Lasgush Poradeci

Titulli: Lasgush Poradeci

Naim Frasherit

Qan e heq në të kenduar, ze këndon në zi të madhe,
Vdes kur hapet zemr'e gjuh
ës posi lulja nër luadhe:
Ha! se n
ë kaq ndnryshmësira m'u duk vetë Shqipëtari
Ndaj sh
ëmton fjal'e të folur nga padia, nga nakari.

...T
ë përmbysim vetëdijen kur na fton mburim'i jetës?!
...T
ë mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
...T'a mjerojm
ë kuvëndimin me kaq helm e kaqë prishmë
Kur fillon t'j'a thot
ë shqipja me një hir të perëndishmë?!

Sepse hir t
ë kuvendishmë kish kuvëndi yt, Naim,
Ajo k
ëng'e tepërlumtur që më s'pati shëmbëllim;
Se mendimi yt kish flak
ën e kuptimit të kulluar,
Goja jot
ë vjershëtore kish një zë të pastëruar:
O! Sa bukur q
ë rrjeth fjala nëpër brigj'e nëpër sheshe,
N
ëpër mal ku merr kullotën tuf'e bardh'e një bareshe...
ç'
ëmbëlsirë e lumtëruar n'atë zëth aq të mahnitur
Ku nj
ë trim i falet vashës dyk'u shtrir e u venitur...
Rreth murisht
ës së qytezës zu po zjen një zi mizore,
Fryhen gryk
ët e shëndosha në bërtitje trimërore...
E mes tempujve t
ë qetë, pranë pikash prej qiriri,
Dyke njohur vet
ëveten dal-nga-dal ze vuan gjiri,
E si tretet dyll'i djegur e pikon e merr kullimin,
Shpirti yt n
ë kraharuar i bë mendjes shoqërimin,
E m
ë shpejt se shkrepëtima kur godet mbi shkëmb petriti,
bje p
ërposh në fudn skëterre... fluturon në kulm zeniti...
E pse dot m
ë s'gjet të prehur as m'i dhetë as nën'etere,
M
ërmëron e qit prej helmit mjaltë blete parëvere...
K
ëngëtor i pazembruar qit prej ferrash Trëndafil...
B
ëhet erë-e-i-hyn në gushë gushë-dehurit bilbil.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naim Frasherit

Kjo është këngë e shentëruar e kuvendit t'ënd lotak!
Ambrozi q'u shtryth nga z
ëmbra dh'u përzje me vaj'e gjak.

E kjo fjal'e per
ëndishme, ky kanisk pa shëmbëllim,
K
ëjo valle diamandësh na u pat lënë trashëgim.
Po kaq fort
ë-i pru shkëndijat rez'e ndriçm'e ti ndaj neve,
Sa t
ë mundur nga çkëlqimi, humbmë fillin e ideve,
Nga çudija patnv humbur dlirt
ësin'e syrit vet
E na ngjau se zuri perde dh'u verbos e mbet i shkret
ë.
E k
ështu, kur hën'e plotë lakuriqin e ka prekur,
Ay ngaci nd'an
ë murreshdh'u çukit e ra i vdekur.
Ra e shtrir
ë mes pishtari me qipallë të këputur
E shastisur po nga flaka pend
ë shkruarëza flutur.
E k
ështu-i javiti kryet një çfrerim edhe në bujë,
Ku thesar'i shent
ë i gjuhës bëhet lodër në rremujë,
Ku çdo goj
ë e djallëzuar, mbledhur fshehura në klikë,
Me nj
ë fjalë barbarije ze një vend në politikë:

...Se ç'u mbush plot kapedan
ë- po me mendje çilimiu...
C'ndriti Lushnja trim
ërore- po ç'u err dhe vetvetiu...
Se me zem
ër prej luani mprohet Toka- po me skistër
Kruhet ajk'e majm'e gjuh
ës në kongres të saj sinistër;
Pastaj rrug
ësh arratije bje gjykimi-e gjëma shtohet,
E ze çb
ëhet ç'u pat bërë- ç'u godit ze çkatërrohet;
ç'u nd
ërtua bres pas brezi, bje greminë më një ças,
Ku k
ëndoj bilbil'i kombit, grifsh'e huaj çirret pas.

Me p
ërbrëndjen e shkrumbosur një poet, një deputet,
Flet e çflet e vret e oret p
ër një të vet virgjinitet...
Prej blatishtas tradh
ëtije shkumbëzon një farmason
E me ton q
ë të shurdhon dënon një renegacion...
E nj'aty nj
ë tru venitur që mban dije për një fije,
 
Naim Frashërit


Lajkatar e dërdëllitës nxjerr lëvezhga gjuhësije,
dyke lojtur maskaradën, si kasneci në pazar,
Me dy sy të zgurdulluar, me një pedantizm barbar.
Se pat humbur prej qëkuri shpirt'i gjuhës së atyre
Që në fat të lum të kombit janë shëmbëlla mynxyre;
Se pë shqipen pleqërishte- pë çudinë e mosfjalosur-
Vesh'i tyre i shushulluar ka timpanën e rrëxhosur.

E kështu-i kaplisi kryet egzotizmi orë.lik.
Vijza mërshe-e gjyrë dheri mori shtat i saj fisnik.

Po ti dridh-u, o! Komb i lashtë, me atë zembërën e gjërë,
E n
ë gas të drithmës s'ate lè të tundet bot'e tërë!
Lè t
ë ndritet Shqipërija nër bregore-e nër fushore.
Si buçet me z
ë të thjeshtë frym'e gojës stërgjyshore;
Si flet shqip e lumt
ëruar e bekon me gjith bekimin,
Vajz
ërinë e virgjërinë... - zemërimin... renegimin...
 
Ti buzëndritur në stoli


Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkëmbenj plot llaftari;

Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi
 
KUJTIMI

Edhe në mungove,
Edhe në ndryshove,
Edhe në dredhove,
Në më gjarpërove:

Kujt j-a dhè mungimin?
Kujt ja dhè ndryshimin?
Kujt j-a dhe dredhimin?
Kuja gjarpërimin?

Mungime-e ndryshime,
Mungime-e dredhime,
Dh’ato gjarpërime-
Hon për zemrën t’ime.

Zemr’ e mall i parë,
Zemërëz’ e vrarë
Kujton dyke qarë,
Pushton me llaftarë
Lulen e pavdarë,
Trupin e pangarë.

Pa ri pshoj qetuar
Dyke ëndëruar
Ndaj po puth nër duar-
Si ndaj koh’ e shkuar-

Fort i dëshëruar,
Fort i dhëmshëruar,
Fort i lumtëruar,
Ballin dritë-qëruar
Syrin qjell-kulluar,
Gjirin-vajzëruar,
Trupin-qumështuar.
 
KUR Tث Mث JESH E ZEMثRUAR



Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç’ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:
Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.
 
Marshi i Djalerise

Urdhëroi i Madhi Zot:
Zu ndrin yll` i Shqipërisë;
Ndrin e më s`përmbahet dot,
Se që sot e jetë-plot
Po rreh zemër` e Djalërisë.

Djalëri, lart për liri!
Lart për Zonjën Shqipëtare!
Yll në ballë-e zjarr në gji,
Zjarr në gji për Shqipëri!
Digj-u! Zemra djaloshare!

Qiell me shkaba shqipëtar!
Male mbushur me dragona!
Këto fusha derdhur n`ar,
Deti plot margaritarë
Këto janë viset tona!

Këtu leu që në fillim
Trim`i dheut si zog i shkruar;
Leu dh`u la për trashëgim
Me nderim e me qëndrim
Besa jon`e shenjtëruar.

Ha! Dh`e bukura liri
Këtu mbretëroi përjetë:

Mbretëroj: e plot mëri,
Bëri në rezik të zi
Prej kujtdo një trim me fletë.

Lidhni besën për Atdhe,
Ju me gjak të Kastriotit!
Lidhni-e shpejt e bëni be
Be që vret porsi rrufe
Para Kombit-para Zotit.

Djalëri, heu! Yll i ri!
Djalëri, këng e shëndetit!
Për liri, për lumturi,
Rrofsh! e lumja Djalëri!
Rrofsh e qofsh sa val` e detit!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top