Loyalty
Anëtar i Nderuar
Titulli: Lasgush Poradeci
Naim Frasherit
Qan e heq në të kenduar, ze këndon në zi të madhe,
Vdes kur hapet zemr'e gjuhës posi lulja nër luadhe:
Ha! se në kaq ndnryshmësira m'u duk vetë Shqipëtari
Ndaj shëmton fjal'e të folur nga padia, nga nakari.
...Të përmbysim vetëdijen kur na fton mburim'i jetës?!
...Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
...T'a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqë prishmë
Kur fillon t'j'a thotë shqipja me një hir të perëndishmë?!
Sepse hir të kuvendishmë kish kuvëndi yt, Naim,
Ajo këng'e tepërlumtur që më s'pati shëmbëllim;
Se mendimi yt kish flakën e kuptimit të kulluar,
Goja jotë vjershëtore kish një zë të pastëruar:
O! Sa bukur që rrjeth fjala nëpër brigj'e nëpër sheshe,
Nëpër mal ku merr kullotën tuf'e bardh'e një bareshe...
ç'ëmbëlsirë e lumtëruar n'atë zëth aq të mahnitur
Ku një trim i falet vashës dyk'u shtrir e u venitur...
Rreth murishtës së qytezës zu po zjen një zi mizore,
Fryhen grykët e shëndosha në bërtitje trimërore...
E mes tempujve të qetë, pranë pikash prej qiriri,
Dyke njohur vetëveten dal-nga-dal ze vuan gjiri,
E si tretet dyll'i djegur e pikon e merr kullimin,
Shpirti yt në kraharuar i bë mendjes shoqërimin,
E më shpejt se shkrepëtima kur godet mbi shkëmb petriti,
bje përposh në fudn skëterre... fluturon në kulm zeniti...
E pse dot më s'gjet të prehur as m'i dhetë as nën'etere,
Mërmëron e qit prej helmit mjaltë blete parëvere...
Këngëtor i pazembruar qit prej ferrash Trëndafil...
Bëhet erë-e-i-hyn në gushë gushë-dehurit bilbil.