Kush e shpiku biçikletën?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Kush e shpiku biçikletën?​

1648917990314.png

Ju mund të mendoni se një shpikje kaq e thjeshtë sa biçikleta, do të ketë një të kaluar jo shumë të ndërlikuar. Në fakt kjo shpikje shumë popullore ka një histori të mbushur

me polemika dhe dezinformata. Ndërsa historitë se kush e shpiku biçikletën kundërshtojnë shpesh njëra-tjetrën, një gjë është e sigurt:biçikletat e para nuk ishin aspak si ato që shihni sot nëpër rrugë.

Modelet e para të njohura të një mjeti me rrota, që ecën përmes fuqisë së ushtruar nga njeriu, u krijuan shumë kohë përpara se biçikleta të bëhej një formë praktike e transportit. Në vitin 1418, inxhinier italian Xhovani Fontana ndërtoi një pajisje të tillë të përbërë nga katër rrota dhe një litar të lidhur në disa ingranazhe.

Në vitin 1813, rreth 400 vjet më vonë,aristokrati dhe shpikësi gjerman Karl von Draiz filloi punën për versionin e tij të Laufmaschine, një mjet me katër rrota, që ecte falë fuqisë së njeriut. Në vitin 1817, Draiz krijoi një mjet tjetër me 2 rrota. Ai e ndërtoi pajisjen e tij të transporti si një reagim ndaj një problemi shumë serioz për kohën:mungesës së kuajve.

Në vitin 1815 shpërtheu mali vullkanik Tambora në Indonezi, dhe reja e hirit që u shpërnda nëpër botë uli ndjeshëm temperaturat globale. Të korrat u shkatërruan dhe shumë kafshë, përfshirë kuajt, ngordhën nga uria.

Por pajisja e Draiz ishte shumë larg biçikletave të sotme. Me një peshë 23 kilogramë, ky paraardhës i biçikletës përbëhej nga 2 rrota druri të lidhura midis tyre në një strukturë. Drejtuesi ulej mbi një shalë lëkure të veshur me susta dhe e drejtonte atë përmes një grupirudimentar dorezash prej druri.

Nuk kishte ingranazhe dhe as pedale, dhe pajisja ecte e shtyrë nga këmbët e drejtuesit.

Draiz e çoi shpikjen e tij në Francë dhe në Angli, ku u bë shumë e njohur. Denis Xhonson krijoi në Angli versionin për aristokratët e Londrës. Ato patën sukses për disa vite,derisa undaluan të qarkullonin në trotuare pasi përbënin rrezik për këmbësorët.

Biçikletat u rikthyen në modë në fillimin e viteve 1860, me prezantimin e një konstruksioni prej druri me dy rrota çeliku, pedale dhe një sistem ingranazhesh fikse. Ajo njihej edhe si“velocipede” (këmbëshpejtë). Mbi shpikësin e saj ka ende debate, por besohet gjerësisht se i pari ishte gjermani Karl Kesh në vitin 1862.

Gjithsesi patenta e parë për një pajisje të tillë nuk iu dha Kesh, por Pier Lalme, një prodhues francez i karrocave të dorës, që mori një patentë amerikane për një automjet me dy rrota me pedale në vitin 1866. Në vitin 1870, metalurgjia kishte avancuar mjaftueshëm, dhe trupi i biçikletave nisi të bëhej prej metali, që ishte më i fortë dhe njëherazi më i lehtë se druri. Një model i njohur ishte mjeti me rrota shumë të larta. Rrotat e përparme u bënë gjithnjë e më të mëdha, pasi prodhuesit kuptuan se sa më e madhe të ishte rrota, aq më larg mund të udhëtohej me një rrotullim të pedaleve.

Të pasionuarit pas biçikletave të para mund të blinin një biçikletë po aq të lartë sa ishte edhe gjatësia e këmbëve të tyre. Por ky model nuk ishte praktik për shumicën e njerëzve. Kjo pasi nëse drejtuesi i mjetit detyrohej të frenonte papritmas, inercia sillte humbjen e ekuilibrit dhe rrëzimin kokëposhtë.

Entuziazmi për këto lloj biçikletash mbeti i zbehtë, derisa shpikësi anglez Xhon Starli krijoi një biçikletë më të sigurt në vitet 1870.Ai prezantoi në Britani biçikletën “Ariel”, duke diktuar edhe rolin e britanikëve si një komb lider në inovacionin e biçikletave për shumë dekada në vijim.

Starli është ndoshta më i njohur për shpikjen e tij të rrotës me një disk qendror në vitin 1874. Më pas në vitin 1885, ai prezantoi modelin “Rover”, ku 2 rrotat ishin pothuajse të barabarta. Mjeti ishte shumë i qëndrueshëm dhe praktik. Numri i biçikletave në përdorim u rrit nga rreth 200.000 në vitin 1889 në 1 milionë në vitin 1899.

Në fillim, biçikletat ishin një hobi relativisht i shtrenjtë. Por prodhimi masiv e bëri biçikletën një investim praktik për ata që ishin në punë, dhe që tashmë mund të shkonin me të në vendin e punës dhe të riktheheshin në shtëpi. Por biçikleta i dha mundësi shumë njerëzve që të

kishin një mjet transporti individual dhe të pavarur, duke ofruar fleksibilitet më të madh

në kohën e lirë.

Ndërsa biçikletat nisën të përdorshin edhe nga gratë, kjo gjë imponoi edhe ndryshime

të mëdha në modën e tyre. Bustet dhe korsetë dolën jashtë mode, ndërsa gratë nisën të mbanin më shumë funde të gjata. Po ashtu, biçikletat ishin pjesërisht përgjegjëse përpërmirësimin e gjendjes së rrugëve.

Ato patën një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shpikjen e makinës. Pasi pjesët e biçikletave

u inkorporuan më vonë në pjesë të automobilave, përfshirë kushinetat, diferencialet, tubat eçelikut dhe gomat pneumatike.

Shumë pionierë të makinave ishin prodhuesit e parë të biçikletave, si Çarls Durjea, Aleksandër Uinton dhe Albert A.Poup. Edhe vëllezërit Uilbur dhe Orvil Rjt ishin prodhues të biçikletave, përpara se të kthenin vëmendjen tek aerodinamika dhe të arrinin të ndërtonin avionin e parë që fluturoi me sukses. Aktualisht çdo vit prodhohen mbi 100 milionë biçikleta, dhe në gjithë botën përdoren rreth 1 miliardë biçikleta.
bota.al
 
Bicikleta eshte e skalitur ne skupturat induane te Veda pothuajse 3000 vjet me pare, ama te pyesesh rinine e shkolluar sot ka qe thone e ka shpikur dhe Bill Gates.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top