Laguna ne Shqiperi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. Lagunat janë dukuri karakteristike për bregdetet e ulëta ranore (Gjiri Meksikan, bregdeti i Kamçatkës, i Baltikut, etj.) Shembuj tipik të lagunave dhe kënetave paraqiten në bregdetin shqiptar (Karavastaja, Narta, Pashalimani, Patoku, etj).
Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është mbi 130 km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të.




Laguna e Karavastase

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjërë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasoje e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.
Gjate nje cikli të baticë-zbaticës shkëmbimi i ujit me detin arrin afërsisht 1/50 e volumit të gjithë lagunës. Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin më perëndimor të saj. E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallandysheve të detit.
Shqiperia
0.jpg
Laguna-e-karavastase.jpg
pag69imm1.jpg
thethiwz5.png



Laguna e Kunës
E quajtur ndryshe “Perlë e natyrës shqiptare” me sipërfaqe 3 km² ndodhen në jug të Shëngjinit, në bregun e djathtë të deltësë së DrinitLezhëz. Në përbërje të tyre hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore (laguna, këneta dhe moçale), pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre. Thellësia arin deri në 0,75 m. Rrethohet nga ligatina dhe ndahet nga deti nëpërmjet një kordoni të ngushtë rëre, që shërben edhe si plazh për turistët. Komunikon me detin nërmjet kanaleve natyrorë, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Dallohen për larmi të madhe të botës së gjallë : 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh : lepur, dhelpër, ujk, dera të egër, etj.
2006-japan.1187796000.saranda.jpg



Laguna e Nartes


Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund të
Laguna_di_Narte-Zvernec-4-.jpg



merret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës. I tërë peisazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Ai kishte një bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit të dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar. Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë gjithë natën në ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur në hell mishin e bagëtive të asaj zone që shijon shumë. Por jo vetëm këtë ditë. Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë nga i gjithë vendi. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët. Me një sipërfaqe prej 41,8 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhët nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithëshme 8 km dhe gjërësi 100 – 1400 m. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin, uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.
Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore (gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori.


Laguna e Patokut

Gjate bregut shqiptar te Adriatikut, Kompleksi Ligatinor i Patokut perfaqeson nje nga bukurite natyrore me interesante te ketij bregu. I ndodhur ndermjet Lumit Mat ne Veri dhe Lumit Ishem ne Jug, ky kompleks perfshin nje llojshmeri te larte habitatesh: laguna e brendeshme dhe e jashtme (480 ha), pylli (200ha), tokat bujqesore (450ha) dhe blegtorale (150ha). Kjo eshte ajo çfare ka mbetur nga nje zone e meparshme prej 4200 ha qe ka kaluar nje proces interesant zhvillimi, per shkak te faktoreve natyrore dhe aktiviteteve njerezore.
Historia

E krijuar gjate periudhes se Holocenit, kjo zone karakterizohej nga nje dinamizem i larte gjeomorfologjik. Zhvillimi i tij ka kaluar 4 faza, te cilat korrespondojne me formimin e 4 lagunave, te ndara nga kordone litorale. Laguna e katert eshte Laguna aktuale e Patokut. Nje lagune e peste (laguna e jashtme aktuale) eshte ne nje proces formimi aktiv, e influencuar edhe nga nje zhvillim i shpejte i kordonit litoral ne pjesen perendimore. E gjithe zona eshte e rrafshet dhe karakterizohet nga nje proces intensiv tektonik dhe ujra te shumte nentokesore. Procesi natyror i zhvillimit te lagunes i detyrohet 3 faktoreve kryesore: rregjimit te Lumit Ishem, rregjimit te Lumit Mat dhe rregjimit talasografik. Deri ne vitet 50 te shekullit XX kane dominuar zhvillimet spontane dhe ne te gjithe zonen kane mbizoteruar elementet natyrore te habitateve. Gjate gjysmes se dyte te shekullit te kaluar, aktivitetet njerezore kane luajtur nje rol te rendesishem ne ndryshimet e ketij ekosistemi nepermjet drenazhimeve, ndertimit te digave, shpyllezimeve etj.

Karakteristikat fiziko-gjeografike

Karakteristikat fiziko-gjeografike te kesaj zone jane faktor kryesor per potencialet e zhvillimit te saj dhe e bejne ate mjaft terheqese ne shume aspekte. Dimri relativisht i bute dhe vera e fresket, 2479 ore me diell ne vit, temperatura mesatare vjetore 15,50 C dhe sasia mesatare vjetore e reshjeve 1463 mm, tregojne nje potencial te larte klimatik, qe ushtron nje ndikim te madh ne zhvillimin intensiv te ekosistemit. Keto karakteristika dhe shumellojshmeria e habitateve jane te lidhur ngushte me biodiversitetin e larte te Kompleksit Ligatinor te Patokut. Shumllojshmeria e bimesise eshte nje nga karakteristikat me spikatese te ketij kompleksi. Nga bimet detare, ne pjesen perendimore, me te zakonshmet jane livadhet nenujore te Fucus virsoides dhe Posidonia oceanica. Bimesia ujore e lagunes karakterizohen nga sasi e madhe e mikroalgave, sepse ka rritje te shpeshte te trofise si rrjedhoje e rritjes se azotit dhe fosforit. Nje nga treguesit e kesaj gjendjeje eshte edhe sasia e larte e diatomeve. Makroalgat e lagunes i perkasin algave te gjelbra (Chlorophyta) dhe algave te murrme (Pheophyta). Livadhet e fanerogameve mbulojne rreth 40% te fundit te lagunes. Ato perbehen nga Zostera noltii, por ne ujra te ceket dhe te qete gjendet gjithashtu Ruppia spiralis. Kjo fitocenoze ka nje rol shume te rendesishem ne lagune. Bimesia higro dhe hidrofile mbulon nje zone te konsiderueshme te pjeseve periferike te lagunes. Ato dominohen nga 3 shoqerime kryesore te kallamishtes (Phragmites), shavarit (Thypha) dhe shqirres (Scirpus). Bimesia halofile eshte me e praishme ne pjesen veriore dhe jugore te lagunes. Kjo bimesi i perket disa shoqerimeve, nga te cilat me te rendesishme jane ato me Arthrocnemum dhe Juncus. Bimesia e dunave gjendet kryesisht ne pjesen perendimore, me nje numer te larte llojesh. Shkurret ne brigjet e lagunes dominohen nga marina (Tamarix), konopica (Vitex) dhe manaferra (Rubus). Siperfaqja pyjore me e rendesishme i perket pyllit te Fushe-Kuqes, ne pjesen lindore te lagunes. Aktualisht ka mbetur vetem gjysma e siperfaqjes se pyllit dikur te famshem, ku mbizoterojne verri (Alnus glutinosa), frasheri (Fraxinus angustifolia) dhe me pak vidhi (Ulmus campestre), rrenja (Quercus robur), plepi i bardhe (Populus alba), [[pisha e bute]] (Pinus pinea) dhe pisha e eger (Pinus halepensis). Siperfaqe te vogla me plep dhe akacie jane pyllezuar artificialisht prej disa dhjetera vitesh. Fauna invertebrore e Kompleksit Ligatinor te Patokut dhe pellgut ujembledhes te tij, duke perfshire ujrat e embla, kanalet, kenetat, estuaret dhe bregun rreth lagunes, karakterizohet nga nje shumellojshmeri e grupeve dhe llojeve, nga molusqet (midhjet dhe kermijte) deri tek gaforret dhe insektet. Iktiofauna perben nje nga vlerat me te çmuara te lagunes, me shume lloje peshqish me interes ekonomik, siç jane qefujt (Mugil cephalus, Liza ramada, Liza saliens), ngjala (Anguilla anguilla), barbuni (Mullus barbatus), gjuheza (Solea vulgaris), koca (Sparus auratus), levreku (Dicentrarcus labrax) etj.vidhi (Ulmus campestre), rrenja (Quercus robur), plepi i bardhe (Populus alba), [[pisha e bute]] (Pinus pinea) dhe pisha e eger (Pinus halepensis). Siperfaqe te vogla me plep dhe akacie jane pyllezuar artificialisht prej disa dhjetera vitesh.

Fauna

Fauna invertebrore e Kompleksit Ligatinor te Patokut dhe pellgut ujembledhes te tij, duke perfshire ujrat e embla, kanalet, kenetat, estuaret dhe bregun rreth lagunes, karakterizohet nga nje shumellojshmeri e grupeve dhe llojeve, nga molusqet (midhjet dhe kermijte) deri tek gaforret dhe insektet. Iktiofauna perben nje nga vlerat me te çmuara te lagunes, me shume lloje peshqish me interes ekonomik, siç jane qefujt (Mugil cephalus, Liza ramada, Liza saliens), ngjala (Anguilla anguilla), barbuni (Mullus barbatus), gjuheza (Solea vulgaris), koca (Sparus auratus), levreku (Dicentrarcus labrax) etj. Amfibet dhe zvarraniket (Herpetofauna) gjenden me shume ne pyje, keneta dhe kanalet rreth lagunes. Eshte interesant te theksohet sasia e madhe e breshkave te ujit (Caretta caretta) ne brigjet e detit afer lagunes dhe prania e breshkave te gjelbra (Chelonia mydas). Pozicioni i favorshem dhe shumellojshmeria e habitateve rreth lagunes kane krijuar kushte te pershtatshme per ornitofaunen. Inventarizimi i shpendeve ka regjistruar numer te larte llojesh, qe i perkasin shpendeve te ujit, shkurretave, pyjeve, kullotave, dunave dhe tokave bujqesore. Ne Kompleksin Ligatinor te Patokut eshte regjistruar numer i madh llojesh te shpendeve te kercenuar ne shkalle boterore si Pelecanus crispus, Phalacrocorax pygmaeus, Ciconia ciconia, Platalea leucorodia dhe Numenius tenuirostris. Mamalofauna e Kompleksit te Patokut karakterizohet nga nje numer i vogel llojesh dhe nje degradim i struktures se komunitetit. Kjo eshte me teper e lidhur me tharjen e kenetave dhe shpyllezimin e zones. Mishngrenesit me te zakonshem jane çakalli (Canis aureus), dhelpra (Vulpes vulpes), lunderza (Lutra lutra), baldosa (Meles meles), nuselala (Mustela nivalis) dhe qelbesi (Mustela putorius). Ne aspektin administrativ, Kompleksi Ligatinor i Patokut i perket Komunes se Fushe – Kuqes me 5 fshatrat: Adriatik, Patok, Gorre, Gurrez dhe Fushe-Kuqe. Ajo ka nje popullsi prej 7600 banore me nje densitet prej 206 banore/km2. Karakteristikat e saj natyrore ndihmojne zhvillimin tradicional te zones nepermjet bujqesise, peshkimit dhe turizmit. Komuna e Fushe–Kuqes ka potencial te larte energjetik dhe temperature te pershtatshme per shume bime bujqesore. Nje avantazh tjeter eshte sasia e madhe e ujrave te embla. Bujqesia ka nje fond gjenetik te pasur. Bujqesia tradicionale bazohet kryesisht tek drithrat, patatet, fasule, shalqi, vreshta etj. Ekziston gjithashtu nje tradite e vjeter ne mbareshtimin e bagetive, veçanerisht te deleve dhe kuajve. Peshkimi eshte nje tjeter perparesi per zhvillimin e zones. Bregdeti, laguna dhe 2 lumenjte krijojne kushte te pershtatshme natyrore per zhvillimin e peshkimit me interes te madh ekonomik. Kompleksi i Patokut karakterizohet nga nje shumellojshmeri e peshqve. Pozicioni gjeografik i kesaj zone lehteson komunikimin me tregjet e shitjes, gje qe perben nje tjeter faktor per perspektiven e mire te zvillimit te peshkimit.

Turizmi ekologjik

Turizmi ekologjik eshte nje nga potencialet me te rendesishme per zhvillimin e zones. Karakteristikat e saj natyrore me llojshmerine e larte te habitateve (det, lagune, pyll, lumenj, toke bujqesore), biodiversitetin e pasur me shume grupe te flores dhe faunes, ekzistencen e bujqesise dhe peshkimit tradicional jane faktore kryesore per zhvillimin e eko-turizmit. Pozicioni i kesaj zone prane Tiranes dhe rrugeve nacionale e lehteson ardhjen e turisteve, nese do te permiresohej infrastruktura e kesaj zone ne nje te ardhme te afert. Neqoftese burimet natyrore do te administrohen ne menyren e duhur dhe metodat tradicionale per rritjen e gjendjes ekonomike do te vazhdojne te aplikohen, kjo zone do te kete nje perspektive te mire zhvillimi, te bazuar ne zhvillimin e qendrueshem.
sunset1.jpg


Laguna e Viliunit

Laguna e Viliunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës, rreth 300 ha sipërfaqe, deri në 1 m e thellë dhe vetëm në sektorë të vegjël deri në 2-3 m. Rrethohet nga ligatina, komunikon me detin nërmjet një kanali natyror, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare të korrikut 20 - 22 ؛C, ndërsa e shkurtit 5-7 ؛C. Ajo është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Gjithashtu aty ka shumë shpendë të shumtë (183 lloje speciesh) migratore dhe të përhershëm, zvarranikë dhe përreth edhe gjitarë : lepur, dhelpër, ujk, der të egër, etj.

Lagunat e Vainit

Lagunat e Vainit - Ndodhet në bregun e majtë të deltës së DrinitLezhës, ka sipërfaqe rreth 9 km² dhe thellësi mesatare 0,7 m. Si dhe laguna e Kunës dallohet për larmi të theksuar të botës së gjallë dhe bukuri mahnitëse të peizazhit të qetë.

Liqeni i Butrintit

Ne pjesen jugore te Vurgut, ne veri te Vrines, shtrihet liqeni i Butrintit, me gjatesi 7km., gjeresi 3km., siperfaqe 16km . Thellesia mesatare eshte 14m. kurse ajo maksimale arrin 25m. Nga ana veriore liqeni eshte me i gjere se ne anen jugore dhe lidhet me detin me ane te nje kanali te lundrueshem, me gjatesi rreth 3km., me gjeresi qe shkon nga 40m. deri ne 70m. e me thellesi deri ne 7 m. Ne pjesen juglindore te liqenit te Butrintit ndodhet liqeni i vogel i Rrezes me siperfaqe 850 m , dhe te dy liqenet lidhen midis tyre permes nje kanali te perbashket. Ε veganta kryesore e liqenit te Butrintit eshte ekzistenca e kateve, ku dallohen dy shtresa: njera me trashesi 8m. dhe tjetra me 17m. Ujerat e shtreses se pare jane te pasura me oksigjen dhe aty vlon jeta e pasur bimore dhe shtazore. Mungesa e oksigjenit dhe prania e gazit sulfuror ben qe ne shtresen e poshtme te mungoje zhvillimi i jetes. Nje dukuri e tills vihet re mbas 200m. thellesi vetem ne Detin e Zi. Masat ujore te kateve ne liqenin e Butrintit jane te vendo-sura njera mbi tjetren, kane dendesi te ndryshme dhe nuk perzihen midis tyre. Liqeni i Butrintit ka uje te kripur ne sasi nga 7 deri ne 22 per mije. Tempera-tura e liqenit ndryshon vertikalisht ne thellesine 5m nga 12 C ne periudhen e ftohte deri ne 28 C gjate veres. Nen kete thellesi temperatura eshte konstante.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top