështu i kredhur në mendime për pak kohë dhe, pasi u dha leje kuzhinieres dhe mbikëqyrësit të largoheshin, u hodh mbi krevat dhe filloi të dëneste me ngashërim.
E shoqja iu afrua t’i fliste. Ai nuk përgjigjej; shqiptoi vetëm:

- Ai më mundi, tani është radha ime.
-Shko, – tha e shoqja, – shko e u thuaj fshatarëve që ta lenë punën dhe do të të kalojë. Edhe herë të tjera ke bërë të këqija, po kurrë nuk të ka kapur një frikë e tillë. Pse trembesh tani?
-Humba, – përgjigjet. – Ai më mundi.
E shoqja ia ktheu:
-Ti përsërit gjithmonë të njëjtën gjë: “Ai më mundi! Ai më mundi!” Shko, urdhëroi fshatarët që të lenë punën dhe gjithçka do të vejë mirë. Shko. Po të shaloj kalin. U suall kali dhe e shoqja e qehajait e bindi të shoqin që të shkonte në fushë dhe t’u
thoshte fshatarëve të linin punën. Mihail Semenoviçi hipi në kalë dhe u nis drejt fushës. Kaloi gardhin, një grua i hapi portën e oborrit dhe ai përshkoi fshatin. Me të parë qeha-janë, të gjithë njerëzit dredhonin rrugën dhe fshiheshin, kush në oborrin e vet, kush në kopshtin e tij, kush në ndonjë qoshe.
Qehajai përshkoi kështu gjithë fshatin dhe arriti te dera e një shtëpie. Dera ishte e mbyllur dhe ai s’mundi ta hapte duke qenë mbi kalë. Thirri që të vinin t’ia hapnin, por s’u
duk askush. Atëherë zbriti, e hapi vetë dhe mori të hipte sërish mbi shalë. Vuri këmbën në yzengji dhe, ndërsa hidhte këmbën tjetër mbi shalën e kalit, kafsha u tremb sapo pa një
derr dhe u përplas pas portës. Qehajai ishte i rëndë. Shala u anua dhe ai shkoi e u përplas pas portës. Atje ndodhej një shufër hekuri e mprehtë, më e lartë se të tjerat; ai u përplas tamam te kjo shufër hekuri, e cila i çau barkun dhe ra përtokë.
Fshatarët po ktheheshin nga puna. Disa kuaj ndjenë erën e gjakut dhe s’pranuan të
kalonin aty pranë të vrarit. Fshatarët e panë dhe dalluan Mihail Semenoviçin të shtrirë në
kurriz, me duart e kryqëzuara, me sy të akullt, me rropullitë që i vareshin jashtë, i larë i tëri në gjakun e tij, një gjak që as toka nuk e thithte. Fshatarët, të tmerruar, i drejtuan kuajt nga ana tjetër e rrugës. Vetëm Pjetër Mikevi zbriti nga kali, iu afrua qehajait dhe, duke e parë ashtu të vdekur, ia mbylli sytë. I ndihmuar nga djali i tij, rregulloi një karrocë, vuri mbi të kufomën dhe e çoi në shtëpinë e agait. Ky i fundit, duke dëgjuar gjithë historinë, i liroi fshatarët nga puna angari.
Dhe fshatarët kuptuan atëherë se jo në hakmarrjen, por në butësinë qëndron plotfuqishmëria e Zotit.
 
Pe: Leon Tolstoi

"Te ndodh ndonjehere... te ndjesh se do te ndodhi me asgje - asgje; se gjithcka e bukur eshte ne te kaluaren? Edhe nuk eshte tamam nje ndjenje merzie, por melankolie?...
Te ka ndodhur ndonjehere kur gjithcka eshte ne rregull edhe ecen vaj, edhe te gjithe jane te kenaqur, edhe krejt papritur te godet si nje rrufe se je i semure nga gjithcka, dhe se gjithcka do te vdesi."

 
Titulli: Leon Tolstoi

Nje korrigjim do beja une....e ka LEV dhe jo Leon, emrin. :)
 
Pe: Titulli: Leon Tolstoi

Nje korrigjim do beja une....e ka LEV dhe jo Leon, emrin. :)
Nese do ishte i shkruajtur ne gjuhen ruse...po. :)
Ne gjuhen shqipe eshte Leo ose Leon...
ose te pakten keshtu shkruhet ne wikipedia, dhe nga shtypi.
 
Pe: Titulli: Leon Tolstoi

Pashë mjerimin , të ftohtin , urinë
poshtërimin e mijëra , mijëra njerëzve si unë
Ndihem bashkëpunëtor në një krim
që vjen duke u angazhuar vazhdimisht
dhe nuk do të pushojë kurrë së qeni i tillë
deri në momentin që unë do kem ushqim të bollshëm
dhe të tjerët nuk do të kenë
deri në momentin që unë do të kem dy pallto
do të ketë edhe një njeri që nuk do të ketë asnjë...
 
Titulli: Pe: Titulli: Leon Tolstoi

Nese do ishte i shkruajtur ne gjuhen ruse...po. :)
Ne gjuhen shqipe eshte Leo ose Leon...
ose te pakten keshtu shkruhet ne wikipedia, dhe nga shtypi.

:)

Nje emer i pervecem mbetet i njejte si ne gjuhen Ruse e si ne ate Shqipe. :)
Wikipedia thote qe Lev Tolstoy, njihet gjithashtu edhe si Leon apo Leo ne gjuhen Angleze per thjeshtesi shqiptimi, megjithate thjesht doja te isha e qete une me veten time me korrigjimin qe bera.
Jo se ka ndonje rendesi te madhe, fundja veprat e tij te pa-arritshme mbeten, me cfare do emri qofshin te nenshkruara. :)
 
Titulli: Leon Tolstoi

Per mua veprat Ana Karenina dhe Lufta e Paqja jane nje perle boterore.
 
Pe: Leon Tolstoi

Ana Karenina

Deshi të hidhej në mesin e vagonit të parë, që e kishte ballë për ballë, por çanta e vogël e kuqe, të cilën filloi ta hiqte nga dora, e pengoi dhe s’pati kohë: mesi i vagonit kaloi. Duhej të priste vagonin tjetër. Atë çast e pushtoi një ndjenjë si ajo që provonte kur do të kridhej në ujë për t’u larë dhe bëri kryqin. Ky gjest i zakonshëm, ngjalli në shpirtin e saj një varg kujtimesh të vashërisë dhe të fëmijërisë dhe befas errësira, që ia mbulonte të gjitha, u gris dhe, për një çast, jeta vezulloi përpara saj me të gjitha gëzimet e kaluara. Por ajo nuk i hiqte sytë nga rrotat e vagonit tjetër që po afrohej. Dhe pikërisht atë çast kur mesi i largësisë midis dy palë rrotave i erdhi ballë për ballë, ajo hodhi tej çantën e kuqe, futi kokën në mes të supeve, u hodh poshte vagonit me duart e shtrira përpara dhe, me një lëvizje të lehtë, sikur të bëhej gati për t’u ngritur përsëri, ra më gjunjë. Dhe, po atë çast, u tmerrua për atë që kishte bërë. “Ku jam? C’po bëj kështu? Pse?” Deshi të ngrihej, të shpëtonte; por një gjë e madhe dhe e pamëshirshme e goditi në kokë, e hodhi plasur në kurriz dhe e hoqi zvarrë. “M’i fal të gjitha, o Perëndi!” – tha ajo duke ndierë se çdo përpjekje ishte e kotë. Fshatari i shkurtër, që thoshte disa fjalë, po punonte mbi hekur. Dhe qiriu, në dritën e të cilit ajo kishte lexuar librin e jetës, që ishte plot me ankthe, me gënjeshtra, me hidhërime e me ligësi, lëshoi një dritë që s’kishte qenë kurrë aq e fortë, i ndriti asaj të gjitha ato që më parë ishin në errësirë, kërciti, nisi të venitej dhe u shua përgjithmonë.
 
Tolstoy ka 200 pasardhës nëpër botë

Në dhjetëra vende të botës jetojnë rreth dyqind pasardhës të Lev Nikolayevich Tolstoy (1828 - 1910) të cilët çdo dy vjet bëhen tok me qëllim që të shihen e të shoqërohen, ka deklaruar djali i stërnipit të shkrimtarit të njohur Tolstoy.Siç njofton agjencia informative fetare (VIA), në Rusi jetojnë rreth njëzet pasardhës të Tolstoy, në Suedi jetojnë rreth njëqind, derisa në Itali, Uruguai, Brazil, Amerikë dhe Francë jetojnë të tjerët. Nuk janë të gjithë ortodoksë, ka edhe katolikë, por edhe protestantë. Vladimir Tolstoy, të cilin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kohët e fundit e ka emëruar si njërin nga këshilltarët e tij, thotë se disa nga pasardhësit gjatë vitit 1945 janë kthyer nga Jugosllavia e atëhershme në Rusi. Vladimir Tolstoy tash disa vjet është drejtor i memorialit “Jasna Poljana” (“Fushë e qartë”), i cili gjendet rreth 200 kilometra larg Moskës, e në të cilin vend shkrimtari i njohur ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Vladimir Tolstoy deri para disa vjetësh i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Ruse që edhe një herë t’i shqyrtojë rrethanat nën të cilat stërgjyshi i tij në vitin 1901 është anatemuar dhe larguar nga kisha. Ky largim, siç deklarohet, i ka ndarë një pjesë të intelektualëve rusë nga kisha dhe ajo distancë vazhdon edhe sot. Priftërinjtë rusë nuk ia këshillojnë besimtarëve që të lexojnë veprat e Tolstoyit. VIA përkujton që përvjetori i 100-të i vdekjes së Tolstoy, para dy vjetësh, është shënuar me një ceremoni të thjeshtë dhe se ai jo vetëm për kishën, por edhe për shtetin ka mbetur një rebel./koha/
f1_24tolstoj-jpg1340522161.jpg
 
Titulli: Tolstoy ka 200 pasardhës nëpër botë

Eshte shume interesante se cfare ndikimi te madhe ka kisha ruse ne marredhenjet shoqerore dhe shtetrore te shoqerise Ruse.

Tolstoy ishte i mallkuar nga kisha ne kohen e tij (kam pershtypjen se edhe Dostojevski) dhe akoma familjaret e tij vuajne ate damke te asaj kohe. Madje te dy keta shkrimtar, perkunder se jane shume te njohur ne mbare boten, thuhet se jane me pak te njohur brenda vet Rusise dhe kjo shkak i mallkimit kishtar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top