Kush Eshte Minoritari Mihal Delijorgji

Bilderberg

Anëtar i ri
Kush Eshte Minoritari Grek Mihal Delijorgji ?
Marre nga Gazeta Shqip 20 Mars 2008


Kontrata e parë me Ministrinë e Mbrojtjes: Një tank për 300 mijë lekë
Mihal Delijorgji, njeriu më i përfolur sot në Shqipëri, nuk ishte askushi përpara 17 vjetësh.
Një i ri minoritar grek me arsim 8-vjeçar dhe me një kurs mekanizatori, nga Dropulli qe do të ndiqte rrugën e babait, duke punuar me ekskavator në vendlindje nese rënia e diktaturës dhe hapja e kufijve nuk do e shkëpusnin Delijorgjin nga ekskavatori, për ta çuar në frontet e vështira të punës në Greqi, si shumë bashkëmoshatarë të zonës. Pas më pak se 2 vitesh emigrim, Mihali u rikthye në Shqipëri për të nisur një biznes pak të eksploruar në atë kohë, atë të hekurit. Fillimet rezultuan të suksesshme, sepse Shqipëria gërmadhë ishte e etur për hekur për ndërtim, sikundër është e pangopur edhe sot.
Por ylli i Delijorgjit do të ndriste vetëm në vitet 2000, kur në dorë të tij ra një pasuri përrallore: Qindra mijëra tonelata metale të shtrenjta, të harruara në depot e ushtrisë së shkatërruar të vendit. Shoqëria “Përparimi sh.a.” e administruar prej minoritarit grek Mihal Delijorgji, arriti në vitin 2004 të siguronte një kontratë për demontimin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë, duke nisur kështu një biznes prej miliona dollarësh që përfundoi në mënyrë të tmerrshme më 15 mars në Gërdec të Vorës.
Në Gjirokastër, shumë njerëz e kujtojnë me detaje kohën kur Mihal Delijorgji nisi të tërhiqte tanket nga repartet e ushtrisë.
Disa nga ish-ushtarakët tankistë të divizionit ushtarak “Labëria” në Gjirokastër, thonë se pas hapjes së depove dhe reparteve ushtarake gjatë trazirave dhe kaosit të vitit 1997, në repartin ushtarak të “Arshi Lengos” (atëherë ish-brigadë luftarake tankiste) u grumbulluan të gjitha tanket ruse dhe kineze të reparteve tankiste të rajonit jugor të vendit.
“Në këtë ish-brigadë tankiste, pas vitit 1997, u grumbulluan rreth 110 tanke të amortizuara të markave ruse dhe kineze, të sjella edhe nga repartet e tjera tankiste të brigadës nga Rusani i Delvinës dhe repartet e tankeve në Mashkullorë dhe Goranxi. Tanket u shitën dhe u tërhoqën për skrap në vitet e mëpasshme nga disa kamionë të mëdhenj të një firme private që në mos gaboj e kishte emrin ‘Përparimi‘ dhe me sa mbaj mend unë, kjo tërheqje zgjati për rreth 3 vjet gjatë kohës kur ministër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko”, tregon për gazetën “Shqip” ish-oficeri tankist K.T.
Sipas ish-oficeri tankist K.T , në atë periudhë, një tank shitej te kjo firmë private vetëm me 300 mijë lekë (të reja), ndërkohë që një tank rus peshonte nga 32 deri në 35 tonë, ndërsa një tank kinez peshonte më shumë se 36 tonë dhe në përbërje të tyre, thotë ai, kishte pjesë dhe pajisje çeliku special, gize, bakri dhe bronzi. “Nëse do të shiteshin pjesët dhe pajisjet e tankeve të demontuara nga ana jonë, si tankistë, ato do të krijonin të ardhura të pallogaritshme dhe ne tankistët nuk do të silleshim rrugëve pa punë”, thotë ish-tankisti K.T.
Personin që merrej me blerjen dhe shitjen e tankeve, Biznesmenin me kombësi Greke dhe nënshtetësi Shqiptare, nga fshati Terihat i Dropullit të Poshtëm, minoritari Mihal Delijorgji, ish-ushtaraku e ka njohur gjatë kohës kur kryente shërbimin ushtarak në Gërhot.
“Para ndryshimeve politike të vitit 1990, Delijorgji njihej në Gjirokastër si një ekskavatorist i ish-Ndërmarrjes Shtetërore të Bonifikimeve, “zanat” që ai e trashëgoi nga babai, që ishte një nga mekanizatorët më të zotë të mjeteve të rënda që bonifikuan fushën e luginës së Drinos. Pas kësaj periudhe, Mihali njihet si një biznesmen i suksesshëm i shitjes së shufrave të hekurit për ndërtim. ”, thotë ish-ushtaraku.
Bashkëfshatarët e Delijorgjit, nga Terihati, thonë se pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare dhe shërbimit ushtarak të detyruar, ai ka përfunduar një kurs kualifikimi për mekanizator në Durrës. Deri në orët e fundit të sistemit komunizmit Delijorgji ka punuar si ekskavatorist në punimet bonifikuese, por pas vitit 1990, ai ka nisur biznesin privat dhe i mbështetur edhe nga familjarët e bashkëshortes, ka shënuar suksese me veprimtarinë e tij të tregtisë dhe biznesit privat në disa fusha.
“Gjatë kohës kur nisi shitja dhe tërheqja e tankeve nga reparti i “Arshi Lengos”- pohon ish-oficeri tankist K.T.- një ish- nënoficer tankist që do të dilte në asistencë nga mbyllja e repartit kërkoi tek autoritetet e Repartit të Tankeve që të blinte një tank me çmimin e shitjes te firma private, por kjo gjë nuk ju mundësua, pasi sipas drejtuesve të ish-divizionit “Labëria”, tanket ishin shitur me ankand te firma transportuese.
“Kur mora vesh se një tank shitej vetëm me 300 mijë lekë, duke e njohur mirë fuqinë e tankeve që kisha përdorur gjithë jetën, mendova që të merrja një tank, për ta përdorur për punime bujqësore, por shefat më thanë se të gjithë tanket ishin shitur në një dorë te një firmë private”, tregon ish-nënoficeri S.D., që dëshironte të blinte një nga tanket që kishte blerë dhe transportuar për në Elbasan biznesmeni Mihal Delijorgji.
Shkaku kryesor që e shtyu ish-nënoficerin të blinte një tank, ishte fakti që gjatë kohës kur firma private e Delijorgjit ishte duke tërhequr dhe transportuar tanket për skrap, kishin humbur dy tanke, dhe kjo gjë u kalua shumë lehtë nga efektivi i një reparti që deri në momentin e shitjes së tankeve e kishte jetën e tij e të familjes të lidhur pazgjidhshmërisht me këta tanke.
“Fillimisht ne tankistët nuk besonim që ata tanke ishin duke u shitur me 300 mijë lekë do të shkriheshin në furrnaltat e Elbasanit dhe më kujtohet se shumë nga ish-kolegët e mi tankistë u tallën me mua atëherë që kërkova të blija një tank, por kur mësuan se dy tanke “kishin bërë këmbë”, kishin humbur pa nam e nishan dhe askush nuk u shqetësua për këtë humbje, të gjithë kuptuan se tanket tona kishin marrë rrugën e shkrirjes dhe paratë e shitjes së tyre “kishin gjetur vendin” dhe ne duhet të dilnim “si rruar e qethur” në asistencë”, tregon ish-nënoficeri.
………………………………………………………………………………………………………………….................................................
Natyrshem lindin shume pyetje:
Cili ka qene roli i qarqeve Greke ne gjithe kete biznes fitimprures?
Perse nxitoi qeveria Greke (qe dihet qe s’eshte dashamirese ndaj ceshtjeve te kombit shqiptar) te thote se Greqia do ta njohe Kosoven ne nje kohe te mevoneshme? Dhe kjo pas vizites se Ministrit te Jashtem Serb ne Greqi.
Pse kaq nxitim shpalljen zyrtare per perkrahjen e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nga ana e Greqise?
Cilat kane qene lidhjet e Delijorgjit me qarqet Greke? Aq me teper qe Delijorgji ka filluar te beje biznes me Ministrine e Mbrojtjes qe kur ishte Pandeli Majko Minister. Si ka mundesi qe nje mashtrues ordiner si minoritari grek Delijorgji ka arritur te fuse ne “gracke” Shtetin më aparatet e tij, Qeverine, Ministrine e Mbrojtjes,dhe Kryeministrin?
Pse vetem Delijorgji kishte eksluzivitetin per kete biznes?
Kujt i perket ne te vertete firma Qipriote? Zyrtareve Shqiptare? Zyrtareve Greke? Zyrtareve Amerikane? Apo te 3 paleve bashke?


Gazeta socialiste “ ZP” e dates 24 maj 2006 shkruante: “Bashke opozita, Berisha edhe 390 dite
Pra që në ditët e para të qeverisjes se të djathtes opozita e majte “e bashkuar” do ia përcaktonte mire ditët e qeverisjes, e nuk do ulej të ndihmonte qeverinë dhe shtetin, se si mund të ecej më mirë me reformat, se si mund të ngrinim sa të jetë e mundur e më shumë nivelin e mirëqenies, e një mijë e një probleme që Shqiperia ka!
Delijorgjizimi dhe gangsterizmi politik nuk lindi me 15 mars 2008, ato fenomene u mbarten që para 2000-shit, fermentuan dhe u krijuan kur ishte edhe e majta ne pushtet!!!
Nuk mendon opozita e majte se si mund të dilet sa më shpejt nga gërmadhat e Gërdecit, si mund të shpëtojnë pa gjymtime ata që patën fatin të jetojnë, se si mund të përfundojë sa më shpejt rruga e Prishtinës, se si mund të mos ndodh më një Gerdec i ri, se si te zhvillojme politikisht dhe ekonomikisht nje shqiperi të forte e të fuqishme….
JO, OPOZITA E MAJT SA HERE QE VJEN NE PUSHTET DO PERDORE GRUSHTIN E SHTETIT(sic beri ne 1997)NUK PRET ZGJEDHJET NORMALE MENDON VETEM PER KOLLTUQET E SAJA!
Opozita le të pyesë Majkon, Ramen, Gjonin e gjithë ministrat e vet, se si u fut Delijorgji, Pinari e gangsterë të tjerë në lojrat e pehlivanëve të politikës, që sot kërcejnë si pleshti, për të ikur nga e verteta!
Dhe, përnjëherë në shërbim të tyre vihen gazetarët skllave-shërbëtorë, për të cilët rrotullohet çdo gjë që paguhet, për të venë kujën më tituj gërdecianë e shumë e shumë xhevahire të tjera, që ende nuk janë raportuar, as ne organin e akuzës.
Si nuk doli një gazetar, të thotë, si t’u vijmë në ndihmë këtyre njerëzve, të shërojmë të gjallët dhe t’u bëjmë nderet e merituara atyre që shkuan, t’u ndërtojmë shtëpitë, rrugët dhe të pastrojmë gërmadhat e asaj katastrofe, të mendojmë se si mund të punohet më mirë në depot dhe për armët e tjera të paçmontuara, kush të punojë në to dhe si të punohet për t’u lokalizuar, sa të jetë e mundur e më pak dëmi që mund të vij nga një pakujdesi, se si mund të hartohet një ligj, qoftë edhe për këtë rast, se si e ma çfarë çmimi duhen shitur, se ne po na marrin arin për hekur etj… etj...


Si e majta ashtu edhe e djathta duhet ti therrasin mendjes, duke marre seriozisht punen qe kryejne dhe per ti bere reformat menjehere dhe jo ne nje periudhe kaq të gjate(18 vjet) pasi shqiptaret nuk mund të presin përjetësisht, kur brezi i parë po ikën pa e shijuar demokracinë, brezi i dytë po edukohet me veset e këqija të 1 sistemi të kalbur e të korruptuar!
Opozita dhe Pozita kane një regji të specializuar nga kelyshat Serbo-Greke, se ndryshe s’ka si të ndodh dhe të shpjegohet ngecja e një vendi kaq të begatë si Shqiperia, në të njëjtit parametra për 18 vjet!!!


Pse tolerojme autoritarizmit e te gjithe liderave: Berisha, Nano, Rama, etj.?
Pse kemi munges atdhedashurie dhe 1 pritshmeri dhe kaq te ulet per Shqiperine ?
Kjo mungese e theksuar e papergjegjshmerise qytetare, qe egziston qe nga Kryeministri, Qeveria, Shteti dhe aparatet e tij, e deri tek qytetari i thjesht e ka bazen tek indiferenca jone, indiferenca ime, indiferenca jote, INDIFERENCA E Tث GJITHVE !!
SHQIPTAR MOS FLI POR ZGJOHU SHQIPTAR!!!
 

Attachments

  • Mihal Delijorgji.jpg
    Mihal Delijorgji.jpg
    16 KB · Shikime: 128
Nga Balkanweb:

Sipas dokumentit të QKRB rezulton se Mihal Delijorgji nuk është ortak i vetëm i kompanisë, ndërsa zotëron maxhorancën e aksioneve të firmës. Thellohet skandali i “fabrikës së vdekjes” në Gërdec të Vorës, pas bërjes publike të dokumentave të firmës Alba-Demil. Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit të Bizneseve, rezulton se Mihal Delijorgji nuk është ortak i vetëm i kompanisë, ndërsa zotëron maxhorancën e aksioneve të firmës 75 përqind.



Pjesa tjetër e aksioneve (25 përqind) janë në pronësi të firmës amerikane SAC, me president Patric Henry III, që është pikërisht firma që MEICO ka kontraktuar për demontimin e materialeve luftarake në Gërdec të Vorës.
E ndryshe nga sa u bë publike në kontratat e firmosura mes MEICO dhe SAC, pikërisht kontrata e parë në Qershor 2007 dhe kontrata e dytë në Dhjetor 2007 dhe më pas kontrata mes SAC dhe nënkontraktorit shqiptar Delijorgji, dokumenti i regjistruar për firmën Alba-Denil, hedh poshtë të gjithë skemën “false” ngritur nga firma amerikane dhe ajo shqiptare për çështjen e çmontimit.
Kjo sepse, MEICO ka kontraktuar direkt kompaninë shqiptare Alba-Demil të Mihal Delijorgjit, ku SAC (Kompania Amerikane) ka në pronësi 25 përqind të aksioneve.
Kontratat
Në dritën e këtyre detajeve, SAC dhe Albademil kanë qenë, gati e njejta kompani, duke patur të përbashkët amerikanin Henry. Kështu, SAC, që ka fituar edhe të drejtën për të çmontuar municione të ushtrisë shqiptare, ja ka kaluar atë të drejtë vetvetes, pra Albademilit, ku ishte përsëri aksioner Patrick Henry. Pra, Albademil nuk mund të konsiderohet, në këto kushte, si një nënkontraktor. Dukshëm, emri i një kompanie amerikane është përdorur si mbulim i faktit që ka qenë biznesmeni shqiptar Delijorgji, i inkriminuar më parë për evazion fiskal, ai që ishte boshti i vërtetë i këtij biznesi. Duke i shpërblyer me 25 të të ardhurave partnerit amerikan të drejtën e përdorimit të emrit të SAC-it si mbulim.
Por në rast se do të zbatohet ligji shqiptar, pronari i Southern Ammunition Company Inc (SAC), me qendër në shtetin e Karolinës së Jugut (SHBA), Patrick Cornelious Henry III, duhet të procedohet penalisht si bashkëpërgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Kjo, pasi legjislacioni shqiptar njeh përgjegjësinë për administratorin e një subjekti privat për çdo shkelje ligjore. Në rastin e kompanisë Albademil, del se administrator nuk ishte vetëm një person, por dy. Të dy ortakët ndajnë edhe përgjegjësinë për çdo mosrespektim të ligjit në vendin tonë.
Objekti
Sipas dokumentit, që ndodhet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Albademil ka statusin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. Objekti i veprimtarisë së saj është, jo vetëm çmontimi dhe demilitarizimi, por edhe eksporti i armatimeve jashtë Shqipërisë. Pra, i armëve të paçmontuara. Madje, “të të gjitha llojeve të kalibrave”, sikurse theksohet shprehimisht. Duke përfshirë edhe kalibrat e mëdhenj, siç ishin predhat 100-152 mm, që shpërthyen në “fabrikën” e Gërdecit. Kjo bie ndesh me deklaratën e përfaqësuesit të SAC-it, i cili u shpreh se në Shqipëri nuk është marrë me municione të kalibrave të mëdhenj, por vetëm me fishekë.
 

Attachments

  • contract.jpg
    contract.jpg
    28.2 KB · Shikime: 20
Gonxhe, kumbar i klanit Rama-Delijorgji
20080325173644armemunicione.jpg

Trafiku i armëve në Shqipëri po vërtetohet çdo ditë e më shumë si një krim familjar i qeverisjes qendrore dhe lokale. Madje, marrëveshjet e fshehta mes tyre, kanë sjellë jetëgjatësinë e kartelit shtetëror të municioneve, të cilat vështirë se do të zbuloheshin në rast se nuk do t'u shpërthente "Hiroshima shqiptare". Pas denoncimit të aferave të pista mes Delijorgjit-Majkos-Berishës-Mediut, një tjetër emër i shtohet listës së zezë të trafikantëve; Blendi Gonxhe.



Gruaja e Gonxhes, kushërirë e Delijorgjit

Me heshtjen dhe "pafajësinë vocërrake" duke mos u dukur në publik, gat-gati u harrua emri i tij, por në fakt Blendi Gonxhe është "kumbari" i lidhjeve të dyfishta. Fillimisht, ai ka hyrë si sekser te Edi Rama për t'i dhënë leje ndërtimi Mihal Delijorgjit. Gruaja e Blendi Gonxhes është kushërirë e parë e Delijorgjit, kështu që krushku duhej të favorizohej. Në pak kohë, Delijorgji, nga një biznesmen hekuri u bë shumë i fuqishëm në fushën e ndërtimit, duke zgjeruar veprimtarinë e tij vit pas viti, ndërkohë që i janë dhënë sheshet më të mira të ndërtimit. Së fundmi, edhe "Uzina Enver". Pas pazareve të pallateve, Delijorgji u fuqizua aq shumë ekonomikisht, saqë nisi të guxojë edhe në trafikun e armëve. Faktet tashmë dihet, por ajo që duhet theksuar është fakti që Delijorgji, duke dashur që ta ketë mirë me të dyja kampet politike, i përfshiu të dy liderët kryesorë partiakë, në aferat e tij të pista. Madje, arriti që Rama dhe Berisha, të jenë ortakë në këtë "biznes", duke bërë që për vite me radhë, krimi të bëjë xhiro në bulevardin kryesor të Tiranës, nga selia e kryeministrisë te ajo e Bashkisë. Te godina e qeverisë, Delijorgji mbaronte pazaret e trafikut të armëve dhe të hekurit, ndërsa te Bashkia e Tiranës "qëronte" hesapet e shesheve të ndërtimit. Madje, së fundmi, "biznesmeni" nuk shkonte më në bashki, por ndalej te partia Socialiste, duke qenë se kryebashkiaku firmoste nga selia rozë përqindjet e monopolit të tij në lejet e ndërtimeve. Gjithsesi, siç e thamë dhe më lart, lidhja e shumëfishtë ka zanafillën nga Blendi Gonxhe.



"Karriera" e Gonxhes dhe "kriza e personalitetit tim"

Në rast se fut në skaner marrëdhëniet Rama-Gonxhe, mund të thuhet qartë se modeli i qeverisjes lokale të tyre ka qenë gjithnjë dhe mbetet perfeksion i sistemit klientelist të qeverisjes. Këtë e di më mirë se kushdo komuniteti i gjerë i ndërtuesve në kryeqytet dhe jo ata pak të privilegjuar rreth kryetarit të Bashkisë, që kanë menaxhuar për vite të tëra të gjitha lejet e ndërtimit të kryeqytetit. Herë-herë, janë paraqitur si të zemëruar me njëri-tjetrin, por koha ka treguar se ata janë ndarë vetëm për të fshehur parullën "një pallat-një votë". "Teatrot" e tyre kanë nisur që kur kanë qenë në ministrinë e Kulturës, duke firmosur hotele luksoze dhe objekte biznesi në perlat e bregdetit shqiptar, për të vijuar në Bashkinë e Tiranës, ku Rama tashmë njihet si "zotëria 20 %", ndërsa Gonxhe si "kriza e personalitetit tim". Pseudonimi i Ramës dihet pse, ndërsa i Gonxhes shpjegohet në këtë mënyrë: Para shumë vitesh (fillimet e demokracisë), Edi Rama i shkruan një letër "mallëngjyese" Blendi Gonxhes, kur ky ishte në Greqi. Një letër kjo, që Edi Rama ka pasur kurajën komprometuese ta botojë në librin e vet "Refleksione": "I nderuari Gonxhe, kriza e personalitetit tim, besoj se është fare e lexueshme përderisa unë po merrem me një figurë kaq të hepuar si ti. Hepimi yt që mbi të gjitha është mungesë personaliteti, sidoqoftë nuk e balancon aspak zbrazëtinë time të plotë përpara jetës Megjithatë, zotrote mos kujto se erdhi dita të jetosh kryelartë, në një kohë që unë ende marr frymë mbi të njëjtën botë ku zvarritesh edhe ti". ("Refleksione", Shtëpia botuese "Albania", Tiranë 1992, f. 163).

[FONT=verdana,]E Merkure, 26 Mars 2008

Gazeta AGON
[/FONT]
 
» Sekretet e lidhjes të Delijorgjit me Mytilineos,të cilit Millosheviçi i dha Trepçën

» Sekretet e lidhjes të Delijorgjit me Mytilineos, të cilit Millosheviçi i dha Trepçën dhe bashkëpunëtorët Majko - Berisha

Shkruan: Kastriot MYFTARAJ

Pas çudisë së Mihal Delijorgjit, që nga një ekskavatoristi minoritar grek i vendosur në Shkozet të Durrësit, në kohën e komunizmit, që në dhjetor 1990 emigron në Greqi, kthehet pas pak vitesh në Shqipëri si një biznesmen me kapital të rëndësishëm dhe lidhje në sferat e larta të biznesit në Greqi, qëndron biznesmenin i madh grek Evangellos Mytilineos.Evangellos Mytileneos është president i kompanisë «Mytilineos SA- Business Group», që operon në metalurgji dhe miniera, ndërtim, energjetikë, industrinë e makinave, dhe mbrojtjes. Kjo kompani është krijuar në vitin 1990, si një konsorcium dhe ka një xhiro prej gjysmë miliardi euro dhe mbi 4000 punëtorë. Mund të vërtetohet që Delijorgji është njeriu i Evangellos Mytilineos. Në vitin 2003, Mihal Delijorgji lidhi një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, ku atëherë ministër ishte Pandeli Majko, sipas së cilës Delijorgji do të merrte për skrap tanket e ushtrisë shqiptare dhe në këmbim do ta furnizonte ushtrinë shqiptare me një numër automjetesh, që ai do t' i merrte nga kompania greke «Hellenic Vehicle Industry», që në greqisht e ka akronimin ELVO-AVE. Por «Hellenic Vehicle Industry» është pikërisht Evangellos Mytilineos. Në vitin 2000 gjatë privatizimit të kompanisë publike greke të industrisë së makinave, «Hellenic Vehicle Industry», «Mytilineos SA- Business Group», bleu 43% të aksioneve të kësaj kompanie, duke marrë njëkohësisht dhe administrimin e kompanisë. Evangellos Mytilineos po i merrte tanket e ushtrisë shqiptare për skrap, për impiantet e veta metalurgjike, me një çmim katër herë më të lirë se ai i bursës, dhe po paguante me automjete të prodhimit të vitit 1975, që ishin nxjerrë nga përdorimi prej ushtrisë së Qipros greke, që po shiteshin me 70 mijë USD copa. Me të vërtetë një aferë me shumë leverdi, për të cilën Pandeli Majko futi në xhep një ryshfet të majmë.

Biri i ushtarakut, që i «dhimbset» ushtria, siç ka thënë vetë Pandeli Majko, i vuri oficerët të sharrojnë tytat e tankeve, që të quheshin të demilitarizuara dhe t' i transportonte Delijorgji për tek shkritoret e Mytilineosit në Greqi. Kur këto tanke mund të rrinin të depozituara, se çmimi i hekurit në bursë vetëm rritet, dhe mund të shiteshin me para në dorë, dhe jo duke marrë xhipa të vjetër. Edhe skrapi i dalë nga municionet që çmontonte Delijorgji sipas kontratës që kishte me Ministrinë e Mbrojtjes të kohës kur ministër ishte Fatmir Mediu, i shkonte Mytilineos, me anë të Delijorgjit. Këtë herë Mytilineos donte vetëm tunxh (duket me hekur e kishte ngopur Majko), prandaj, me porosi të Delijorgjit, ministri Mediu urdhëroi që ushtria ta furnizonte Mediun vetëm me municion me gëzhojë tunxhi. اmimi i tunxhit në bursë ishte rritur mjaft kohët e fundit. Mihal Delijorgji është një rast nga manuali që zbulon enigmën e atyre minoritarëve grekë që me hapjen e vendit në vitet 1990-1991, emigruan në Greqi nga ku pas disa vitesh u kthyen me kapitale dhe lidhje biznesi, dhe u bënë biznesmenë të mëdhenj, duke krijuar monopole në tregun shqiptar. Në fakt, pas kësaj mrekullie qëndronin biznesmenë të mëdhenj grekë dhe shërbimi sekret grek, që i përdornin këta njerëz si kukulla të komanduara me fije, për të kontrolluar me anë të tyre ekonominë shqiptare. Mihal Delijorgji kur shkoi në Greqi, në dhjetor 1990, duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale, së bashku me turmat e klandestinëve, ishte vetëm një emigrant klandestin i varfër, që shkonte në Greqi me xhepat bosh, duke menduar se atje mund të fitonte duke punuar në profesionin e tij të ekskavatoristit, punë që shpresonte ta gjente me ndihmën e kushërinjve të tij të pasur në Greqi. Duket se ai do të ishte i lumtur sikur të kishte gjetur punë si ekskavatorist, dhe të kishte punuar kështu për gjithë jetën në Greqi. Por në Greqi kishin përgatitur një të ardhme tjetër për të, që ai as e ëndërronte. Kushërinjtë e tij në Greqi, Anastasios Delijorgji dhe Efstathia Delijorgji, ishin biznesmenë në Greqi, dhe kishin lidhje me Evangellos Mytilineos. Në vitin 2006, këta ishin ndër pesë aksionistët e kompanisë Delta, që i kaluan 2.168.622 aksione pikërisht «Mytileneos Holding SA». Një gjë shumë kurioze në karrierën e Mihal Delijorgjit është se ai, kur shkoi si emigrant në Greqi, edhe pse nuk ishte veçse një njeri që veç shkollës 8-vjeçare kishte bërë një shkollë dy-vjeçare për ekskavatorist, megjithatë në Greqi bën një kurs 1 vjeçar për... filozofi antike greke?!

ثshtë e qartë se ky ka qenë një kurs i shërbimit sekret grek. Atëherë, ashtu si dhe sot, ishte politika e shtetit grek që biznesi grek të zinte pozita dominuese në ekonominë shqiptare, në disa fusha drejtpërdrejt, ndërsa në disa fusha me anë të shtetasve shqiptarë, duke parapëlqyer ata me kombësi greke.
Mihal Delijorgji u përzgjodh si një nga njerëzit që do të kryenin këtë mision, sigurisht, i drejtuar dhe i kontrolluar nga ekspertë grekë, që do ta komandonin si kukull me fije. Mihal Delijorgji ishte përzgjedhur për të vendosur monopolin grek në tregun e hekurit në Shqipëri, për llogari të Evangellos Mytileneos. Hekuri do të vinte nga Greqia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina, ku sillej nëpërmjet firmave me qendër në Qipro, që ishin off-spreengs të holdingut të Mytileneos. Por gjithashtu Delijorgji merrej dhe me tregtinë e produkteve ushqimore, që i sillte nga Greqia, dhe pas vitit 1997 edhe me ndërtime.
 
Në kohën kur PD ishte herën e parë në pushtet, në vitet 1992-1997, SHIK, duke qenë në dijeni të politikës zyrtare greke të përshkruar më lart, kishte si një nga drejtimet e punës së vet që të vrojtonte dhe ata njerëz që bënin biznes me Greqinë dhe që fuqizoheshin befasisht, në sajë të lidhjeve të dyshimta në Greqi. Prandaj Delijorgji ka qenë herë pas here në survejim, dhe për të në SHIK kishte një dosje inaktive, siç quhet në gjuhën e shërbimit sekret, që do të thotë se kjo dosje hapej peridikisht për t u shtuar të dhëna për veprimtarinë e Delijorgjit. Për SHIK të asaj kohe, duke u ditur lidhjet e Delijorgjit me Evangellos Mytileneos, Delijorgji u bë një person veçanërisht i dyshimtë, kur në dhjetor 1995, vetëm pak ditë pas heqjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Jugosllavisë(Serbi- Mali i Zi) së Millosheviçit, Mytileneos Holdings SA, lidhi një kontratë me regjimin e Millosheviçit për të bërë shitjen e mineraleve që nxirreshin nga Minierat e Trepçës, posaçërisht të plumbit dhe zinkut, që ishin shumë të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Në vitin 1996, kjo kontratë do të zgjatej për shtatë vjet. Në fillim të vitit 1997, në prag të fillimit të trazirave në vend, Mihal Delijorgji ishte një nga personat për të cilët degët e SHIK në Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë morën detyrë që të kontrollojnë lëvizjet e tyre atje. Pas rotacionit politik në Shqipëri, në vitin 1997, pushteti i majtë, e ndryshoi komplet drejtimin e punës së SHIK ndaj Greqisë. Tashmë u braktis krejt linja e mbledhjes të së dhënave për veprimtarinë e koordinuar greke për dominimin e ekonomisë shqiptare, duke u quajtur kjo si një paranojë e Gazidedes dhe Berishës. Me këtë rast u arkivua dhe dosja inaktive e Delijorgjit në SHIK. Drejtori i kundërzbulimit në SHIK u emërua Piro Visari, një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit që pas vitit 1991 kishte qenë emigrant në Greqi, ku ishte aktivizuar në sillogjet vorio-epirote. Të tjerë drejtorë të drejtorive dhe të emëruar në SHIK, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, erdhën nga emigracioni në Greqi. Problemi kryesor nuk ishte se ishin ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, por se për vite të tëra kishin qenë në Greqi, ku, kur kishin deklaruar se ku kishin punuar u ishte bërë menjëherë një trajtim dhe përpunim special nga shërbimi sekret grek, madje kishin dhe një si lloj klubi ku takoheshin. Tashmë SHIK i drejtuar nga Fatos Klosi shihte vetëm rrezikun e «terroristëve» islamikë që na paskëshin mësyrë Shqipërinë dhe donin t' i bënin atentat ambasadës amerikane në Tiranë. ثshtë e qartë se rreziku i terrorizmit islamik ekzagjerohej për t' u bërë një tymnajë që të fshihej fakti se tashmë po bëhej realitet rreziku i paralajmëruar i kontrollit të ekonomisë shqiptare nga grekët, me pasoja të rënda afatgjata për Shqipërinë. Meqë Delijorgji u bë i pastër për SHIK të Fatos Klosit, tashmë Delijorgji filloi të siguronte privilegje në biznes, si privatizim ndërmarrjes shtetërore, marrja me qira për një afat të gjatë dhe çmim simbolik të një ndërmarrjeje shtetërore në Shkozet të Durrësit, si dhe tenderë të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, për të cilat kërkohet edhe mendimi i SHIK, në lidhje me personin që i përfiton. Në atmosferën e re politike, Delijorgjit iu krijua mundësia që gradualisht të siguronte, praktikisht, monopolin e tregtisë së hekurit në Shqipëri, për llogari të Evangellos Mytileneos.

Evangellos Mytileneos ka interesa të mëdha dhe në biznesin e telefonisë mobile në Shqipëri. Në dhjetor 1996, Evangellos Mytileneos, padroni i Delijorgjit, u emërua në bordin e drejtorëve të kompanisë greke të telefonave, OTE. Kompania OTE do të blinte në Shqipëri, kompaninë publike të telefonisë mobile. Për shkak se ligji shqiptar kërkonte që shitja e kësaj kompanie publike të një sektori strategjik, t' i jepej një investitori të rëndësishëm ndërkombëtar, në mashtrim të ligjit u u bë një konsorcium fiktiv i blerësit grek me kompaninë norvegjeze Telenor, që të paraqiteshin fiktivisht gjërat sikur shitja po i bëhej një investitori të rëndësishëm ndërkombëtar. Këtu ishin të implikuar kryeministri Pandeli Majko, pasuesi i tij Ilir Meta, Presidenti Meidani si dekretues i ligjit (privatizimi u bë me ligj të veçantë), këshilltari i tij juridik, Theodhori Sollaku (si iniciues i vendimmarrjes së Presidentit, në analogji me teorinë juridike që nxorri Prokuroria e Sollakut me rastin e penalizimit të kontratës me kompaninë «Bechtel») etj. Evangellos Mytileneos do të kishte duart brenda edhe në kompaninë e dytë të telefonisë mobile në Shqipëri, që iu dha po ashtu grekëve, dhe praktikisht të njëjtit grup. Delijorgji gjithashtu e zgjeroi veprimtarinë e vet edhe në ndërtim, në sajë të privilegjeve që i bënte Edi Rama me leje ndërtimi. Një nga arsyet që Edi Rama e mori pranë vetes në bashkinë e Tiranës shokun e tij të vjetër, Blendi Gonxhen, të cilit dikur i thoshte të dua, por nuk të duroj dot, është se gruaja e Gonxhes ishte kushërirë e afërt e Delijorgjit, njeriut të Mytileneos, mbështetjen e të cilit Edi Rama e dëshironte shumë. Me lejen e Edi Ramës, Delijorgji ndërtonte pallate ku të donte, dhe madje i shërbente Edi Ramës edhe si sekser për lejet e ndërtimit. Kur Edi Rama bëri atë që e quajti si marshimi i zisë, pas ngjarjes së Gërdecit, ai mori në krah të djathtë, Luiza Xhuvanin (Papamihali), një minoritare greke, kur në krah të djathtë duhet të kishte Valentina Leskajn, ose Mimi Kodhelin, të cilat në parti janë shumë lart se Luiza. Rama e bëri këtë gjë për t' i thënë Greqisë se ai do t' i mbronte interesat e saj, dhe se kur të vitne në pushtet do t' i përmbushte dëshirat e «Delijorgjit» tjetër që do të gjente Mytileneosi dhe të «Delijorgjëve» të tjerë të Greqisë. Duke pasur Rama në krah të djathtë Luiza Papamihalin (Xhuvanin), në shkelje të plotë të hierarkisë partiake, ishte njëlloj sikur të kishte në krah të djathtë Delijorgjin. Kur Berisha u rikthye në pushtet, në vitin 2005, ai tashmë nuk ishte më ai i viteve 1992-1997, në marrëdhëniet me Greqinë. Tashmë Berisha, pasi e kishte marrë një herë mësimin nga Greqia, në vitin 1997, kishte vendosur që të tregohej i bindur ndaj Greqisë në mënyrë që të rikthehej ne pushtet dhe të siguronte përfitime abuzive për veten dhe klanin e tij. Tashmë Berisha, ishte i prirur që t' i lejonte bizneset greke të bënin çfarë të donin në Shqipëri, mjaft që t' i jepnin atij dhe njerëzve të tij në pushtet pjesën që u kishin dhënë paraardhësve të tij. Edhe Delijorgji mund të bënte ç' të donte mjaft që t' u jepte Berishës dhe Mediut ryshfetin që i kishte dhënë Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos. Dhe kështu ndodhi. Berishës dhe Mediut nuk u interesonte fare se ç' bënte Delijorgji në Gërdec sa kohë që ata merrnin pjesën e tyre nga fitimet e biznesit të vdekjes. Komandantit të Përgjithshëm. Presidentit të Republikës, Bamir Topi, gjithashtu nuk i interesonte se gjërat ishin ndarë dhe Gërdeci nuk ishte biznesi ku ai merrte fitime për vete. Për drejtorin e SHISH, Bahri Shaqiri, duket se nuk kishte rëndësi se pranë Tiranës, Delijorgji, ekskavatoristi me kurs filozofie në Athinë, pra me kurs të shërbimit sekret grek, njeriu i Mytileneos, mikut të Millosheviçit, kishte krijuar një superminë që mund të shpërthente në çdo moment. Bahri Shaqiri nuk shikon asnjë indicie që të çon tek akti terrorist, tek lidhja Delijorgji-Mytileneos-Millosheviç, Se Arit (Bahriut) ia ka lënë amanet ish-shefi i tij Kujtim Hysenaj, që e rriti çmimin e biletave të kompanisë së tij ajrore ku shiste bileta Ari, në kohën e Luftës së Kosovës, që nuk ka terrorizëm serb në Shqipëri. Drejtori i Antiterrorit në SHISH, Kristaq Sterjo, i ardhur në këtë post me sugjerim të CIA-s së grekut George Tenet, sheh gjithandej vetëm rrezikun e terrorizmit islamik, ndërsa terrorizmat e tjerë për të janë paranoja. Tamam ashtu siç u intereson grekëve. Që të zbërthehet enigma e veprimeve të Delijorgjit në Gërdec, duhet të përdoret si çelës kursi i filozofisë që ai ka bërë dikur në Athinë, dhe që duket qartë se është kurs i shërbimit sekret grek. «Filozofia» që ish-ekskavatoristi Delijorgji mësoi në atë kurs, e bëri atë të zgjedhë Gërdecin pranë Tiranës, në buzë të autostradës, për fabrikën e tij të vdekjes, e bëri që në janar të këtij viti, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në periudhën pas saj, të shkelte kontratën, duke mos tërhequr lëndët e rrezikshme (tritol dhe barut), të dala nga municionet e çmontuara, në një kohë që silleshin municione të tjera për çmontim. Duket se Delijorgji e ka bërë këtë për motive filozofike. Gjithashtu, duket se Delijorgji, ditën që ndodhi shpërthimi, ka urdhëruar që pushimi i drekës të afrohet një orë (pikërisht në atë kohë ndodhi shpërthimi), sepse pati një kolpo filozofike dhe donte t u jepte mundësi punëtorëve të tij që të meditonin. Gjithashtu, duket se Delijorgji u largua me shpejtësi nga fabrika e vdekjes me të dhënë këtë urdhër, së bashku me kunatin, se u kujtua që kishte lënë përgjysmë në shtëpi një libër filozofie. Edhe shpërthimin dhe tragjedinë që solli ai, Delijorgji duket se e ka marrë filozofikisht, se shfaqet duke qeshur në mes të policëve që e shoqërojnë në gjykatë të arrestuar. Duket se në atë kursin e filozofisë në Athinë, Delijorgjit i kanë mësuar një filozofi të veçantë, sipas së cilës ai duhet të përmbushë çfarëdo misioni që t' ngarkojnë, deri edhe krijimin e një supermine pranë Tiranës, që t' i japë mundësi dikujt ta shpërthejë atë kur u duhet shërbimeve sekrete greke dhe serbe. Delijorgjit i kanë mësuar dhe filozofinë e të përballuarit të pasojave të kryerjes së këtij misioni, duke bërë disa vite burg, derisa Greqia të gjejë mënyrën ta nxjerrë, për kurim apo ndonjë gjë tjetër, për t' i humbur gjurmët, duke u paguar ndonjë pushtetar shqiptar që të konfirmojë se «vdiq» në ndonjë spital në Greqi nga një «sëmundje e pashërueshme». Delijorgji doli nga loja por Mytileneos mbeti dhe ai do të gjejë «Delijorgjë» të tjerë në Shqipëri për të bërë lojën e tij, me anë të politikanëve si Majko, Mediu, Nano, Berisha etj.


ALBANIAPress.com - Sekretet e lidhjes të Delijorgjit me Mytilineos, të cilit Millosheviçi i dha Trepçën dhe bashkëpunëtorët Majko - Berisha
 
Telefonata RAMA-DELIJORGI 5 minuta para arrestimit.
Biseda Edi Rama-Delijorgji, 5 minuta para arrestimit
11-05-2009 / Gazeta 55


Ortakëria e vërtetë e Ramës me Mihal Delijorgjin.
Gazeta disponon mbi 200 tabulate të dialogëve mes dy ortakëve.
Plani për të shpikur implikime të paqena dhe frika nga zbardhja e teksteve të vjetra

Shpresat e Ramës te ngjarja e Gërdecit dhe përdorimi i kësaj ngjarjeje bashkë me përdorimin që ai i bën mikut të vet, Mihal Delijorgjit, janë fiks perversitet i shkallës më të lartë, i karakterit të liderit të opozitës. Ashtu si Erion Veliaj, që në emisionin e اanit, i niste mesazhe familjes së Delijorgjit, ku u thoshte se “e kemi hallin te Fahriu, jo te ju”, në të njëjtën linjë, bisedat e Ramës me Delijorgjin tregojnë se e kanë themeluar ata këtë linjë dhe se Rama nuk ngopet me përdorimin e fatkeqësisë që shkaktoi Gërdeci dhe fatkeqësisë që u ka ngjarë edhe vetë pronarëve.

Ja biseda:
Rama: Mos u mërzit.
Mihali: Jo, or burrë, por këtë dikush mua ma bëri.
Rama: Hajde, ç’ke ti. Këtu jam unë. Do bëhem kryeministër.
Mihali: Jam përpjekë vetëm të punoj.
Rama: Dhe prapë do punosh.
Mihali: Epo ja, mbetën gjithë ato projekte...
Rama: ا’ke ti, aty janë projektet. Lejet e ndërtimit nuk lëvizin. Ato i kam firmosur e vulosur.
Mihali: ا’qe gjithë ky ters?!
Rama: Hajt, se do ja fusim qeverisë... Se unë jam me ty deri në fund. Mos u mërzit. Do e shpërndajmë lojën. Do bëjmë ca shpikje. Do bisedoj dhe me atë mikun tim të ngushtë, të të vijë ndihma nga të gjitha anët.
Mihali: اar ndihme, çar ndihme...
Rama: Mos u dekurajo. Aksident është. Mund të ndodheshe në tren. Kryesorja është që mua më ke deri në fund. Dhe pas meje, ti e di, sa e kush janë.
Mihali: Mua më duhet halli im.
Rama: Ti e di. Unë nuk të lë vetëm. Kemi bërë kaq punë bashkë.


Ndërsa Edi Rama ka shumë frikë nga çdo tekst që mund të dalë prej Delijorgjit, nuk harron dhe nuk ka asgjë që e pengon ta sulmojë Delijorgjin me pretekstin se po sulmon qeverinë.
Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë i tij, dhe si në të gjitha rastet dhe luftërat, ai mendon se të gjithë i gëlltitin broçkullat dhe intrigat që ai sajon me psikikën e tij perverse.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top