Kush ishte Kapidan, Princ-Pashai i Mirditës, Bib Doda

Lauri

Anunnak
Mirditë- Bib Dodë Pasha është një ndër pinjollët më në zë të familjes së Kapedanëve në Mirditë. Ai është gjithashtu një ndër
personalitetet më të shquar të kohës së vet, në mbarë territoret shqiptare. Kapidani i Mirditës, që ndër këto anë njihet si
Kapedan përtej detit, e thërrisnin princ (princeps), titull të cilin e kishte marrë vet Biba, ndërsa perandoria e madhe e turqve
e njihte me titullin e lartë të Pashait. Por, familja e kapedanëve ishte njohur si e tillë shumë më parë, që në kohën e gjyshit të
Bib Dodës, Preng Lleshit, i cili ishte i njohur si kapedan i Mirditës nga dy prej pashallëqeve më në zë të kohës, atij të
Shkodrës dhe të Janinës
, pra Bushatllinjve dhe Ali Pashait të Tepelenës. Bib Doda lindi në Orosh në vitin 1820. Duke qenë prej një familje
Kapedanësh, që në moshën 24- vjeçare ai vihet jo rastësisht në krye të ushtrive të Mirditës. Dod Prenga e lë të birin të vogël,
pasi vdes në Dubrovnik, si pasojë e një helmimi që kishte marrë që në Shkodër.

Për meritat e tij e të Mirditës, në vitin 1849 Bib Dodës iu dha titulli “Pasha” dhe iu njoh e drejta të komandonte një ushtri prej
10 mijë ushtarësh. Bib Doda njihet si i pari pasha i krishterë, i cili për pak kohë pati si sekretar të tij edhe Vaso Pashën, ky i
fundit gjithashtu pasha i krishterë, një personalitet i madh i letrave shqipe dhe një autoritet i lartë shoqëror e politik. Në
dokumentet historike, thuhet se në vitin 1852, në përkrahje të forcave turke të Omer Pashës, ai bllokon ushtritë malazeze që
donin t’i binin turkut. Ndërsa në vitin 1854, Doda merr pjesë në luftën ruso-turke në brigjet e Danubit, ku tregoi trimëri e aftësi
të rralla dhe ku fama dhe emri i tij bëhet mjaft i njohur. Ndërsa, Sulltan Abdyl Mexhiti, me Dekret Nr.124 e gradon Dodën
“Gjeneral Brigade”, dekorimi me urdhërin “Mexhidie” të klasit të tretë dhe titullin “Iftibar” të shoqëruar me rrogë dhe shumë
shpërblime. Napoleoni i III-të që gjithashtu luftonte krah turqëve i dhuroi atij “Shpatën e Argjentë”, në shenjë miqësie dhe
pranoi ta merrte në mbrojtje Mirditën, në arenën ndërkombëtare të atij shekulli. Bib Dod Pasha me aktivitetin e vet dhe me
potencialin dhe emrin që krijoi, e kishte kthyer Mirditën në një qendër të rëndësishme të lëvizjeve për komb e atdhe. Vetë
organizimi i brendshëm, ajo që fshihej në thelbin unikal të saj kishte tërhequr vëmendjen e studjuesve, udhëpërshkruesve e
në mënyrë të veçantë të diplomatëve të Europës. Në bazë të ligjeve të kanunit i takon atij të bëhet në moshë të re Kryekreu i
Mirditës, e pra ndër këto anë, thirret edhe Kapidan. Nga nivelet e larta të aristokracisë së Europës, ai merr shumë tituj
princëror. Në propozim të Ipeshkëvisë së Lezhës, Papa e dekoron me urdhërin e shën Gregorit. Shpejt, diplomaci të larta si
ajo e Francës, apo Napoleoni i Tretë, vendosin lidhje me të.
Roma dekoron Bib Dod Pashën
Papa Gregori i XVI
Bir shumë i dashur, shëndet e Bekim Apostolik. Më të shkëlqyeshmit tituj nderi të lartë është dëshmia më e madhe e
dashamirësisë sonë, që me shumë dëshirë i jepet atyre njerëzve, të cilët, duke u dalluar për fisnikërinë e origjinës në nderim të
fesë lavdërohen duke merituar me të drejtë mirënjohje në fushën fetare e civile. Në fakt, e dimë mirë që Ti i favorizuar dhe
nga paraardhësit e nga persona të rëndësishëm për kjartësi, ndershmëri, bamirësi e drejtësi, i impenjuar me zell për të nxit të
mirën e zhvillimin e fesë katolike me kujdes të çiltër drejt Nesh e ka kjo Seli Apostolike, je sjellur gjithnjë si sigurisht i përket
një njeriu katolik. Prandaj, duke marrë parasysh këto vlera të shquara, kemi menduar me dhënë një shenjë të kujdesit drejt
Teje. Duke dashur, kështu të dekorojmë me një vlerësim nderimi të veçantë, edhe pikërisht për këtë, duke të zgjedhur me
bindje se mund të jesh i zgjidhur nga çdo lloj vendimi shkishërimi, ose ndalimi e tjera vendime kishtare, censure, dënimi të
lëshuara në çdo lloj mënyre e për çdo motiv, në rast se do të prekeni, nëpërmjet këtij dokumenti në forcën e autoritetit tonë
Apostolik të emërojmë e deklarojmë Kavaljer Komendator të Urdhërit Civil të Shën Grigorit magno e të Kooptojmë në
bashkëshoqërimin e kavalierëve të tjerë me të njejtin Urdhër. Prandaj, si shenjë dalluese të këtij Urdhri, të japim e të lejojmë të
mbash lirisht e me të drejtë, kryqin e madh tetëkëndësh të artë ngjyrë të kuqe e që mban në mes shëmbëlltyrën e Shën
Gregorio magno-s, ngjitur nga një shirit mëndafshi të kuq, praruar në dy pjesët anësore, për t’u varë në qafë. E në mënyrë që
të mos rrezikohet bartja e kësaj dekorate, urdhërojmë që të dorëzohet një riprodhim i të njejtit Kryq.
Dhënë në Romë pranë Sh. Pjetrit me shenjën dalluese të unazës së Peshkatarit, ditën 16 Prill 1844.
Viti i katërmbëdhjetë i Pontifikatit Tonë
A. Kord. Sambruskini
(Përkthyer nga origjinali në latinisht)
(Botohet për herë të parë në shqip)
Martohet me një vajzë Lure, të cilën e rrëmben sipa Kassl Stanimet, i cili duke dhënë rrugtimin e tij në Lurë thekson “… Përveç
një franceskani padër Paulin, që kalonte këtu pushimet dhe që e njihja qysh në Rrubik, në dhomë ishte edhe Gjetan Ajazi,
kreu i familjes më të vjetër të Krahinës. Kjo qe një njohje aq interesante, për faktin se prej shtëpisë së tij muhamedane rridhte
nëna e kreut të tanishëm të mirditorëve, Preng Bib Dodë Pasha, princeshë Margjela, të cilën i ndjeri Bibë Dodë Pasha, sipas
zakonit të familjes së tij, për të grabitur muhamedane të bukur e fisnike, e kishte rrëmbyer si vajzë…”. “Bib Dod Pasha qe i
detyruar të marrë gjakun e të vëllait në moshë fare të re. Kjo ngjarje tregohej me tmerr në Shkodër deri vonë”,-citojnë
dokumentet për Bib Dod Pashën. Bib Dod Pasha lë vetëm një djalë, të mirënjohurin Preng Bib Doda dhe vdes në një moshë
të re 48-vjeçare, në 18 korrik 1868. Trupi i tij varroset me nderime të jashtëzakonshme në Shkodër.
Tituj, urdhra dhe medalje për Bib Dodën
24 vjeç bëhet kryekreu i Mirditës.
Në vitin 1849 Bib Dodës iu dha titulli “Pasha”
Perendoria turke më pas e gradon “Gjeneral Brigade”
Dekorimi me urdhrin “Mexhidie” të klasit të tretë.
Merr titullin “Iftibar” të shoqëruar me rrogë dhe shumë shpërblime.
Napoleoni i III-të i dhuron “Shpatën e Argjendtë”
Aristokracia evropiane ia njohu titullin “Kapidan”.
Papa e dekoron me “Urdhrin e Shën Gregorit”
 

Attachments

  • kapedan bib doda.jpg
    kapedan bib doda.jpg
    18.3 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top